Apeli shqyrton vrasjen e drejtorit të Arsimit

Rasti i vrasjes së Remzi Salihut, ish-drejtorit të Arsimit në Komunën e Prishtinës është shqyrtuar në Gjykatën e Apelit.

Periskopi.com Lajme

Gjykimi për vrasjen që ndodhi më 3 tetor 2011 në zyrat e Komunës së Prishtinës, për të dytën herë u shpalos para një kolegji të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit.

Sahiti ishte dënuar me 27 vjet burg në tetor të vitit të kaluar, ndërsa avokati i tij mbrojtës, përfaqësuesi i palës së dëmtuar dhe prokuroria kishin paraqitur ankesat e tyre.

Haxhi Millaku, avokati i Sahitit, ishte ankuar për lartësinë e dënimit, e për arsyen e njëjtë, por duke kërkuar dënim më të lartë, ankesa kishin bërë edhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar dhe prokuroria.

Prokurori Xhavit Bislimi dhe avokati i palës së dëmtuar, Xhafer Maliqi kërkuan nga Gjykata e Apelit që të refuzojë ankesën e avokatit të të akuzuarit.

Në anën tjetër, avokati Millaku e kontestoi vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

“I akuzuari është dashur të shpallet fajtor për veprën penale të vrasjes në afekt mendor (në çast) dhe asgjë më shumë”, thuhet në ankesën e avokatit Millaku.

Në këtë drejtim, Millaku pretendoi se i mbrojturi i tij në momentin e kryerjes së veprës penale kishte simptoma të stresit posttraumatik dhe për këtë arsye aftësia mendore e të pandehurit, sipas tij, kishte qenë e zvogëluar.

Millaku para kolegjit tëApelit shpjegoi arsyet pse Gani Sahiti do të duhej të dënohej më pak për vrasjen e ish-drejtorit RemziSalihu.

“I pandehuri që nga fillimi e ka pranuar se ka kryer veprën penale në polici para prokurorisë si dhe në gjykatë dhe kjo duhet të konsiderohet si rrethanë lehtësuese. Ai nuk ka ndonjë dosje tjetër penale dhe nuk është recidivist”, tha Millaku.

Vendimi mbi  pretendimet e palëve do të merret ditëve në vijim nga Gjykata e Apelit.

Sahiti akuzohet se më 3 tetor 2011 në vendin e punës në mënyrë dinake dhe të paskrupullt privoi nga jeta Remzi Salihun, atëkohë drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës.

Për veprën penale për të cilën akuzohet, Gani Sahiti nga Gjykata Themelore e Prishtinës në qershorin e vitit 2013 qe dënuar me 35 vjet burg.

Mirëpo, rasti u kthye në rigjykim nga Gjykata e Apelit në janar 2014 me arsyetimin se janë konstatuar shkelje thelbësore të dispozitave penale gjatë gjykimit të shkallës së parë.

Reklamë
Reklamë

Kompania “On Air Media” shkarkon drejtorin menaxhues

Bordi i Aksionarëve të "On Air Media" kanë shkarkuar drejtorin menaxhues, nën dyshimet për keqpërdorim të sistemit operativ të kompanisë në internet.

Periskopi.com Lajme

Kompania “On Air Media sh.p.k” me të marrë informatën zyrtare për dyshimet për keqpërdorimin e sistemit operativ të kompanisë në internet dhe cenim të së drejtës së autorit nga ana e drejtorit menaxhues të kompanisë, Kushtrim Morina, ka thirrur mbledhjen e Bordit të Aksionarëve në bazë të nenit 17 të statutit të kompanisë, ku morën pjesë aksionarët Kushtrim Binaku dhe Ilir Kërqeli, dhe ka nxjerrë vendimin me shumicë votash për shkarkimin e menjëhershëm të Kushtrim Morinës nga pozita e drejtorit menaxhues.

Kompania “OnAir Media sh.p.k” distancohet nga veprimet e papërgjegjshme të Morinës dhe njëkohësisht ka ndërprerë çdo qasje të mundshme të tij në sistemet e brendshme të kompanisë.

“On Air Media sh.p.k” është e përkushtuar për përkrahjen e talentëve kosovarë dhe angazhohet vazhdimisht për shërbim sa më korrekt dhe transparent të klientëve të kompanisë. / Periskopi

Reklamë
Reklamë

Flet drejtori i shkollës ‘Don Bosko’ për fotografitë e publikuara (Video)

Drejtori i Qendrës Social-Edukative “Don Bosko” në Prishtinë, Don Izidor Llukiq, gjatë ditës së djeshme i janë publikuar disa fotografi ku ai shihet mjaftë i afërt me nxënëset e kësaj shkolle.

Periskopi.com Lajme

Në një rrëfim ekskluziv për “Zërin”, Don Izidor Llukiq, ka thënë se e gjithë kjo është bërë për ta njollosur emrin, dinjitetin e tij dhe të shkollës që ai e udhëheq.

Don Izidor Llukiq, po ashtu ka thënë se këto fotografi janë bërë para tetë viteve dhe se fotografitë me përmbajtjen nuk përputhen aspak.

Madje, ai thotë se prapa këtyre fotografive,  dyshon se e ka bërë një ish-punëtor të cilit nuk i është vazhduar kontrata.

“ Edhe unë nga mediat e kam marrë këtë lajm në të cilën dalin fotografitë që nuk janë të kontekstit shkollor, janë të kontekstit të aktiviteteve do të thotë të cilat janë bërë para tetë (8) viteve dhe ku janë të pranishëm edhe të tjerët. Do të thotë të gjitha fotografitë që janë, janë publike edhe e kanë qasjen edhe tek nxënësit edhe te stafi të cilat une i kam këtu në kompjuter dhe nuk ka asgjë në atë çka shkruhet. Do të thotë këto janë shpifjet, shantazhet për të njollosur dinjitetin tim, emrin tim dhe shkollën “Don Bosko”, e cila është në lulëzim apo në kulminacion. Këto janë për qëllime të përfitimit të të tjerëve. Do të thotë kjo ka qenë ajo të cilën unë edhe këtë deklaratë edhe të gjitha unë do ti drejtor pranë autoriteteve kompetente, ku ne dyshojmë në ish-punëtorin tonë të cilit nuk i është vazhduar kontrata. Fotografitë që janë, por janë realiteti se nuk ka atë çka shkruhet do të thotë nuk përputhen dhe unë si edukator dhe si At si prind, mua më quajnë edhe prind – prind i dytë dhe gjithë stafi prindërit, nxënësit do të thotë janë shumë të zhgënjyer nga portalet të cilat e kanë bërë për përfitime apo për publikime për ta njollosur emrin tim dhe shkollën time, por nuk do të munden sepse nuk ka asgjë të vërteta”, ka deklaruar Don Izidor Llukiq për “Zërin”.

I pyetur se a është normale një afërsi e tillë me nxënëset në bazë të fotografive që janë publikuar , ai ka thënë se kjo është një sjellje normale e një prindi.

“ Po është sjellje e një prindi. Këtë mund ta vërtetoni edhe me çdo nxënës me çdo staf- personel. Në “Don Bosko”, janë 850 nxënës dhe janë 75 punëtorë të cilët këdo mund të intervistoni nëse ka diçka, sepse unë jam një njeri i cili me mijëra njerëz që i njoh njihem si njeri human edhe prindërit do të thotë janë shumë mirënjohës që janë këtu sepse e dijnë se ku i kanë sjell fëmijët e tyre”, ka treguar tutje Don Izidor Llukiq.

Ai ka thënë se për të gjithë këtë i është drejtuar edhe autoriteteve kompetente pasi që nuk dëshiron që të njolloset emri i tij dhe i shkollës.

“Po për arsye se nuk dëshiroj që dikush t’më njollos emrin tim, dinjitetin tim edhe shkollën e cila është e përkrahur dhe e dashur prej të gjithë komuniteteve pa marrë parasysh edhe pse ka pasur tendenca të tjera se është shkollë katolike. Kjo është shkollë e hapur publike për të gjithë dhe ne që e udhëheqim jemi do të thotë pritar dhe i duam të gjithë. Nuk ka dallim as diskriminim”, ka deklaruar ai.

I pyetur nëse për të njëjtën gjë para disa viteve ai ishte shkarkuar nga detyra dhe më pas ishte kthyer përsëri në detyrë, Don Izidor Llukiq, ka thënë se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe se sipas tij, ai ka qëndruar një vit në Shkodër që edhe atje të vazhdoj projektin e njëjtë.

“Nuk është e vërtetë sepse një vit që kam shkuar në Shkodër ka qenë sepse kanë pasur njevojë për mua dhe më kanë kthyer që të vazhdoj projektin sepse nga fillimi jam themelues dhe ndërtues i qendrës “Don Bosko”. Do të thotë një vit që kam shkuar në Shkodër eprori më ka kërkuar se a mund të shkoj në Shkodër dhe të kthehem në mega projektin që kam qendrën “Don Bosoko” të c ilën sot ju e shifni këtu. Do të thotë kjo është punë e imja edhe e bashkëpunëtorit”, ka deklaruar për “Zërin”, Don Izidor Llukiq.

 

Reklamë
Reklamë

Shpend Maxhuni është emëruar kundërligjshëm në krye të Policisë

Me riemërimin e Shpend Maxhunit si drejtor i Policisë së Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme e ka shkelur Ligjin Për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë.

Periskopi.com Lajme

Kështu deklaron deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi, sipas të cilit, procesi i verifikimit është ndalur për arsye se ky test ka prekur të emëruarit politikë në Policinë e Kosovës. Dështimin e disa prej drejtorëve në testin e AKI-së, e ka konfirmuar edhe deputeti tjetër opozitar Haxhi Shala, raporton KTV

Gjatë kohës kur Bajram Rexhepi ishte ministër i Punëve të Brendshme, me kërkesë të tij, Agjencia Kosovare e Inteligjencës kishte filluar procesin e verifikimit të zyrtarëve policorë.

Këtij testi i ishin nënshtruar krerët më të lartë të këtij institucioni.

Por disa prej drejtorëve kishin dalë negativ në këtë test, përfshirë këtu edhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

Dështimi i krerëve të Policisë të kalojnë këtë test, sipas deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka bërë që ky proces të pezullohet tërësisht.

Selimi ka thënë se ky test ka përfshirë krerët e Policisë së Kosovës, të cilët janë të lidhur me pushtetin.

Deputeti Selimi e cilëson si shkelje emërimin dhe riemërimin e Shpend Maxhunit si drejtor të Policisë.

Dështimin e disa prej drejtorëve në testin e AKI-së e ka konfirmuar edhe kryetari i Komisionit për mbikëqyrjen e këtij institucioni.

Ndërkaq, në Ligjin Për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë, neni 27 pika 7, thuhet qartë se “mosmarrja e lejes së sigurisë rezulton me transferimin e personit zyrtar në një pozitë tjetër të barasvlershme, për të cilën nuk nevojitet verifikimi i sigurisë. Nëse kjo nuk është e mundur atëherë mosmarrja e lejes së sigurisë rezulton në largim nga puna apo me përfundim të kontratës mbi vepër ose shërbime në raport me autoritetin publik nëse posedimi i lejes së vlefshme të sigurisë është kërkesë e domosdoshme për punësimin apo shërbimin përkatës”.

AKI-ja, përmes një përgjigjeje elektronike, ka sqaruar se procesi i verifikimit të zyrtarëve shtetërorë, të cilët kanë qasje në informacion të klasifikuar, sipas ligjeve relevante të Republikës së Kosovës, nis me vet kërkesën e institucioneve përkatëse, ku shërbejnë zyrtarët në fjalë.

Ndërsa nuk kanë dhënë përgjigje nëse Shpend Maxhuni ka kaluar këtë test.

“Lidhur me interesimin tuaj, me keqardhje ju njoftojmë se procesi i verifikimit është i klasifikuar dhe rrjedhimisht nuk mund ta komentojmë”.

MPB-ja dhe Policia e Kosovës kanë hedhur topin te njëra-tjetra dhe nuk kanë dhënë detaje nëse e kanë kërkuar testin dhe çfarë ka ndodhur me zyrtarët policorë, të cilët nuk e kanë kaluar atë.

Reklamë
Reklamë

Dogana bëhet me Ushtrues Detyre por i njëjti nuk mund të jetë drejtor

Me vendim të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa është emëruar si ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Doganës, Fahri Gashi.

Periskopi.com Lajme

Gashi do të mbajë këtë pozitë deri në përfundimin e procedurave të përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm sipas Kodit të Doganor.

Por, siç raporton Periskopi, Gashi nuk mund të jetë Drejtor i doganës pas disa ditës. Kjo ngase ai nuk ka konkurruar për këtë pozitë.

Ushtruesi i detyrës është oficer karriere me përvojë mbi 15 vite në Doganën e Kosovës ku ka ushtruar funksione të rëndësishme, derisa para emërimit ishte udhëheqës rajonal i drejtorisë së regjionit të Podujevës.

Drejtori i deritanishëm, Lulzim Rafuna përfundon mandatin në fund të kësaj, jave e shpejt pritet të përzgjidhet drejtori i ri.

Rafuna është njëri nga personat që ka konkurruar.

Kandidatët që kanë konkuruar për këtë pozitë janë: Osman Ejupi, Bajram Rexha, Agim Nika, Besnik Prokshi, Bahri Berisha,  Albert Mirdita, Bashkim Arifi,  Shqipron Misini, Hamdi Hoxha, Lulzim Rafuna, Ardian Jashari, Gazmend Maloku,Kujtim Qafleshi, Ekrem Grabanica si dhe Naser Renilovci./ Periskopi

Reklamë
Reklamë