Trembëdhjetë gjëra për datën 13, e premte

A e keni ditur se frika nga e premtja datë 13 quhet frigatriskaidekafobija, ndërsa ata që i frikësohen numrit 13 quhen triskaidekafobë?

Periskopi.com Lajme

Pasi nesër është e premtja e parë me datë 13 për vitin 2017, Periskopi ua sjell disa fakte interesante për këtë “ditë të pafat”.

Të premten me datë 13 do ta përjetojmë edhe dy herë gjatë këtij viti, në janar dhe tetor. Gjatë një viti e premtja dhe data 13 mund të ndodhë më së shumti tri herë, derisa periudha më e gjatë pa të është 14 muaj.

Besimi për tersin që sjellë numri 13 i ka rrënjët tek krishterimi. Thuhet se Jezusin e tradhtoi mysafiri i trembëdhjetë në darkën e fshehtë.

Frika nga e premtja 13 quhet frigatriskaidekafobija. Sipas të dhënave zyrtare statistikore, kjo datë ndikon tek 17.21 milionë amerikanë.

Frika nga numri 13 quhet triskaidekafobija. Ky numër konsiderohet i pafat sepse vjen pas numrit 12, i cili në tërë botën vlerësohet si numër komplet – 12 muaj në vit, 12 shenja të zodiakut, 12 perënditë e Olimpit dhe 12 apostuj të Jezusit.

Disa ndërtesa, në mbarë botën, nuk kanë kat të 13-të, derisa disa spitale dhe terminale të aeroporteve nuk e vendosin numrin 13 në dhomat dhe dyert e tyre.

Hollywoodi e kapitalizoi frikën prej të premtes 13 me filmin “E premtja 13” i shfaqur më 1980, ndërsa “rimejki” i këtij filmi u shfaq nëpër kinema më 2009.

Ekonomia amerikane çdo të premte me datë 13 humbë gati 900 milionë dollarë sepse njerëzit për shkak të besëtytnive i anulojnë shumë aktivitete biznesi.

Ish lideri i Kubës, Fidel Kastro, është lindur me datë 13 të një dite të premte në vitin 1926.

Reperi Tupac Shakur është shpallur i vdekur më 13 po ashtu ditë e premte në vitin 1996.

Dita e 13 prillit 2029, e premte, asteroidi 99.942 do të jetë në pikën më të afërt me Tokën.

Presidenti amerikan, Franklin Roosvelt nuk ka udhëtuar kurrë më datën 13 të çdo muaji, ndërsa nuk ka dashur as të jetë nikoqir i takimeve me 13 mysafirë gjatë drekave ose darkave. Për Napoleonin dhe presidentin amerikan Herbet Hoover po ashtu flitet se kanë vuajtur nga triskaidekafobija.

Në Paris mund të huazohet mysafiri i 14 profesional, për të hequr të ashtuquajturin fat të keq që sjellë numri 13, dhe e premtja 13.

E premtja 13 megjithatë nuk duhet të jetë aspak ters siç mendojnë njerëzit. Më 2008 në një hulumtim të kryer në Holandë është mësuar se gjatë kësaj dite ndodhin më pak aksidente komunikacioni, zjarre dhe krime, sidomos për faktin se ata që kanë frikë nga kjo besëtytni bëjnë ç’është e mundur për t’i ikur ndonjë veprimi të keq në këtë ditë të shënuar.

 

“Black Friday” bllokon edhe Prishtinën (Foto)

Dita e fundit e punës zakonisht karakterizohet me tollovi në komunikacion, sidomos në kryeqytet. Mirëpo, sonte duket diçka më e jashtëzakonshme, pasi që shumica e rrugëve të Prishtinës janë të bllokuar për shkak të “Black Friday” (e premtja e zezë).

Periskopi.com Lajme

Për shkak të paralajmërimeve nga dyqanet e mëdha për zbritje që përkon me “Black Friday”, model amerikan, rrugët që çojnë në Veternik, aty ku janë të përqendruara shumica e marketeve, janë kryesisht të bllokuara nga automjetet, transmeton lajmi.net.

Bëhet fjalë për rrugën nga Stacioni i Autobusëve e deri te “Grand Store”.

Por jo vetëm kjo rrugë, por edhe ajo për Fushë Kosovë është shumë e ngarkuar, meqë aty edhe po punohet për zgjerimin e rrugës.

Edhe rruga e re, transit, është e ngarkuar me vetura. Kolona arrin deri në dy kilometra.

blava balca