Dua Lipa i jep fund lidhjes 2-vjeçare, çfarë ndodhi me çiftin

Këngëtarja shqiptare tashmë me famë botërore Dua Lipa, i ka dhënë fund lidhjes dyvjeçare të dashurisë në kulmin e karrierës si këngëtare. Pas thashethemeve për një krizë në marrëdhënien shumë intensive me modelin e njohur britanik Isaac Carew, i cili njihet më shumë si shef i famshëm kuzhine, ka qenë vetë Dua që ka konfirmuar ndarjen.

Periskopi.com Showbiz

“Po jam ndarë. Tashmë jam single”, ka deklaruar ajo për mediat angleze pak ditë më parë.

Po si i erdhi fundi lidhjes pasionante, ku çifti jo vetëm që nuk ndaheshin kurrë në evente, por as në koncertet e Duas? Sipas burimeve pranë këngëtares, vajza e këngëtarit nga Kosova, Dukagjin Lipa, ka pasur një ftohje që e ka distancuar nga i dashuri. Kështu, në mesin e një fillimi shumë të suksesshëm të vitit në tregun muzikor botëror me dy superbashkëpunime, Dua Lipa vazhdon karrierën tani me statusin single.

Këngëtarja e hitit “Scared to be lonely”, i ka dhënë fund historisë me të dashurin dhjetë vite më të madh në moshë. Ende pa u konfirmuar lajmi, kriza e thellë mes dyshes u reflektua edhe në rrjetet sociale. Foton e tyre të fundit çift ata e postuan në datën 2 janar, që do të thotë se vendimi për të mos qenë bashkë e kanë marrë këto javë.

Ndërkaq, në “Brit Awards”, edhe pse të dy të pranishëm, ata nuk u panë asnjë moment çift. Dua dhe Isaac e nisën lidhjen e tyre në verën e vitit 2015, kur këngëtarja sa kishte filluar të bëhej e njohur. Sipas mediave kosovare, ndarja përkon me kulmin e suksesit me hite si “No lie” e “Scared to be lonely”, dy projekte që po fuqizojnë karrierën e vajzës nga Prishtina në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Po kush është Issac për mediat e huaja? Në fakt më shumë sesa si model, Isaac njihet si shef i famshëm kuzhine. Ai shquhet për linjat prej atleti të fizikut dhe gjatësinë 1.88 m. Dua, e bija e një muzikanti rroku, që nisi karrierën si modele në Angli në moshën 16- vjeçare, e njohu atë në prag të moshës 20-vjeçare. Ata janë komentuar si çifti pasionant, pasi çdo foto e shkrepnin duke u puthur./Albeu.com/

Reklamë
Reklamë

12 gjërat që duhet t’i dini për Dua Lipën

Periskopi.com Video
Reklamë
Reklamë

Dua Lipa në vendin e dytë në Shazam në Britani

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa vazhdon të shënojë suksese me këngët e saj.

Periskopi.com Showbiz

Ajo udhëheqi top listën disa javë më parë në Shazam të Britanisë së Madhe me këngën e saj “Be The One”, që është kërkuar mbi 4.2 milionë herë.

E më vonë Dua Lipa la prapa edhe Jax Jones që në bashkëpunim me RAYE janë në vendin e dytë me “You Don’t Knoë Me”, kurse vendi i tretë është Ed Sheeran me “Shape of You”.

Kësaj radhe ajo ndodhet në vendin e dytë, pas Ed Sheeran./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Dua Lipa komplekson yjet botërore, ndezë atmosferën në “after party” të Brit Awards

Periskopi.com Video
Reklamë
Reklamë

Mediat ndërkombëtare: Kosova po i prodhon artistet pop më të mira

Një historik i shkurtër i vajzës shqiptare që goditi në pop-in ndërkombëtar

Periskopi.com Showbiz

Duke i ndjekur hapat e Rita Orës, këngëtarja plot shpirt Dua Lipa po e vendos Prishtinën në hartën e popit”, me këto fjalë fillon artikulli i prestigjiozes, “The Times” dedikuar për yllin shqiptar Dua Lipa.

“The Times” i ka dhënë edhe një historik të shkurtër Dua Lipës, duke e vlerësuar si një këngëtare e cila ka goditur në zhanrin pop.

“Ne jemi me të vërtetë krenarë prej nga vijmë, ne gjithmonë u tregojmë të gjithëve se jemi nga Kosova”, ka thënë Dua, transmeton rtv21.tv

“Para se të bëhej këngëtare e fuqishme dhe mahnitëse, goditëse e “dance-pop”, Dua Lipa ka punuar tek dera e një klubi nate në Londër. E dini tip si: dominues, gjykues, me një dërrasë në duar, duke ju shikuar poshtë e lartë, gati për të ju refuzuar sepse “nuk dukeni mirë”.

“E urreja, pamjen e 21 vjeçares”, kishte thënë shpejtazi Dua.

Pasi përfundon ora 3 e mëngjesit, Lipa shkonte në shtëpi dhe shkruante këngë.

“Definitivisht më ka vendosur në kornizën e duhur për të shkruar. Ju gjithmonë keni një ngjarje për të treguar”, është shprehur ajo.

Në artikull shkruajnë se ajo është krahasuar me këngëtaren botërore, Lana Del Rey, krahasim ky për të cilin Dua thotë se nuk e ka problem pasi që tregon se i pëlqen Lana, transmeton rtv21.tv

Nëse ju duhet dikush për ta sensibilizuar gjeneratën e të rinjve, ja ku është Dua Lipa. Këngëtarja shqiptare thotë se preferon të qëndroi në shtëpi dhe jo klubeve të natës, ani pse është 21 vjeçare.

Dua foli edhe gjatë për hitin e saj të padiskutueshëm “Hotter Than Hell”, ku tregoi se i dedikohet një ish të dashurit të saj i cili vazhdimisht e kishte bërë të ndihet se nuk ishte mjaftueshëm e mirë, duke e bërë të ndihet sikur po thoshte çdo herë gjërat e gabuara.

“U ndava nga ai dhe po ndihesha shumë keq për veten time, por kur shkova në studio dhe fillova të punoi në këngë, e urreja faktin që dilja shumë e dobët. Nuk doja të isha ai person, vajza që gjithmonë do t’u thosha miqëve të mij të mos bëhen, doja të isha më e fuqishme”, është shprehur 21 vjeçarja.

Në fund të artikullit thuhet se Kosova është po aq krenare sa është edhe ajo për të. Poashtu, thuhet se Dua ka treguar që Rita Ora është një shembull model për të.

 

Reklamë
Reklamë

 Dua Lipa më seksi se kurrë më parë (Foto)

Një fotografi e fundit që Dua Lipa e ka postuar në llogarinë e saj në Instagram ka befasuar ndjekësit shkruan Gazeta Blic.

Periskopi.com Showbiz

 

Dua ka publikuar një fotografi gjysmë e zhveshur, mirëpo ajo po mahnit me bukurin e saj.

 

Reklamë
Reklamë

Del fotoj e parë e Dua Lipës zhveshur (Foto)

Këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa, ka sjellur fotografinë e saj të parë topless.

Periskopi.com Showbiz

Ajo më parë ka publikuar shumë fotografi provokuese por jo asnjëherë një të tillë, shkruan GazetaBlic.com

Më poshtë shihni fotografinë e saj të parë të realizuar e zhveshur!

Playing dress up with @vmagazine and @mariotestino

A photo posted by DUA LIPA (@dualipa) on

Reklamë
Reklamë

The Guardian: Dua Lipa do të shkëlqejë këtë vit

The Guardian ka publikuar një artikull në të cilën ka bërë përzgjedhjen e “zërave të së ardhmes” në pop dhe rok për vitin 2017.

Periskopi.com Showbiz

Në mesin e këtyre yjeve që pritet të shkëlqejnë gjatë këtij viti sipas The Guardian është edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa, transmeton Koha.net.

Dua Lipa, albumi ‘Dua Lipa’ që pritet të dalë më  më 10 shkurt.

“Ish-modele me të kaluar të larmishme – babai i saj ishte një këngëtar i muzikës rok nga Kosova – Dua Lipa konsiderohet si sukses i pamohueshëm në industri. Ajo e përshkruan zërin e saj si “pop i errët”, megjithatë errësira mund të bie nëse albumi i saj del i artë”, shkruan The Guardian.

Reklamë
Reklamë

Dua Lipa merr edhe një tjetër çmim ndërkombëtar

Këngëtarja Dua Lipa tashmë është një yll i ri i muzikës botërore karrierën e saj e filloi në Londër, por tash e disa kohë ajo po qëndron dhe në Amerikë për të promovuar albumin e saj të parë i cili pritet të lanësohet në muajin shkurt të vitit 2017.

Periskopi.com Showbiz

Përveç zërit të veçantë që shpesh herë nga analistët është cilësuar si një mix mes Adele e Lana del Rey, ajo ka dhe një stil të veçantë që e bën më të dashurë ë më tërheqëse për publikun.

Dua sot ka pranuar një çmim nga European Border Breakers Awards si artistja më e mirë në zhvillim për vitin 2017.

Çdo vit European Border Breakers Awards (EBBA) njeh suksesin e dhjetë artistëve ose grupeve të cilët kanë arritur një audiencë jashtë vendeve të tyre të origjinës me albumin e tyre të parë teksa në mesin e fituesve të sivjetmë është dhe artistja Dua Lipa.

European Border Awards dikurë ka shpërblyer këngëtar si : Adele, Stromae, Gabriel Rios, Hozier, Mumford & Sons, Disclosure, John Newman, C2C, Tokio Hotel, The Script, Robin Schulz, MO dhe Selah Sue.

Ceremonia e çmimeve do të mbahet më 11 janar 2017 në Groningen, si pjesë e festivalit të EUROSONIC Noorderslag. /Prive/Telegrafi/

Reklamë
Reklamë

Agnesa Vuthaj i prezanton Dua Lipës koleksionin e saj të çantave (Foto)

Modelja e njohur Agnesa Vuthaj javë më parë ishte në New York, ku ka marrë pjesë në eventin “The Russian Tea Room”, që u organizua me qëllime humanitare, për të ndihmuar nënat dhe fëmijët e varfër.

Periskopi.com Showbiz

Pjesë e këtij eventi, ishte edhe këngëtarja shqiptare e afirmuar tashmë në tregun ndërkombëtar, Dua Lipa.

Kjo e fundit është takuar me modelen kosovare, teksa nuk ka hezituar as të shikojë nga afër koleksionin e saj të çantave, të cilën Bukuroshja Vuthaj kishte vendosur ta promovonte në ankand.

Në një fotografi të publikuar nga Agnesa së fundmi në Instagram, Dua shfaqet duke shikuar me vëmendje koleksionin, teksa Vuthaj bën prezantimin.

 Agnesa Vuthaj duke prezantuar koleksionin e çantave këngëtares Dua Lipa. Foto nga Instagram.

“Gjithmonë një privilegj t’i prezantosh koleksionin tim të çantave më të dashurës Dua Lipa”, ka shkruar Agnesa në Instagram.

Kujtojmë që Dua Lipa gjatë muajve të kaluar u gjend edhe në Kosovë, ku mbajti një koncert gjigant në Prishtinë, teksa të ardhurat shkuan po prapë për qëllime humanitare, që po tregojnë një anë tjetër të këngëtares. /Telegrafi/

Reklamë
Reklamë

Dua Lipa​ këndon në Bruksel, shqiptarët rrokin vallen

Periskopi.com Video
Reklamë
Reklamë

Dua Lipa​ refuzon të ketë bashkëpunim me Kanye West​

Periskopi.com Video
Reklamë
Reklamë

Dua Lipa, koncert në Tiranë: Dikur më refuzuan në kor

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja 21-vjeçare me orgjinë nga Kosova, Dua Lipa, do të interpretojë për herë të parë në Prishtinë dhe në Tiranë. Ajo renditet ndër artistet më të dëgjuara në mbarë botën. Suksesin më të madh e arriti në reklamën që i bëri “X factor UK” (2013).Nuk është pranuar të jetë pjesë e korit, tani ka pushtuar radiot

Origjina e popstarit anglez të “Be the one” është nga Kosova. “Nuk do të them asgjë për atë mësues, i cili më tha se nuk mund të arrijë nota të larta. E rëndësishme është që mos të heqësh dorë”. Dua Lipa, 21-vjeçarja, që i premton popit britanik rreth 10 milionë klikime në “Youtube” është një zë i mirë, që në shkollën fillore nuk e kanë pranuar as në korin e shkollës. “Nuk e kalova provën, sepse nuk arrija dot notat e larta”, është shprehur ajo, duke buzëqeshur për “Corriere della sera”.

Nuk ka hatërmbetje në fjalët e saj. “Nëse do ta takoja sot atë mësues, nuk do t’i thosha asgjë. Jam e kënaqur dhe e lumtur me atë që bëj. Prej fjalëve të tij nuk hoqa dorë”. Ajo që ka bërë është “Be the one”, një hit që ka lançuar albumin e saj, duke e renditur në dhjetëshen më të mirë në radiot më të mira të botës.  Dëshira për t’u marrë me muzikë i ka lindur nga i ati, Dukagjin Lipa, i cili kishte një band në Kosovë. Por, kur lindi Dua Lipa shkoi për të jetuar në Londër, bashkë me pjesën tjetër të familjes.

“Dëgjonte Bowie, Dylan, Radiohead, Stereophonics e Sting. Edhe pastaj ishte muzika e tij, që duke u rritur me të më, më formoi edhe mua”.

Pas disa vitesh familja e Dua Lipës zgjodhi që të rikthehej në Kosovë. Por kur pothuajse mbushi 15 vjeçe, Dua kishte vendosur që të bënte gati valixhet dhe të rikthehej në Londër. Vetëm! “Prindërit e mi e dinin që herët apo vonë do të ndodhte. Më kanë mbështetur gjithmonë dhe nga ana ime unë kam bërë pjesën time, duke i thënë mamit se; kur shkoja dhe kur kthehesha nga shkolla, kur gatuaja edhe kur bija për të fjetur”. Nuk ka qenë e lehtë. “Të gatuaje edhe të pastroje ka qenë një ankth i vërtetë, por gjëja më e vështirë ka qenë që të ishe vetëm. Sigurisht, që jetoja me miq, por ndonjëherë ke nevojë për përqafimin e mamit”. Ajo kurrë nuk hoqi dorë. E dinte se ku do të arrinte. Edhe tani ka të njëjtin menaxher, si Lana Del Rey. “Nuk kisha një plan B. Rregullat e mia janë; mos hiq dorë kurrë edhe nëse të thonë “jo”, duke provuar me këmbëngulje”.

Dua, emri i vërtetë i këngëtares

Emri edhe mbiemri janë të vërtetë. Nxjerrë pasaportën për të na i treguar. “Kur isha fëmijë dëshiroja një emër të veçantë, kam ndryshuar shumë shkolla dhe përherë duhet që t’u shpjegoja, duke e shqiptuar edhe treguar domethënien e emrit. Në gjuhën time Dua do të thotë dashuri”.

Babai ka qenë roker, por ajo ka shije popi

“ Cd-t e para që kam blerë kanë qenë ato të Nelly Furtado dhe të Pink”. Shijet nuk i janë zbehur asnjëherë. Për një periudhë i është afruar Destiny’s Xhild dhe Christina Agulera-s dhe tani hip-hopit. “ Jam influencuar kaq shumë nga muzika ime, saqë tani unë quaj veten ‘pop i errët’. E dua Kendrick Lamar dhe J Cole për versionin e teksteve që kanë. Dua që njerëzit t’i shikojnë me të njëjtat ndjenja reale, mungesën e limiteve në këngët e mia”.

Ka bërë një publicitet për “X factor”, por nuk ka kërkuar kurrë rrugën e talentit. E kuptueshme për një karrige lëkundëse, por më e çuditshme për një që pretendon se do të bëjë pop. “Talent shou është një mundësi dhe një trampolinë, por kam preferuar që të takojë njerëz dhe të ndërtojë marrëdhënie në skenën e muzikës në Londër. Nëse në këtë pikë askush nuk ma ka marrë në konsideratë, ndoshta ka menduar, kush e di …. “.

Dua, si modele

Përveç zërit Dua mund të luajë dhe me kartat e imazhit. Ka qenë gjithashtu modele. “Më thanë se nëse do ta bëja modelingun seriozisht duhet që të bija nga pesha. Hoqa dorë nga ajo botë, por në brendësi të mendimeve të mia, mendoj shpesh se rrobat që duhet të vesh nuk do të më rrinë mirë. Prandaj duhet të mësohemi që ta duam veten kështu siç jemi”.

Image
Image

 

Reklamë
Reklamë

Koncerti i Dua Lipes falas në Tiranë, ndërsa në Prishtinë …?

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja Dua Lipa do të mbaj koncert në prishtinë më datën 9 Gusht, një ditë pas Prishtinës këngëtarja do të mbaj koncert edhe në Tiranë.

Çmimi i biletës për koncertin e saj në Prishtinë është 15 euro, ndërsa në dallim nga Prishtina fansat e Dua Lipës në Tiranë mund ta dëgjojne këngëtaren falas.

Por prap mbetet e paqartë se pse organizatorët kanë diskriminuar Prishtinasit me çmime kaq të larta?

Sipas disa burimeve merrët vesh se shumë fansa preferojnë koncertin e saj falas në tiranë, sepse sipas tyre më mirë një udhë e dy punë.

Ditën në plazh, ndërsa në mbrëmje në koncertin e saj falas në Tiranë, raporto Periskopi.com.

Reklamë
Reklamë