Çmenduria e Mbretit Donald

Elizabeth Drew Opinione

WASHINGTON, DC – Në ditët e fundit, Presidenti Donald Trump ka vepruar në formë më bizare se kurrë, dhe pyetja që është ngritur në mendjen e politikanëve dhe qytetarëve, megjithëse rrallë e shprehur me zë të lartë, ka qenë: Çka mund të bëhet me këtë njeri? A mundet ShBA-ja të pëballojë pritjen për atë që do të del nga hetimi i Prokurorit Special Robert Mueller (me presupozimin që do të provojë fajësinë e presidentit a diçka e tillë)? Por kjo poashtu do të merrte shumë kohë.

Çështja e kohës është bërë mjaft urgjente së fundi – e lidhur kjo me rrezikun që të mund të përfundojmë në një luftë të mundshme me Korenë Veriore. Ky rrezik, i shoqëruar edhe nga sjellja e çuditshme në rritje e Trumpit, e ka bërë Washingtonin më të tensionuar se kurrë, dhe madje më të tensionuar se në ditët e errëta të skandalit të Watergate. Ose thënë troç: brenga është që një president i çmendur mund të çojë Amerikën në një luftë nukleare.

Vetëm në javët e fundit, kemi parë prova të mjaftueshme të jostabilitetit mendor të Trumpit. Gjatë një ceremonie në Zyren Ovale në nderim të heronjëve nativo-amerikanë (indianëve) të Luftës së Dytë Botërore, ai i ofendoi ata me një koment racist. Ai e bëri një përleshje të paprecedent dhe të panevojshme me kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar, aleatin tonë më të ngushtë, duke e ri-tweetuar një postim të një grupi neo-fashist britanik me motive anti-islame. Në përpjekjen për të fituar votat e një senatoreje demokrate për shkurtimet në taksa, ai udhëtoi në shtetin e saj dhe tha gënjeshtra për rekordet e saj. Dhe vazhdoi ta provokonte liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un, i cili poashtu duket mendërisht jostabil.

Në të njëjtën kohë, gazetat e mëdha Washington Post dhe The New York Times kanë publikuar artikuj që përmbajnë tregime shqetësuese në lidhje me sjelljet private të presidentit.

Trumpi poashtu ka vazhduar të mbrojë pretendimin e tij se Barack Obama nuk është lindur në ShBA – një akuzë fallse që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës së tij politike, të cilën, pas presionit nga këshilltarët, nuk e kishte përmendur pas zgjedhjes së tij.

Fakti që Trumpi duket se ka çrregullime mendore, e ka krijuar një dilemë të madhe për psikiaktristët, politikanët dhe gazetarët. Asociacioni Psikiatrik Amerikan, ka një rregull që thotë se anëtarët e saj nuk lejohen të ofrojnë diagnoza të njerëzve të cilët nuk i kanë ekzaminuar. Por, duke parë emergjencën kombëtare, disa psikatristë e kanë thyer atë rergull dhe kanë folur publikisht mbi gjendjen mendore të Presidentit Trump.

Pikëpamja më gjerësisht e pranueshme është ajo që thotë se ai vuan nga një çrregullim narcistik personaliteti, e cila është shumë më serioze se të qenët thjesht narcisist. Sipas Klinikës Mayo, një çrregullim i tillë “është një gjendje mendore në të cilën njerëzit kanë një sens të fryrë të rëndësisë së tyre individuale, një nevojë e thellë për vëmendje dhe admirim të vazhdueshëm, relacione të këqija, dhe një mungesë empatie për të tjerët.” Për më shumë, “prapa kësaj maske të këtij vetëbesimi ekstrem qëndron një vetëvlerësim fragjil që është i lëndueshëm edhe nga kritika më e vogël”.

Ky definicion është tepër sqarues për sjelljet që Trumpi bën rregullisht. Një tjetër pikëpamje që mbajnë një numër i madh profesionistësh mjekësorë, i bazuar në mënyrën sesi fliste Trumpi në intervista në fund të viteve 90 dhe të asaj sesi flet sot – me një vokabular shumë të limituar dhe me më pak rrjedhshmëri – është që presidenti po vuan nga një dementia. Sipas një reference shumë të respektuar mjekësore, simptomat e dementisë përfshijnë agjitacionin, agresivitetin, deluzionet, halucinacionet, apatinë dhe nga shfrenimi.

Shumë anëtarë republikanë të kongresit janë thellë të brengosur rreth kapacitetit të Trumpit për të përballuar presidencën – një punë shumë-kërkuese padyshim. Sekretarja e Shtetit Rex Tillerson, e cila thuhet se do të shkarkohet shpejt, është thënë ta ketë quajtur Trumpin “hajvan” (ang.moron).

Sjellja e çrregullt e Trumpit në ditët e fundit i është atribuar ankthit që e ka kapur shkaku i hetimit të Muellerit lidhur me bashkëpunimin e fushatës së tij me Rusinë – hetim që mund të përfundojë me akuzë për konspiracion. (Trumpi duket se është e vetmja figurë e rëndësishme në Washington që nuk e pranon se Rusia ka ndërhyrë.) Dhe kjo sjellje bizare në rritje ndodhte edhe para se të dilte lajme, më 1 dhjetor, që këshilltari dhe ndihmuesi i madh i kampanjës, Gjenerali Michael Flynn, është pajtuar të deklarohet fajtor që e kishte gënjyer FBI-në.

Çka e bën një gjë që tillë tepër të rëndësishme është fakti që Flynn-i është zyrtari më i rëndësishëm që është kthyer te Muelleri. E vërtetë, marrëveshja gjeneroze e shfajësimit tregon që Flynn-i është i gatshëm të kallëzojë edhe figura tjera më të rëndësishme në Kampanjën e Trumpit ose në Shtëpinë e Bardhë.

Është spekuluar që, Flynni do të bëj me gisht edhe nga dhëndrri i Trumpit, Jared Kushneri. Por përpjekjet e hershme të Trumpit që t’i mbajë prokurorët larg Trumpit jep sinjale të forta se Flynni di diçka të cilën Trumpi dëshpërimisht përpiqet ta fshehë. Mund të mësojmë se çka, në shumë pak kohë.

Në ndërkohë, amerikanët dhe bota me nervozë po presin reagimin e Trumpit për këto ngjarje shumë të këqija për to.

Përkthimi: Periskopi, nga Project Syndicate

Trump zotohet të anulojë Marrëveshjen e Partneritetit Trans-Paqësor

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, është zotuar se do të tërhiqet nga një marrëveshje kundërthënëse e tregtisë në ditën e parë në zyrë.

Periskopi.com Lajme

Njoftimi, i bërë përmes një porosie në video të publikuar më 21 nëntor, ishte një prej deklaratave më të qarta për qëllimete tij që të zhbëjë një marrëveshje të arritur ndërmjet 12 shteteve, që u bë një prej temave qendrore gjatë fushatës zgjedhore këtë vit.

Trump bëri premtimin për Partneritetin Trans- Paqësor në një video të publikuar në YouTube ku edhe nënvizoi priritetet e 100 ditëve të para të tij pas ceremonisë së betimit më 20 janar.

“Do të publikojë një njoftim për qëllim e tërheqjes nga Partneriteti Trans Paqësor, një shkatërrim i mundshëm për vendin tonë”, tha Trump. “Në vend të tij do të negociojmë marrëvehsje të drejta, dy palëshe që do të sjellin vende pune dhe do ta kthejnë industrinë në brigjet amerikane”.

Presidenti në largim, Barack Obama, ka bërë përpjekje të mëdha për ta ratifikuar këtë marrëveshje, që do të zvogëlojë taksat, do të ehqë ndalesat tregtare dhe masat e tjera në 12 shtete.

Por marrëveshja u shndërrua në një çështje të nxehtë gjatë fushatës zgjedhore, me Trumpin që kritikoi rivalen e tij demokrate, Hillary Clinton, për mbështetje të saj dhe pastaj tërheqje.

Porosia populiste e Trumpit pati jehonë në shumë rajone industriale të SHBA-së, që janë përballur me humbje të mëdha të vendeve të punës në industri duke fajësuar për këtë një tjetër marrëvehsje, Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Amerikës Veriore.

Tërheqja e Trumpit nga marrëveshja mund të ketë pasoja politike në shtetet e tjera.

Duke folur gjatë një vizite zyrtare në Argjentinë, kryeministri i Japonisë,tha se marrëveshja mund të jetë e “pakuptimshme” pa pjesëmarrjen e SHBA-së.

Ai gjithashtu tha se marrëveshja nuk mund të rinegociohet.

“Kjo do të trazojë balancing fundamental të përfitimeve”.

Abe javën e kaluar u bë lideri i parë i huaj që takoi Trumpin që prej zgjedhjes së tij të papritur më heret gjat ëkëitj muaji.

Shqetësimet janë shtuar në Japoni se Trumpo mund gjithashtu të vazhdojë në zbatimin e premtimit të tij zgjedhor se do të kërkojë nga Tokio që të paguaj më shumë për 50 mijë trupat amerikane të stacionuara në Japoni sipas një marrëveshjeje të sigurisë. (REL)

Zhizhek: Fitorja e Trump, shansë për fillimin e një të “majte autentike”

Fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale amerikane, paraqet një tronditje të establishmentit politik në demokracitë perëndimore, por është edhe shans për fillimin e një të “majte autentike”, ka thënë për televizionin RT, filozofi i njohur slloven, Sllavoj Zhizhek.

Periskopi.com Lajme

Fitorja e Trumpit ka shkaktuar tërmet politik jo vetëm në SHBA, por tani nuk duhet të përqendrohemi te Trumpi i cili është “politikan brutal pragmatik” dhe një person që nga dita në ditë ndryshon pikëpamjet, por tek zhvillimet e ardhshme të situatës, shprehet Zhizhek, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, me pikëpamjet e Trumpit – pavarësisht qëndrimeve të tij radikale në fushatë dhe retorikës vulgare e të padrejtë politike – janë identifikuar votuesit të cilët janë të pakënaqur, të zemëruar dhe të frustruar që nuk duan një “status quo”.

“Hillary Clinton, në politikën e jashtme do të ishte më e rrezikshme dhe më agresive se Trumpi, i cili ka shprehur qëndrim të butë ndaj Rusisë dhe për zgjidhjen e çështjes palestineze. Por, gjithçka varet se cila ‘klikë’ do të sundojë në kabinetin e tij, meqë në ‘trenin’ Trump po kërcejnë republikanët që e kanë kundërshtuar e që nuk kanë fare simpati për Rusinë dhe Putinin”, thotë ai.

Sipas tij, e majta duhet të ristrukturohet në rrethanat e reja, që të mos sundojë ekstremi i djathtë popullist apo politika autoritare.

“E majta autentike duhet të përfaqësojë interesat e njerëzve të vegjël, e jo të kapitalit”, shton ai.

Zhizheku nuk është dakord me vlerësimin e filozofit amerikan Noam Chomsky, se botën e sotme e kërcënojnë republikanët amerikanë dhe Trumpi, duke shtuar se fenomeni Trump është një “zgjim i mirëseardhur” dhe dështim i vazhdimit të “kapitalizmit me fytyrë njerëzore” që njerëzve ua paraqet Hillary Clintoni. Ndaj, shton se Brexit-i dhe fitorja e Trumpit tregojnë se kjo demokraci nuk funksionon.

Rama shfajësohet në Nju Jork: Jam në telashe pse dola kundër Trump (Video)

Kryeministri Edi Rama foli edhe në Nju Jork për atë që shumë analistë e konsideruan “nxitim” dhe “gafë” të kreut të qeverisë shqiptare. Rreshtimi hapur kundër një kandidati për President të SHBA-ve i solli vëmendje kryeministrit shqiptar për pak kohë që nuk mendonte se tashmë duhet të kapërdijë ato që ka thënë. Në ekspozitën e hapur në Nju Jork, kreu i qeverisë u pyet sërish për Donald Trump. Rama tha se fitorja e republikanit miliarder ishte përjetuar në Shqipëri si një humbje e zgjedhjeve për Edi Ramën.

Periskopi.com Lajme

“Jam në telashe sepse e kam sulmuar kur ishte kandidat. Të gjithë kundërshtarët e mi, në vend të gëzoheshin për të, u gëzuan sikur të kisha humbur unë. Gjë që s’është ky rasti, unë jam ende aty. Dita e zgjedhjeve në SHBA u bë si dita e zgjedhjeve ne Shqipëri dhe gjithkush dilte në media duke thënë: “Edi Rama humbi… ka sulmuar Presidentin amerikan… Parlamenti duhet te kërkojë ndjesë, sepse Presidenti i SHBA s’mund te sulmohet”. Unë thashë: “S’kam sulmuar presidentin, por kandidatin dhe jam shumë i habitur që kur unë e sulmoja ju nuk thatë një fjalë, nuk e mbrojtët, sepse mendonit se do te fitonte Hillary” – tha Rama, citon lapsi.al.

Por kryeministri Rama, edhe tani që Trump nuk është më një “kandidat” por një “President i zgjedhur” thotë se republikani nuk ka sjellë diçka të re në politikën amerikane duke e krahasuar me Obamën.

“Kam pikëpamjen time që nuk përkon me atë që shikoj në përgjithësi, pasi numrat nuk tregojnë se bëhet fjale për një valë të madhe të diçkaje ndryshe. Nëse shikon numrat e kandidatëve republikanë të mëparshëm që humben janë te njëjtat apo diçka me shume. Fitorja e pare e Obames ishte nje vale e vërtetë e diçkaje te re, te ndryshme, pasi arriti ne 69 milionë vota, nëse nuk gabohem, qe është shume. Fitorja e tij e dyte shkoi ne 65 milionë vota. Këtu po flasim per nje nivel prej 59 milionë votash. Është një nivel mesatar qe tregon se njerëzit qe votuan me pare për Obamen nuk ishin me te motivuar qe te votonin. Pjesa tjetër mbetet per t’u parë” – tha Rama.