Donika Kadaj - Bujupi

Kadaj-Bujupi: Nuk do të lejojmë që Trepça ta pësojë si Feronikeli e Aeroporti

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj – Bujupi, në fjalën e saj në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se përpjekje për të votuar ligjin me procedurë të përshpejtuar është pafytyrësi.

Periskopi.com Lajme

“Ky projektligj është me mangësi, po përpiqeni dhe duke pretenduar që të dilni si patriot ta votoni në dy lexime brenda pak orëve. E keni sjellë në këtë moment që ky gjigant në formën si është procedua, pa studim paraprak të fizibilitetit, konfirmon faktin se po përpiqeni të fshihni shumë të panjohura dhe mangësi. Ky ligj i mundëson qeverisë të marrë vendime radikale pa e pyetur Kuvendi”, ka thënë Kadaj Bujupi.

Ajo ka akuzuar Qeverinë e Mustafës për formën se si po e procedon ligjin, duke u kujtuar atyre se këto vendime nuk do të jenë të mira as për qytetarët e as për vendin.

“Trepça ndërmarrje publike është e vetmja zgjidhje. Nuk do të lejojmë që Trepçës t’i përsëritet fati i Feronikelit dhe Aeroportit të Prishtinës, ka thënë deputetja e VV-së.