Raporti tronditës/ Këshilli i Evropës: Kanabisi në Shqipëri zë 2.6% të prodhimit të brendshëm

“Të ardhurat ilegale nga bimët narkotike, kanabis sativa në Shqipëri zënë 2,6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto”.

Periskopi.com Lajme

Këtë situatë dhe shifër alarmante për situatën e kanabisit dhe trafikimit të tij në vend, e mojuar me këmbëngulje nga kryeministri Rama, e jep raporti vjetor i Komisionit Evropian që vlerëson ecurinë e Shqipërisë për vitin 2016. Ndërsa shtete evropiane si Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar të ardhura ilegale nga bimët narkotike i kanë të papërfillshme, duke mos kapur 1% të PBB-së. Shifra alarmante e këtij raporti shoqërohet gjithashtu dhe me vënien në dukje të mungesës së kapacitetit të policisë shtetit për të luftuar këtë fenomen, i cili vitet e fundit është përhapur shumë.

Ndërkohë që kërkesa për shtim të luftës kundër trafikut të bimëve narkotike është imediate, aq sa nga zyrtarë të BE-së po e shohin dhe si kusht në çeljen e negociatave, ministria e Brendshme ka rritjen më të vogël të buxhetit me 17.6 mln lekë ose 0.09%. Në total për 2017, edhe pse ndër sektorët me peshën kryesore të buxhetit të shtetit me 7.47% ose rreth 20 miliardë lekë, ministria e Brendshme rendit dikasteri i katërt sa i përket ndarjes së fondeve për vitin e ardhshëm, raporton Shekulli./ Opinion

Ndodh edhe kjo: Kontrabanduesit shkarkojnë 2.5 tonë drogë para syve të pushuesve (Video)

Një ngjarje e pazakontë ka shokuar pushuesit në një plazh në Spanjë, kur derisa po shijonin rrezet e diellit, një anije e mbushur me kanabis shfaqet para syve të tyre së bashku me një grup kontrabanduesish, të cilët e shkarkojnë në “destinacion” duke u sjellë normalisht thuajse nuk po ndodh asgjë e keqe.

Periskopi.com Lajme

Sipas policisë spanjolle, anija e mbushur me lëndë narkotike ishte nisur nga Maroku drejt bregdetit spanjoll, ku edhe planifikohej të shkarkohej malli i porositur, transmeton Telegrafi.

Por njëri prej pushuesve menjëherë kishte kapur kamerën për të filmuar momentin, kur kriminelët transportonin drogën nga anije në një veturë të tipit Land Rover.

Sipas rojeve bregdetare, bëhet fjalë për 2.5 ton kanabis që shkarkohet nga disa burra për 15 minuta, derisa e gjithë kjo ngjarje ndodh në prezencë të dhjetëra pushuesve në pikë të ditës.

Kanabis

Sekuestrohen 1.2 ton kanabis në Krujë

Një aksion anti-kanabis i policisë ka zbuluar një sasi të madhe droge në fshatin Derven të Krujës.

Periskopi.com Lajme

1.2 ton dyshohet të jetë sasia e kanabisit të sekuestruar nga policia, ndërsa në vijim pritet të dalin edhe informacionet zyrtare nga Policia e Shtetit.

Lënda narkotike është gjetur në një magazinë në proces tharje.

Paraprakisht, raportohet që për ngjarjen në fjalë të jenë ndaluar 6 persona.