referi

Edhe deputet, edhe refer

Parlamentari nga radhët e Partisë Konservatore në Skoci, ka humbur një seancë parlamentare për të referuar një ndeshje të Ligës së Kampionëve në Portugali.

Periskopi.com Sporti

Kjo ka çuar te thirrjet që Douglas Ross që të japë dorëheqjen nga posti i tij si zëdhënës në parti.

Ai ishte ndihmësrefer të martën mbrëma në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Sportingut të Lisbonës e Real Madridit, të cilën e fitoi skuadra spanjolle 1:2 dhe kjo nënkuptoi se ai nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në Komisionin e grupit parlamentar për drejtësi në Parlamentin e Skocisë.

js99678457

Ross fiton 40 mijë funte në vit si ndihmësrefer, transmeton Koha Ditore.

Ai po ashtu është këshilltar i Këshillit Moray dhe udhëtimi i tij për në Portugali nënkuptoi se ai humbi edhe takime të tjera të Parlamentit, të martën.

Parlamentari skocez, Ben Macpherson, thotë se nuk është hera e parë që Rossit i ka penguar referimi në punën e tij parlamentare.