Jeton Zogjani

‘Drenicaku’ i thotë Edi Ramës të merret me fëmijën 4 -vjeçar që e vranë në Maqedoni

Aktori, Jeton Zogjani ka thënë se vet personalisht ka filluar ta respektojë flamurin shtetëror të Kosovës, duke shtuar se me këtë simbol do të prezantohet vendi në arenën ndërkombëtare.

Periskopi.com Lajme

“Sa i bukur ke flamuri i Kosovës në Rusi. Kam filluar me mendu për flamurin e Kosovës dhe nuk po më krijohet mundësia me mendu për flamurin kombëtar. Më simbolizon dhe më përfaqëson ky flamur”, thotë ai.

Zogjani ka folur edhe për qëndrimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Beograd.

“Puna e parë e kësaj pune është se Rama ka çështje më të mëdha me u marr, ne po vuajmë nga gangrena brenda shtetit tonë por nuk jemi në siklet prej Serbisë. Më ka ra me punu me pjesën andej kufirit dhe ideja është që nuk ka ndonjë dallim të madh mes neve dhe atyre, dallime të mëdha nuk kemi por se jetojmë në dy shtete dhe i kemi senet e ndara prej shpalljes së pavarësisë kjo nuk do diskutim”, thotë Zogjani.

Zogiani thotë se aktualisht nuk kemi zullum nga Serbia.

“Ai të merret me çështje e shqiptarëve në Luginë, në Maqedoni, meqë ka hyrë në këtë fushë, le te merr më prioritet çështjen e Luginës dhe në Maqedoni ku një fëmijë katër vjeçar shkelet me makinë”, përfundon Zogjani.