kukaaa

Kjo është e ardhmja e Xhudos (FOTO)

Trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka, ka prezantuar xhudistet më të reja të ekipit të tij.

Periskopi.com Sporti

Trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka, ka prezantuar xhudistet më të reja të ekipit të tij.

Në një fotografi të postuar në Facebook, Kuka ka prezantuar dy vogëlushe të cilat thotë se janë “anëtaret më të reja”.

Sipas Kukës, këto dy vogëlushe janë duke u bërë gati për Ditën Botërore të xhudos, që është më 28 tetor. /Periskopi.comxhudo

kelmendi_021

Driton Kuka me ofertë befasuese për Shqipërinë

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka deklaruar në emisonin ‘Pasdite në Top Chanel’ se nuk pranojnë asnjë ofertë nga shetet e huaja për të garuar në emër të tyre.

Periskopi.com Sporti

Trajneri  kampion bote pos që ka insistuar se nuk do të pranojnë asnjë ofertë nga shtetet e huaja, ai ka deklaruar se ka një befasi për Shqipërinë. Ai i ka ofruar xhudisten Distria Krasniqi e cila nuk morri pjesë në olimpiaden ‘Rio 2016’, për arsye se vetëm një sportist mund ta përfaqësojë vendin e tij në një peshë të caktuar.

“Unë kam edhe një sportiste tjetër e cila është aktualisht Kampione e Botës për të rinj në xhudo në peshën 52 kg. Është në të njëjtën peshë me Majlindën. Unë jam i gatshëm që këtë kampione t’ia ofroj Shqipërisë, me kushtin që të kem një garanci nga shteti i Shqipërisë se do të investojë tek ajo, do t’i mundësojë kushtet ekonomike” tha Kuka.

“Nëse do të realizohet kjo gjë, unë do të shkoj në Olimpiadë me dy sportiste, njërën për Shqipërinë e njërën për Kosovën e me siguri që në finale edhe medaljen e artë edhe të argjendtë mund ta fitojnë këto shqiptare”, tha me mjaft optimizëm Kuka. /Periskopi.com

kukaaa

Shteti me pagë 800 euro për trajnerin e Majlinda Kelmendit

Trajneri i xhudos, Driton Kuka do të përfitojë nga 800 euro në muaj duke filluar nga data 1 tetor e këtij viti.

Periskopi.com Sporti

Kështu ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i cili u takua me trajnerin e Majlinda Kelmendit.

MKRS, në bazë të Rregullores nr. 14/2013 për Mbështetje të Përhershme Financiare të Sportistëve, i ka ndarë vendimin për njohjen e të drejtës së mbështetjes të përhershme financiare trajnerit të xhudos, Driton Kuka, i cili do të përfitojë nga 800 euro në muaj, duke filluar nga data 1 tetor e këtij viti, përcjell Gazeta Express.

Kjo është komunikata për media nga MKRS:

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, në bazë të Rregullores nr. 14/2013 për Mbështetje të Përhershme Financiare të Sportistëve, i ka ndarë vendimin për njohjen e të drejtës së mbështetjes të përhershme financiare trajnerit të xhudos, Driton Kuka, i cili do të përfitojë nga 800 euro në muaj, duke filluar nga data 1 tetor e këtij viti.

Vendimi i ministrit Shala, vjen pas rekomandimit të Komitetit Olimpik të Kosovës për trajnerin Kuka i cili i ka përmbushur kushtet e parapara për të qenë përfitues i vlerës së 800 eurove në muaj. Arsyeshmëria për këtë përkrahje bazohet në rregulloren për mbështetje e përhershme të sportistëve që kanë fituar medalje në Lojërat Olimpike, në Kampionatet Botërore e Evropiane.

Ministri Shala e ka uruar trajnerin e dëshmuar Driton Kuka, për mbështetjen e merituar që do ta merr nga ana e MKRS-së. Ai u shpreh se kjo përkrahje nga shteti vjen si dëshmi dhe njohje e meritave për ata që kontribuojnë në edukimin sportiv dhe ngritjen e cilësisë së sportit në vendin tonë. Me sukseset e tij, trajneri Kuka, është bërë pjesë dhe sukses i pashlyer i historisë së sportit. Puna dhe sukseset e arritura në xhudo kanë meritën e tij, dhe ato janë motivim e inkurajim për sportistët e rinj drejt sukseseve të mëdha, u shpreh ministri.

Ndërkaq, trajneri Driton Kuka, e falënderoi ministrin Shala për marrjen e vendimit që MKRS-ja ta përkrah punën e tij. Ai tha se kjo është një mirënjohje e kontributit që ai ka dhënë për sportin e xhudos në Kosovës.

majlinda-kelmendi

Kampionia olimpike stërvitet me çorape të leshta

Trajneri i xhudistes Majlinda Kelmendi, Driton Kuka thotë se sporti ka nevojë për përkrahje. Ai shton se Kelmendi stërvitet me çorape të leshta.

Periskopi.com Sporti

“Sporti ka nevojë për përkrahje e jo kritika, ndoshta vendosja e standardeve të larta nga sporti i xhudos ka sjell eufori te populli ynë, sidomos medalja e artë olimpike. Në Kosovë njerëzit janë sportdashës, kjo u pa edhe në stadiumin plot në Shkodër, por të pritet ndonjë sukses qysh në fillim është jo e drejtë”, ka thënë Kuka.

Kuka ka thënë se gazetarët duhet ndjekur më shumë ngecjet në përkrahje të sportit.

“Gazetarët tonë duhet ndjekur sa ma shumë ngecjet në përkrahje të sportit, e sidomos aty ku krijohen bazat nëpër klube. Për shembull kampionia olimpike prapë sivjet do të stërvit me çorape të leshta në palestër, apo kjo nuk paraqet lajm. Pyetjet mos mi drejtoni mua, por atyre që kanë përgjegjësi ndaj klubit”, ka thënë Kuka. /Periskopi.com

MAJLINDA

Shteti shpërblen Majlindën dhe Dritonin

Periskopi.com Sporti

Majlinda Kelmendi dhe trajneri i saj, Driton Kuka do të shpërblehen nesër nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për suksesin e arritur në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’, ku xhudistja kosovare arriti të fitonte medaljen e parë të artë për Kosovën.

“Nesër (19.08.2016), ora 10:00, në kabinetin e ministrit Kujtim Shala, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon ceremoninë për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për kampionen olimpike, xhudisten Majlinda Kelmendi dhe trajnerin Driton Kuka”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

 “Në bazë të rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulmore në garat ndërkombëtare, Kelmendi, merr shpërblimin financiar në vlerë prej 100 mijë euro, ndërsa trajneri Kuka, 50 mijë euro”, vijon njoftimi. /Periskopi.com