1 vit më parë Trump u zgjodh president: marrja e rezultateve në sytë e përkrahësve të Hillaryt

Periskopi.com Uncategorized

8 nëntori 2016 ishte nata që nuk do të hiqet nga mendjet e njerëzve për shumë gjenerata. Nata që Donald Trump i demantoi të gjithë analistët politikë dhe të gjitha sondazhet duke përhapur një tronditje të madhe, një gjendje alarmi në mbarë planetin.

Për ata që po përcjellnin rezultatet në Amerikë, veçanërisht ata që e mbështesnin Hillary Clintonin dhe ishin bërë gati të festonin presidenten e parë grua, ishte natë turbulluese.

Në përvjetorin e parë të zgjedhjes së Trumpit, Guardian kthehet pas për të parë përmes syve të mbështetësve të Clintonit atë që ndodhi atë natë.

Në mëngjesin e zgjedhjeve, amerikanët i panë sondazhet që thonin se nuk do të ishte një garë e zorshme. The New York Times i dha 91% shanse për fitore Hillaryt. The Huffington Post i dha 98% shanse ndërkaq Konsorciumi Zgjedhor i Princeton, i dha 99%.

Atë ditë as nuk mund të mendohej të ndodhte ndryshe.

Paraprakisht, dhjetë ditë më herët, FBI njoftoi se i kishte rihapur hetimet lidhur me çështjen e e-mailave të Hillaryt. Ky hetim mund të ndikonte, por jo aq sa t’i bënte analistët dhe ekspertët të ndërronin kahje. Për ta, Hillary do të fitonte.

Hillary votoi në shkollën fillore në Chappaqua në New York që në mëngjes.

Në Manhattan, Jessie Chaffee po votonte në Greenwich Village, në lagjen ku ishte rritur dhe kishte votuar me vite të tëra. Chafee, autore e novelës Firenca në Ekstazë, kishte biletë për partin zgjedhor të Hillaryt atë natë në Javits Center. Momenti kur pa emrin e një gruaje në fletën e votimin, ajo u ndje mjaft e lumtur.

Në Rochester të New Yorkut, shumë njerëz vendosën të shënonin atë moment duke e vënë afishet “Unë votova”.

Maurice Cheeks e kishte veshur një bluzë ku shkruhej “Feministja e së ardhmes” për vajzën e saj dhjetë muajshe. “Isha e lumtur sepse… ajo do të kishte mundësinë të rritej në një botë ku vendi më i madh i botës do të udhëhiqej nga një grua.” – i tha ajo Guardianit, transmeton Periskopi.

Mbyllja e votimeve

Kur u mbyllën votimet, amerikanët e lanë punën dhe u mblodhën me shokët dhe familjet e tyre për t’i parë rezultatet. Panelistët nga televizionet më të mëdha u mblodhën në natën për të cilën ishin përgatitur 18 muaj. Të gjithë filluan të shpjegonin sa mosvet e zorshme do të ishte që Trumpi t’i fitonte ato zgjedhje, dhe për rrjedhë, sa të lehtë do ta kishte Hillary.

Që Trumpi të kishte ndonjë gjasë, ai do të duhej të fitonte Floridan, e cila ishte paraparë të humbej, dhe më pas për të fituar do t’i duhej të merrte edhe shtetet e demokratëve: Pensilvaninë, Wisconsinin dhe Michiganin – të cilat nuk i kishin fituar republikët me gjenerata të tëra – dhe të cilat poashtu ishte parashikuar t’i humbte edhe Trumpi.

Analistët në secilin rrjet televiziv nisën të bënin analizat e tyre. John Kingu i CNN-it tregonte në hartën interaktive, duke i afruar ato shtete që kishin më shumë rëndësi.

Në Washington, Elizabeth Williams dhe i dashuri i saj shkuan në një parti me shokët e tyre. Atmosfera – kujtojnë ata – ishte e gjallë nga përkrahësit e Clintonit. Njerëzit porosisnin pike dhe prisnin që Clinton të mbante partin [ahengun] e fitores.

Penny Dailey u kthye në shtëpi nga puna në Sacramento, e mbushur me lumturi dhe në pritje të shihte presidenten e parë grua. “Ishte gati njësoj si kur më lindi djali. Isha shumë e lumtur.”

Shtetet e para shkuan ashtu edhe siç pritej.

Në CNN, John King po bëhej gjithnjë e më i tendosur derisa shpjegonte se Florida ishte më ngushtë se që mendonin njerëzit. Vetëm disa orë më parë, analistët thanë që shenjat duken shumë mirë për Clintonin, por tash ajo luftën fyt-për-fyt me Trumpin.

Në barin ku kishte shkuar Elizabeth Williams, papritmas u bë më qetë. Njerëzit i ndalën shakatë me njëri-tjetrin dhe u ngjitën në telefon. “Njerëzit nuk shkonin më në bar, sepse donin të ishin të vëmendshëm dhe esëll.” – kujton ajo.

Florida

Vala e madhe e votuesve latin nuk mjaftoi që t’i jepte Clintonit shtetin e Floridës – siç ishte pritur. Trumpi kishte fituar duke i përmbysur të gjitha analizat dhe parashikimet. Analistëve iu kishte mbetur të tregonin se çka kishte ndodhur, dhe se cilat shtete duhej t’i fitonte Clintoni për të fituar zgjedhjet.

The New York Times e kishte një metër që ndërronte në kohë reale. Filloi duke i dhënë 91% shanse Clintonit, por tashmë kishte rënë në 39%.

Në Manhattan, ku ishin mbledhur përkrahësit e Trumpit kishte shpërthyer gëzimi sapo lajmi arriti. Në Javits Center, kishte pllakosur heshtja. Një performancë nga Katy Perry, që ishte menduar të ishte ngazëllyese dhe shpirtdhënëse, shkoi zbehtë – sepse askush nuk ishte në disponim.

Vëmendja e të gjithëve ishte përqendruar në Michigan, Wisconsin dhe Pensilvani. Kjo ishte rruga e Clintonit drejt fitores.

Në Javits Center, Chafee e la auditoriumin kryesor ku kishte një sens të madh tmerri që po rritej vazhdueshëm. Ajo dhe shoku i saj e gjetën një vend të qetë ku i shkruajtën shokëve dhe familjes.

Në Washington, i dashuri i Elizabeth Williams i kishte thënë asaj, “Mendoj se duhet të shkojmë në shtëpi.”

Tërmeti politik

“Sapo ndodhi Pensilvania, ne mbetëm dhe thamë, ‘E pati kjo punë,’” – kujton Forrest në Wisconsin.

Trumpi u bë kandidati i parë republikan që e fitoi Pensilvaninë, Wisconsinin dhe Michiganin që në vitin 1988.

John Podesta, shefi i kampanjës së Clintonit, doli në Javits Center dhe iu tha të gjithëve të shkonin në shtëpi sepse nuk do të kishte fjalim atë natë nga e nominuara demokrate. “Ende po i numërojnë votat, dhe çdo votë do të numërohet,” iu tha ai të pranishmëve.

Trumpi doli me familjen e tij dhe zëvendës-presidentin e zgjedhur Mike Pence për të mbajtur fjalimin e fitores.

Në Sakramento, Dailey nuk ndihej mirë. “Ishte si të më kishte goditur dikush në stomak. Nuk kisha ide se çfarë do të ndodhte më pas.”

Dailey nuk ishte e vetmja që ndihej ashtu. Edhe analistët e lajmeve nuk po mundnin të fshihnin tronditjen dhe tmerrin që e ndjenin. Rachel Maddow tha, “Jeni zgjuar, nuk jeni në një ëndërr tmerrësisht të frikshme. Dhe as nuk keni vdekur ose nuk keni shkuar në ferr. Jeni zgjuar.”

Forrest kishte thënë: “Vajza dhe djali im kanë rënë në gjum duke menduar se çdogjë do të jetë në rregull,” kujton ajo. Ajo kishte nisur të gulçonte e të dëneste kur kishte kuptuar se nuk do të mundte t’iu thoshte atyre se çfarë kishte ndodhur.

Cheeks, këshilltar në Madison City, ishte poashtu i frikësuar. Gruaja e tij nuk merrej me politikë, e prandaj, ai e kishte siguruar që do të ishte e pamundur për Trumpin që të fitonte. “Ti më the se diçka e tillë nuk do të ndodhte,” i kishte thënë ajo pasi e kishte marrë vesh se Trumpi praktikisht kishte fituar. “Nuk kisha përgjigjje për të,” kujton ai.

Trent Venegas ishte në Javits Center në New York. Kishte fluturuar aty prej Los Angeles-it për të parë gruan e parë të zgjedhej presidente e Shteteve të Bashkuara, dhe e kishte marrë një javë pushim për të festuar. Ai dhe shoku i tij dolën nga Javits Center pas fjalimit të Podestas dhe i injoruan reporterët që i pyesnin sesi ndiheshin. Njerëzit rreth tyre qanin.

Rezistenca fillon

Në mëngjesin e 9 nëntorit, liderët botërorë po i shprehnin urime presidentit të zgjedhur. Republikanët që më parë kishin qenë kritikë ndaj tij, tani po ia uronin të gjitha të mirat. Dolëm lajme se Clinton do të mbante një fjalim në hotelin New Yorker.

Ajo doli në skenë në orën 11 e 30 të mëngjesit. “Duhet ta pranojmë rezultatin dhe të shohim nga e ardhmja. Donald Trump do të jetë presidenti ynë.” | GUARDIAN | përktheu Periskopi

Hetimet për përfshirjen e Rusisë në fushatë: A do të rrëzohet Trumpi?

Periskopi.com Lajme

Hetimet për përfshirjen e Rusisë: A mund ta prekë Trumpin e gjithë kjo?

Në ditën që Donald Trump e thirri James Comey-n, ish drejtorin e FBI-të, në darkë për t’i kërkuar lojalitet, një intervistë kyqe po ndodhte. George Papadopoulos, ish këshilltari për politikë të jashtme në fushatën e Trumpit, po pyetej lidhur me kontaktet që kishte pasur me një profesor të lidhur me Rusinë i cili kishte ofruar ‘fëlliqësitë’ e rivales së Trump, Hillary Clinton.

Papadopoulos kishte gënjyer në atë takim të 27 janarit, siç u zbulua dje, e hënë 30 tetor. Ai është personi i parë që përballet me akuza kriminale të lidhura me ndërveprimet mes fushatës së Trumpit dhe Rusisë gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar.

Dhe, për më keq për Shtëpinë e Bardhë, padia kundër tij thotë që, pas arrestimit të tij në ajroportin ndërkombëtar të Dulles-it në korrik, ai “ishte takuar me qeverinë në shumë raste për të dhënë informacione lidhur me përgjigjjet që kishte dhënë” – gjë që tregon se ai ka ndërruar anë dhe tash po e ndihmon Robert Muellerin.

Preet Bharara, ish përfaqësuesi ligjor amerikan për distriktin jugor të New York-ut, që ishte pushuar nga Trumpi, kishte lëshuar një ‘tweet’ të këtillë: “Këshilluesi Special Mueller duket se ka një dëshmitar bashkëpunues, e ai është George Papadopoulos. Kjo është domethënëse. Vetëm koha do të tregojë sa domethënëse.”

Zbulimi erdhi në ditën që shefi i fushatës Paul Manafort dhe zëvendësi i tij Rick Gates ishin paditur poashtu me 12 akuza për konspiracion kundër Shteteve të Bashkuara, konspiracion për të shpëlarë para, dështimin për t’u regjistruar si agjent i huaj, akuzën për deklarime të rreme dhe mosraportimin e llogarive bankare.

Këto ishin veprimet e para publike që u ndërmorrën nga investigimet e zvarritra të Muellerit lidhur me lidhjet e mundshme të fushatës së Trumpit me Moskën. Edhe në kohët më të mira për një president të Shteteve të Bashkuara, një gjë e tillë do të ishte tepër dëmtuese. E për këtë president, kjo gjë mund të jetë vetëm fillimi.

Trumpi e bëri një përpjekje karakteristike për të që të ulë domethënjen e asaj që ndodhi, dhe për të devijuar vëmendjen tjetërkund. “Më vjen keq, por kjo është një vit më parë, para se Paul Manafort të ishte pjesë e fushatës së Trumpit,” – ‘cicëroi ai në Tweeter-in e tij. “Por pse nuk janë edhe demokratët dhe plaka Hillary në qendër të vëmendjes????”

Tre minuta më vonë, ai shtoi: “… dhe poashtu, nuk ka KURRFARË BASHKËPUNIMI TË FSHEHTË ME RUSINË!”

Është e vërtetë se padia ndaj Manafortit nuk e përmend Trumpin ose përfshirjen e Rusisë në fushatën elektorale. Por ato tregojnë që ai është akuzuar për lobim ilegal të jashtëm përmes një partie politike ukrainase e cila mban qëndrime të forta pro-ruse që nga viti 2005.

Qendra për Fondacionin Amerikan të Veprimit Progresiv shkruajti: “Përfshirja e shpëlarjes së parave tredon diçka shumë të rëndësishme: leverdia. Nëse partnerët e Manafortit të lidhur me Kremlinin ishin në dijeni për krimet e shpëlarjes së parave, kjo do t’iu jipte leverdi ndaj kreut të fushatës së Donald Trumpit.”

Dhe fakti është që, me aq shumë skelete që kërkëllisin në tavolinën e tij, që Manaforti u pranua të punonte për Trumpin sygjeron se fushata nuk e aplikoi tipin ‘e verifikimit ekstrem’ të cilin tash presidenti e mbron në lidhje me imigrantët në Shtetet e Bashkuara. Ata nuk e verifikuan Manafortin [nëse nuk bashkëpunuan me të]. Padia e bërë akuzon Manafortin dhe Gatesin se kishin grumbulluar dhjetëra-miliona dollarë përmes kompanive të huaja dhe llogarive bankare.

Manafort – shef fushate nga marsi deri në gusht të 2016-ës – ishte poashtu mes pjesëmarrësve në mbledhjen e qershorit në Trump Tower me një avokat që kishte lidhje me Kremlinin, gjë e cila ngriti dyshime për një koordinim të mundshëm mes fushatës dhe Moskës. Gatesi, për dallim nga Manaforti, kurrë nuk e la fushatën, dhe ishte në komitetin inaugurues dhe i ka bërë vizita Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

Padia kundër Papadopoulosit ofron evidencë të fortë që Rusia ishte e përfshirë përmes fushatës së Trumpit në zgjedhjet amerikane. Administrata ndoshta do të thotë që Papadopoulos, që u deklarua i famshëm këtë muaj për deklarata të rreme ndaj agjentëve të FBI, luajti një rol të kufizuar në fushatë dhe nuk kishte akses të drejtpërdrejtë te Trumpi, siç kishte me figura tjera të errëta si Carter Page.

Por padia, e cila u lëshua të hënën, është e tmerrshme. “Papadopoulos i pengoi hetimet e FBI-së lidhur me ekzistencën e ndonjë lidhjeje ose koordinimi mes individësh të lidhur me fushatën dhe me përpjekjet e qeverisë Ruse për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016,” – deklarohet aty.

Avokati i energjisë ndërkombëtare fillimisht iu tha hetuesve që profesori nuk ishte ‘asgjë, veç një burrë që fliste lidhje e për gjëra të ngjashme” kur në të vërtetë ai kishte kuptuar se profesori kishte “lidhje substanciale me zyrtarët e qeverisë ruse,” – thotë dokumenti.

Robert Mueller tha që Papadopoulos iu kishte thënë agjentëve të FBI se kishte mbajtur kontakte me një ‘profesor’ të paemër të jashtëm që pretendonte se kishte ‘fëlliqësi’ për të nominuarën e demokratëve Hillary Clinton në formën e ‘mijëra emaileve’, dhe që Papadopoulous pretendonte se këto kontakte ishin bërë para se t’i bashkohej fushatës së Trumpit. Sidoqoftë, Papadopoulos në fakt e ka takuar profesorën vetëm pasi ishte bërë pjesë e fushatës së Trumpit, sipas padisë.

Çështja e Manafortit nuk ishte aq e papritur pasiqë raportet fillestare mbërritën të premten mbrëma, por çështja e Papadopoulosit me shumë gjasë e ka zënë në befasi edhe vetë Trumpin. Presidenti e kaloi fundjavën si zakonisht duke u përpjekur të hidhte baltë tjetërkund sa për ta errësuar gjithë pamjen e ndodhisë. Të dielën, ai i quajti hetimet e Muellerit “gjueti shtrigash” dhe bëri një tweet ku thoshte që bashkëpunimi Trump/Russia nuk ekzistonte”.

Fox News dhe media të tjera konservative mesiguri do t’i mbeten lojale presidentit, dhe do të kontestojnë rëndësinë e këtyre akuzave dhe do të përpiqen të zhvendosin vëmendjen te Clintoni. Dhe ndoshta për Trumpi do të thotë në takimet e tij se nuk sheh ndonjë rus në Pensilvani, në Virgjinian Perëndimore ose në shtete tjera.

Sidoqoftë, gjasat që këto hetime të çojnë te rrëzimi i Trumpit janë pakësuar sërish. Njerëzit do të flasin. Mattew Miller, ish-folësi i departamentit të drejtësisë shkruajti: “Goditjet e koreografuara të Muellerit sot dërgojnë sinjal të qartë te secili zyrtar i Trumpit: bashkëpunoni dhe merrni një dënim më të lehtë ose rezistoni dhe gozhdohuni.” |Përktheu nga Guardian, Periskopi

 

Udhёtari i rrezikshёm komercial

Alexandra von Nahmen Opinione

Me udhёtimin e tij tё parё jashtё vendit, Presidenti i SHBA-sё Trump donte tё tregonte, qё pretendimi i tij  “America First”- ёshtё kompatibёl me rolin lider amerikan nё botё. Koreografia e kёtij udhёtimi ishte konceptuar me zgjuarsi dhe udhёtimi ishte planifikuar prej javёsh tё tёra: Nga Riadi – historike dhe unike – ai shkoi direkt nё Jeruzalem.  Nga vendi i shenjtё turi vazhdoi nё Vatikan, pёr tё vazhduar mes miqve e partnerёve nё Bruksel e nё Taormina.

Njё udhёtim, qё i ofroi shansin Presidentit amerikan, tё shkёlqejё nё skenёn botёrore – si burrё shteti, i cili tёrheq vёmendjen, frymёzon dhe respektohet anё e mbanё. Por qё i cili nё radhё tё parё ndjek njё qёllim: tё mbrojё interesat e SHBA-sё. Ky ishte narrativi i udhёtimit. Njerёzit e shtypit pёrreth Trumpit dhe kёshilltarёt e tij e ekzagjeruan madje me superlativa pёrshkrimin e sukseseve tё tyre.

Imazhe tё bukura, por aspak substancё

E vёrteta e hidhur ёshtё se, pas imazheve tё bukura dhe deklaratave tё mёdha ka pak substancё. Deri tani shtёpia e bardhё e ka lёnё pas dore, qё t’i konsolidojё premtimet dhe nismat e presidentit me detaje pёrmbajtёsore. Si do tё vihet nё jetё vendimi i Riadit pёr tё bllokuar burimet financiare tё ekstremistёve dhe mbёshtetёsit e tyre? Sa konkret ёshtё plani pёr njё paqe nё Lindjen e Mesme?

Edhe  mё keq akoma: Udhёtimi demonstroi edhe njё herё mё shumё, se sa fort i pёrmbahet Trumpi njё politike tё jashtme transatlantike. Njё politikё, qё karakterizohet nga njё garё interesash, qё negociohen vazhdimisht. Kjo me pasoja tё rrezikshme: Pёr t’i vёnё nё lёvizje sundimtarёt dhe qeveritё nё shumicёn e vendeve myslimane qё tё bashkёveprojnё nё aleancёn e tij kundёr ekstremizmit, Presidenti u ka dhёnё atyre pothuajse dorё tё lirё nё qeverisjen nё vendet e tyre.  Tё drejtat e njeriut dhe forcimi i shoqёrisё civile pothuajse nuk luajnё asnjё rol.

Lojё e rrezikshme me zjarrin

Pёr tё fituar mbёshtetje nё Arabinё Saudite dhe nё Izrael, gjatё udhёtimit tё tij nё mёnyrё tё pёrsёritur Trump turfullonte kundёr Iranit. Por kёrcёnimet e tij nuk duan tё thonё, se SHBA-ja vёrtetё do ta anulojё marrёveshjen bёrthamore tё vendosur me disa partnerё me Teheranin. Por retorika konfrontuese e Trumpit mund tё ҁojё nё njё dhunё tё re mes shiitёve dhe sunitёve nё rajon. Presidenti i SHBA-sё luan me zjarrin dhe me sa duket nuk do t’ia dijё pёr pasojat.

Tё shtangur dhe tё indinjuar e panё kёtё spektakёl aleatёt e SHBA-sё nё Europё. Shpresa e tyre pёr ta bindur Trumpin nё biseda personale lidhur me vlerat e pёrbashkёta si dhe pёr nismat e vendosura me paradhёsin e tij Obama, u shuan. Nё Bruksel Presidenti i ri i SHBA-sё madje i injoroi me kritikёt e tij tё vrazhda partnerёt e NATO-s lidhur me shpenzimet e tyre pёr mbrojtjen dhe kjo madje nё njё ceremoni, qё synonte ta kremtonte aleancёn si njё lidhje historike dhe me orientim drejt sё ardhmes.

Alenaca ad-hoc kundёr aleancave tё vjetra 

Qё Presidenti i SHBA-sё nё samitin e G7 nё Taormina de facto i minoi bisedimet e pёrbashkёta dhe qё ai nuk lёshoi pe pёr shumё ҁёshtje, tregon taktikёn e vёrtetё dhe rrezikun e presidencёs sё tij: “America First” mund tё nёnkuptojё krijimin e aleancave ad hoc – dhe njёkohёsisht tё frikёsojё partnerёt afatgjatё dhe besnikё. Besueshmёria e Amerikёs kёsisoj ёshtё nё rrezik. Kjo ёshtё ajo qё mbetet nga udhёtimi i parё i Trumpit jashtё vendit.

Ivanka Trump del kundër babait të saj, thotë se SHBA duhet të pranojë refugjatët sirian

Periskopi.com Lajme

Ivanka tani thotë se SHBA-të duhet të pranojnë refugjatë sirian, por “kjo nuk do të mjaftojë” që të zgjidhet kriza humanitare atje.

Babai i saj, presidenti Donald Trump e ka bërë të qartë se ai e sheh këtë valë të madhe refugjatësh si ‘Kali i Trojës’, që mund të sjellë terroristë në Amerikë, raporton Periskopi

Dy burime nga Shtëpia e Bardhë kanë thënë se presidenti Trump nuk e ka ndryshuar mendjen e tij edhe pse vajza e tij mendon ndryshe.

Ivanka tash së fundi ishte në një vizitë në Gjermani, pas ftesës nga kancelarja gjermane, Angela Merkel./ Periskopi

Trump paralajmëron Kim Jong-un: Kujdes si sillesh

Periskopi.com Lajme

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump të hënën ka porositur liderin e Koresë Veriore Kim Jong-un që “duhet të marrë parasysh se si sillet”.

Trump kështu i është përgjigjur gazetarit të CNN, i cili e ka pyetur nëse ka ndonjë porosi për Korenë Veriore dhe Kim Jong-un.

“Duhet të marrë parasysh se si sillet”, është përgjigjur shkurt Trump.

Dhëndri i Trump do të merret në pyetje për lidhjet me zyrtarët rusë

Komiteti i Inteligjencës së Senatit të SHBA-ve, planifikon të marrë në pyetje dhëndrin e presidentit Donald Trump, Jared Kushner, në kuadër të hetimeve në lidhjet ndërmjet bashkëpunëtorëve të Trump dhe zyrtarëve rusë, shkruan të hënën “New York Times”.

Periskopi.com Lajme

Kushner, këshilltar i Trump gjatë kampanjës presidenciale, ndërsa tash edhe në Shtëpinë e Bardhë, është personi më i afërt me presidentin amerikan, i cili do të merret në pyetje në lidhje me rolin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit të kaluar.

Ai do të merret në pyetje në lidhje me dy takime me të dërguarin rus Sergej Kisljak në Trump Tower në Nju Jork në dhjetor të vitit të kaluar dhe për takimin me drejtorin e bankës shtetërore për zhvillim, shkruan gazeta duke iu referuar burimeve në administratë dhe në Kongresin amerikan.

“Vneshekonombank” është njëra nga bankat, të cilat janë në listën e sanksioneve të administratës së Barack Obama më 2014, pasi që Rusia aneksoi Krimenë.

Zëdhënësja e Trump, Hope Hicks ka thënë se Kushner gjatë kampanjës presidenciale është takuar me zyrtarë të shumtë të vendeve të huaja.

Momenti kur Trump refuzon t’ia zgjatë dorën Merkelit (Video)

Donald Trump ka refuzuar t’ia zgjasë dorën kancelarës gjermane Angela Merkel në takimin e tyre të parë në Shtëpinë e Bardhë.

Periskopi.com Lajme

Dyshja udhëheqëse e dy vendeve më të fuqishme në botë, ka mbajtur një takim që vështirë mund të ndihmojë në përcaktimin e të ardhmes së Aleancës Veri Atlantike- NATO dhe të formësoj marrëdhëniet e punës mes dy liderëve.

Ky takim është konsideruar si shumë i rëndësishëm, sidomos pas deklaratave që presidenti i SHBA-së, Trump i kishte dhënë në lidhje me NATO-n, duke e quajtur këtë aleancë ushtarake si demode, çka kishte shtuar frikën e vendeve evropiane, nga rreziku i fuqizimit të Rusisë.

Trump nuk ndalet, kërkon burgosjen e Snoop Dogg për shkak të spotit

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi të mërkurën se reperi Snoop Dogg duhet të arrestohet për shkak të spotit muzikor në të cilën shtie në kokën e personazhit, e cila ngjason me presidentin e SHBA-ve.

Periskopi.com Lajme

“A mund të mendoni se si do të ishte përçartja sikur Snoop Dogg, me karrierë të dështuar dhe të gjitha, do të merrte në nishan dhe të shtinte në presidentin Barack Obama? Koha është për burg”, shkruan Trump na Twitter. Në sportin kontestues, reperi Snoop Dogg drejton një revole lodër në kokën e klounit me fytyrë të Trump pas të cilës paraqitet mbishkrimi “bang”.

Avokati i Trump, Michael Koen tha për TMZ se është i shokuar dhe se reperi duhet t’i kërkojë falje presidentit amerikan.

Snoop Dogg për “Bilbord” tha se nuk ka pasur për qëllim që të krijojë video-spotin kontrovers, por se “ka ndierë se diçka po mungon”.

“Dorëzohet Trump”, ndryshon listën e shteteve me shumicë myslimane që do t’iu lejohet hyrja në SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të largojë Irakun nga lista e vendeve të cilat ishin paraparë që të gjendeshin në listën e vendeve të cilave do tu ndalohej udhëtimi për në SHBA.

Periskopi.com Lajme

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se urdhëri i ri do të mbante ndalesën prej 90 ditëve për udhëtim në SHBA, për qytetarët e gjashtë vendeve me shumicë myslimane – Irani, Libia, Siria, Somalia, Sudani dhe Jemeni.

Gjithsesi thuhet se Iraku është hequr nga “lista origjinale”, e publikuar më 27 janar.

Kjo për faktin se qeveria irakiane ka vendosur procedura të reja të “verifikimit dhe shpërndarjes së të dhënave”.

Gjithashtu kjo thuhet të ketë ardhur edhe për shkak të bashkëpunimit të këtij vendi me Shtetet e Bashkuara në luftë kundër militantëve të ISIS-it.

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se urdhri i ri ekzekutiv, të cilin presidenti republikan pritet të nënshkruajë të hënën, gjithashtu siguron që dhjetëra mijëra banorë ligjorë të përhershëm në Shtetet e Bashkuara – ose mbajtësit e GreenCard – nga vendet e listuara nuk do të preken nga ndalimet e udhëtimit. /Telegrafi

Trump trondit opinionin publik: Barack Obama ka përgjuar telefonat e shtëpisë time

Donald Trump ka bërë një postim të bujshëm në Twitter, i cili ka tronditur jo pak opinionin publik amerikan, ditën e sotme.

Periskopi.com Lajme

Presidenti amerikan ka akuzuar paraardhësin e tij, ish-presidentin Barack Obama se ka përgjuar “Trump Tower”, kulla ku jetonte miliardi para se të merrte celësat e Shtëpisë së Bardhë.

Pretendimi është bërë në një seri postimesh, raporton “ Fox News”.

“E tmerrshme!- shkruan Presidenti – Sapo më njoftuan se Obama kishte përgjuar telefonate e  mia në Trump Tower pak para fitores. Nuk gjeti asgjë. Kjo është e paprecedentë!

Presidenti amerikan nuk ka dhënë ndonjë hollësi të mëtejshme mbi “përgjimin e telefonatave” apo sesi ishte i informuar për aktivitetin e raportuar. Megjithatë, Trump treguar në një postim të mëvonshëm se mund të ndërmerrte veprime ligjore ndaj ish-presidentit Obama, i cili është akuzuar edhe më parë për organizimin protestave kundër Trump. /SYRI.net

Trump “shkatërroi” turizmin amerikan

Ekspertët e turizmit po paralajmërojnë një krizë në turizëm, e cila sipas tyre ka ardhur si rezultat zgjedhjes së Donald Trump, president, shkruan BBC, përcjell Periskopi.

Periskopi.com Lajme

E ashtëquajtura “Kriza Trump”, kishte ardhur atëherë kur kishte filluar fushata e tij në vitin 2016, dhe pasojat tashmë po ndihen në turizmin amerikan.

Stephan Mumford, një profesor i metafizikës nga Anglia, kishte bërë plan që të udhëtonte në SHBA  dhe të paraqiste studimin e tij, mirëpo kjo gjë ndryshoi kur Trump u zgjodh president, dhe  në muajin e parë, administrata e tij filloi masat e ndalimit të qytetarëve që vinin kryesisht nga vendet me shumicë myslimane.

“Unë nuk dua të shkoj në një konferencë, në qoftë se njerëzit e tjerë përjashtohen thjesht sepse i përkasin një grupi të caktuar”, “unë nuk mund të shkoj aty dhe të them se jam në rregull ndërsa djalit pas meje i ndalohet një gjë e tillë vetëm pse është mysliman”, tha ai. Vendimit të tij i janë bashkuar edhe mijëra profesorë të tjerë nga e gjitha bota, që kanë vendosur të mos udhëtojnë në SHBA.

Ngjajshëm ka ndodhur edhe me shkollat kanadeze të cilat dikur kishin bërë udhëtime të rregullta në SHBA, për sport, muzikë dhe ngjarje të ndryshme, sepse shumica e studentëve të tyre janë të huaj.

Në Filadelfia, një konferencë e madhe që do të sillte 7 milionë dollarë të ardhura, është anuluar, dhe së fundmi Neë York City ndryshoi projeksionin e saj, i cili parashihte që në vitin 2017 do të kishte një rritje prej 400.000 udhëtarëve ndërkombëtarë.

Shoqata ndërkombëtare për Biznes dhe Turizëm ka vlerësuar se nga java që ndalimi i Trump ka hyrë në fuqi, SHBA ka humbur 185 milionë dollarë, nga anulimi i rezervimeve për udhëtim. /Periskopi/

Mediat serbe tregojnë kush e pagoi fotografinë e Veselit me Trumpin

“Fotografinë e kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli me presidentin e SHBA-së gjatë Lutjes së Mëngjesit në shkurt, e ka paguar Tom Duhani, shqiptar i pasur i cili jeton në SHBA dhe mban në duar disa senatorë amerikanë”, shkruan gazeta online “blic” i Beogradit, transmeton Koha.net.

Periskopi.com Lajme

Sipas këtij portali serb, Duhani, të cilin e quan biznesmen kundërthënës, ka bërë pasuri miliona dollarësh dhe sipas burimeve amerikane, siç thotë ‘blic’, ai kongresistëve amerikanë u ka ndërtuar banesa e shtëpi, dhe, gjithnjë, sipas kësaj gazete, ai është marrë vesh me ta për t’u bërë kjo fotografi e cila i ka shqetësuar shumë qarqet politike e jopolitike në Beograd.

Lidhjet e Duhanit me kongresistë, gjithnjë sipas këtij portali, dikur i kishte trajtuar edhe Komisioni Federal zgjedhor i cili në vitin 2014 kishte konfirmuar se kongresisti Gary Peters, nga vitit 2008 – 2012 kishte marrë nga Duhani 15.900 dollarë, ndërsa Peters kishte marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së restorantit të Duhanit.

Sipas portalit serb, i cili ka publikuar një foto të Duhanit me një grumbull parash dhe me dy revole, ky biznesmen është i afërt me Begjet Pacollin dha ai në opinion u paraqit pas ndalimit të Ramush Haradinajt në Francë ku dhe kishte shkuar ta vizitonte.

Portali serb thotë se Duhani është marrë me shpëlarje parash, për këtë është dënuar me burg, porse burgun s’e mbaruar të tërin.

 

E jashtëzakonshme: Ja çfarë rekordi kanë thyer çifti Obama

Lajmin se ish-presidenti Obama dhe zonja e parë Michelle do të botonin një librin, kishte bërë bujë shumë të madhe në botën letrare, në atë se kush do të kishte të drejtën e botimit, përcjell Periskopi.

Periskopi.com Lajme

Ata tani jo vetëm që kanë gjetur Shtëpinë Botuese e cila është Penguin Random House, mirëpo edhe kanë arritur marrëveshje me një shifër rekord prej 60 milionë dollarë, gjë të cilën asnjë president deri tani nuk e ka bërë, shkruan Daily Mail.

Markus Dohle shefi ekzektuiv i Penguin Random House,  gjatë një deklarate për shtyp tha se ata ishin absolutisht të kënaqur të vazhdojnë partneritetin e tyre me ish-presidentin Obama.

“Më fjalët dhe mënyrën si e drejtuan shtetin ata e ndryshuan botën, dhe pikërisht këtë mundohemi ta bëjmë çdo ditë me librat e publikuara tek ne “, tha ai.

Si pjesë e marrëveshjes ata do të dhurojnë edhe 1 milion libra në emër të Obamës, derisa ende nuk dihet një datë se kur do të publikohet.

Asnjëherë deri tani një autor nuk është paguar kaq shumë, duke e lënë në hije librin biografik të Bill Clinton me 15 milion në vitin 2004, dhe Gorge W. Bush me 10 milionë në vitin 2010, derisa presidenti Donald Trump në librin e tij “Arti i marrëveshjes”, kishte marrë një paradhënie prej vetëm 500.000 dollarësh.

Ish-presidenti Barack Obama, edhe më herët kishte publikuar dy libra “Guximi i Shpresës” në vitin 2006 dhe “Letër për vajzat e mia” në vitin 2010, derisa ishte në Shtëpinë e Bardhë çka bëri që të fitonte 15.6 milionë dollarë nga shitja e tyre, dhe të gjitha të ardhurat kishin shkuar donacion për fëmijët e veteranëve.

Përkundër këtij fakti thuhet së është zonja e parë, Michelle ajo e cila pritet të thyejë një rekord të shitjeve, sepse padyshim që të gjithë janë të etur të mësojnë më shumë rreth jetës së saj dhe ditët në Shtëpinë e Bardhë. /Periskopi/

 

 

Trump me akuza të rënda ndaj Obamës

Presidenti Donald Trump thotë se ai beson se ish-presidenti Barack Obama dhe administrata e tij, fshihen prapa protestave me të cilat janë përballur Republikanët, përcjell Periskopi.

Periskopi.com Lajme

Gjatë një interviste për Fox News, Trump është pyetur nëse ai mendon se ish-presidenti Barack Obama fshihet pas protestave kundër Republikanëve, të ndodhura kohëve të fundit, dhe nëse kjo gjë do të ishte e vërtetë, a është shkelje e të ashtë-quajturës kodi i presidentëve të pashprehur ?

“Po, unë mendoj se ai fshihet pas kësaj, kjo është politikë, “tha ai.

Trump ka diskutuar gjithashtu edhe për protestat, të cilat e kishin ndërprere punë e tij gjatë muajit të parë.

“Ju kurrë nuk mund ta dini se kush qëndron mbrapa kësaj, asgjë nuk është e sigurt. Përsëri unë mendoj se presidenti Barack Obama fshihet pas kësaj, sepse njerëzit e tij padyshim janë prapa kësaj, dhe disa nga protestat e ndodhura me siguri ishin nga ky grup, çka është shumë serioze sepse po e cenojnë edhe sigurinë kombëtare, por gjithashtu e kuptoj se kjo është politikë. Kjo gjë ndoshta do të vazhdojë edhe më vonë”, tha ai.

Trump deri tani nuk ka ofruar asnjë dëshmi, për deklaratat e lëshuara. /Periskopi/

Presidenti francez i kundërpërgjigjet Trumpit

Presidenti i Francës, Francois Hollande ka reaguar ndaj deklarimeve të Donald Trumpit se ‘Parisi nuk është i njëjti pas sulmeve nga militantët islamikë’.

Periskopi.com Lajme

Në një konferencë për media, Hollande ka thënë se terrorizmin duhet ta luftojnë të gjithë së bashku, e jo të akuzohet një shtet aleat, shkruan Reuters.

“Terrorizmin duhet ta luftojmë së bashku. Nuk është mirë të akuzohet një vend aleat. Unë nuk do ta bëjë këtë me SHBA-në, prandaj i bëj thirrje Trumpit që as ai të mos veprojë njejtë me Francën”, u shpreh Hollande

Deri më tani më shumë se 230 njerëz kanë vdekur në Francë nga sulmet terroriste qysh nga viti 2015.

Hakmarrja e Trump, përjashton disa media nga Shtëpia e Bardhë

Vetëm pak pasi presidenti Donald Trump premtoi se do të bënte diçka ndaj medieve “dinake”, të cilat i quajti sërish si “armike” të popullit amerikan, CNN njoftoi se ishte ndaluar të hynte në seancën informuese të Shtëpisë së Bardhë të kësaj të premteje.

Periskopi.com Lajme

Sipas CNN, edhe “New York Times”, “Los Angeles Times” dhe “Politico” janë penguar të futen në Shtëpinë e Bardhë, duke mos iu dhënë asnjë argument për këtë zgjedhje, përveçse “nuk ishin në listë” për informimet jashtë kamerave.

“Breitbart”, “Fox News”, “Washington Times” dhe “One America News Network” ishin mes atyre që iu lejua hyrja, raporton CNN.

Mbledhja e sotme përpara kamerave ishte e ndryshme, e udhëhequr nga Sekretari i Shtypit, Sean Spicer, e që nuk ishte parashikuar të ndodhte sot. Në fakt, nuk është e pazakontë që të hiqet dorë nga informimi përpara kamerave në ditët kur vet presidenti i Shteteve të Bashkuara jep një fjalim të rëndësishëm, siç ndodhi mëngjesin e sotëm në “CPAC”, konferencën e aktivistëve konservatorë.

Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë ka protestuar ndaj kësaj lëvizjeje, ndërsa disa media si “Associated Press” dhe revista “Time” njoftuan bojkotimin e seancës informuese./ Top Channel

 

Trump: Do fillojmë së shpejti ndërtimin e murit me Meksikën

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka premtuar që do të ndërtojë murin në kufi me Meksikën sa më shpejt që është e mundur dhe para afatit.

Periskopi.com Lajme

Trump është betuar që do të fokusohet siç u shpreh “t’i largojë njerëzit e këqinj jashtë vendit”.

“Ne do e ndërtojmë murin. Në fakt, atë do e fillojmë punën së shpejti. Përpara afatit”, ka thënë Trump.

“Miss prapanica” bën tatuazh fytyrën e Donald Trumpin (Foto)

Fituesja e Brazilit, "Miss BumBum" ka bërë një tatuazh interesant, për të cilin askush nuk e mendonte më parë se do të arrinte ta bënte.

Periskopi.com Showbiz

Bëhet fjalë për fytyrën e Donald Trump-it, presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bukuroshja Erika Canela ka zgjedhur pjesën e fundit të qafës, në nisje të kurrizit, për të bërë këtë tatuazh të lezetshëm, procesin e punimit të së cilit edhe e ka fotografuar e më pas e ka ndarë me fansat në rrjetet sociale.

“Ai është çuditërisht seksi, pavarësisht se është 70 vjeç”, tha 27-vjeçarja.

  

Fillon tallja me foton e Veselit me Trumpin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, është lideri i parë nga shtetet e Ballkanit që është takuar me presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Periskopi.com Lajme

Veseli ka publikuar në faqen e tij në Facebook, fotografinë e takimit me presidentin e SHBA-së Donald Trump, pak ditë pas kthimit të tij nga Ëashingtoni.

Por, tallja ka filluar menjëherë me të, lexojeni mbishkrimin mbi fotografi.

Alarmon Amnesty International, po rikthehet koha e Hitlerit

Grupi i të drejtave të njeriut, Amnesty International, thotë se politikanët të cilët kanë përdorur një retorikë përçarëse dhe privojnë të drejtat e njeriut, janë duke krijuar një botë më të ndarë dhe të rrezikshme, shkruan BBC, përcjell Periskopi.

Periskopi.com Lajme

Në raportin e tyre vjetor, ata kanë marrë shembull Donald Trump, i cili përdor një “politikë të zemëruar dhe ndarëse”, duke mos anashkaluar edhe liderët e Turqisë, Hungarisë dhe Filipineve të cilët kanë përdorur rrëfimet e frikës, fajit dhe ndarjen, ndërsa refugjatët po shfrytëzohen nga qeveritë për qëllimet e tyre politike.

Raporti i cili mbulon 159 vende, citoi një rritje të gjuhës së urrejtjes përgjatë SHBA-ve dhe Evropës  të cilët synojnë refugjatët, dhe pasojat e kësaj do të jenë edhe më tutje me sulme ndaj njerëzve në baze të racës, gjinisë, kombësisë dhe fesë.

Gjatë një deklarate, sekretari i përgjithshëm i Amnesty International, citohet të ketë thënë se “Në vend që të luftojnë për të drejtat e njeriut, shumë liderë kanë miratuar një agjendë çnjerëzore për motive politike”, tha Sail Shetty.

Referenca në mënyrë të veçantë është bërë kundër Donald Trump, mbi urdhrin ekzekutiv muajin e kaluar që ndaloi refugjatët dhe emigrantët, ai tha se Trump ka “vënë urrejtjen e tij ksenofobike në retorikën e tij parazgjedhore”, në veprim me nënshkrimin e masës.

Sipas Shetty, viti 2016 ishte viti ku përdorimi cinik i “ne përball atyre”, rrëfime të frikës, urrejtjes, kanë marrë përmase globale të një niveli që nuk është parë që nga viti 1930, kohë në të cilën Adolf Hilteri erdhi në pushtet në Gjermani.

“Një rend i ri botëror, ku të drejtat e njeriut janë portretizuar si një pengesë për interesant kombëtare, e bën aftësinë për të trajtuar mizoritë në një masë rrezikshmërisht të ulët, duke lënë derën hapur për abuzime, ngjajshëm sikur ka ndodhur me kohërat me të errëta të historisë njerëzore”, tha ai.