Peticioni per astritin

Peticioni për rastin Dehari nesër para Komisionit për të Drejtat e Njeriut

Periskopi.com Lajme

Nesër do të bëhet shqyrtimi i Peticionit për rastin Dehari në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Koha.net transmeton se shqyrtimi do të bëhet nesër në ora 14:00, bën të ditur Kuvendi i Kosovës përmes faqes zyrtare.

23.774 qytetarë përmes këtij Peticioni kërkojnë zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit,

Astrit Dehari

Vetëvendosje zhvillon sot aksion për Astrit Deharin

Periskopi.com Lajme

Lëvizja Vetëvendosje organizon sot një aksion simbolik në vazhdën e aktiviteteve për të kërkuar drejtësi për vdekjen e aktivistit Astrit Deharit.

Ky aktivitet pritet të mbahet te Pallatit të Drejtësisë.

VV njofton se aktiviteti do të mbahet në ora 10:00, por ende nuk dihet se për çfarë aksioni bëhet fjalë.

 

581

Surroi insiston që Kuvendi duhet të diskutojë për Astritin

Publicisti Veton Surroi, ka reaguar pas dështimit të mbajtjes së seancës së Kuvendit për Astrit Deharin.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme, Kuvendi e ka obligim kushtetues të peticionit të mbi njëzet mijë qytetarëve të nënshkruar.

Gjithashtu ka thënë, se është edhe obligim moral ndaj humbjes së një jete njeriu si pjesë e konfliktit politik.

Më poshtë reagimi i plotë i Surroit:

Hetimet zyrtare për vdekjen e Astrit Deharit nuk mund të shërbejnë si çarçaf fshehjeje për Kuvendin e Kosovës; çfarëdo që të prodhojnë, nuk do të prodhojnë përgjigje që duhet të japë Kuvendi i Kosovës.

Përgjigjet për Kuvendin e Kosovës mund t’i japin vetëm deputetët llogaridhënës të atij Kuvendi.

Një Kuvend i përgjegjshëm i vendit do të duhej të gjente mendjen dhe forcën për të thënë , pa dallim partiak, së paku kaq:

-se konfliktet politike në vend nuk duhet të përfundojnë me vdekje; ajo e Astrit Deharit duhet të jetë e fundit

-se konfliktet politike të interesit për sovranitetin dhe integritetin e vendit (siç janë negociatatat në Bruksel, Bashkësia e Komunave Serbe, Demarkacioni me Malin e Zi) kërkojnë konsensus e jo mbivotim parlamentar

-se dialogu politik në vend bëhet brenda shoqërisë civile, publikut , Kuvendit dhe Qeverisë; dialogu politik nuk bëhet mes policisë e gjyqësisë dhe të arrestuarve veprimtarë politik

-se vdekja e një njeriu në duart e shtetit mban më vete përgjegjësinë e shtetit

E vështirë qenka për një Kuvend për të konstatuar kaq, aq më shumë kur për këtë ka obligimin Kushtetues të peticionit të mbi njëzet mijë qytetarëve të Kosovës të nënshkruar dhe obligimin moral ndaj humbjes së një jete njeriu si pjesë e konfliktit politik?/Periskopi/

besa-luzha-e1465576106428-1200x630

Luzha, deputetëve: Turpi qoftë mbi ju

Periskopi.com Lajme

Aktivistja e Shoqërisë Civile, dhe njëra ndër organizatoret e protestave dhe peticionit për Astrit Deharin, Besa Luzha,  ka reaguar pas refuzimit të deputetëve të pozitës për të mbajtur një seancë ku do të diskutohej për vdekjen e Deharit.

Kuvendi nuk i ka marrë parasysh mbi 23 mijë nënshkrime të qytetarëve që kërkojnë mbajtjen e kësaj seance.

“Turpi qofte mbi ju deputete te papergjegjshem.
#drejtesiperAstritin”, ka shkaruar në Facebook, Besa Luzha

luzha

 

15226388_10202419121516241_702423174_n

Në Frankfurt kërkohet Drejtësi për Astritin (Foto)

Periskopi.com Lajme

Edhe në Gjermani po kërkohet drejtësi për Astrit Deharin.

Qytetarë shqiptarë që jetojnë në Frankfurt, kanë protestuar sot para Konsulatës së Kosovës atje, duke kërkuar drejtësi për aktivistin e VV-së, Astrit Dehari, i cili vdiq përderisa ishte i paraburgosur në burgun e Prizrenit.

Ata kanë mbajtur parulla përmes së cilave bëhet thirrje për Drejtësi si dhe kanë kërkuar dorëheqjen e krerëve të institucioneve përgjegjëse. /Periskopi/

15209032_10202419108355912_1402795740_n 15209254_10202419122916276_1660194451_n 15211625_10202419106795873_353055648_n 15218550_10202419106155857_894209045_n 15218551_10202419108075905_1853794948_n 15218579_10202419107035879_1276058682_n 15226388_10202419121516241_702423174_n 15239220_10202419125116331_250702880_n

15215829_10154765440071306_2072339065_o

Rreth 50 lokale mbyllen gjatë marshit “Drejtësi për Astritin” në Gjakovë (Foto)

Shumica e kafiterive në Çarshinë e vogel dhe Çarshinë e vjeter, si dhe lokale të ndryshme afariste në Gjakovë, do të mbyllen në shenjë solidarizimi me protestën e organizuar nga shoqëria civile, përmes së cilës po kërkohet Drejtësi për aktivistin e VV-së, Astrit Dehari, i cili vdiq javë më parë në burgun e Prizrenit.

Periskopi.com Lajme

“Në këtë listë janë shënuar të gjitha lokalet dhe kafiteritë që vullnetarisht i janë bashkuar  marshit që do të organizohet nga Shoqëria Civile në Gjakovë. Ata në formë simbolike do t’i mbyllin lokalet e tyre përgjatë kohës që mbahet marshi, nga ora 13:30 deri në 14:30”, thuhet në një listë të siguruar nga Periskopi.

lista 15182416_10154765439791306_324086307_o 15182436_10154765440141306_1488020437_o 15183862_10154765439956306_2012643573_o 15204050_10154765440261306_33720754_o 15205630_10154765439876306_1914404825_o 15205742_10154765439906306_779430813_o 15205745_10154765439946306_765602151_o 15215829_10154765440071306_2072339065_o 15215864_10154765440106306_1428407767_o 15215983_10154765440226306_827089051_o 15224668_10154765440266306_2106583589_o 15225143_10154765439796306_578715325_o 15225165_10154765439936306_1964620049_o 15225174_10154765440341306_818180570_o

/Periskopi/

Astrit Dehari

Prokuroria e Prizrenit vazhdon hetimet për rastin e vdekjes së Astrit Deharit

Periskopi.com Lajme

Prokuroria Themelore e Prizrenit është duke i vazhduar hetimet për zbardhjen e rastit të vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në këtë qytet, me gjithë faktin që kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë për përfshirjen e Policisë Metropolitane Scotland Yard në hetime është refuzuar nga autoritetet britanike, shkruan sot Koha Ditore.

Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Sylë Hoxha, ka theksuar se hetimet në këtë rast nuk janë ndërprerë, pavarësisht veprimeve që ka ndërmarrë MD-ja, ndërkohë që me rrjedhën e hetimeve janë njoftuar edhe zyrtarët e Misionit të EULEX-it.

Peticioni per astritin

Drejtësi për Astritin kërkohet edhe përmes një peticioni

Shumë qytetarë të cilët  po marrin pjesë në protestën  “ Drejtësi për Astritin”, kanë filluar tani që të nënshkruajnë një peticion për presion më të madh që të arrihet drejtësia për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Periskopi.com Lajme

Protesta e sotme është e dyta me radhë që organizohet në Prishtinë, për kërkim të drejtësisë për vdekjen e Astritit.

Protesta filloi në ora 12:00 në sheshin “Skenderbeu” për vazhduar tani me një marsh deri te sheshi “Zahir Pajaziti”, që do ët shënojë edhe përfundimin e kësaj proteste./Periskopi/

Astrit Dehari

Drejtësi për Astrit Deharin u kërkua edhe në Zvicër

Rreth 200 bashkatdhetarë që jetojnë Bernë, rrethinë e në qytete tjera të Zvicrës, u tubuan në Ostermundigen të Bernës, për ta nderuar jetën dhe veprën e Astrit Deharit, i cili ndërroi jetë në Burgun e Prizrenit në rrethana të pasqaruara. Deri tani askush nga organet kompetente të pushtetit nuk ka dhënë asnjë lloj përgjegjëse.

Periskopi.com Lajme

Të prekur thelle dhe të indinjuar nga ky rast, bashkatdhetarët e kërkuan drejtësi të pavarur dhe të pamotivuar politikisht për Astrit Deharin.

Para të pranishmëve, përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, i cili pasi foli për figurën e Astrit Deharit si njeri dhe veprimtarë i dalluar, tha se kjo vrasje është e qëllimshme nga një pushtet kriminal. Ndaj, siç shkruan portali “zsh”, është më se e nevojshme që të bëhen hetime të pavarura dhe të besueshme.

Para të pranishmëve foli edhe Kryetari i Qendrës së Vetëvendosjes për Zvicër, Mujë Shala. Në këtë rast dhe në të gjitha rastet tjera gjërat duhet të thuhen me gjuhën e vërtetë, ndaj edhe ka ardhur koha që t’i thuhet mjaft kësaj politike kriminale- nënvizoi Shala.

Këtë tubim e udhëhoqi njëri nga organizatorët, Ismet Rashiti, i cili shprehu dhembjen për këtë humbje.

“Astriti që nga hapat e parë të bërë këtu në Bernë, bashkë me gjithë familjen e tij, ishte vërë në shërbim të lirisë, pavarësisë dhe bashkimit kombëtar. Jemi tubuar këtu të kërkojmë drejtësi për vdekjen e papritur të Astritit tonë Burgun e Prizreni”, tha ndër të tjera ai.

bashkim-rodoni

Emocionuese: Këngëtari nga Shqipëria i dedikon një këngë Astrit Deharit (Video)

Periskopi.com Lajme

Bashkim Rodoni, ka qenë i ftuar në emisionin Top Show në Top Cannell, me ç’rast i ka dedikar një këngë nga albumi i tij, aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, i cili ditë më parë vdiq në burgun e Prizrenit.

top-show

Rodoni tregon se ai është deportuar nga Kosova pasi ishte i afërt me aktivistët e VV-së.

Arsyet e deportimit të tij ishin “rrezik për marrëdhëniet ndërkombëtare” dhe “ rrezik për shëndetin publik”.

Ai tregon se në 10-vjetorin e LVV-së ai ishte në Prishtinë dhe kishte bërë kolonën zanore të filmit dokumentar të VV-së për këtë përvjetor.

Më pas, Rodoni këndoi këngën emocionuese, ndërsa mbrapa tij shfaqej fotografia e Astrit Deharit./Periskopi/

 

 

mitrovice-marshi-780x439

Edhe Mitrovica kërkon drejtësi për Astritin (Foto)

Shumë qytetarë të Mitrovicës morën pjesë në marshin protestues të organizuar nga shoqëria civile, me moton “Mitrovica kërkon drejtësi për Astritin!”.

Periskopi.com Lajme

Marshi filloi rrugëtimin nga xhamia kryesore e qytetit dhe vazhdoi në shesh për t’u ndalur busti i heroit Mehë Uka.

Aty u mbajtën edhe disa fjalime nga përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e organizatës së të burgosurve politik, ku u kërkua drejtësi për Astritin, në mënyrë që rastet e tilla të mos përsëriten ndaj qytetarëve të Kosovës.

Përgjatë rrugës qytetarët thërisnin parulla: “Unë jam Astriti”, “Drejtësi për Astritin”, ndër bartnin edhe pankarta në duar, me mbishkrimet “Nuk ka qetësi, pa drejtësi”, “Drejtësi për Astritin”, “Lironi të burgosurit politik”, shkruan Veriu.info.

Pjesë e këtij marshi u pa të jetë edhe deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, drejtuesit e qendrës së Vetëvendosjes në Mitrovicë, e gjithashtu edhe drejtuesit e degës së AKR-së në Mitrovicë.

15152466_10154744335806306_1482972859_o 15101878_10154744335076306_2029348123_o 15152470_10154744335286306_1029973676_o

Arrestohen aktivistët e Vetëvendosjes për grafitin ‘Drejtësi për Astritin’

Lëvizja Vetëvendosje bënë të ditur se Policia e Kosovës po mban në stacionin policor në Besianë pesë aktivistë të tyre.

Periskopi.com Lajme

Aktivistët që po mbahen janë : Nurije Demaliaj, Nol Nushi, Blerim Maqestena, Arbër Sfishta dhe Kreshnik Gega, raporton Periskopi

Ata u shoqëruan për në polici pasi kishin bërë grafite që kërkojnë drejtësi për aktivistin Astrit Dehari që vdiq në burg më 5 nëntor 2016.

“Ky sistem që e ka burgosur Astritin pa asnjë fakt është i njëjti që ende nuk e ka bërë askënd të japë përgjegjësi për vdekjen e Astritit brenda institucionit të sigurisë. Po ky sistem sot, po do që t‘i heshtë zërat që kërkojnë drejtësi për Astritin. Por kjo kërkesë nuk mund të anulohet sepse po kërkohen anekënd Kosovës. Qytetarët nuk mund të pajtohen me padrejtësinë e vdekjes së Astritit dhe me faktin që ende askush nuk ka dhënë përgjegjësi. ‘Drejtësi për Astritin’ është thirrja jonë e pareshtur deri në realizimin e saj si kërkesë”, thotë ky subjekt.

Sipas tyre, arrestimi i aktivistëve sot është skandal i radhës i këtij pushteti, dhe paralajmërojnë se askush nuk mund ta ndalë këmbënguljen për drejtësi./ Periskopi