rrugova-bujupi

Donika Kadaj dhe Ibrahim Rugova shumë vite më parë (Foto)

Një fotografi e realizuar vite më parë, atëherë kur Presidenti Ibrahim Rugova ishte ende gjallë, tregon për afërsinë ndërmjet anëtarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe vet Presidentit Rugova.

Periskopi.com Lajme

Në këtë fotografi shihet Presidenti Rugova bashkë me Donika Kadaj Bujupin, atë kohë anëtare e AAK-së e tash deputete e Vetëvendosjes, teksa bisedojnë duke dalë nga një takim. Prapa tyre shihet edhe ish ambasadori William Woker.

Kujtojmë, se LDK-ja kishte lidhur Koalicion me AAK-në në vitin 2004, derisa lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ishte zgjedhur Kryeministër kurse Ibrahim Rugova President i Kosovës.

rrugova-bujupi

Donika Kadaj - Bujupi

Kadaj-Bujupi: Daniel Serwer paguhet për të qenë kundër Vetëvendosjes

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj- Bujupi ka theksuar se luftës kunër VV-së, së fundi iu bashkuan edhe këshilltarë dhe ish këshilltarë të ministrave të Qeverisë “Pronto”.

Periskopi.com Lajme

Ajo në “luftën” kundër VV-së ka përfshirë edhe mediat, duke thënë se pos tyre janë edhe analistët, policia e prokuroria.

Lexoni më poshtë postimin e saj:

“Sa paguhen këshilltarët ndërkombëtarë për të sulmuar opozitën?

Përveç mediave, analistëve, policisë e prokurorëve, së fundi luftës kundër VV-së iu bashkuan edhe këshilltarë dhe ish këshilltarë të ministrave të Qeverisë “Pronto”.

Shuma marramendëse një mandat arrin 1 milionë euro, me të cilën paguhen diplomatë, analistë e gazetarë në emër të lobimit për Kosovën dhe avancimin e saj në arenën ndërkombëtare, me qëllim të njohjes nga shtetet e botes.

Rezultatet pothuajse janë te padukshme ose krejt jorelevante, pasi Kosova prej viti ne vit degradon dhe madje prapakthehet në agjendat ndërkombëtare. Kontratat e tyre dhe te kompanive të tyre nuk bëhen publike asnjëherë sepse mjafton te përmendet një emër i huaj, i cili qëndron prapa kësaj pune.

Por ajo çka bie ne sy është se të njëjtit përdoren kohë pas kohe – së fundi Daniel Serëer – dhe me agresivitet sa herë rrezikohet ndonjë projekt i “Prontos”. Kështu ndodhi gjatë VLAN-it dhe përpjekjes për ndryshim në vend. E kështu po ndodhë tani, pasi dy marrëveshjet e dëmshme, kryesisht falë rezistencës se VV-së u stopuan.

E tani, kur sondazhet na vendosin lart dhe prapë karriga e “Prontos” lëkundët, “këshilltarët” fillojnë lobimin e tyre duke mos hezituar te fyejnë e cilësojnë kështu e ashtu subjekte parlamentare dhe përfaqësues te popullit. Është qesharake kur pretendojnë se stopimi i faljes se resurseve dhe tokës ka pamundësuar zhvillimin e ekonomisë se vendit. Ose kur pretendojnë që “Zajednica” që fut Serbinë edhe de jure ne Kosovë, forcon pozitën tonë si shtet, ndonëse dihet fare mirë rasti i Bosnjës.

Sidoqoftë, meqë kjo betejë po vazhdon, është koha të kërkojmë që të behën publike kontratat, rrjedhimisht pagesat e këtyre individëve te cilët marrin paga te majme nga taksat tona për të ndihmuar Kosovën dhe jo për te luftuar opozitën e vendit. Transparenca dhe llogaridhënia janë vlera apo jo?!”(sic.)