ditari i Astrit Deharit

Çfarë shkroi Astrit Dehari në ditarin e tij në 68 ditët në paraburgim (Video)

63 fletë A4 me dorëshkrime të ndryshme të Astrit Deharit dhe 22 fletë nga blloku i shënimeve të tij, janë analizuar nga një ekip mjekësh, për të kuptuar gjendjen e tij emocionale sa ka qenë i paraburgosur në Prizren. Përfundimi i këtij raporti është se i ndjeri Dehari nuk ka pasur gjendje emocionale të rëndë, e cila do të çonte në vetëvrasje.

Periskopi.com Lajme

Analizë shkrimeve të ndryshme të gazetave ditore e kolumneve dhe përkthim librash kishte bërë Astrit Dehari në 68 ditët e tij të qëndrimit në burg.

Dorëshkrimet i kishte mbajtur në 22 fletë në një bllok shënimesh dhe në 63 fleta A4.

Këto i janë nënshtruar një analize të Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës, të kërkuar nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, raport të cilin e ka KTV-ja.

Dorëshkrimet në formë ditari janë analizuar për të kuptuar gjendjen emocionale të Astrit Deharit.

Konstatimi i dy neuropsikiatërve, një psikiatri dhe një psikologeje, është se i ndjeri Dehari nuk ka pasur gjendje emocionale të rëndë, e cila do të çonte në vetëvrasje.

“Nuk kemi gjetur shenja, ndonjë plan të përgatitur për vizion determinim negativ në kondita penale. Megjithatë, mund të flitet për një gjendje emocionale me ndryshime të herëpashershme, të varura nga perceptimet ditore të situatës politike, pritjeve, ku herë pas herë ka shprehur ndjenjën e mërzitjes, paqartësi dhe pesimizëm”, shkruan në raport.

Më 2 tetor, pos analizës që iu bënte disa shkrimeve të Kohës Ditore, Dehari shkruante.

“Ditën po jam i qetë, nuk po kam probleme, e njëjta vlen edhe natën. I vetmi interval, në të cilin sadopak po kam brengë e mërzi, është zgjimi në mëngjes. Përkundër pafajësisë së plotë, jam duke përgatitur veten për gjithçka, dënim të gjatë, tortura, shpifje”.                        

ASTRIT DEHARI, 2.10.2016

 

Dehari analizonte edhe shkresat e lëndës ndaj tij dhe aktivistëve tjerë të VV-së dhe në një shkrim të datës 29 nëntor e quante veten të burgosur politik, kurse rastin ndaj tij dhe provat i quante të montuara.

Ai gjithashtu shkruante se si prokurori ende nuk e kishte marrë në pyetje me dyshimin se ‘po montojnë fakte’.

Brengosej për kualifikimin e veprës penale të terrorizmit, derisa bënte llogaritje të moshës së prindërve, gruas së tij dhe vetes se sa vjet do t’i kishte secili nëse dënohet me 15 vjet burgim.

Mes datave 24 dhe 31 tetor, i ndjeri shkruante se është duke e kaluar javën më të keqe që nga fillimi i paraburgimit.

“Po e kuptoj se në çfarë rreziku jam. Risku në politikë është mundësi. Jam shumë i hutuar, kam dëshpërim, frikë, gëzim, entuziazëm e tmerr përbrenda një dite. E pabesueshme! Ditët që po vijnë do të jenë tepër të rënda. E kam fjalën për vitet që po vijnë…”

                                                                               ASTRIT DEHARI, 24.10.2016

 

Prokuroria Themelore e Prizrenit e ka hetuar që nga fillimi vetëm pistën e vetëvrasjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

 

 

Astrit Dehari / ARKIV

Hetuesit gjejnë ditarin me 63 faqe të Astrit Deharit

Hetuesit që po merren me zbardhjen e rastit të vdekjes së Astrit Deharit kanë gjetur një ditar personal të të ndjerit në dhomën e tij të dhe janë duke lexuar përmbajtjen e tij.

Periskopi.com Lajme

 

Burime të Indeksonline brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se hetuesit lexojnë dhe analizojnë çdo pjesë të ditarit të Astrit Deharit i cili është shkruar gjatë kohës së paraburgimit.

I njëjti burim ka treguar se sipas informacioneve të siguruara, javën e kaluar Astrit Dehari është vizituar nga familjarët e tij disa herë, por gjithmonë ata kanë qenë të shoqëruar nga një përfaqësues i Vetëvendosjes.