Mijëra njerëz marrin pjesë në festën e ditëlindjes së 15 vjeçares

Mijëra persona kanë marrë pjesë në festën e ditëlindjes së një vajze nga Meksika, pasi videoja ku prindërit e saj i ftonin të gjithë bëri shumë bujë në rrjetet sociale.

Periskopi.com Lajme

 

Familjarëve të vajzës i’u desht të lëviznin një ushtri të tërë me reporterë në mënyrë që Rubi Ibarra Garcia të mund të ndiqte festën e saj në komunitetin La Joya, në Meksikën Qëndrore

Rubi po festonte ditëlindjen e saj të pesëmbëdhjetë e cila në Meksikë konsiderohet si një festë tradicionale kur vajzat arrijnë këtë moshë e quajtur ndryshe edhe si  “ pesëmbëdhjetvjecarja ”

Më shumë se 1.2 milion njerëz u betuan se do të marrin pjesë në festë.

Megjithatë prindërit thanë se kur i ftonin të gjithë ata e kishin fjalën për të njohurit e tyre dhe fqinjët,më tutje në videon e postuar thuhet gjithashtu se fituesi i garës me kuaj që do të mbahej mund të fitonte 10.000 pezos dhe mendohet se ishte pikërisht kjo  arsyeja që bëri videon të shpërndahej më shumë se 800.000 herë në internet.

Rubi Ibarra Garcia is accompanied by her parents to an open-air Mass

Reporters at Rubi's party

A screenshot of a flier for Rubi's party

Kjo është befasia Zaimina Vasjarit për Rezarta Shkurtën (Foto)

Këngëtarja Rezarta Shkurta e ka nisur shumë e vogël karrierën e saj duke kënduar si fëmijë këngën e saj të parë me emrin “Durrës”, kushtuar qytetit të saj të lindjes.

Periskopi.com Limonada

Më pas në moshën e adoleshencës, ajo filloi hapat e parë si modele duke marrë pjesë në disa konkurse bukurie, gjersa më vonë iu rikthye sërish muzikës, kësaj here për të formuar karrierën e saj si këngëtare e rritur.

Tani ajo është një ndër këngëtaret më të suksesshme në Shqipëri, madje viteve të fundit ka ushtruar edhe profesionin e fotografes.

Mbrëmë (e premte) këngëtarja ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të, dhe me këtë rast është uruar nga familja dhe rrethi shoqëror.

Një nga befasitë më të veçanta për të ishte rezervuar nga kolegia e saj, njëherit mikesha e ngushtë Zaimina Vasjari, e cila i kishte përgaditur një ëmbëlsirë të vogël me një buqetë me lule.

Rezarta ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi, ku shihet duke u uruar nga Zaimina, teksa në mbishkrimin e fotos ka sqaruar se ndjehet e lumtur që ka marrë një dhuratë të tillë nga një mikeshë që e njeh prej 20 vitesh.

Përndryshe, është bërë e ditur se ajo shumë shpejt do të paraqitet në festivalin “Kënga Magjike 2016”, me një këngë të punuar nga Elgit Doda. /Telegrafi/

rezarta