Kërkohet drejtësi për masakrën e Krushës së Madhe

Në 18 vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe është kërkuar zbardhja e fatit të 64 të pagjeturve dhe dënimi i atyre që lanë të vrarë 241 persona në këtë fshat.

Periskopi.com Lajme

18 vite më parë konkretisht më 25, 26 dhe 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 241 persona, 7 fëmije, 5 femra, derisa ende janë të pagjetur 64 persona.

Në akademinë përkujtimore, kryetari i Krushës së Madhe, Selami Hoti, tha se janë mbledhur për të përkujtuar rrugën e gjatë drejtë lirisë.

“Nuk ka vend në Kosovë që nuk është derdhur gjak për liri, nuk ka pëllëmbë toke që nuk është larë më gjakun e njom të bijave dhe të bijve tanë, por Krusha e Madhe e pagoi shumë shtrenjtë sepse për dekada të tëra nuk kishte reshtur së vepruari”, tha ai.

Ai shtoi se edhe pse kanë kaluar 18 vite, familjarët e dëshmorëve dhe të zhdukurve vazhdojnë të kërkojnë drejtësi. Hoti tha se në vend që drejtësia ndërkombëtare dhe ajo e Kosovës të merren me dënimin e kriminelëve, këta merren me dënimin e qytetarëve të cilët kërkojnë të dinë për fatin e familjarëve të pagjetur të tyre.

“Edhe pse kanë kaluar 18 vite, ne si familjarë, por edhe si krushian kemi ngelur me padi e dëshmi nën krahë sepse drejtësia ndërkombëtare dhe tani edhe kjo e jona në vend se të merren me dënimin e kriminelëve, këta tani merren me dënimin e qytetarëve të cilët kërkojnë të dinë për fatin e të pagjeturve të tyre, se gjoja nxitin urrejtje. Kjo edhe njëherë dëshmon se BE dhe drejtësia ndërkombëtare përdor standarde të dyfishta për shqiptarët dhe për serbët. Rasti i ish-kryeministrit Haradinaj e dëshmon këtë më së miri. Këto veprime edhe neve krushianëve na brengosin pasi që ne mbi vete kemi një barrë të rëndë, barrë e cila nuk na lë të qetë pa i gjetur më të dashurit tanë. Shqetësimi ynë për të pagjeturit në përgjithësi dhe për fatin e Ukshin Hotit në veçanti na tregon se qeveritë tona asnjëherë nuk kanë qenë të denja, serioze, e as profesionale në takime me Serbinë”, tha ai.

Gjithashtu, kryetari i Krushës së Madhe kërkoj nga drejtësia ndërkombëtare që të bëjë trysni mbi Beogradin në zbardhjen e fatit të pagjeturve.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, tha se asnjëherë nuk do të ndalen se kërkuari drejtësi, por që ndërkohë do të punojnë për të zhvilluar vendin.

“Ne e paguam çmimin e lartë të lirisë, sidomos atëherë kur armiku shumëvjeçar po bënte përpjekje dëshpëruese për pushtimin e tokave tona, kur kjo ëndërr e tyre po përfundonte ata na i vranë fëmijët e burrat, na larguan nga shtëpitë tona dhe na i dogjën ato. Për më tepër na lanë shumë varre të hapura dhe ne vazhdojmë ti kërkojmë më të dashurit tanë që ti kthejmë të pushojnë përjetësisht në tokën për të cilën ranë. Ne ende vazhdojmë të kërkojmë Ukshin Hotin që biografisë së këtij intelektuali të madh të kombit ti japim një epilog. Ne nuk do të ndalemi së kërkuari, por ndërkohë do të punojmë shumë që ta zhvillojmë vendin tonë për fëmijët tanë dhe për tu ndierë më mirë përballë kujtimeve dhe emrave të atyre që këtij vendi ja falen jetën”, tha ai.

Ai tha se si popull shqiptarët kanë vuajtur shumë, por që nuk janë dorëzuar, ndërkohë kërkoi që të mos dorëzohen as tani.

Në anën tjetër, kryetari i Komisionit për të Pagjetur, Prenk Gjetaj, tha se ngjarjet që kanë ndodhur gjatë muajve mars, prill të vitit 1999, janë dëshmi e një gjenocidi dhe se bashkësia ndërkombëtare është e obliguar që ta pranojë se mbi këtë popull është bërë gjenocid.

“Gjenocid, fatin dhe ngjarjet që ndodhen gjatë muajit mars, prill, maj të vitit 99, si dhe më parë janë dëshmi e një gjenocidi e herë do kurë bashkësia ndërkombëtare dhe autoritetet ndërkombëtare kanë me qenë të obliguara që ta pranojnë që mbi këtë popull është bërë gjenocid”, tha ai.

Kurse, Mentor Veliu, nënkryetarë i shoqatave të dala nga lufta, tha se datat e të rënëve të dëshmorëve dhe martirëve na përkujtojnë ditët e vështira që kanë kaluar, por që kanë qenë edhe ditë dinjiteti, sakrifice e lavdie të këtij populli.

“Këto tubime bëhen për të përkujtuar dhe mbajtur të gjallë të gjithë ato vështirësi që kaluam, sepse ato duhet të ruhen të freskëta dhe të kultivohen, tu tregohet brezave që vijnë se sa shtrenjtë e kemi paguar lirinë, duke i porositur që ta ruajnë dhe ta mbrojnë atë edhe me jetën e tyre nëse e kërkon nevoja”, tha ai.

Të pranishmit bën edhe homazhe në Kompleksi Memorial në Krushë të Madhe.

AGK: Mbani gjykatat të hapura #drejtesitransparente

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar jashtëzakonisht shumë me mbylljen e dy seancave gjyqësore gjatë ditës së sotme, rasti 'Mekaj, si dhe rasti 'Stenta".

Periskopi.com Lajme

Shprehim kundërshtimin tonë me veprimet e papranueshme të sistemit të drejtësisë.

AGK-ja ditë më parë kishte kërkuar nga gjykatësi i Gjykatës Themelore të Prishtinës Shasivar Hoti të rishikojë vendimin e tij për mbylljen për publikun dhe mediat të gjykimit në rastin e ish-kryetarit të Gjykatës se Apelit Salih Mekaj.

Porse sot është dëshmuar se ky insitucion nuk është i interesuar që të respektojë parimet për transparencë.

Kundërshtimin tonë nuk e ka marr parasysh as gjykatësja e rastit ‘Stenta’, Shadije  Gërguri.

Arsyetimi se salla është e vogël dhe se ka numër të madh të të akuzuarve paraqet arsyetim joserioz dhe të pa qëndrueshëm për gazetarët në vend.

AGK iu bënë thirrje të dy gjykatësve të rasteve në fjalë si dhe Gjykatës Themelore që të ndërmarrin veprime të menjëhershme duke garantuar transparenë në drejtësi.

Mungesa e transparencës në drejtësi krijon hapësirë për spekulime dhe motivon sinjalizuesit e brendshëm të rrjedhin dokumente nga gjykata.

Për më tepër, këto vendime do të inkurajojnë të akuzuar të tjerë të kërkojnë mbyllje të seancave gjyqësore.

Kështu, Themelorja ka krijuar precedent për fshehjen nga publiku të veprimeve të dyshuara kriminale të zyrtarëve të lartë.

AGK është poashtu thellësisht e zhgënjyer me prokuroret të cilët në vend se të kërkojnë gjykim publik për të dëshmuar punën e prokurorisë janë pajtuar me interesat e palës së të akuzuarve.

Nxënësit kërkojnë drejtësi për Astritin (Foto/Video)

Periskopi.com Lajme

Nxënësit e shkollave të mesme të Prishtinës, kanë protestuar sot dhe kanë kërkuar drejtësi për aktivistin e VV-së, i cili vdiq 12 ditë më parë në burgun e Prizrenit.

Ata, duke mbajtur parulla në duar, kanë brohoritur “Drejtësi për Astritin”, “Unë jam Astrit” e “Pa drejtësi nuk ka qetësi”.

Kjo protestë është përkrahur nga Këshilli i nxënësve të Prishtinës, NISMA IME (organizatë joqeveritare) dhe rrOku (organizatë joqeveritare). /Periskopi/

15153033_10154667121463698_755665596_o 15139227_10209585157760833_2098644089_n 15139753_10209585158560853_822056748_n 15129794_10209585158800859_540610644_n

15126191_10209585159080866_1746457946_o

Edhe në Londër kërkohet drejtësi për Astrit Deharin

Shumë shqiptarë të mërgatës në Londër të Anglisë janë mbledhur për të kërkuar drejtësi, për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Periskopi.com Lajme

“Kërkojnë që të gjithë përgjegjësit për këtë krim të nxirren para drejtësisë, vetëm drejtësia do t’i qetësojë shpirtrat e familjarëve, por edhe dashamirëve të Astriti”, kanë thënë aktivistët e Vetëvendosjes në Londër.

Astirit Dehari vdiq me pesë nëntor në rrethana ende të paqarta.

Ai po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, nën akuzat për terrorizëm.

Nesër protestohet “Drejtësi për Astritin”

Me moton “Drejtësi për Astritin”, një grup i qytetareve të mbështetur nga pjesëtarë të shoqërisë civili, do të protestojnë nesër në sheshin “Zahir Pajaziti”, me fillim nga ora 12:00.

Periskopi.com Lajme

Shoqëria civili përmes një konference për media ka ftuar qytetarët që të mblidhen para Qeverisë së Kosovës, për të kërkuar drejtësi për Astritin.

Besa Luzha, koordinatore e programit në fondacionin gjerman ‘Friedrich Ebert Stiftung’, njëherësh mbështetëse e kësaj proteste theksoi se është e papranueshme që në një shtet që pretendon të jetë demokratik, ku një djalë i ri humb jetën dhe ende të mos ketë përgjegjësi nga institucionet.

Sipas saj mënyra me e mirë është që të këtë një hetim të pavarur ndërkombëtarë dhe të pa anshëm, duke shtuar se kjo është ajo çfarë do të kërkojnë nesër.

Ajo shtoi se protesta nuk do të politizohet, pasi që sipas saj nuk ka se si të politizohet një çështje që ka qenë e politizuar që nga fillimi, sepse Astrit Dehari ishte pjesë e një subjekti politik, pra e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa Jeta Berisha, njëra prej organizatoreve të kësaj proteste ka thënë se protesta do të mbahet për të kërkuar drejtësi për Astritin, si dhe të ketë hetim të pavarur./ Zëri

Gashi thotë se seanca për UÇK-në mund të konsiderohet ndërhyrje në drejtësi

Arben Gashi, deputet i LDK-së, ka thënë se seanca e nesërme për dënimet në procesin “Drenica 2” është gabim.

Periskopi.com Lajme

“Në parim mendoj se mbajtja e seancave është gabim. Janë tri elemente: 1. Dënimet 2. Drejtësia apo jo drejtësia dhe 3. Lufta e UÇK-së… Pajtohem me pikën e tretë, te i dyti nuk kam njohuri për këto çështje dhe nuk mund të paragjykoj, sikur edhe të i pari”, ka thënë Gashi, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se kjo do të konsiderohet nga ndërkombëtarët si ndërhyrje në drejtësi.

Ndërsa për efektin e kësaj seance, ai tha se do të jetë negative.

“Do të ketë zell për diskutim, por çka do të diskutohet. Efekti do të jetë negative për sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe për interesin e personave të dënuar”, ka shtuar Gashi.