Kadaj-Bujupi kërkon ndërhyrjen e FIT-it te muri në veri të Mitrovicës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, në RTV Dukagjinit ka komentuar ngritjen e murit në pjesën veriore të Mitrovicës, për të cilin thotë se një shtet normal nuk do ta lejonte një gjë të tillë.

Periskopi.com Lajme

Deputetja thotë se shteti është dashtë të ndërhyjë madje edhe përmes forcës – duke përmendur këtu njësitin special të Policisë së Kosovës, FIT.

“E thash që është përgjegjësi puro e shtetit, sepse ndërhyrja do të duhej të vinte nga shteti, përmes forcave të cilat mungojnë. E kemi FIT-in për shembull dhe, vitin e kaluar, janë treguar mjaft ‘efikas’ kur u futën në Lëvizjen Vetëvendosje. Ndërkaq, sot, kur po bëhet fjalë për Mitrovicën, ata po tërhiqen”, thotë deputetja e VV-së.

Ajo foli edhe për liberalizimin e vizave, duke thënë se edhe po të ishte i zgjidhur problemi i demarkacionit, kosovarët nuk do të kishin liberalizim. Kadaj-Bujupi duke komentuar demarkacionin, akuzoi kryeministrin e vendit, Isa Mustafën, “se po sillet si matrapaz”.

Donika-Kadaj paralajmëron protesta të dhunshme (Video)

Sa herë që ministrja për Dialog, Edita Tahiri, paralajmëron “diçka të mirë për Kosovën”, ndodh e kundërta, ka thënë Donika Kadaj-Bujupi, në emisionin Rrokum Roll në TV Rrokum.

Periskopi.com Lajme

Ajo ka komentuar edhe kushtet e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, për vazhdim të dialogut me Kosovën, ku potencohet formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, ajo tha se do të ketë protesta të mëdha që do ta kundërshtojnë këtë, e të cilat mund të eskalojnë në dhunë.

Kadaj-Bujupi ka komentuar edhe deklaratën e kryeparlamentarit Kadri Veseli, se seanca – për rastin e vdekjes në Burgun e Prizrenit të aktivistit të VV-së, Astrit Deharit – do të mbahet më 14 dhjetor.

“Ka vendos për këtë datë, sepse atë ditë disa prej neve deputetëve kemi ftesa për seanca gjyqësore”, ka thënë ajo.

‘Demokracia në Kuvend ka vdekur në momentin që kryetar është bë njeriu i nëntokës’.