Gorani thotë se Vetëvendosje garon e vetme, por jo e vetmuar

Periskopi.com Lajme

Dukagjin Gorani nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur subjekti që ai përfaqëson po shkon i vetëm në zgjedhje e jo i vetmuar.

Sipas tij ndryshimi nuk vjen në Kosovë pa Lëvizjen Vetëvendosje pasi transformimi nuk bëhet nga këto 2 koalicionet apo nga aderimet e reja në politikë.

Gorani në emisionin Politikë në Tribuna Channel është shprehur skeptik ndaj qëllimit të partivë kur prezantojnë aderimet e reja.

Sipas tij, këto mund të jenë vetëm për ‘shoë’ dhe jo me qëllimin që ta ndryshojnë me të vërtetë shoqërinë në Kosovë.

“Sot fryma e opozitarizmit vjen pothuajse nga Lëvizja Vetëvendosje.“ ka nënvizuar Gorani duke shtuar vullneti për aktivitet politik është shumëfish më i madh falë Vetëvendosjes.

Sipas tij, Koalicionet pavarësisht se janë të mëdha do të jenë një listë e prandaj në sytë e votuesve do të jenë të barabartë.

Reklamë
Reklamë

Gorani thotë se LDK u bëri presion

Periskopi.com Lajme

Zyrtari i lartë në Lëvizjen Vetëvendosje, Duakgjin Gorani është shprehur se nuk ka pasur një ofertë konkrete nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe për këtë arsye dështuan edhe bisedimet ndërmjet këtyre subjekteve.

Ai, në Tribuna Channel tha se kërkesë e Vetëvendosjes do të ishte kështu; kushdo që është i interesuar për një angazhim serioz për ndryshim duhej të pranohet kandidati i VV për kryeministër që është Albin Kurti.

“Ne nuk kemi qenë kundër bashkëpunimeve por këshilli i përgjithshëm mori vendimin që të mos hynim në koalicion me partitë që ishin në pushtet. Në fund ishte bashkëpunimi që të mos sulmoheshim në fushatën zgjedhore. Nuk është Lëvizja Vetëvendosje ajo që i shoi shpresat por mungesa e guximit nga koalicioni I prirë nga LDK për barazi. Lëvizja Vetëvendosje nuk kërkoi diçka, e kërkesa e LDK ishte e paqartë që Vetëvendosja të bëhej si bisht në Listën e LDK. Nuk bëhet për ofertë por presione të panevojshme që i ka bërë te ne Lidhja Demokratike. Ka pasur dëshirë për bashkëpunim por askush nuk e ka formuluar mirë”, ka shtuar Gorani.

Reklamë
Reklamë

Gorani: Zgjedhje të parakohshme, të cilat i fiton Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje pret triumf në zgjedhjet e ardhshme, e kjo do të jetë e natyrshme falë angazhimit shumëvjeçar të saj.

Periskopi.com Lajme

Kështu thotë, Dukagjin Gorani në një intervistë për Gazeta Metro, në paraqitjen e tij në media pas një kohe të mos paraqitjes në publik, siç bën të ditur ai, shkaku i disa problemeve shëndetësore.

Duk folur për zhvillimet e fundit në vend, duke përfshirë edhe trenin dhe murin, Gorani thotë se roli i Qeverisë ka qenë inekzistent, dhe institucionet nuk kanë funksionuar fare.

Treni dhe muri, Gorani thotë se filloi dhe përfundoi ashtu siç edhe filloi, në mënyrë të palavdishme dhe provinciale.

“Të gjitha palët u përpjekën ta paraqesin atë si një lloj triumfi të tyre. Mirëpo, atë që e nxjerrën në fund, ishte një turpërim kolektiv dhe publik, në të dy anët”.

“Ideja e atij treni ka qenë një ide që mundet t’i bjerë në mend vetëm provincës serbe. Ndërkohë që rrahahgjokësat e ndalimit të atij treni janë në vazhdën e halcinimeve që i bën rregullisht skena jonë politike”.

Gorani në këtë intervistë ka folur edhe për mos pranimin e Vetëvendosjes nga ana ambasadave të Qunitit në Kosovë, në veçanti nga ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kori diplomatik, dhe opinioni publik, do të marrë pak kohë sipas Goranit, derisa ta kuptojë Lëvizjen Vetëvendosje, e natyrisht edhe derisa ta pranojë.

“Si të kuptuarit, e po ashtu edhe pranimi i saj do të jetë i pashmangshëm. Që të mund të kuptohet Vetëvendosje, është mirë që të liroheni nga steerotipizimi. E bashkësia ndërkombëtare e ka të vështirë të dalë nga kjo, sa herë që del nga zona e komforit të saj që funksionon”.

Sa i përket marrëveshjes së demarkacionit, Gorani thotë se ajo është e pamundur të ratifikohet, dhe opozita e ka luajtur rolin e vet për demaskimin e përmbajtjes së kësaj marrëveshje.

Mosratifikimi i kësaj marrëveshjeje, sipas Goranit do të përdoret për ta shpërndarë Kuvendin, dhe ta detyrojë shoqërinë kosovare që të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Akuzat e fundit të qeverisë drejtuar opozitës për dështimin e ratifikimit të Demarkacionit, Gorani i krahason me fabulën e ujkut i cili “e akuzon qengjin që po ia turbullon ujin”.

Në këto zgjedhje, që Gorani thotë se do të jenë të parakohshme, ai pret që Lëvizja Vetëvendosje, të dalë forca e parë politike. Kjo sipas tij natyrshëm shkaku i angazhimit të saj shumëvjeçar.

“Bashkë me Vetëvendosjen në këto zgjedhje do të jetë edhe një grup i madh i shoqërisë progresive kosovare, e cila do të rreshtohet krahas me Lëvizjen, për të ndërprerë një udhëheqje kriminale të vendit tonë”.

I pyetur për negociatat me Serbinë, dhe përfshirjen në to edhe të presidentit Thaçi, Gorani ka thënë se këto nuk janë negociata, pasi sipas tij aty diskutohet për njëmijë tema, e që sipas tij ato do të duhej të kishin vetëm një qëllim, “njohjen faktike në rajonin ballkanik, ku Kosova është shtet i pavarur”.

Gorani, ish këshilltar i Thaçit kur ky i fundit ishte kryeministër, thotë se përfshirja e tanishme e presidentit në negociatat me Serbinë, shërben vetëm si problematizim e ndërlikim i mëtutjeshëm i çështjes.

E duke ditur se në zgjedhjet e ardhshme Kosovës i shtohet edhe partia më e re “Alternativa”, e krijuar nga kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, dhe ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, Gorani thotë se u uron atyre themelimin e këtij subjekti politik, por ende nuk mund të flas për rolin e tyre në politikën kosovare, pasi sipas tij, duhet shikuar se si do të zhvillohet dhe prezantohet para shoqërisë kosovare.

Ndërsa, një tjetër çështje për të cilën Gorani flet në këtë imntervistë është edhe vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në qendrën e paraurgimit në Prizren, në fillim të nëntorit të vitit të kaluar. /gazetametro.net.

 

Reklamë
Reklamë

Gorani: Lufta e pushtetit kundër VV-së është bërë në kurriz të familjes Dehari

Anëtari i Vetëvendosjes, Dukagjin Gorani thotë se tendenca e pamjeve që janë publikuar ng a burgu i Prizrenit ka qenë relativizimi i tragjedisë që i ka ndodhur Astritit.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, është një fenomen pikëllues dhe i neveritshëm se si mediat zbatojnë praktikat të tilla.

“Rasti i tragjedisë flet për një skenë publike që po armiqëson shoqërinë. Kjo nuk është as etike, por është brengosëse për shkak të diskursit të agresionit. Kjo e ka një përkrahje nga institucionet e pushtetit. Kemi ardh në një gjendje që duket se shteti i ka shpallë lufte shoqërisë”, tha Gornai në një intervistë në RTV 21.

Ai ka thënë se mund të vijnë trazira në vendin tonë.

“Mendoj që xhirimet që kanë qenë pronë e autoriteteve publike, qëllimisht kanë rrjedh u janë dërgu mediave, për të prodhuar gjendje të paqartësisë”, tha ai.

Gorani tha se nuk i besojnë punës që po bëhet.

Tha se deri më tani nuk është përmendur fakti  që mbajtja e Astritit në burg, sipas tij, është vepër penale.

“Po ato institucione që e kanë akuzu për terrorizëm, po dërgojnë telegrame ngushëllimi familjes, pushteti që haptas e ka definu si terrorist. Është bërë arrestimi i tij për të lënduar Vetëvendosjen. Lufta e pushtetit kundër VV-së është bërë në kurriz të familjes Dehari”, tha ai./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Gorani thotë se vrasja e Deharit është luftë kundër aktivistëve të Vetëvendosjes

Anëtari i Vetëvendosjes, Dukagjin Gorani thotë se vrasja e Astrit Deharit është luftë e pushtetit aktual ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes.

Periskopi.com Lajme

Në një intervistë në TV Dukagjini shprehu besimin se ndaj aktivistëve të Vetëvndosjes por udhëhiqet një luftë deri në eliminimin fizik.

Sipas tij, zbardhja e rastit të Deharit kishte me qenë obligim shtetëror institucional.

“Shtatë ditë ne nuk kemi kuptuar mënyrën saktësisht se si ai është vrarë e le më arsyen. Është e tepërt me lyp që kjo drejtësi me ba diçka. Duhet mobilizim, protesta dhe vota, kështu do transformohej shoqëria”, thotë Gorani.

Ai e ripërsëriti se aktivistët e tyre po mbahen pafajësish në burgje.

Tha se besojmë pafundësisht se kjo është luftë kundër aktivistëve të Vetëvendosjes.

“Unë besoj se ndaj VV-së udhëhiqet një luftë deri në eliminimin fizik. VV ky establishment e sheh rrezikun më të madh për mirëqenien e vet, edhe mirë e ka. Në kuptimin e kërkimit të përgjegjësisë për krimet që janë bërë në vend”, thotë Gorani./ Periskopi

Reklamë
Reklamë