plisat

Drilon Hajrizi falënderon tifozërin ‘Plisat’

Drilon Hajrizi ka folur pas ndeshjes ndaj Demir Insaat, ku është shprehur se ekipi kundërshtar ishin shumë të fortë.

Periskopi.com Sporti

Ish basketbollisti i Trepçës dhe Pejës, ka pasur probleme në fillim të sezonit me tifozërin ‘Plisa’ pasi që ata nuk e kanë lejuar të veshë fanelën e klubit përkundër transferimit të tij nga drejtuesit e klubit ‘bardhë e kaltër’.

Ai ka falënderuar tifozët për përkrahjen ndaj tij dhe Sigal Prishtinës në ndeshjen ndaj Demir Insaat.

“Bëm disa gabime në fund të ndeshjes, u ngutëm në disa aksione dhe gjëra të tilla nuk fal një skuadër si Demir Insaat. Ata kanë një skuadër shumë të fuqishme. Buxheti i klubeve në FIBA Europe Cup është larg nga i yni, por përkundër këtij fakti ndeshjet e fundit i kemi humbur për gabime të vogla”, deklaroi Hajrizi për “Supersport”, përcjellë ‘Periskopi.com’.

“Falënderoj tifozët për përkrahjen. Sot u angazhova shumë për t’ua shpaguar besimin. Në të ardhmen do të angazhohem edhe më shumë dhe do të tregoj edhe më shumë cilësi”, shtoi ai. /Periskopi.com

 

sigal

Sigal Prishtina me mungesë të madhe në Russi

Sigal Prishtina do udhëtojë për në Rusi, pa yllin e ri të skuadrës, Drilon Hajrizi.

Periskopi.com Sporti

Sigal Prishtina do të zhvillojë ndeshjen e tretë të mërkurën në kuadër të FIBA Europe Cup, ndaj skuadrës ruse, Enisey.

Klubi kryeqytetas ka bërë të ditur se arsyeja e mungesës së Drilonit në udhëtimin për në Rusi, është mos paisja me vizë për të udhëtuar në shtetin rus.

Drilon Hajrizi është transferuar këtë sezon dhe pas zgjidhjës së problemit me tifozërin e klubit ‘plisat’ ai mund të veshë fanelën kaltër e bardhë. Hajrizi ka debutuar kundër Vëllaznimit me 26 pikë. /Periskopi.com

drilon-hajrizi-drib-estonia-kosovo-aug-2016

Drilon Hajrizi i kërkon falje Plisav

Basketbollisti Drilon Hajrizi u ka shprehur keqardhje tifozëve Plisat për mosmarrëveshjet në të kaluarën dhe ka thënë se Prishtina është mundësia që basketbollistët të zhvillohen profesionalisht.

Periskopi.com Sporti

“Të nderuar qytetarë të Prishtinës, të nderuar Plisa, unë dhe gjithsecili lojtar profesionist vendor pretendon qe te jete pjese e klubit më të madh në Kosovë KB Prishtinës, sepse aty është mundësia që basketbollisti të ngritet edhe më shumë në kuptimin profesional”, ka shkruar Hajrizi në Facebook.

“Andaj, për çdo gjest nën afektin e lojës që do të mund ta ketë lënduar ndokënd sinqerisht shpreh keqardhje, aq më tepër keqardhje shpreh ndaj atyre që i japin hijeshi basketbollit. Të jeni të bindur që asnjëherëë nuk kam bërë ndonjë gjest për ta lënduar dikend, mirëpo thjeshtë kam qenë nën afektimin e lojës të cilin e ushtroj me zemër”, ka shtuar ish-basketbollisti i Pejës.

“Unë, sikur të gjithë ju, e dua shumë vendin tim. E dua vendlindjen time, e dua shtetin tim dhe i dua shqiptarët kudo që janë! Unë jam shqiptar dhe mburrem që jam shqiptar! Ne si popull gjithmonë jemi shquar që bëjmë shumë për njëri-tjerin, dhe njëri tjetrit ia japim besën për këtë! Edhe unë ua jap besën që do të japë gjithçka nga vetja për ngjyrat “bardhekaltër”, përfundoi Hajrizi /Periskopi.com

hajrizi

Arrijnë paqe më në fund Plisat dhe Drilon Hajrizi

Klubi i basketbollit Sigal Prishtina ka pësuar edhe një humbje në rrafshin ndërkombëtar. Kjo ka bërë që të reagojë klubi prishtinas duke insistuar në aktivizimin e Drilon Hajrizit.

Periskopi.com Sporti

Ky i fundit ishte i padëshiruar për tifozët e ‘Plisave’ dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë paraqitje për Sigal Prishtinën.

Kampioni i Kosovës përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë zyrtare në Facebook ka pohuar se është arritur marrëveshja me tifozët e klubit të kryeqytetit dhe basketbollisti mitrovicas do të veshë fanellën e ekipit.

Mesazhi i plotë i Sigal Prishtinës

Pas disa veprimeve të pamatura mirë të disa individëve brenda bordit dhe kryesisë tonë, Sigal Prishtina e ka filluar këtë sezonë me disa probleme e mbi të gjitha me rezultate jo të mira.
Me qëllim që të tejkalohet kjo situatë, ne kemi kërkuar zgjidhje dhe konsiderojmë se e njëjta është arritur me mirëkuptimin e qytetarëve dhe tifozëve tanë.
Ne falënderojmë Plisat që edhe pas gabimeve tona gjeten forcën dhe kurajën të na falin ato,por edhe për hirë të mbarëvajtjes së këtij kampionati dhe zgjidhjes së lëmshit të krijuar, ofruan zgjidhje duke e lejuar Drilon Hajrizin që të luajë për klubin tonë.
Se Prishtina është një familje e madhe dhe se Plisat gjithmonë janë treguar të gatshëm të sakrifikohen për të, e dëshmon edhe kjo gatishmëri e tyre që të ndihmojnë klubin në këto momente jo të mira me të cilat po përballemi. Jemi të vetëdijshëm që këtë vendim të vështirë, Plisat e kanë marrë duke u udhëhequr nga dashuria për Klubin, prandaj përgjegjësinë për gabimin dhe situatën e krijuar e ka marrë klubi dhe individët brenda tij.
Faleminderit Plisa, faleminderit qytetarë të Prishtinës. /Periskopi.com

prishtina22

Plisat e fyejnë sërish Hajrizin, ndonëse ai nuk ishte në stërvitje

Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Drilon Hajrizi nuk është paraqitur në stërvitjen e mbrëmshme të cilën e zhvilloi skuadra kryeqytetase. Por, në palestrën e kryeqytetit kanë qenë të pranishëm rreth 100 tifozë të kësaj skuadre, të cilët kanë vazhduar me fyrje ndaj basketbollistit mitrovicas.

Periskopi.com Sporti

Hajrizi u bashkua me prishtinasit në fillim të këtij muaji nga Peja, mirëpo te kaltërebardhët nuk po pritet mirë nga tifozët.

Me të filluar stërvitja e mbrëmshme, ndonëse Hajrizi nuk ishte fare pjesë e saj, një grup prej rreth 100 tifozëve të Prishtinës e kanë fyer për gjysmë ore basketbollistin në fjalë, të cilin nuk e duan te skuadra e tyre e zemrës.

Hajrizi në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e skuadrës së Trepçës. /Periskopi.com