bunjaku

Futbollistët e njohur që do t’i bashkohen Kosovës

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Albert Bunjaku ka folur për prurjet e reja në Përfaqësuese.

Periskopi.com Sporti

I pari i pankinës së Kosovës pret që për ndeshjen e radhës ndaj Islandës e cila zhvillohet në muajin mars, do t’i ketë në dispozicion edhe Donis Avdijaj dhe Atdhe Nuhiu.

“Ne presim që skuadrës në ndeshjen e radhës t’i bashkohet Donis Avdijaj dhe Atdhe Nuhiu”, deklaroi Bunjaku për Express.

“Kurse, në fund të këtij viti presim përgjigje përfundimtare nga Florent Hadërgjonaj dhe Ylli Sallahi nëse do t’i bashkohen ose jo Kosovës”, shtoi ai. /Periskopic.om

donis

Flet Donis Avdijaj: Shqipëria nuk më deshi, Kosovën e zgjodha me zemër

Sulmuesi i Schalke 04, Donis Avdijaj së fundmi ka vendosur të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Talenti kosovar që është i huazuar në Sturm Graz të Austrisë nga skuadra gjermane Schalke, ka një kluazolë të vendosur prej 50 milonë euro.

Ai para ca ditësh ka dhënë lajmin se ka vendosur të luajë për Kosovën, sot ai ka shkruar një letër ku ka sqaruar gjithçka rreth vendimit të tij.

“Por gjithë këto që i përmenda sipri, lajmi se Kosova ime e shtrenjtë, vendi i lindjes së prindërve e i të parëve të mi u pranua në UEFA dhe në FIFA, pra kur asaj iu bë e mundshme tashme të luajë me kombëtaret e botës, për mua dhe familjen time ishte lajmi dhe surpriza më e ëmbël e jetës, sepse tashme isha i sigurt se unë do t’i bashkëngjitëm kombëtares më të re të botës”, shkruhet në letrën e Avdijajt.

Tashmë kontaktet sipas tij janë vënë dhe pritet në ndeshjet e ardhshme të luajë për Kosovën. /Periskopi.com/

avdijaja

avdijaj1

Avdijaj me fanelën e Kosovës (Foto)

Donis Avdijaj do të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Së fundmi, ai ka shpërndarë një fotografi ku shihet me fanelën e ‘Dardanëve’.

Megjithatë, ai nuk do të mund të luajë nesër kundër Turqisë, për shkak të moskompletimit të dokumentacionit.

avdijaj/Periskopi.com

av

50 Milionëshi i thotë po Kosovës

Sulmuesi 60 milionësh i Schalke 04, Dionis Avdijaj i ka thënë ''PO'' Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Këtë lajm e ka konfirmuar Supersport.Al duke potencuar edhe më tej se sulmuesi i talentuar i është bashkuar Kosovës në Antalya për stërvitje por nuk do të luaj këtë fundjavë përshkak të dokumentacioneve.