llapi-12-780x439

Llapi nënkampion vjeshtor, Besa e Drita ndajnë pikët

Llapi ashtu siç është pritur ka arritur fitore me rezultat të thellë kundër Hajvalisë 3-1.

Periskopi.com Sporti

Florim Berbatovci, Edon Zeqiri e Berat Hyseni shënuan për skuadrën e Llapit që tashmë ngjitur në pozitën e dytë me 36 pikë, tri më pak se lideri Trepça ’89.

Në ndeshjen tjetër në mes të Dritës dhe Besës nuk pati fitues 1-1.

Besa kaloi e para në epërsi me golin e Diar Miftarajt, ndërsa Drita barazoi me Gilberto Fortunadon.

Pas kësaj ndeshje Besa ngjitet në pozitën e pestë, ndërsa Drita mbetet e 10 ta.

 

 

prishtina

Dy skuadrat nga Gjilani mposhtin dy skuadrat nga Prishtina

Sot në Vala Superligën e Kosovës ka qenë dita e gjilanasve.

Periskopi.com Sporti

Gjilani ka shënuar një fitore të madhe kundër ekipit të Prishtinës. Ndeshja është zhvilluar në ritme të shpejta dhe ka qenë mjaft atraktive. Kjo është fitorja e parë nga paslufta kundër Prishtinës.

Deri në minutën e ’58 rezultati ishte 0:0, kurse në atë minutë ka qenë Haxhimusa që ka shënuar për 1:0.

Në anën tjetër Hajvalia ka pësuar nga Drita në Kizhnicë.

Drita në minutën e ’80 shënoi sulmuesi brazilian i Dritës, Edenilson Bergonsi. Kjo është fitorja e dytë në krye me trajnerin Ismet Munishi.

drita

Drita mposht Prishtinën e Re

Skuadra gjilnase, Drita ka arritur të fitojë ndeshjen e parë në kampionatin e basketbollit ndaj Prishtinës se Re.

Periskopi.com Sporti

Drita e Gjlianit, ka mposhtur mbrëm Prishtinën e Re me 10 pikë dallim.

Ekipi gjilnas ka fitur me rezultat 54-64, për të marrë fitoren e parë në stinorin e ri 2016/17. /Periskopi.com

drita

Munishi e nisë me barazim te Drita

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi e ka nisur aventurën e tij te Drita me barazim.

Periskopi.com Sporti

Skuadra nga Gjilani barazoi 1:1 kundër Drenicës, në ndeshjen e zhvilluar në ‘Bajram Aliu’ të Skënderajt.

Drita kaloi e para në epërsi nëpërmjet Leutrim Kryeziut, ndërsa në minutën e 52-të rezultatin e barazoi Granit Arifaj. /Periskopi.com

drita-gjilani

Drita transferon një lojtar

Drita e Gjilanit ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mesfushorin Armend Kastrati.

Periskopi.com Sporti

Lajmi është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e klubit.

“Armend Kastrati është rikthyer në Dritë. Armendi tani është pjesë e Dritës, dhe besojmë që përvoja e tij do t’i ndihmojë mesfushës së Dritës”, shkruan në njoftimin e këtij klubi në faqen e tyre në Facebook.

Emërimi i Ismet Munishit në postin e trajnerit te kjo skuadër pritet ta nxjerrë atë nga kriza e rezultateve nëpër të cilën po kalon. /Periskopi.com

vedati

Vedati i ‘Stupcave’ i sjellë dy përforcime Ismet Munishit te Drita

Pasi angazhoi Ismet Munishin në postin e trajnerit, Drita i ka bërë edhe dy përforcime.

Periskopi.com Sporti

Ekipi gjilanas është përforcuar me sulmuesin kolumbian, Arleison Martinez, dhe qendërmbrojtësin brazilian, Alan Ferreiera.

Të dy këta janë lojtarë profesionistë dhe në Dritë vijnë si të lirë, kanë bërë të ditur menaxherët e tyre, shkruan Zëri.

Ardhjen e këtyre dy lojtarëve në klubin kosovar e kanë mundësuar menaxherët e njohur, Vedat Bajrami dhe Luan Ahmetaj në bashkëpunim me “Alda Sport”, e cila merret me menaxhim dhe transferim të futbollistëve.

Vedati nën pronësi e ka edhe mesfushorin anësor të Prishtinës, Guthier Makenda.

munishi

Zyrtare: Munishi trajner i skuadrës së njohur (Foto)

Ismet Munishi është emëruar trajner i një skuadre të njohur kosovare.

Periskopi.com Sporti

Trajneri i njohur ka zyrtarizuar kalimin te Drita e Gjilanit.

Lajmi është konfirmuar nga faqja e Dritës në rrjetin social Facebook.

Munishi e zëvendëson në këtë post trajnerin e shkarkuar, Amir Alagiq.

munishi-drita/Periskopi.com

munishi2

Munishi marrëveshje me klubin e njohur kosovar

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi sipas të gjitha gjasave do të drejtojë Dritën.

Periskopi.com Sporti

Ish-trajneri i Llamkos Kosovës dhe Hajvalisë ka pohuar se ka pasur takim me drejtues të klubit të Dritës dhe se ka arritur marrëveshje në parim.

“Po, është e vërtetë. Dje jam takuar me bordin e Dritës. Parimisht kemi një marrëveshje e cila do të diskutohet edhe njëherë të mërkurën para se të bëhet zyrtare. Kam besim tejet të madh në lojtarët e Dritës dhe publikun më të mirë në Kosovë, ‘Intelektualët’, ka thënë Munishi. /Periskopi.com

munishi

Munishi: Tifozët e këtij klubi më duan për trajner

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi thotë se tifozët e klubit të Dritës, ‘Intelektualët’ e duan atë për trajner te skuadra e tyre e zemrës.

Periskopi.com Sporti

Klubi gjilanas shkarkoi nga detyra trajnerin boshnjak, Amir Alagiç, pasi nuk arriti të kthjellte me rezultate skuadrën e njohur kosovare.

Por, ish-trajneri i Llamkos Kosovës dhe Hajvalisë shton se ‘Intelektualët’ besojnë se ai është personi i duhur që do ta rikthente Dritën aty ku e ka vendin.

“Shumë shikues të Dritës dëshirojnë që unë të jem trajner i kësaj skuadre”, tha Munishi për Periskopin.

“Këtë e kërkojnë pasi e dinë se kush mund ta rikthejë këtë skuadër aty ku i takon. Prej të gjithë botës po më kërkojnë ‘Intelektualët’ që ta marrë këtë detyrë te Drita”, shtoi ai.

Në fund, Munishi premton se do ta bëjë superklub Dritën nëse emërohet trajner i tyre.

“Dritën do ta bëja një superklub, pasi ka super tifozëri”, përfundoi ai.

Aktualisht, Drita gjendet në pozitën e fundit në tabelë me vetëm katër pikë të grumbulluara pas nëntë javësh në Super Ligë. /Periskopi.com

drita1

Klubi i Super Ligës shkarkon trajnerin

Drita e Gjilanit ka shkarkuar nga detyra e trajnerit boshnjakun Amir Alagiç.

Periskopi.com Sporti

Skuadra në fjalë nuk ka arritur të shënojë fitore prej tetë javësh, duke humbur shtatë prej tyre dhe duke barazuar në vetëm një.

Pra, trajneri në fjalë qëndroi te kjo skuadër për më pak se një muaj.

Drita nuk ka arritur të shënojë asnjë gol që prej emërimit të tij në këtë post te kjo skuadër. /Periskopi.com

minatoret

Drita dhe Trepça thellohen në krizë

Drita dhe Trepça nuk kanë arritur më shumë se një barazim në shtëpitë e tyre pa gola duke u thelluar edhe më tutje në krizë.

Periskopi.com Sporti

Drita në shtëpi ka barazuar ndaj Ferizajit, pa gola 0-0.

Sikurse Drita ashtu edhe Trepça në shtëpi ka dështuar të arrijë fitore ku ka barazuar pa gola me Drenicen, 0-0.

Me këto rezultate të dyja skuadrat thellohen edhe më shumë në fundin e tabelës. /Periskopi.comtabela

kuka

Kuka: Nuk e mendojmë fare largimin nga Super Liga

Mbrojtësi i Dritës, Viktor Kuka nuk beson se skuadra e tij do të jetë e rrezikuar për të rënë nga Super Liga në këtë sezon.

Periskopi.com Sporti

Por, ai pranon se bashkë me skuadrën gjilanase do të luftojnë deri në fund të sezonit për të arritur sa më lartë në tabelë.

“Mendoj se do të luftojmë deri në fund të sezonit. Nuk mendojmë fare se jemi të rrezikuar për të rënë nga Super Liga”, deklaroi Kuka për Periskopin.

Ai foli edhe rreth të ardhmës së tij dhe për favoritët në këtë sezon të Super Ligës.

“Nuk mendoj largimin nga Drita në dimër sepse jam shumë mirë aty dhe ndihem mirë. Do të largohesha vetëm nëse do të kisha ndonjë ofertë jashtë Kosovës”.

“Favoritë kryesor për titullin i shoh Prishtinë dhe Feronikelin, pasi të dyja këto kanë ekipe shumë të mira dhe të komponuara. Ata kanë lojtarë shumë cilësorë”, përfundoi ish-anëtari i Prishtinës. /Periskopi.com

morina2

Befason Morina: Nuk fitoi Gjilani

Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina është shprehur shumë i lumtur me fitoren përballë Dritës në derbin lokal.

Periskopi.com Sporti

Të kuqtë triumfuan me rezultat minimal 1:0 përballë rivalit të qytetit.

Ai thotë në këtë ndeshje nuk fitoi Gjilani, por vetë futbolli kosovar.

“Nuk fitoi Gjilani e nuk humbi Drita. Sot fitoi futbolli kosovar”, tha Morina pas ndeshjes.

“Ne ishim më mirë psiqikisht dhe psikologjikisht. Isha shumë i nervozuar sepse gjyqtari ndali disa goditje të njëpasnjëshme dënimi rreth zonës sonë, të cilat nuk ekzistuan”.

Ai foli edhe për përjashtimin që iu bë atij, të cilin e quan të padrejtë.

“Përjashtimi im ishte i padrejtë, por unë i kërkoj falje të gjithëve për sjelljet e mia”, përfundoi Morina. /Periskopi.com

gilani

Derbi i takon Gjilanit

Gjilani ka mposhtur Dritën në ndeshjen derbi me rezultat 1:0.

Periskopi.com Sporti

Kjo përballje e derbit lokal zgjati më shumë se 100 minuta, ndërsa fituesi u përcaktua pak minuta para përfundimit të ndeshjes.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi kapiteni Ylber Kastrati në minutën e 97-të.

Atmosfera ishte shumë e zjarrtë, pasi të pranishëm ishin dy tifozëritë e njohura, Intelektualët e Dritës dhe Skifterat e Gjilanit.

drita-gjilani3/Periskopi.com

drita-gjilani2

Derbi gjilanas ndan shtëpitë në dysh

Ethet e derbit Drita – Gjilani veçse po shtohen, pasi numërimi prapthi ka filluar qysh në fillimin e javës.

Periskopi.com Sporti

Shumë shtëpi, familjarë, shokë dhe dashamirë tashmë janë ndarë në dysh për shkak të skuadrave që ata përfaqësojnë.

Gazeta Sheshi ka siguruar disa fotografi, me ç’rast vërejmë derbi gjilanas tashmë ka hyrë në shtëpitë e secilit banor.

Derbi Drita – Gjilani zhvillohet ditën e premte me fillim nga ora 15:00.

dritaa /Periskopi.com