Gorgonzola

Tërhiqet përkohësisht nga tregu djathi Gorgonzola

Ky djathë tregtohej në supermarketet Conad dhe vet kompania e ka tërhequr ditën e sotme nga të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri. Shkak për tërheqje nga tregu është bërë një sasi djathi Gorgonzola, e cila ka dalë me probleme në Itali.

Periskopi.com Lajme

Bëhet fjalë për  produktin “Gorgonzola S&D” 200 gr me nr. Lotto: 16279048, për të cilin kanë nisur procedurat e tërheqjes së produktit nga pikat e shitjes si pasojë e një mospërputhshmërie mikrobiologjike në disa pika shitje në Itali.

Pavarësisht se nuk bëhet fjalë për të njëjtin prodhim, përkohësisht është marrë masa tërheqje nga tregu nga Conad derisa të dalin analizat. Ndërkohë inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit po kryejnë kontrolle në markete dhe supermarkete, nëse është tërhequr e gjithë sasia e djathit Gorgonzola.

Mostrat e këtij djathi po çohen për analiza dhe do të pritet përgjigja nga laboratorët e ISUV, nëse djathi Gorgonzola ka probleme apo jo. Qytetarët të cilët e kanë blerë këtë lloj djathi, mund ta kthejnë në pikat e shitjes.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën thirrje konsumatorëve që të jenë të vëmendshëm ndaj njoftimeve të AKU si dhe të denoncojnë çdo rast të cenimit të sigurisë ushqimore në numrin pa pagesë 0800 75 75.

Veze, qumesht dhe djathi

Shtrenjtohet qumështi, djathi dhe vezët

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.2% në muajin shtator 2016, krahasuar me muajin gusht 2016.

Periskopi.com Lajme

Ngritje e çmimeve, sipas ASK-së, vërehet te nëngrupet e COICOP-it: qumështi, djathi dhe vezët (1.2%); perimet (5.5%); rryma, gazi dhe lëndët djegëse të tjera (1.0%)-(ngritje e çmimit të drunjve për ngrohje) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4% në IHÇK, raporton Periskopi

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-4.1%) dhe shërbime për transport (-3.5%)-(rënja e çmimit të biletave me aeroplan), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.2%) në IHÇK.

Shkalla e inflacionit e matur në muajin shtator 2016 me muajin shtator 2015 ishte 0.6%.

Indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.6% në muajin shtator 2016, krahasuar me muajin shtator 2015. Në këtë periudhë vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it. Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet: mish (1.0%); qumësht, djathë dhe vezë (2.6%); sheqer dhe ëmbëlsira (8.1%); pije alkoolike (2.7%); duhan (5.1%); veshje (2.8%); shërbime për transport (11.8%)-(ngritja e çmimit të biletave me aeroplan), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.1% në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (-2.8%); pemë (-7.7%); perime (-3.3%); përdorimi i pajisjeve për transportin personal (-1.8%)-(rënie e çmimit të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.5%) në IHÇK./ Periskopi