renzi

Jep dorëheqje kryeministri italian

Kryeministri italian, Matteo Renzi ka dhënë dorëheqje pas disfatës së thellë në një referendum për planet e tij në reformën kushtetuese.

Periskopi.com Lajme

Në një konferencë në orët e vona, ai tha se merr përgjegjësinë për rezultatin. Ai tha se kampi “Jo” duhet tani të del me propozime të qarta.

Shkurtimisht, ndryshimet e propozuara kanë përfshirë reduktimin e pushtetit të Senatit – nga 315 anëtarë sa janë aktualisht në 100 – si dhe zvogëlimin e kompetencave të autoriteteve rajonale, transmeton Koha.net.

“Paçim fat të gjithë”, ka thënë Renzi para gazetarëve. Ai tha se njoftimin për dorëheqje do ta jap të hënën gjatë mbledhjes së kabinetit pas dy vjet e gjysmë qëndrimi në zyrë.

Presidentja e Koresë së Jugut e gatshme të japë dorëheqje

Presidentja e Koresë së Jugut Park Geun-hye deklaroi të martën se është e gatshme që të japë dorëheqje për shkak të skandalit korruptiv para skadimit të mandatit dhe se do t’ia lë Parlamentit që të vendos për fatin e saj.

Periskopi.com Lajme

Park në fjalimin e tretë drejtuar kombit pas zbulumit të aferës korruptive gjatë muajit të kaluar tha se do t’ia lë Parlamentit që të marrë vendim lidhur me shkuarjen e saj, përfshirë edhe braktisjen parakohe të detyrës, raporton AA

“Nëse partitë qeverirate dhe opozitare gjejnë mënyrë për bartjen e pushtetit me të cilin në minimum do të zvogëlohej çfarëdo vakumi dhe konfuzioni në administrim, unë do të largohem në pajtim me procedurat ligjore”, deklaroi presidentja e Koresë së Jugut.

 

 

 

 

Astrit Dehari

Rasti Dehari nuk çon në dorëheqjen e asnjë ministri

Vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje në burgun e Prizrenit nuk pritet të sjell si pasojë ndonjë dorëheqje nga postet ministrore në Qeverinë e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Kohë më parë, familja e Astrit Deharit, përmes një deklarate për media, kishte kërkuar që ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni të japin dorëheqje për shkak të mungesës së sigurisë në burgje.

Sipas familjes, e cila e ka edhe mbështetjen e subjektit opozitar Lëvizja Vetëvendosje, hetimet aktuale duhet të ndërpriten derisa të mos ketë dorëheqje të nivelit politik.

“Pa dorëheqje të këtyre dy ministrave dhe pa ndërprerjen e hetimeve aktuale, ne si familje Dehari nuk pajtohemi për hetime ndërkombëtare”, është thënë në një deklaratë të familjes Dehari.

Në anën tjetër, zyrtarët në të dy ministritë e apostrofuara nuk kanë dashur të flasin lidhur me kërkesat për dorëheqjen e ministrave.

Ministria e Drejtësisë, me anë të një komunikate për media, të lëshuar të mërkurën, ka thënë se “aktualisht rasti është ende në duar të Prokurorisë dhe se Ministria e Drejtësisë nuk mund të bëjë më shumë lidhur me këtë proces”.

Ministria e Drejtësisë, vijon komunikata, mbetet e përkushtuar që të bashkëpunojë me të gjitha institucionet dhe tu ofrojë përkrahje të mëtutjeshme nëse ka nevojë”.

Sipas të gjeturave të raportit të Inspektoratit pas vdekjes së Deharit, Ministria ka iniciuar procedurat disiplinore dhe janë suspenduar nga puna një zyrtarë korrektues, dy mbikëqyrës dhe Drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prizren.

 

Betim Musliu, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë se suspendimet janë të mirëseardhura, ndonëse shumë të vonuara.

Musliu konsideron se puna e bërë deri më tash nga institucionet e Kosovës ka qenë një punë jo profesionale, e cila tani po interpretohet nga grupet e ndryshme, duke nisur nga ato për interesa politike.

“Zinxhiri i shërbimit korrektues, në aspektin e sigurisë, do të duhej të suspendohej deri ne nivel qendror. Kjo për t’i dhënë hapësirë dhe mundësi një hetimi të pavarur, të paanshëm dhe e profesional.”

“Papërgjegjësia institucionale në fillim të këtij rasti, për të mos e trajtuar siç duhet, e ka krijuar këtë konfuzion ku besueshmëria në punën e institucioneve vendore po kontestohet në çdo segment”, tha Musliu.

Edhe analisti politik, Imer Mushkolaj, konsideron se institucionet e Kosovës në rastin Dehari kanë dështuar që në fillim.

Ai mendon se për arsye morale drejtuesit e shërbimit korrektues, por edhe ministrat përkatës, është dashur të japin dorëheqje.

“Kjo tregon se sa i përgjegjshëm është shteti, sa të përgjegjshëm mund të them se janë këta udhëheqës të shtetit karshi një ngjarje tragjike, çfarë ishte vdekja e Deharit në Prizren.”

“Natyrisht, në ketë rast shteti është palë në këtë çështje dhe nuk duhet të veprojë nga një prizëm i pavarur. Në radhë të parë duhet të japim përgjegjësi zyrtare për të krijuar kushtet themelore për fillimin e hetimeve të pavarura”, tha Mushkolaj.

Ministria e Drejtësisë i ka dërguar një shkresë Ambasadës Britanike në Kosovë, përmes së cilës ka kërkuar përfshirjen e Policisë Metropolitane “Scotland Yard”, në hetimin e vdekjes së Astrid Deharit, i cili ka ndërruar jetë më 5 Nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Por, sipas ministrisë, Policia Britanike ka njoftuar se nuk mund të ndërmarrë hetime në këtë rast, meqenëse rasti nuk lidhet me Britaninë.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë shprehur habinë se si për vjedhjen e një celulari të Kryeprokurorit të Shtetit brenda pak orësh janë suspenduar dy polic, kurse për vdekjen e Deharit suspendimet ndodhin gati një muaj pas.

Musliu thotë se vjedhja në shtëpinë e kryeprokurorit të shteti tregon më së miri sa në Kosovë mungon siguria.

“Veprimet e institucioneve, në këtë rast, për suspendimin e këtyre dy policëve në këtë kohë të shpejtë, flasin në fakt për një veprim selektiv të institucioneve, kur bëhet fjalë për të adresuar përgjegjësinë atyre që mund të jenë dështakë në ofrimin e sigurisë dhe kryerjen e obligimeve ligjore”, tha Musliu.

Autoritete kanë thënë se nga hetimet e bëra Astrit Dehari është vetëvrarë, kurse Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se raporti dhe përfundimi për shkaktarin e vdekjes së veprimtarit janë të pabesueshme.

Lëvizja Vetëvendosje fajëson institucionet e shtetit për vdekjen e Astrit Deharit, i cili qe arrestuar së bashku me pesë anëtarë tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, me dyshimin që për një sulm mbi ndërtesën e parlamentit të Kosovës. (REL)

Xhemile Dehari

Familja Dehari s’do hetim ndërkombëtar pa dorëheqjen e dy ministrave

Avni dhe Xhemile Dehari, prindërit e Astrit Deharit, që vdiq më 5 nëntor kohë kur ishte i paraburgosur në Burgut të Prizrenit, përmes një deklarate për medie kërkesën e ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha thonë se është pranim i saj për papërgjegjësinë dhe për paaftësinë e kësaj qeverie dhe të institucioneve shtetërore për ta zbardhur rastin e zbuluar shkaktarin e vdekjes së djalit tonë.

Periskopi.com Lajme

Kjo kërkesë sipas tyre do të kishte kuptim vetëm nëse njëkohësisht Dhurata Hoxha dhe kolegu i saj, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, japin dorëheqje menjëherë, thuhet në deklaratë.

Në vazhdim deklarata e plotë për mediet e Avni dhe Xhemile Dehari lidhur me përpjekjet e ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, për një hetim të pavarur ndërkombëtar për vdekjen e djalit tonë, Astrit Dehari, në Burgun e Prizrenit:

Nga mediet mësuam se Ministrja e Drejtësisë, znj.Dhurata Hoxha, i është drejtuar ambasadorit britanik z.Ruairi O’Connell, me kërkesë për një hetim të pavarur të vdekjes së djalit tonë Astritit, me arsyetimin se pjesë të caktuara të opinionit publik kanë shprehur dyshime sa u përket integritetit dhe paanësisë së procesit hetues.

Së pari, ministrja Hoxha nuk u mor me kërkesën tonë si familje për hetim të pavarur, por vetë ajo bëri kërkesë. Pra, nuk është se ajo po bëhej gati të jepte leje për ne, por e inicoi kërkesën pa kurrfarë konsultimi me ne. Së dyti, nuk është se vetëm pjesë të caktuara të opinionit publik kanë shprehur dyshime për hetimin e deritanishëm, por të gjithë qytetarët e panë publikisht deklaratën e rrejshme të komandantit të policisë nga Prizreni, z. Nexhmi Krasniqi, për shkakun e vdekjes së Astritit, rrjedhjen e provave në televizione publike si dhe paragjykimin e kryeprokurorit Sylë Hoxha për shkaktarin e vdekjes së Astritit pa u kryer hetimet.

Kërkesa e ministres së Drejtësisë znj. Dhurata Hoxha është pranim i saj për papërgjegjësinë dhe për paaftësinë e kësaj qeverie dhe të institucioneve shtetërore për ta zbardhur rastin e zbuluar shkaktarin e vdekjes së djalit tonë. Kjo kërkesë do të kishte kuptim vetëm nëse njëkohësisht znj. Dhurata Hoxha dhe kolegu i saj, ministri i Punëve të Brendshme, z. Skënder Hyseni, japin dorëheqje menjëherë. Paralelisht me këtë duhet të ndërpriten hetimet aktuale që po i udhëheqin prokurorët Metush Biraj e Sylë Hoxha. Nga publikimet e kohëve të fundit morëm vesh se këta dy prokurorë i lidh me konflikt interesi vëllai i kryeprokurorit, z. Elez Hoxha, i dënuar me katër vjet burg për korrupsionit.

Pa dorëheqje të këtyre dy ministrave dhe pa ndërprerjen e hetimeve aktuale ne si familje Dehari nuk pajtohemi për hetime ndërkombëtare, përkundër vlerësimit të lartë që kemi dhe reputacionit të lartë që ka Scotland Yard, përfundon deklarata e Avni dhe Xhemile Dehari, prindërve të Astrit Deharit, që vdiq në Burgun e Prizrenit.

Boyko Borisov

Kryeministri i Bullgarisë paralajmëron dorëheqjen

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Korisv ka thënë se do të japë dorëheqje, pasi kandidati nga partia e tij u mund në zgjedhjet presidenciale.

Periskopi.com Lajme

Borisov kishte mbështetur kryetarin e qendrës së djathtë të parlamentit, Tsetska Tsacheva, i cili mori vetëm 35 % të votave në balotazhin e së dielës, sipas exit polit, njofton BBC.

Një politikan i huaj, ish komandat i Forcave Ajrore të vendit Rumen Radev, ka fituar më shumë se 58 % të votave, transmeton KP

Ai u mbështet nga Partia Socialiste.

Sali Mekaj

Sali Mekaj jep dorëheqje si kryetar i Gjykatës së Apelit dhe si gjykatës

Kryetari i suspenduar i Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Periskopi.com Lajme

KTV-ja ka mësuar nga burime brenda Këshillit Gjyqësor të Kosovës se Mekaj ka dhënë dorëheqje edhe si gjyqtar.

“Dorëheqjen nga të gjitha pozitat e ka ofruar para pak ditësh”, ka thënë ky burim.

Sali Mekaj ka qenë i suspenduar nga KGJK-ja në momentin kur kanë nisur hetimet ndaj tij dhe suspendimi, sipas këtij institucioni, ishte në fuqi deri në një vendim të plotfuqishëm të Gjykatës.

Mekaj akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, një rast ku kishte shfrytëzuar autoritetin e tij për të ndërhyrë në një proces me fajde.

Dje, ka nisur procesi gjyqësor ndaj tij, derisa gjyqtari Shasivar Hoti, me një vendim, një ndër të parët e llojit të tillë, e ka mbyllur për publikun krejt procesin gjyqësor ndaj tij, ende pa nisur.

Haxhi Shala

Shala: Nëse nuk votohet demarkacioni, Thaçi të japë dorëheqje

Deputeti i NISMA për Kosovën, Haxhi Shala, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi duhet të japë dorëheqje, nëse marrëveshja për demarkacionin nuk kalon.

Periskopi.com Lajme

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Isa Mustafa, se Demarkacioni do të procedohet nëse opozita nuk do dialog, Shala ka thënë se NISMA ende nuk ka marrë një ftesë zyrtare nga Mustafa.

Ai, në TV Dukagjini, me këtë rasti i ka bërë thirrje Qeverisë që sa më shpejt kjo marrëveshje të procedohet në Kuvend, në mënyrë që puna e këtij institucioni të mund të zhvillohet normalisht.

Shqetësimet e fundit se mos ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi, mund ta destabilizojë sigurinë e vendit, për deputetin e NISMA-s për Kosovën, Haxhi Shala janë të pabaza, pasi sipas tij, zyrtarë të këtij vendi janë shprehur të gatshëm për të biseduar rreth kufirit.

Shala është shprehur i bindur se demarkacioni nuk do të kalojë dhe se kundër versionit aktual do të votojnë edhe deputetë të pozitës të cilët ia duan të mirën këtij vendit.