Driton Çaushi kërkon hetime, mësojeni pse

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Çaushi thotë se kanë kaluar mbi katër muaj qysh kur Zyra e Rregullatorit të Energjisë pati konstatuar parregullsi të shumta në planet e ashtuquajtura të reduktimit për mirëmbajtje të rrjetit nga KEDS dhe kishte urdhëruar ndërprerjen e menjëhershme të tyre.

Ai thotë se Komisioni i ZRRE në inspektimin e bërë kishte gjetur se mirëmbajtjet e planifikuara nuk janë realizuar fare përkundër ndërprerjes së rrymës, reduktimet zgjasin katër orë pavarësisht kohëzgjatjes së mirëmbajtjes, mospërputhje të planeve të dërguara ZRRE dhe atyre të publikuara në media.

“E tëra që pasoi pas këtij raporti ishte një dënim qesharak prej 45.000 eurosh për kompaninë KEDS. A nuk është kjo bazë e mjaftueshme që prokuroria të nisë hetimet ndaj kësaj kompanie? Në anën tjetër tarifat verore janë rritur duke ngarkuar edhe më tutje qytetarët. E sikur të mos ishte e gjithë kjo e mjaftueshme, qytetarët shqiptarë vazhdojnë të paguajnë me faturat e tyre 8 milionë euro në vit për energjinë e shfrytëzuar e të pafaturuar në veri të vendit”, thotë ai.

Pra, sipas tij, më shumë se 100 milionë euro në 18 vitet e fundit./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Sulm terrorist duhet të ishte edhe ai në objektin e Qeverisë në Mitrovicë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, ka thënë se sulmin me granat ndaj ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Policia e Kosovës nuk e cilësoi si sulm terrorist.

Periskopi.com Lajme

Përmes një postimi në Facebook, Çaushi ka theksuar se termi sulm terrorist tanimë është i rezervuar vetëm për rastet paraprakisht të montuara, siç thotë ai, nga pushteti.

Postimi i plotë:

“Para tre ditësh, në mbrëmjen kur në Kuvendin e Kosovës po diskutohej mbi arrestimin e Ramush Haradinajt, në veri të Mitrovicës u sulmua me granatë ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Ashtu siç kishte ndodhur edhe me vrasjen e Enver Zymberit dhe Selver Haradinajt, Policia e Kosovës edhe këtë rast nuk e cilëson si sulm terrorist.

Me sa duket, termi sulm terrorist tanimë është i rezervuar vetëm për rastet paraprakisht të montuara nga pushteti.

Kështu ndodhi me sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, si pasojë e të cilit nën akuzën e terrorizmit vazhdojnë të përndiqen aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e si pasojë e të njëjtit rast të humbi jetën edhe Astrit Dehari”

Reklamë
Reklamë

Çaushi tregon skenarin që u bë për ta shpallur Vetëvendosjen terroriste

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi ka akuzuar krerët e shtetit, duke filluar nga Presidenti, Kryekuvendari e Kryeministri, se kanë për qëllim që ta shpallin si lëvizje terroriste, subjektin e tij politik.

Periskopi.com Lajme

 

Ai këto komente i bëri në emisionin Info-Box të RTV Dukagjinit, ku tha se krerët e shtetit këtë e kanë si plan  final, pasi që ndihen të rrezikuar nga Vetëvendosje.

“Mendoj që parametrat janë të tillë, e megjithatë një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende. Unë besoj se ky do të ishte qëllimi final i Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Isa Mustafës ndaj Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai.

Ai kritikoi ashpër edhe EULEX-in, që sot lëshoj një komunikatë për rastin e Astrit Deharit.

Lidhur me Rastin, Çaushi thotë se “po fshihet diçka në këtë rast, dhe se këtë më së miri po e tregon çdo hap që po bën pushteti që prej vdekjes së tij”.

Reklamë
Reklamë