HASHIMI

Presidenti Thaçi ngushëllon familjen Dvorani nga Tersteniku i Drenasit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Dvorani nga Fshati Terstenik i Drenasit.

Periskopi.com Lajme

Përmes këtij telegrami, presidenti ia ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Dvorani, e cila humbi dy djemtë e saj, Muhametin, 8 vjeç, dhe Mendimin, 5 vjeç, në një aksident trafiku në Novi Sad.

“Lajmi për vdekjen e dy fëmijëve tuaj më ka pikëlluar jo vetëm mua, por mbarë shoqërinë. Ne bashkëndjejmë me dhembjen tuaj në këto momente kaq të rënda”, thuhet në telegram të presidentit drejtuar familjes  Dvorani.

Muhameti, 8 vjeç, dhe Mendimi, 5 vjeç, humbën jetën derisa bashkë me familje ishin duke ardhur për vizitë në Kosovë nga Austria. / Periskopi

Kryeministri ngushëllon familjen Dvorani

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i ka shprehur ngushëllime Familjes Dvorani nga Fshati Terstenik i Drenasit, e cila humbi dy djemtë e saj Muhametin 8 vjeç dhe Mendimin 5 vjeç, në një aksident trafiku në Novi Sad, derisa ishin duke ardhur për vizitë në Kosovë nga Austria.

Periskopi.com Lajme

Në telegramin e kryeministrit Mustafa thuhet:

E nderuar Familje Dvorani,

Ne emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen tuaj të pakompensueshme.

Aksidenti i rëndë tragjik ku humbën jetën Muhameti dhe Mendimi, na ka prekur thellë.

Qytetarët dhe Qeveria e Republikës së Kosovës bashkëndjejnë me Ju dhimbjen e madhe në këto momente të vështira.

Muhametit dhe Mendimit i qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

Tragjedi e familjes shqiptare afër Novi Sadit, dy fëmijë mbesin të vdekur (Foto)

Tre persona kanë vdekur, në mesin e tyre edhe dy fëmijë të moshës tetë dhe pesë vjeç, derisa dy të tjerë janë lënduar rëndë.

Periskopi.com Lajme

Kjo ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në magjistralen Novi Sad – Suboticë .

Mediat serbe raportojnë se ata janë me origjinë nga Kosova por me shtetësi austriake.

Madje kanë publikuar edhe emrat e tyre. Fëmijët tashmë të vdekur janë Muhamet Dvorani dhe vëllai i tij Mendim, është një burrë tjetër i vdekur që nuk i dihet emri, dhe dy të lënduarit tjerë janë Astrit Dvorani dhe Petrit Dvorani.

Sipas mediave serbe, deri te aksidenti ka ardhur kur një mjet i rëndë me targa të Maqedonisë ishte ndalur para një këmbësori të cilin e kishte goditur një kamion, derisa “Mercedesi” me targa të Austrisë, në tentim për t’ju shmangur trupit të këmbësorit, e ka goditur rrethojën e më pas është ndalur në kamion./ Periskopi

merc