Tusk rikonfirmohet si President i Këshillit Evropian

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk u riemërua për një mandat tjetër.

Periskopi.com Lajme

Lajmin e bëri të ditur Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel përmes një postimi në Twitter.

Ky është mandati i dytë i Tusk në krye të Këshillit Evropian.

“Mirënjohës për besimin dhe vlerësimin pozitiv të Këshillit Evropian. Unë do të bëj çmos për ta bërë BE-në më mirë”, është zotuar Tusk.

 

 

 

 

 

Trump kërcënimi më i madh në 70 vitet e fundit

Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, tha se ai e sheh administratën e Trump, si një kërcënim se bashku me Kinën, Rusinë, dhe Shtetin Islamik, ISIS, shkruan CNN, përcjell Periskopi.

Periskopi.com Lajme

Ai gjithashtu citohet të ketë thënë se “deklaratat shqetësuese nga administrata e re amerikane e kanë bërë të ardhmen tonë shumë të paparashikueshme”

Në një letër drejtuar anëtarëve të BE-së tha se ” Ndryshmet në Uashington vë Bashkimin Evropian në një situatë shumë të vështirë, duke vënë në pikëpyetje politikën e jashtme amerikane në 70 vitet e fundit”

Tusk, vazhdon se komentet e fundit të Donald Trump, jo vetëm që do ta dobësonin BE-në, mirëpo në këtë rast do të përfitonte Rusia, e cila preferon një NATO të dobësuar, dhe një aleancë të tendosur Euro-amerikane. /Periskopi/

Tusk: Sanksionet ndaj Rusisë me siguri do të shtyhen

Udhëheqësi i trupit ekzekutiv të Bashkimit Evropian thotë se ai pret që sanksionet ndaj Rusisë të shtyhen vitin e ardhshëm, por një gjë e tillë do të jetë vështirë e arritshme në të ardhmen.

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, ka bërë këtë koment gjatë një interviste të transmetuar më 1 dhjetor nga televizioni polak, TVN24.

Ai ka thënë që Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur atë që të ruajë qëndrim të bashkuar ndaj veprimeve ushtarake ruse gjatë viteve të fundit.

Ai thotë që beson se sanksionet do të shtyhen edhe një herë në muajin janar, për periudhën e zakonshme prej gjashtë muajsh.

Por, ai gjithashtu ka vlerësuar se zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-ve do e bëjë më të vështirë ruajtjen e unitetit të perëndimit ndaj Rusisë.

“Unë besojë që pas zgjedhjeve (në SHBA) dhe fitores së Donald Trump, do të bëhet më e veshtirë që të ndërtohet një politikë të qartë të perëndimit drejt Rusisë”, ka thënë Tusk.

Trump gjatë fushatës ka mbajtur qëndrim më pajtues drejt Moskës.

Në Francë, ku shumë vëzhgues po presin që presidenti i ardhshëm të zgjidhet ish kryeministri Francois Fillon, i cili gjithashtu ka avokuar për më shumë bashkëpunim me Rusinë.