FMN ne Kosove

Mision tjetër i FMN-së në Kosovë, për bashkimin e Doganës me ATK-në

Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi i shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e Grupit Koordinues për procesin e bashkimit të Administratës Tatimore dhe Doganës së Kosovës, ka pritur sot në takim një delegacion të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Asistencën Teknike për procesin e bashkimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, të kryesuar nga këshilltari për Asistencë Teknike në Fondin Monetar Ndërkombëtar Enriko Aav.

Periskopi.com Lajme

Ky Mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të qëndrojë në Kosovë deri më 09 dhjetor 2016, ku do të zhvilloj takime me përfaqësues të Ministrisë së Financave, ATK-së dhe DK-së, si dhe me anëtarët e Grupit Koordinues për procesin e bashkimit të Administratës Tatimore dhe Doganore.

Në këtë takim u diskutua për procesin e arritur deri më tani në bashkimin e Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganës së Kosovës në një institucion të vetëm, koordinimin e ekspertizave ndërkombëtare, si dhe planet dhe objektivat për të ardhmen.

Me këtë rast, Zëvendësministri Agim Krasniqi falënderoj përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, për mbështetjen e deritanishme të FMN-së në kuadër të këtij procesi, ku sipas tij me ndihmën dhe bashkëpunimin me Fondin Monetar Ndërkombëtar, dhe institucionet tjera ndërkombëtare, është arritur një progres i madh në këtë proces, siç është edhe përgatitja e Projektligjit për Agjencinë e të Hyrave, i cili Projektligj tashmë është proceduar për miratim në Qeveri.

Ndërsa, përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe njëherë shprehën gatishmërinë e tyre për të  vazhduar mbështetjen dhe kontributin e tyre për Qeverinë e Republikës së Kosovës në procesin e krijimit të Agjencisë së të Hyrave, sidomos në fushat specifike të cilat janë potencuar nga Grupi Koordinues për procesin e bashkimit të Administratës Tatimore dhe Doganore.

Kapen 2000 litra naftë gjatë tentim kontrabandës në Mitrovicë

Dogana e Kosovës ka arritur të parandaloj kontrabandimin e 2000 litra naftë në rajonin e Mitrovicës.

Periskopi.com Lajme

Gjatë patrullimeve rutinore njësit e doganës kanë pikasur një automjet te dyshimte te llojit Opel Sintra ngjyrë të gjelbër pa targa i cili po lëvizte me shpejtësi nga drejtimi i Zubin Potokut për në Mitrovicë. Automjeti i dyshimte ka tentuar që të kthehen në rrugë anësore në drejtim të fshatrave por njësit e doganës kanë arritur ta ndalin. Pas ndaljes dhe hapjes së automjeti brenda është gjetur një rezervar postfabrikat i mbushur me derivate te naftës.

  1. Rezervar postfabrikant metalik
  2. Derivate te naftës = Rreth 2000 Litra

Pas përfundimit të rasti vozitësi është shoqëruar dhe është marr në pyetje, derisa mallrat dhe automjeti janë konfiskuar./ Periskopi

foto-1

392 aparate për lojëra fati u sekuestruan gjatë këtij viti në Kosovë

Dogana e Kosovës gjatë muajit nëntor ‘16 ka vazhduar aktivitetin ne terren me qëllim kontrollin e subjekteve që operojnë me lojëra fati.

Periskopi.com Lajme

Gjatë nëntorit janë kryer kontrolle në disa lokacione të Kosovës.

Në fokus të kontrollit kanë qenë qyteti i Prishtinës, Prizrenit dhe Podujevës. Si rezultat i këtyre kontrolleve janë hasur duke ushtruar veprimtari pa licence dymbëdhjetë (12) pika basti për te cilat janëlëshuar gjoba në shumë prej 20,160.00 €.

Gjithashtu janë sekuestruar 11 aparate të pa licencuar që dyshohet se janë të kontrabanduar, pasi që palët nuk kanë arritur të prezantojnë ndonjë dokumentacion lidhur me prejardhjen e tyre, raporton Periskopi

Gjatë kontrolleve në terren janë hasur duke operuar edhe lojëra të ndaluara me ligj në Republikën e Kosovës si Keno dhe Racing Dogs me ç‘rast janë sekuestruar 9 pajisje përmes të cilave është zhvilluar ky aktivitet.

Aksionet e muajit nëntor tregojnë qartazi përkushtimin e Doganës që përmes kontrolleve dhe aktiviteteve tjera hetimore ka arritur të vendos kontroll të rreptë në tërë territorin e Kosovës derisa raporti i këtij viti tregon se Dogana deri tani ka sekuestruar pajisje si në vijim:

– 227 aparate te pa licencuar

– 165 pajisje për lojëra Keno dhe Racing Dogs

– 126 pika basti të pa licencuara.

Shuma e gjobave të shqiptuara arrin në 312.792.60 € kurse vlera e aparateve të sekuestruar llogaritet të jetë mbi 500.000.00 euro./ Periskopi

image-0-02-05-4d8d1497dc01ca769832b401c4c3031366e4c6d4d32c91566185492480742c89-v

naftë

Kapen mbi 20 mijë litra naftë në tri aksione të ndara në Kosovë

Dogana e Kosovës gjatë javës së kaluar por edhe gjatë kësaj jave pas një pune operative ka arritur të lokalizoj, identifikoi dhe parandaloj kontrabandimin e derivateve në tri aksione të mirë organizuara.

Periskopi.com Lajme

Në aksionin e parë të organizuar njësite e doganës ka arritur të ndalojnë në rrugën Mitrovicë-Pejë, përkatësisht ne fshatin Banje e Pejës një maune të dyshuar dhe dyshimet rezultuan reale pas kontrolli i cili zbuloj te montuar dy rezervuar te modifikuar special për derivate te naftës me kapacitet nga 10.000 litra secili, të cilët ishin të mbushur plotësisht, raporton Periskopi

Mauna është sekuestruar, i dyshuari është intervistuar dhe pas konsultës me prokurorin e Pejës është proceduar kallëzimi penal ndaj të dyshuarit.

Aksioni i radhës ishe në Rajonin e Mitrovicës ku pas marrjes së informate dhe dyshimeve për transport ilegal të naftës njësit e Doganës kanë ndjekur një automjet Ford Tranzit i cili gjate tentimit për tu shmangur nga përcjellja kishte dale nga rruga kryesore ku dhe vozitësi e braktisë automjetin.

Pas kontrollit është gjetur një rezervuar post-fabrikant i ndërtuar posaçërisht për bartjen e derivateve te kontrabanduar dhe ku gjendeshin rreth 4000 litra derivate te naftës. Edhe në këtë rastautomjeti dhe nafta janë konfiskuar.

Derisa në rastin e tretë janë në rrugën Lipjan-Prishtine njësit e doganës kanë ndaluar për kontroll një kombi transportues ku gjatë kontrollit është konstatuar se ngarkesa në atë kombi ishte me mallra si: Vaj Motorik, Vaj Transmisionit dhe vaj i frenave në sasi totale prej 1116.5 litra. Derisa për mallrat transportuesi nuk posedonte asnjë dokument prandaj si I tillë I është nënshtruar konfiskimit.

Rezultati i përgjithshëm i këtyre tri aksioneve ishte mbi 25.000 litra derivate të konfiskuara, tri automjete të konfiskuara si dhe ngritjen e kallëzimeve penale për të dyshuarit./ Periskopi

20161003_104611 20161003_104544 A (3) A (1)