Turqit shesin masivisht dhe djegin dollarin pas thirrjeve të Presidentit Erdogan (Video)

Turqia është duke u përballuar më një dobësim të monedhës vendase pas paqëndrueshmërive politike si edhe futjes në luftë në frontin e Sirisë.

Periskopi.com Lajme

Ditët e fundit një euro u këmbye me 3.9 lira, kurse 1 dollar me mesatarisht 3.6 lira.

Ky ndryshim i fortë në kursin e këmbimit filloi të shkaktonte probleme të theksuara në ekonomine turke duke shtrenjtuar ndjeshëm importet, përcjell Albeu.com.

Përballë kësaj situate, Presidenti Erogan bëri një thirrje publike ndaj të gjithë atyre që kishin dollar në shtëpitë e tyre që t’i këmbenin me lira me qëllim forcimin e kësaj të fundit.

Fill pas kësaj thirrjeje, turqit mësynë nëpër pikat e këmbimit të valutës duke blerë lira, ç’ka ka ndikuar në kursin e këmbimit duke e zbritur atë në 1 dollar/ 3.4 lira.

Madje, pati edhe prej atyre që filluan të djegin monedhën amerikane me mendimin se ishin bankat e huaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që po e shkaktonin këtë situatë në Turqi.

 

 

Kuptojeni pse tek dollari shkruhet ‘In God We Trust’

Në tetor të vitit 1957 në kartëmonedhën amerikane ishte shfaqur për herë të parë shprehja “In God We Trust” si alternativë apo zëvendësuese e motos jo-zyrtare “E pluribus unum”

Periskopi.com Lajme

Disa thonë se shprehja “Ne besojmë në zot” është marrë nga himni i Amerikës “The Star-Spangled Banner”. Strofa e katërt përfshin frazën, “Dhe kjo të jetë motoja jonë: Në Zot është besimi ynë”.

Feisal Abdul Rauf, imam mysliman shkruan se fraza “Në Zot ne besojmë” përkon me mësimin Islam, dhe ofron dy paragrafë nga Kur’ani (3:193 dhe 2:285).

Në mënyrë të ngjashme, Melkote Ramaswamy, dijetar amerikan hindu, përcjell TiranaObserver, shkruan se prania e frazës “Në Zot ne besojmë” në monedhën amerikane është kujtesë se Perëndia ndodhet kudo, pavarësisht nëse jemi të ndërgjegjshëm apo jo.

Në judaizëm dhe krishterim, motoja “Në Zot Ne Besojmë ” ngjason me vargje nga Bibla, përfshi Psalmet (118:8, 40:3, 73:28) dhe Fjalët e Urta (29:25).

Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, të gjitha shkollat publike në Shtetet e Bashkuara u pajisën me parulla “In God We Trust” të cilat u vendosën në zyra, biblioteka, kafene, korridore dhe klasa.