Arrestohet drejtori i Inspeksionit në Pejë, dikur kandidat i LDK-së

Është arrestuar sot drejtori i Inspeksionit në Komunën e Pejës Demë Dashi.

Periskopi.com Lajme

Lajmin për arrestimin e Demë Dashit e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësi i Komunës së Pejës Engelbert Zefaj.

“Jemi në dijeni që është arrestuar nga policia drejtori i Inspektoratit Demë Dashi, por nuk e dimë arsyen e arrestimit të tij,” tha shkurt Zefaj.

KALLXO.com kontaktoi edhe me zëdhënësin e Policisë së Kosovës Baki Kelani për të mësuar rreth arsyes së arrestimit të drejtorit Dashi.

Kelani tha se sot është arrestuar një person në rajonin e Pejës.

“Ju informojmë së sot në rajonin e Pejës, Polica e Kosovës ka ndaluar një person të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare në bazë të nenit 442 të KPK-së,” tha Kelani.

Demë Dashi