Nëna shqiptare denoncon vajzën e zhdukur para 21 vitesh, arsyeja do ju shokojë

Denoncon pas 21 vjetësh zhdukjen e së bijës në Itali.

Periskopi.com Lajme

Bashkë me kohën e gjatë që nëna priti të denonconte vajzën e zhdukur pa gjurmë, befason arsyeja pse gruaja u kujtua një ditë të bukur se i duhej ndihma e policisë për vajzën e zhdukur.

Në fakt, jo për ta gjetur, por për efekt dokumentesh në përfitimin e ndihmës sociale.

E gjithë kjo ka ndodhur në Durrës dhe ka protagoniste shtetasen 56-vjeçare, O.K, raporton “Panorama”.

Gruaja O.K, 56-vjeç ka denoncuar në polici zhdukjen e së bijës F.K, sot 37-vjeç.

Gruaja para policisë ka thënë se vajza ishte zhdukur pa lënë gjurmë kur ishte vetëm 16 vjeçe dhe dyshon se ka ikur në Itali.

Ajo tregon se e bëri denoncimin e detyruar se i duhen dokumentet që është e vetme dhe se nuk ka mundësi financiare, për të fituar më pas dhe ndihmën ekonomike.

Gjendet vajza e zhdukur në 2010, dëshmia e saj befasuese në Polici

Një vajzë që rezultonte “e zhdukur” prej më shumë se 6 vitesh, është gjetur mbrëmjen e së mërkurës nga Policia e Tiranës, por nuk ka pranuar të kthehet në shtëpi.

Periskopi.com Lajme

Vajza që aktualisht është 21 vjeçe, ishte denoncuar si e humbur nga familjarët e saj në maj të vitit 2010. Që prej asaj kohe, as familja dhe as forcat e Policisë nuk kishin arritur të binin në gjurmët e saj deri dy ditë më parë, raporton “Panorama”.

Ajo është Fationa K. dhe ishte vetëm 15 vjeçe kur u largua nga shtëpia dhe askush nuk mundi të lidhej me të, apo të mësonte diçka rreth fatit të saj. Prindërit e saj patën dyshime se vajza edhe mund të ishte trafikuar për qëllime prostitucioni dhe madje për këtë arsye bëri denoncim në Komisariatin nr.4 rreth 6 vite më parë.

E megjithatë, askush nuk mundi të zbulonte se në çfarë rrethanash u largua dhe ku ka qëndruar gjatë gjithë këtyre viteve. Derisa mbrëmjen e së mërkurës, pas një informacioni të siguruar nga oficerët e Komisariatit nr.4, u arrit të gjendet vajza e dyshuar, edhe pse karakteristikat fizike kishin ndryshuar shumë në krahasim me 6 vite më parë, kur u denoncua.

Ajo u konstatua duke pirë kafe në një lokal në afërsi të Rrugës së Dibrës dhe u shoqërua për t’u marrë në pyetje në Komisariat, ku shpjegoi arsyet e largimit nga shtëpia, duke thënë se kishte ikur me dëshirë e nuk donte që të kthehej më. Policia lajmëroi edhe familjarët për gjetjen e saj, të cilët menjëherë u paraqitën në rajon.

DESHMIA

Vajza 21-vjeçare është marrë në pyetje mbrëmjen e djeshme nga oficerët e Policisë rreth arsyeve të largimit të saj nga banesa dhe nëse është shfrytëzuar për prostitucion gjatë kësaj kohe, ashtu sikurse pretendonin familjarët e saj.

Mësohet se Fationa K. ka mohuar pretendimet e familjes, madje i ka fajësuar ata për vendimin që ajo mori 6 vjet më parë, kur ishte adoleshente. Vajza ka pretenduar se prindërit e pengonin që ajo të dilte dhe të jetonte njësoj si shoqet e saj, madje herë pas here ushtronin edhe dhunë psikologjike ndaj saj.

Për këtë arsye ajo thotë se ishte larguar me dëshirë dhe kishte vendosur që të mos fliste më me familjarët e saj. Ajo ka treguar se fillimisht ka qëndruar te një shoqe, më pas ka filluar punë dhe ka jetuar vetëm në një shtëpi me qira.

Ndërsa së fundmi pretendon se ka krijuar një lidhje me një djalë dhe bashkëjeton me të. Ndërsa këmbëngul që nuk do të kthehet më te familjarët e saj, me të cilët nuk ka pranuar as të ballafaqohet në Komisariat.