20161124172601882646

Veseli i fton investitorët e huaj në Drenicë dhe premton fabrika tjera

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, sot ka marrë pjesë në përurimin e Fabrikës së Mishit "Weng Fat Poultry", në fshatin Polac të komunës së Skenderajt.

Periskopi.com Lajme

Veseli, sipas komunikatës zyrtare, ka thënë se Drenica nuk është vetëm qendër e krenarisë kombëtare, por edhe një zonë e mundësive ekonomike, ku investitorët mund gjejnë klimë të mirë për të bërë biznes, kurse qytetarët mundësi të reja për të punuar dhe krijuar mirëqenie për familjet e tyre.

“Zhvillimi ekonomik i Drenicës, si dhe i tërë vendit, është obligim i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të jeni të sigurt të gjithë ju që sot jeni mbledhur këtu, gjithë drenicakët, gjithë qytetarët tanë, se ekonomia dhe zhvillimi i saj janë prioriteti ynë i parë”, ka thënë kryeparlamentari.

Kreu i Kuvendit i ka falënderuar investitorët gjermano-holandez për investimin e tyre, siç ka thënë ai, në mesin e njerëzve me virtyte të larta dhe shumë punëtorë.

“Përçoni mesazhin te kolegët tuaj, ejani investoni në komunën e Skenderajt. Ejani investoni në Komunën e Drenasit, në të gjitha komunat e Kosovës, sepse keni me pas përkrahje të fuqishme”, ka shtuar Veseli. Ai ka thënë se do të stimulohet çdo prodhues vendor, sepse Kosova ka shumte shumë të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë.

“Kemi nevojë ta punësojmë këtë armatë të të rinjve tanë”, ka thënë Veseli, duke treguar se në Komunën e Skenderajt së shpejti pritet të investojë edhe një kompani angleze në një fabrikë të panxharsheqerit.

“Kemi premtime që do të kemi edhe investitorë të tjerë që do të vijnë në komunën e Skenderajt, komunën e Drenasit dhe në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Kosova do të shndërrohet në kantier të ndërtimit të fabrikave”, ka thënë kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Nga ana tjetër, investitori i fabrikës për përpunimin e mishit, Gerttjan Tomassen, ka thënë se janë të kënaqur me mikpritjen dhe ndihmën e Komunës së Skenderajt, ndërsa premtoi vazhdim të investimeve.

Edhe ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, i siguroi investitorët për mbështetjen, duke theksuar se me hapjen e fabrikës për përpunimin e mishit fitojnë edhe fermerët e rajonit të Drenicës.

Sipas investitorëve gjermano-holandez, në fabrikën për përpunimin e mishit do të investohen 1 milion euro dhe në fazën e parë do të punësohen 60 punëtorë, për të vazhduar më pas me rritjen e numrit të punëtorëve.

zhduken laboratoret / ilustrim

‘Zhduken’ laboratorët nga Qendrat e Mjekësisë në Drenicë

Laboratorët në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Qirez, Likofc dhe Runik janë tërhequr në fillim të këtij viti, siç kanë thënë, “për t’u servisuar”, por ata nuk janë kthyer më. Burime përbrenda QKMF-së, thonë se të paktën një prej laboratorëve dhe disa aparatura të tjera kanë përfunduar në ambulanca dhe në laboratorë privatë.

Periskopi.com Lajme

Tre laboratorë, në të cilët janë kryer analizat hematologjike (pasqyra e gjakut) në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Qirez, Likofc dhe në Runik të Skenderajt janë “zhdukur” nga atje para më shumë se një viti. Ata janë tërhequr nga QMF-të, me arsyetimin për t’u servisuar, por nuk janë kthyer më, ndërkohë që pacientët shërbimet laboratorike detyrohen t’i marrin në QKMF-në e Skenderajt.

Ndonëse drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, dr. Fazli Kadriu, thotë se laboratorët, apo siç i quan ai, aparate hematologjike janë tërhequr me qëllimin e servisimit të tyre, përbrenda QKMF-së në Skenderaj ka zëra të cilët thonë të paktën një prej laboratorëve (ai i Runikut) dhe një aparat ultrazëri, tashmë kanë shkuar tek privatët.

Por, këtë e ka mohuar drejtori Kadriu, i cili ka precizuar se laboratorët janë tërhequr në fillim të këtij viti dhe se ata janë marrë për t’u kalibruar, e se të gjithë ata janë ndodhur në depon e QKMF-së.

PDK

PDK-së i rrezikohet Drenica

Partia Demokratike e Kosovës rrezikon ta humbë në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare bastionin më të fuqishëm elektoral, Drenicën. Kjo vjen pas vërtetimit të dënimeve nga Gjykata për figurat kryesore të kësaj partie nga ky rajon

Periskopi.com Lajme

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) rrezikon që ta humbë bastionin kryesor që nga paslufta, Drenicën, nëse figurat kryesore politike nga ky rajon nuk e mbështesin në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Një rrëshqitje e tillë e votave nga partia më e madhe në vend, në bastionin më të fuqishëm të PDK-së, sipas analistëve politik, mund të ndodhë pas vendimit të fundit të Gjykatës së Apelit me të cilin u vërtetohet dënimi për krime lufte  ish- komandantit të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, ish- deputetit të PDK-së Fadil Demaku dhe tre vëllëzerve të tij, Nexhat, Jahir e Zeqir Demaku.

Pas këtij vendimi të Gjykatës, Fadil Demaku ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit, ndërsa vëllai i tij, Nexhati, nga pozita e kryetarit të Komunës së Drenasit, me ç’rast kjo e fundit do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.