Ramiz Lladrovci

Ramiz Lladrovci nuk mori pjesë në asnjë debat, e në oda pati probleme

Ramiz Lladrovci la postin e të ngarkuarit me punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, e erdhi si kandidat i PDK-së për kryetar të Drenasit.

Periskopi.com Lajme

Që në fillim kandidimi i tij u përcoll me probleme. Në fakt partia e zgjodhi të jetë ai kandidati, apo thënë më saktë kreu i PDK-së , Kadri Veseli e zgjodhi, raporton Periskopi

Por, që nga ai moment, tre persona që dolën nga PDK-ja kandiduan si të pavarur. Dy prej tyre u penduan më vonë, dhe u kthyen në krahët e Kadri Veselit, e Xhevat Drenori vazhdoi deri në fund.

Shumëkush e kritikoi Laldrovicin, e fushatën që e filloi shumë herët, normalisht nëpër oda në fshatrat e Drenasit, pati shumë probleme.

Kishte nga ata që e kundërshtonin, disa nga ata që kërkonin përgjegjësi prej tij dhe Veselit për shumë gjëra, e tonet ngiteshin vazhdimisht.

Por askush jashtë odave, edhe pse as aty nuk u dëgjua mirë nga zhurmat, nuk e di programin e tij.

Ai nuk mori pjesë në asnjë debat televiziv, në asnjë të vetëm.

Opinionisti Astrit Gashi ka deklaruar se Ramiz Lladrovci nuk e ka aprovimin e PDK-së për të dalë në debate televizive.

Gashi thotë se Lladrovci është kandidati kryesor.

Ndryshe, Lladrovcit iu shpalosën shumë gjëra gjatë fushatës, ndër kryesoret është akuza se ai ka keqpërdorur paratë e mbledhura në luftë./ Periskopi

Kjo është zonja e parë e Drenasit nëse Berisha fiton zgjedhje, u njohën përmes internetit (Video)

Adelina Ahmeti- Berisha është bashkëshortja e kandidatit për Kryetar të Komunës së Drenasit nga partia Fjala, Vehbi Berisha.

Periskopi.com Lajme

Sipas Adelinës, kandidati Berisha e dëgjon në vendimet që merr megjithëse nuk i ndihmon shumë në kuzhinë.

Bashkëshortja e ‘Djalit të hasretit’ , e përshkruan atë si një njeri të thjeshtë, të fjalës dhe të besës.

“Vehbiu nuk ka hy në garë për Kryetar as për pare, ka hy vetëm si njeri i thjeshtë, njeri për qytetarët e Komunës së Drenasit”, thotë Ahmeti- Berisha.

Mangësia e kandidatit Berisha sipas bashkëshortes së tij është vetëm stresi.

Kadri Veseli pati problem në Drenas, 40 burra po e mbronin (Video)

Në Baicë të Drenasit, mbrëmë vonë, në kuadër të fushatës elektorale kishte shkuar kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, raporton Periskopi

Periskopi.com Lajme

Aty kishte filluar një debat jo fort i këndshëm nga tonet e larta që dëgjohen në një video të publikuar nga Faton Ramadani. Ky i fundit i ka kërkuar drejtësi për vëllezërit e tij, Burimt dhe Arsim Ramadanin.

Aty dëgjohet Ramiza Lladrovci teksa mundohet t’i qetësoj, e Kadri Veseli që është i ulur dhe ndihet në siklet.

Fatoni thotë se Kadri Veselin po e mbronin 40 burra, në fshatin e Arsim e Burim Ramadanit që po mbahen në burg pa faj.

“Pse u ni në siklet kur unë kërkoja të bëj pyetje rreth rastit Ramadani? Ne nuk do të heshtim,jemi të pafajshëm”, thotë ai.

Ndryshe, Burim Ramadani, Arsim Ramadani, Arben Kiçina dhe Blerim Kiçina janë dënuar me 100 vjet burgim për vrasjen e Hamëz Hajrës në vitin 2001 dhe tre anëtarëve të familjes së tij./ Periskopi

 

Drenas

Drenasi në numra

Komuna e Drenasit është njëra nga komunat me numrin më të madh të familjeve që janë në asistencë sociale. Është prej komunave mesatare për nga numri i popullsisë, ndërsa ka një buxhet prej 13 milionë euro.

Periskopi.com Lajme

Të dielën, qytetarët e Komunës së Drenasit do të votojnë për kryetarin e ri të tyre. Këto zgjedhje të jashtëzakonshme kanë ardhur pas dorëheqjes se Nexhat Demaku, të cilit i është konfirmuar dënimi nga Gjykata e Apelit për krime lufte. Demaku e ka lënë në gjysmë mandatin e tret të tij si kryetar i Drenasit.

Komuna e Drenasit vlerësohet se ka rreth 60 mijë banorë të cilët jetojnë në 35 vendbanime. Për nga numri i banorëve, Komuna e Drenasi është e përafërt me komunën e Suharekës,  Lipjanit dhe të Rahovecit.

Komuna e Drenasit vlerësohet si njëra ndër komunat me më së shumti rrugë të asfaltuara, por kritikohen për cilësi të dobët. Për vitet e kaluar në Komunë janë shtruar 43 kilometra rrugë.

Sipas Insitutit GAP, nga 15 premtime që iu dhanë qytetarëve të kësaj komune nga zgjedhjet e fundit, 40 për qind e tyre janë realizuar.

Në mesin e premtimeve që mbeten në letër, dhe faktohet nga emisioni “Jeta në Komunë”  është premtimi për “Lagjen e Dëshmorëve” I cili nuk ka përfunduar për tri mandate radhazi.

Buxheti dhe Qeverisja lokale

Kryetari i ri i Drenasit, për vitin 2017, para vetes do të ketë një buxhet prej 13 milionë e 141 mijë e 239 euro, që i bie se komuna do të ketë mbi 300 mijë euro më shumë në llogarinë e saj se sa që kishte në vitin 2016. Në  krahasim me buxhetin e shpenzuar të vitit të kaluar me projektbuxhetin e ri, Komuna ka mundësi më të vogla për shpenzime komunale dhe subvencione e transfere. Rritja  e buxhetit vërehet tek kategoria paga dhe mëditjet, investimet kapitale dhe mallrave e shërbime.

Zbërthyer në shifra, prej këtij buxheti të planifikuar, parashihen të shpenzohen mbi 7.8 milionë euro për paga dhe mëditje, që i bie rreth 60 për qind e këtij buxheti të planifikuar. Rreth 3.8 milion euro apo mbi 29 për qind do të shpenzohen për investime kapitale. 1.06 milionë euro për mallra dhe shërbime, për subvencione dhe transfere mbi 212 mijë euro dhe për shpenzime komunale mbi 157 mijë euro, të gjitha këto me pjesëmarrje rreth 10.1 për qind.

Sa i përket shpenzimit të buxhetit, deri më tani kemi të dhëna vetëm për vitin 2015, pasi janë edhe një muaj për t’u shpenzuar buxheti për vitin aktual, 2016. Buxheti përfundimtarë i Komunës së Drenasit për vitin 2015 ishte 12 milionë e 828 mijë e 40 euro, të cilin buxhet komuna e shpenzoi deri në 95 për qind apo 12 milionë e 246 mijë e 369 euro, (i cili ishte mbi 889 mijë  më i lartë se i viti 2014-të). Mbi 7.6 milion euro u shpenzuan për paga dhe mëditje, ndërsa 3.1 milionë euro për investime kapitale, dhe rreth 919 mijë euro për mallra dhe shërbime. Mbi 264 mijë euro për subvencione dhe transfere dhe për shërbime komunale janë shpenzuar 193 mijë euro.

Auditori për Drenasin

Gazeta JnK ka hulumtuar edhe nëpër raportet e Auditorit të Përgjithshëm. Në Raportin e Auditimit për vitin 2014 për këtë Komunë ishin dhënë 18 rekomandime. Komuna i kishte implementuar vetëm 6 rekomandime të Auditorit, ndërsa 6 të tjera ishin adresuara por ende nuk ishin finalizuar në kohën kur është kryer aludimit, ndërsa 6 rekomandime nuk ishin adresuar fare.

 

Edhe në Raportin e Auditimit për vitin 2015-të konstatimet e para që janë dhënë është mos-implementimi i rekomandimeve të vitit paraprak. Pastaj e gjetur tjetër ka qenë mos-regjistrimi i shpenzimeve dhe pagesave në mënyrë adekuat, moszbatimi i kërkesave për menaxhimin e rrezikut, si dhe ishin gjetur mangësi në kontrolle menaxheriale. E gjetur kryesore ishte për mënyrën e shpenzimit të parasë publike, pasi Auditori kishte gjetur dobësi sistematike në prokurim. Në vitin 2015, Auditori ka dhënë 14 rekomandime për t’u adresuar nga komuna në vitin 2016.

Në krahasim me Komunat e tjera Raporti “Treguesit e Performancës së Komunave për vitin 2015”, nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, në vlerësimin e përgjithshëm komunën e Drenasit e vlerëson me performancë të mirë.

Sipas këtij raporti, të hyrat nga tatimi në pronë u mbi-realizuan në vitin e kaluar. Mbi-realizimi nuk kishte ardhur si rezultat i rritjes së përformancës, por për shkak të planifikimit të dobët, sepse ajo kishte planifikuar më pak të hyra se sa në vitin 2014. Pra, Auditori konstaton se, në vitin 2015, Drenasi planifikoi të hyra nga tatimi në pronë prej 33 mijë e 500 euro më pak se sa që kishte mbledhur në 2014- ën.

Gazeta ka hulumtuar edhe nëpër raportet e Ministrisë së Pushtetit Lokal. Për vitin e kaluar, me mesatare 41.5 për qind është vlerësuar performanca e Komunës në raportin e  performancë së komunave që është bërë nga Ministria e Pushtetit Lokal. Drenasi është renditur para komunës së Klinës dhe Prizrenit në këtë raport të ministrisë.

Drenasi është një nga Komunat që ka një numër të madh të familjeve në asistencë sociale. Janë 1 mijë e 342 raste nën përkujdesje. Në raport me komunat tjera, Drenasi ka më shumë raste se komuna e Skenderajt dhe e Pejës dhe më pak raste se ajo Vushtrrisë dhe e Prishtinës.

Raporti i MAPL-së thotë se Drenasi bënë pjesë në mesin e komunave që ka shqyrtuar në 100 për qind kërkesat për leje të ndërtimit. Në anën tjetër Komuna e Drenasit bënë pjesë në mesin e komunave me më pak rrugë me ndriçim publik.

Nga emisioni “Jeta në Komunë” rrjedhin fakte se në Komunën e Drenasit janë ndërtuar 9 terene sportive, është bërë aplikimi online për qytetarë për tu pajisur me dokument,  gjithashtu është ndërtuar edhe mbi kalimi në rrugën Prishtinë-Pejë.

Komuna e Drenasit është ndër komunat më së paku hapësira të gjelbëruara, përkundër se në komunën e Drenasit janë mbjellë  rreth 200 fidane në 2014-ën. Janë shumë fshatra që nuk kanë rrjet të kanalizimit e të ujësjellësit. Përkundër largimit të 10 deponive të bërllokut besohet se ekzistojnë edhe 40 të tjera. Nuk ka ndarë mjete për rurizim dhe nuk ka asnjë vend turistik.

28 qendra të votimit

Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), thonë 28 qendra të votimit do të jenë në dispozicion të votuesve në këtë komunë.

Gjithnjë sipas të dhënave të  KQZ-së, janë 2 mijë e 338 votues më tepër votuese së në krahasim me zgjedhjet e fundit, apo rreth 52 mijë e 569 votues me të drejtë vote.

Në zgjedhjet e kaluara, nga 50 mijë e 79 votues sa ishin të regjistruar, votuan 48.3 për qind apo 23 mijë e 510 votues dhe 661 jashtë vendvotimi apo me kusht. Vota të vlefshme u vlerësuan 21 mijë e 148 vota. Sipas rezultateve, mbi 64 për qind të votave i mori Partia Demokratike e Kosovës (PDK) apo 13 mijë e 550, duke u renditur më pas por me përqindje shumë herë më të vogël partia Iniciativa Qytetare për Drenasi e cila më pas iu bashkua PDK-së, (të udhëhequr tashmë nga ish kryetari Demaku i rizgjedhur për të tretën herë.) me 15.3 për qind dhe partitë tjera konkurruese me përqindje  më të vogël

Veselit e Lladrovcit i përmendet “Rasti Kiqina”, kërcet debati me tone të larta

Në Baicë të Drenasit sonte në kuadër të fushatës elektorale kishte shkuar kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Periskopi.com Lajme

Aty kishte filluar një debat jo fort i këndshëm nga tonet e larta që dëgjohen në një video të publikuar nga Burim Kiqina. Ky i fundit thotë se ka kërkuar drejtësi për “Rastin Kiqina”, transmeton Koha.net.

Kiqina dëgjohet duke thënë se ka dëshmitarë, kurse Lladrovci ia kthen “nuk është e ndershme prej teje”. Këto janë pak nga zërat që dëgjohen qartë, teksa Lladrovci i ofron të konsultohen kur të duan jashtë nga aty, që refuzohet nga Kiqina.

Më poshtë keni videon e publikuar nga Kiqina:

 

bedri-nika

Gratë e LDK’së këmbëkryq në odat e Drenicës (Foto)

Fushata që ka nisur para disa dite në Drenas është bërë temë diskutimi, e gjitha kjo pasi partitë ishin vërshuar odave nëpër fshatrat e kësaj komune.

Periskopi.com Lajme

Kemi parë se si PDK’ja po mbante fushatë nëpër odat e Drenasit me burrat, ndërsa me gratë nëpër dhomat e ndenjës apo sallonet.

Por ndryshe po vepron LDK’ja, e cila duket se nuk i ndanë “burrat nga gratë” as kur fushata është nëpër oda, shkruan “Magazina.al”

Në një fotografi të publikuar nga kandidati i LDK’së Bedri Nika, shihet se si deputetja nga kjo parti Dorentina Maloku është e ulur këmbëkryq bashkë me  zëvendësministren e zhvillimit ekonomik Besa Zogaj.

Krasniqi denoncon Thaçin për përfshirje në fushatë, e quan “mashtrues ordiner”

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj pjesëmarrjes së presidentit Hashim Thaçi në fushatën e PDK-së në Drenas.

Periskopi.com Lajme

Krasniqi, që Thaçin e quan “kumbara” i tërheqjes së Naim Bazajt nga gara për kryetar dhe kthimin e tij në radhët e PDK-së, thotë se në këto momente Thaçi po rri në Drenas dhe kjo është jashtë çdo morali, dhe banorët e Drenasit duhet të distancohen, transmeton Koha.net.

“Sot Presidenti, në këto momente është në Familjen e Rrukiqëve në Drenas. Këto takime vijnë pas Darkës me arsimtaret e Drenasit. Presidenti, jashtë çdo morali është bërë pjesë e fushatës. Qytetarët e Drenasit e të gjithë Kosovës duhet te distancohen nga këta mashtrues ordiner!”, ka thënë Krasniqi.

Ai thotë se kjo është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor dhe sjellje antikushtetuese.

“Kjo është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor në Drenas. Kjo sjellje antikushtetuese reflekton frikë! Frikë nga vota e lirë e qytetarëve te Drenasit!”, përfundoi Krasniqi.

 

NISMA

NISMA: Qeveritarë e deputetë si hiena ja kanë mësyrë Drenasit

Subjekti politik NISMA për Kosovën thotë se në Drenas janë duke u mbajtur Zgjedhje të jashtëzakonshme për Kryetar Komune, dhe se qeveritarë e deputetë si hiena janë lëshuar në qytetin e Drenasit dhe fshatrat e tij, për t’i frikësuar qytetarët me fuqinë e pushtetit të fituar nga Gjykata Kushtetuese e veprimet e tjera antikushtetuese e antiligjore.

Periskopi.com Lajme

Sipas këtij subjekti, ata e kanë harruar një gjë, kanë harruar vendosmërinë e qytetarëve të Drenasit për ta ndryshuar qeverisjen.

“Ata janë duke Ju thënë mjaftë ma me mashtrime! Ju Drenasit ua keni kthyer shpinën! Ju Drenasin e keni lënë pa asnjë lloj infrastrukture të mirëqenë! Ju Drenasin e konsideroni vetëm si kazan për votat tuaja, për pushtetin tuaj, për punësimin e familjarëve tuaj! Boll më me mashtrime! Mjaftë më me korrupsion! Mjaftë më me tjetërsimin e pronës Komunale!”, thotë NISMA

Vazhdimi i shkrimit të NISMAs

Ju që keni qeverisur në Drenas që 16 vite, pse nuk ju tregoni qytetarëve kur bisedoni për punët e mira, për projektet, për investimet që keni bërë atje! Ju duhet t’ju tregoni qytetarëve të Drenasit, arsyeje pse e lat atë komunën më të varfër?

Qytetarëve te Drenasit, premtime duhet t’u bëjnë partitë opozitare. Premtimet e juaja janë mashtrim, mashtrim që ka irrituar shumicën e njerëzve atje.

Qytetarët e Drenasit kanë vendosur që të votojnë njeriun e tyre, njeriun që ka ndarë e do të ndaj hallet me ata, në Komunë e në qytet. Ai Drenasin nuk e ka trampolinë për kërcime akrobatike, siç e bëjnë deputetët e qeveritarët, që Drenasin e kujtojnë vetëm e vetëm atëherë kur ju duhen votat! A nuk po e kuptoni se ata po ju thonë një JO të Madhe!

PO-në e Madhe kësaj radhe, qytetarët e Drenasit  e kanë rezervuar për Isa Xhemajlajn!

Ketë vullnet e shohim kudo që shkojmë!

 

 

HASHIMI

Presidenti Thaçi ngushëllon familjen Dvorani nga Tersteniku i Drenasit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Dvorani nga Fshati Terstenik i Drenasit.

Periskopi.com Lajme

Përmes këtij telegrami, presidenti ia ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Dvorani, e cila humbi dy djemtë e saj, Muhametin, 8 vjeç, dhe Mendimin, 5 vjeç, në një aksident trafiku në Novi Sad.

“Lajmi për vdekjen e dy fëmijëve tuaj më ka pikëlluar jo vetëm mua, por mbarë shoqërinë. Ne bashkëndjejmë me dhembjen tuaj në këto momente kaq të rënda”, thuhet në telegram të presidentit drejtuar familjes  Dvorani.

Muhameti, 8 vjeç, dhe Mendimi, 5 vjeç, humbën jetën derisa bashkë me familje ishin duke ardhur për vizitë në Kosovë nga Austria. / Periskopi

zgjedhjet_lokale

Fushata parazgjedhore për kryetar të Drenasit nuk pritet të përcillet me tensione

Njohësi i proceseve zgjedhore, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se PDK-ja është favorite absolute përballë të tjerave për faktin se buron nga rajoni i Drenicës.

Periskopi.com Lajme

“Pres që fushata parazgjedhore do të kalojë pa tensione. Meqë PDK-ja e ka origjinën nga ky regjion, është favorite absolute përballë të tjerave, të cilat i kanë gjasat më të vogla. Po ashtu, të gjitha gjërat janë rregulluar në taborin e PDK-së që të mos ketë përçarje. Pra, PDK-ja është mobilizuar shumë edhe për shkak të dorëheqjes së ish-kryetarit të mëhershëm, dhe përkrahja po vjen edhe nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli, me ç’rast dy fabrika të reja priten të funksionalizohen si rezultat i dërgimit të investitorëve atje”, ka deklaruar Burjani, duke shtuar se PDK-ja është duke bërë përpjekje maksimale për të mos i ikur nga duart Drenasi.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se nuk pret të ketë balotazh.

Edhe Albert Krasniqi nga “Demokracia në Veprim” ka thënë për gazetën “Epoka e re” se nuk pritet të ketë fushatë të “nxehtë” për mbledhjen e votave në Drenas.

Zgjedhjet në Drenas u paraprijnë zgjedhjeve nacionale

Zgjedhjet komunale në Drenas janë afruar, ndërsa nesër edhe zyrtarisht pritet që të filloj fushata zgjedhore.

Periskopi.com Lajme

Derisa KQZ-ja dhe kandidatët e partive politike të kësaj komune janë bërë gati për këto zgjedhe, edhe në nivel qendror, ndonëse në heshtje po përgatiten për zgjedhje nacionale.

Adrian Çollaku, njohës i rrethanave politike thotë se mungesa e numrave të mjaftueshëm në Kuvend për t’i kaluar marrëveshjet dhe ligjet e rëndësishme, detyrimisht e shtynë vendin që të shkoj në zgjedhje të parakohshme jo më larg se në pranverë.

“Edhe pse kemi një koalicion me 2/3 i bie që nuk i kanë votat për të kaluar një marrëveshje, dhe në situata të tilla zgjidhja e vetme janë zgjedhjet. Shtyrja e zgjedhjeve deri në vitin e ardhshëm vetëm i dëmtojnë vend, duhet që kjo Qeveri ti nënshtrohet edhe një herë votës”, thotë ai pë Tribuna

Çollaku, thotë se zgjedhjet në Drenas janë me rëndësi të veçantë  për shkak se shefi i ri i PDK-së, Kadri Veseli duhet të kaloj testin e parë të tij.

“PDK me të gjitha mjetet që i ka, më të gjitha kapacitet  po dëshiron ta fitoj këtë Komunës, sepse duan realisht që shefi i tyre të jetë i suksesshëm në sfidën e parë”, thotë Çollaku.

Ndërsa në KQZ thonë se për zgjedhjet në Drenas janë të gatshëm për zgjedhje, e sipas tyre, kurdo që u kërkohen edhe zgjedhjen nacionale ata janë të gatshëm.

Të gjitha partitë anë shprehur të gatshme për të hyrë në një proces të tillë, ndonëse jo të gjitha u konvenon kjo gjë.

 

Tragjedi e familjes shqiptare afër Novi Sadit, dy fëmijë mbesin të vdekur (Foto)

Tre persona kanë vdekur, në mesin e tyre edhe dy fëmijë të moshës tetë dhe pesë vjeç, derisa dy të tjerë janë lënduar rëndë.

Periskopi.com Lajme

Kjo ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në magjistralen Novi Sad – Suboticë .

Mediat serbe raportojnë se ata janë me origjinë nga Kosova por me shtetësi austriake.

Madje kanë publikuar edhe emrat e tyre. Fëmijët tashmë të vdekur janë Muhamet Dvorani dhe vëllai i tij Mendim, është një burrë tjetër i vdekur që nuk i dihet emri, dhe dy të lënduarit tjerë janë Astrit Dvorani dhe Petrit Dvorani.

Sipas mediave serbe, deri te aksidenti ka ardhur kur një mjet i rëndë me targa të Maqedonisë ishte ndalur para një këmbësori të cilin e kishte goditur një kamion, derisa “Mercedesi” me targa të Austrisë, në tentim për t’ju shmangur trupit të këmbësorit, e ka goditur rrethojën e më pas është ndalur në kamion./ Periskopi

merc

oda5-730x487

Fushata nis para kohe

Drejtuesit e partive të koalicionit qeverisës kanë nisur para kohe fushatën zgjedhore, duke përuruar çdo ditë fabrika e shkolla të reja. Analistët politikë thonë se udhëheqësit e shtetit në vend që të fokusohen në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme për qytetarët, po merren me çështje sekondare, shkruan sot, gazeta Zeri.

Periskopi.com Lajme

Kryeparlamentari Kadri Veseli po përuron fabrika e shkolla në Drenas, ndërsa zëvendëskryeministri nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi, po zhvillon takime me biznesmenë në qytete të ndryshme të vendit.

Edhe paraardhësi i Kelmendit në Qeveri, ish-zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, i cili njëherësh është president i partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), ditë më parë ka vendosur gurthemelin e dy fabrikave në Drenas.

Përfaqësues të opozitës dhe analistë politikë thonë se dy partitë e koalicionit qeverisës, si dhe drejtues të disa partive jashtëparlamentare, tashmë kanë nisur fushatën, ende pa u caktuar data e zgjedhjeve të parakohshme në vend.

PDK-ja vlerëson se veprimet e Veselit nuk kanë të bëjnë fare me një gjë të tillë. Megjithëkëtë, përfaqësues të këtij subjekti thonë se janë të gatshëm kurdoherë që të shkojnë në zgjedhje. Ndërkohë, deputetë nga LDK-ja, vlerësojnë se përurimi i fabrikave dhe përdorimi i këtyre vizitave për qëllime politike, nuk ndodh vetëm në Kosovë.

Behgjet Pacolli dhe Ramiz Lladrovci

Momenti kur Ramiz Lladrovci i thotë Behgjet Pacollit të largohet nga lokali (FOTO)

“Gazeta Blic” ka arritur t’i sigurojë dy fotografi nga vendi ku janë takuar sot rastësisht, kreu i AKR-së Behgjet Pacolli dhe kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci.

Periskopi.com Lajme

Në fotogarfitë e siguruara shihet se Lladrovci iu është ofruar Pacollit për t’i përcjell një mesazh, e që dyshohet të ketë qenë prosia për ta liruar tavolinën ku po qëndronte ky i fundit me kandidatin e AKR-së për kryetar të Drenasit, Elmi Thaçin dhe disa anëtarë të tjerë të kësaj partie, shkruan GazetaBlic.com

E veprimi i tillë i kandidatit të PDK-së, e ka irrituar tej mase anëtarin e AKR-së, dikur bashkëluftëtarë i Fehmi Lladrovcit, Musa Dervishaj, i cili me indinjatë e ka rrëfyer ngjarjen, ku thotë se Lladrovci i ka kërkuar Pacollit që të largohet nga lokali.

Më poshtë ju sjellim reagimin e tij:

Të nderuar bashkëluftetarë, është nderë dhe obligim kombetarë të përkulemi perjetësisht para emrit, veprës dhe varrit të të madhit Fehmi Lladrovci dhe turp i madh ti tregoni atyre qe si njohin se njifar Ramizi është vellai i tij.

Kam dëgjuar të flitet keq për Ramizin! por s’kam besuar ose me mirë të them se s’kam dashur të besoj se është kaq i pa fytyrë.

U ndalem për kafe sot në një restorant isha me dy shokë nga Drenasi dhe disa tjerë mysafirë nga Prishtina, njëri nga mysafirët ishte Behgjet Pacolli ish presidenti i vendit dhe president i AKR-së, me të hyrë në restaurant si zakonisht u pritem mirë dhe na e pregaditen tavolinen.

Dhjetëra mësues me disponim të keq (sipas mendimit tim) ishin të detyruar të pinin nga një kafe te zezë! siç do të dilte pas pak fytyra e zezë e ish ambasadorit që i kishte ftuar ata që ta votonin.

Në vend që të na çeraste me kafe ose të na ftonte në tavolinën e tyre siç i ka hije një Drenicaku të vërtetë, (bujarë e mikprites) virtyte të cilat i mungojnë Ramizit, ai erdhi të tavolina jonë dhe nga presidenti Pacolli kërkoj që tua lirojmë tavolinen sepse ndihej ngusht.

Mua as që më përshendeti edhe pse isha shok i vellait të tij, Fehmiut, kjo s’kishte aspak rëndësi për mua ishte ndërgjegjëja e tij e vrarë prej kohesh.

U ndjeva keq sa s’ka më, sepse luhati bindjen e shokëve se Drenica vazhdon të mbetet ajo që ishte dikurë, ku ndërohej e respektohej mysafiri,miku por edhe kalimtari i rastit.

President e liroi tavolinen i pari duke mos na dhenë rast të kundërshtonim sepse është burrë i madh.

 

Ndryshe, përzurjen e Pacollit nga lokali e ka mohuar zëdhënës i shtabit zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, Betim Berisha.

dervishaj-640x853-1 dervishaj-2-640x853-1-e1480108565996

Ramiz Lladrovci

Thaçi flet pas përplasjes me Lladrovcin

Ramiz Lladrovci, nuk është Drenicas e as PDK-ja nuk është e Drenasit.

Periskopi.com Lajme

AKR-ja do të largoi pengun 100 vjeçar të varfërisë dhe të mos zhvillimit të kësaj zone që e ka shkaktuar Partia që deri sot e ka udhëhequr. Kështu, ka deklaruar, kandidati i Partisë Aleanca Kosova e Re për kryetar të Drenasit, Elmi Thaçi.

Thaçi në një intervistë për Tribuna Channel ka theksuar se një njeri nga Drenica siç thirret se është Ramiz Lladrovci, kandidat i PDK-së për kryetar të Drenasit, nuk i largon mysafirët nga tavolina e kafes ku ishin ulur Kryetari Behgjet Pacolli dhe të tjerë.

“Smuj me parapa se një drenicak e bënë një gjë të tillë”, thotë ai.

Ka folur edhe për dëmtimin e projektplanit për të fabrikën e kërpudhave në Drenas që iu vë dje gurëthemeli. Nuk ka gjykuar se kush mund ta ketë bërë këtë.

Thaçi foli edhe për fushatën parazgjedhore në Drenas. Tha se duhet thyhet miti, që PDK-ja këdo që e vendos kandidat në krye e fiton. E gjithë qendra sipas tij po angazhohen me synimin që ta dërgojnë të paktën në balotazh Ramiz Lladrovicin.

Ramiz Lladrovci / ARKIV

Banorët e Abrisë “kryqëzojnë” Lladrovcin dhe Demakun (Video)

Në vazhdën e fushatës elektorale në Drenas, odat tashmë janë bërë vend i preferuar për të bërë fushatë.

Periskopi.com Lajme

Kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci dhe ish-kryetari Nexhat Demaku kanë shkuar në një ambient familjarë, që nuk duket si odë klasike e burrave, për të shpaluar premtimet e tyre, por nuk u pritën mirë.

Banorët e zonës kanë folur me tone të larta në drejtim të drejtuesve të PDK-së duke i akuzuar se nuk kanë bërë asgjë.

Në xhirimin e mëposhtëm, të publikuar nga MalishevaPress, shihet se si banorët flasin dhe nuk i japin fare kohë drejtuesve të PDK-së të thonë fjalën e tyre.

 

Drenas

Të kujt janë pronat e uzurpuara në Drenas, sipas kandidatëve për kryetar

Kandidati i Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj në “Rubikon” të KTV-së ka thënë se në garë nuk ka hyrë që të shtyhet më bërryla se kush është më i fortë.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, problemet e Drenasit janë pasojë e udhëheqjes 17 vjeçare, transmeton Koha.net.

“Nuk hyj në garë duke u shtyrë me bërryla. Të gjitha këto janë probleme që janë shkaktuar tash e 17 vjet. Është uzurpimi i pronave”, ka thënë ai.

“Nuk je mbi Jakup Krasniqin, Fatmir Limajn, Isa Mustafën e Hashim Thaçin se janë barra të rënda për ty”, iu drejtua Xhemajlaj, Drenorit.

Xhemajlaj theksoi se të gjithë e dinë se pronat e uzurpuara janë të partisë në pushtet duke mos dashur të përmend emra të përveçëm.

“Ato janë të partisë në pushtet dhe ato banda ne i njohim, kush i fiton tenderët ne e dimë”, përfundoi Xhemajlaj.

Kadri Veseli

Kadri Veseli ceremoni për fillimin e ndërtimit të një salle të edukatës fizike

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli nesër do të jetë në Komoran.

Periskopi.com Lajme

Që kur është caktuar data e zgjedhjeve për kryetar të Drenasit, që pritet të jenë më 4 dhjetor, Veseli asnjëherë nuk është ndalur duke bërë fushatë atje. Kësaj radhe shkon për diçka shumë të thjesht.

Nga agjenda që kanë dërguar nga Kuvendi i Kosovës, thonë se ai nesër do të jetë në ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e sallës së edukatës fizike në shkollën ‘Xheladin gashi – Plaku”.

Ngjarja do të ndodh në orën 10:00 në Komoran të Drenasit./ Periskopi

Behgjet Pacolli

Partia e kërpudhave afër zgjedhjeve ia mësynë edhe Drenasit (Video)

Krajkova e Komunës së Drenasit, shumë shpejt do të bëhet me fabrikë.

Periskopi.com Lajme

Kjo pasi Kryetari  i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, së bashku me kandidatin e kësaj partie për kryetar të Drenasit Elmi Thaqin, kanë vendosur gurthemelin e fabrikës për prodhimin e kërpudhave në fshatin Krajkovë.

Pacolli, i cili ka investuar në ndërtimin e tyre, ka thënë se fabrika për përpunimin e kërpudhave si dhe pika për grumbullimin dhe paketimin e frutave të malit, do të funksionalizohen brenda gjashtë muajsh, ndërsa në to do të punësohen rreth 320 qytetarë.

 

Ramiz Lladrovci

Ramiz Lladrovci nuk ishte banor i Drenasit, tashmë po e shkel Ligjin

Kandidati i NISMA’s në garën për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj thotë se kandidiati i PDK-së, Ramiz Lladrovci nuk ka qenë banor i Drenasit dhe kjo nuk lejohet për një kandidat.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, ky i fundit u bë banor më katër tetor dhe se nuk mundet të bëhet kryetar.

Në KTV ai ka thënë se kjo është joserioze nga ana e partisë në pushtet, duke vlerësuar se po tallen me qytetarët.

“nuk u kry puna, punën e kryjnë ata më 4 dhjetor kur votojnë. Nëse të ka caktu shefi,. ke me kry punë veq për shefin”, thotë Xhemajlaj.

Ndryshe, Ligji PËR ZGJEDHJET LOKALE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS thotë: Kandidati për Kryetar të Komunës duhet të kualifikohet sipas nenit 30 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme dhe për së paku tre (3) vite duhet të ketë qenë banor i komunës në të cilën ai apo ajo është duke garuar për t’u zgjedhur si Kryetar i Komunës./Periskopi