deshmitari-1200x630

Dëshmitari C për rastin “Drenica”: EULEX-i e montoi deklaratën time, më kërcënuan në emër të Lushtakut (Dokument)

Dëshmitari C në rastin “Drenica”, në një bisedë për Telegrafin thotë se është mashtruar nga hetuesit e EULEX-it që, sipas tij, kundër dëshirës e kanë paraqitur si dëshmitar të akuzës për krime lufte ndaj grupit “Drenica”.

Periskopi.com Lajme

Ai thotë se ka shkuar në EULEX për të ngritur kallëzim penal për rastin e bashkëshortes së tij e cila, në vitin 2000, kishte lindur binjakë që i kishin vdekur dy ditë më vonë. Nga kjo kohë ai thotë se ajo nuk ka mundur më të mbetej shtatzënë.

“Gjatë lindjes mbeti sterile, ndërsa i mbytën dy fëmijët. Prej vitit 2002 vrapoj nëpër gjyqe. Në vitin 2009 mjekët u shpallën të pafajshëm, sepse drejtori i Gjinekologjisë ka qenë deputet i PDK-së”, ka thënë ai.

15086321_10210307698184729_267094297_n

Dëshmitari C thotë se pastaj i është drejtuar organeve të EULEX-it.

“Antoni Roka ka qenë polic i EULEX-it. Më 2010 vjen në shtëpinë time, për rastin e gruas.Fare nuk janë përmendur krimet e luftës”, tha ai. “Në fund të vitit 2010 më kanë telefonuar që të shkoj në Prokurorinë Speciale,prapë për rastin e gruas. E dhashë deklaratën dhe në fund të intervistës kam nënshkruar një letër në gjuhën angleze, të cilën ma ka lexuar paraprakisht përkthyesi. Tre muaj më vonë më thirrën në telefon. Kanë kërkuar të shkoja tek zyrat e EULEX-it. Aty prezent ka qenë Mauricio Salustro”.

Gjatë kësaj bisede për Telegrafin, ai ka treguar se Salustro e kishte pyetur se si janë kidnapuar njerëzit gjatë luftës dhe se kush ka qenë i burgosur në Likoc.

“Në atë moment kam kuptuar se jam mashtruar: kam nënshkruar një dokument ku akuzohen dy persona,Sabit Geci dhe Sahit Jashari. Më kanë thënë se ka edhe persona tjerë. Ata e përmendën emrin e një personi – që nuk mund ta përmendi tash; thanë se e kanë një njeri që ofron dokumente për atë që ka ndodhur në luftë, në Drenicë, porse nuk po guxon me dalë e se u duhet dikush me i lexo ato. Thash që kurrë nuk e pranoj një gjë të tillë. Kur e lexuan një pjesë të deklaratës se çfarë shkruan, jam tmerruar”,thekson Dëshmitari C.

15129890_10210307698104727_861090978_n

“Shkruante kinse kam qenë i burgosur në burgun e Likocit, se më kanë rrahë Sabit Geci e Sahit Jashari;se në prezencë të 300 personave Sabit Geci e ka pre Milan Bullatoviqin. 300 persona paskan qenë të verbër, e veç unë me sy?”!

Zyrtarët e EULEX-it, sipas tij, e kanë kontaktuar sërish për ta nënshkruar deklaratën në shqip, por shton se e ka mohuar një gjë të tillë.

“U thash: në prezencë të gazetarëve, çfarë të dëshironi ju nënshkruaj. Pastaj Salustro tha:‘Shko në shtëpi se emri yt nuk ka me u përmend’”, tha Dëshmitari C, i cili pas këtij rasti nuk ka pasur kontakt me EULEX-in. Por, megjithatë mbeti dëshmitar kyç në rastin e Grupit “Drenica”.

“Pas arrestimit të grupit ‘Drenica’, më thirri në telefon Rexhep Gjota. Ai ka kërkuar nga unë që të takohem me Fatmir Mjakun, i cili është shok i Rrustem Rukollit. Jam takuar me të. Aty Fatmiri më ka thënë se jam dëshmitari kyç në rastin kundër komandantëve. M’i ofruan 350 mijë euro, kinse po më ndihmojnë për ta dërguar bashkëshorten për shërim”, tha Dëshmitari C, i cili thotë se nuk është personi që i ka përjetuar ato tmerre, siç është cekur në deklaratën nga EULEX-i.

15139798_10210307698064726_690892301_n

Sidoqoftë, dëshmia e tij e parë për grupin “Drenica” është bërë në dhjetor të 2014-ës.

“Në këtë seancë kam thënë se nuk kam dhënë deklaratë; se nënshkrimi në përmbajtjen e deklaratës është i imi, po jo edhe deklarata”, thotë ai dhe shton se në mars të vitit 2015, Rexhep Gjota i kishte ofruar banesë në emër të Rrustem Rukollit, me arsyetimin se i ka tre anëtarë të familjes të vrarë në luftë dhe për shkak të rastit që kishte përjetuar ai me gruan e tij.

“I kam marrë çelësat dhe kam thënë se nuk vendosem pa një dokument që është e imja. Jam frikësuar se më fusin në banesën që nuk ka letra,e kur s’ke dokumentacion i be që është e uzurpuar e më dërgojnë në burg. E, vendi më i lehtë për ta zhdukur njeriun është burgu”, shprehet ai, duke thënë se Rukolli pastaj ndërron mendjen për këtë banesë. “Rexhep Gjota ka ardhur në fund të marsit dhe m’i ka kërkuar çelësat e banesës. Tha se Rrustemi u bë pishman. I thash që kurrë çelësat nuk i kthej; se unë nuk e kam kërkuar banesën dhe se çelësat kam me ia dorëzu EULEX-it. Rexhepi pastaj më ka kërcënuar, duke thënë:‘I ke shti fjalët me shtet’.E pyeta kush është shteti. Ai u përgjigj:‘Sami Lushtaku dhe Rrustem Rukolli’”.

Refuzimi i dhënies së çelësave thotë se i ka kushtuar me jetë Dëshmitarit C, sipas të cilit “në korrik të 2015-ës sulmohet fizikisht nga prapa nga disa persona”.

“Në muajin korrik kam shkuar te banesa, si për taksirat, mos e ka ndërruar dikush bravën.Se si kam shpëtuar,kjo është mrekulli. E kam humbur vetëdijen.Pasi jam kthjell e kam parë veten në vaskë. Pastaj jam kthyer në shtëpi.Kam shkuar te mjeku dhe e kam lajmëruar Policinë,të cilët nuk kanë bërë asgjë”, u shpreh Dëshmitari C, duke u shtuar se “pas kësaj rrahjeje qëndron Rexhep Gjota dhe Rrustem Rukolli” pasi që, sipas tij, “këta kanë qenë personat e vetëm që e kanë ditur vendndodhjen e banesës”. “Unë kam lënë testament.E di kush mundet me më vra”!

15128726_10210307697864721_597277521_n

I pyetur se cilat kanë qenë lidhjet e tij me Sami Lushtakun, ai ka treguar se nuk ka asnjë lidhje me të, porse “RrustemG jota, Fatmir Mjaku dhe Rexhep Rukolli kanë kërcënuar në emër të tij”.

“Ka një vjet e gjysmë që mundohem të kontaktoj me familjen e Sami Lushtakut, me tregu se çfarë kanë bërë njerëzit. Nesër kur të vjen Samiu në seancë,kam me i thanë: ‘O burrë, kush janë këta njerëz që po më kërcënojnë në emrin tënd’?! Për Rrustem Gjotën e di që është njeri i tij, por Fatmir Mjaku dhe Rexhep Rukolli çfarë lidhje kanë? Unë nuk po e dënoj Samiun, po ata njerëz që kanë ardhur dhe më kanë kërcënuar mua”, ka thënë Dëshmitari C, i cili thotë se “ka me u dridh toka çka kam me fol”.

Ai ka thënë se ka kërkuar që të dënohen zyrtarët e EULEX-it të cilët, sipas tij, ia kanë “montuar deklaratën e rrejshme kundër grupit ‘Drenica’”. Ndërsa, shprehet se dëshiron ta dijë se në emër të kujt Mjaku dhe Gjota ia ofruan banesën e paratë.

“Jam i rrezikuar nga të gjithë. Kam pas ofertë me tërheq deklaratën.Kam thënë:‘Kurrë!Qysh me shku me heq deklaratën në EULEX e me thanë që në banesë e kam mbyt vetën’? Me pas dashtë me fitu pare, kisha fitu prej EULEX-it: e kisha fitu gjyqin; dëmin për bashkëshorten dhe fëmijët; pare kisha bo, të tjerët i kisha shti në burg e kush nuk do të mund të thoshte se i bëra këto”, thotë Dëshmitari C, duke shtuar se ka pasur ofertë prej Salustros për “mbi 10 milionë euro” që të jetë bashkëpunëtor i tyre, ndërsa akuzon rëndë Gjotën se “familjarisht kanë vrarë njerëz pas shpine”. “Këta ma kanë refuzuar edhe kërkesën e veteranit të luftës, për Zonën e Drenicës, ndërsa bashkëshortes ia kanë ndalë pensionin”. /Telegrafi/

15129859_10210307698144728_2004289293_n

Zyrtare: Apeli dënon grupin “Drenica I”, Lushtaku lirohet nga një akuzë

Avokati Tomë Gashi bënë të ditur se Gjykata e Apelit e Kosovës ka sjell aktgjykim, të cilin ai e quan katastrofal në rastin “Drenica I”.

Periskopi.com Uncategorized

Thotë se të gjithë komandantët dhe ushtarët e UÇK-së të zonës operative të Drenicës i shpallë fajtor dhe i dënon pa asnjë provë, raporton Periskopi

Sa i përket Gjeneral z.Sylejman Selimi dënimi është përcaktuar në 5 vite e 3 muaj burgim, ashtu që duke pasur parasysh edhe rastin “Drenica II” i është bashkuar dënimi dhe i është shqiptuar dënim unik në kohëzgjatje prej 10 viteve.

Sa i përketë Gjeneralit z.Sami Lushtaku ai është liruar nga vepra penale për vrasje dhe dënimi është ndryshuar dhe i është shqiptuar dënim me burgim prej 7 viteve dhe poashtu z.Jahir Demakut i është bashkuar dënimi në rastin “Drenica I” dhe “Drenica II” dhe i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej 7 viteve.

Pjesa tjetër e aktgjykimit është konfirmuar siç ka qenë aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë i datës 25.05.2015.

“Aktgjykimi është skandaloz, është nxjerrur pa asnjë prove dhe të gjithë janë dënuar me deklaraten e një dëshmitari të mbrojtur, i cili ka probleme mendore të vërtetuara edhe gjatë gjykimit. Ne avokatëve na mbetet që edhe këtë rast ta dërgojmë në Gjykatën Supreme të Kosovës, duke shpresuar se nuk do të ketë Gjyqtarë të tillë të EULEX-it, të cilët me paragjykime shqiptojnë dënime vetëm për shkak se Gjeneral z.Sylejman Selimi, z.Sami Lushtaku, Jahir Demaku dhe të tjerët kanë luftuar për lirin tonë”, thotë Gashi. / Periskopi