transferimet

Dita e fundit e transferimeve (Live)

Periskopi.com Sporti

23:27 – Wilshere huazohet te Bournemouth

Jack Wilshere është huazuar te skuadra e Bournemouth për një sezon.

23:26 – West Ham transferon Arbeloan

West Ham United ka transferuar ish-mbrojtësin e Real Madridit dhe Liverpoolit, Alvaro Arbeloa.

23:25 – Balotelli zyrtarisht kalon te Nice

Mario Balotelli është transferuar në formë të plotë nga Liverpool te skuadra franceze Nice.

20:01 – Wilshere për teste mjekësore te Bournemouth

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere është duke kryer vizitat mjekësore para huazimit te skuadra e Bournemouth.

19:50 – Luiz rikthehet te Chelsea

Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e David Luiz nga Paris Saint-Germain. Rikthimi i brazilianit në Stamford Bridge i ka kushtuar londinezëve 34 milionë funte.

19:45 – Cuadrado sërish te Juve

Juventus ka huazuar sërish Juan Cuadradon nga Chelsea.

Kolumbiani do të qëndrojë i huazuar te skuadra bardhezi, ndërsa këta të fundit do të kenë mundësinë e transferimit të tij të plotë në verën e ardhshme.

16:25 – Gnabry transferohet te Werder Bremen

Werder Bremen ka transferuar anësorin e Arsenalit, Serge Gnabry. Vlera e këtij transferimi kap shifrën e gjashtë milionë eurove.

16:06 – Nasri huazohet te Sevilla

Mesfushori i Manchester Cityt, Samir Nasri është huazuar për një sezon te skuadra e Sevillës.

15:55 – Leicester marrëveshje për kapitenin e Sporting Lisbonës

Kampioni i Premier Ligës, Leicester City ka arritur marrëveshje për transferimin e kapitenit të Sporting Lisbonës, Adrien Silva. Marrëveshja thuhet se është arritur për 38.5 milionë funte.

15:45 – Isco nuk largohet nga Reali

Mesfushori i Real Madridit, Isco ka thënë se nuk do të largohet nga Santiago Bernabeu në këtë verë.

15.25 – Roma marrëveshje për huazimin e Wilshere

Roma ka arritur marrëveshje për huazimin e mesfushorit të Arsenalit, Jack Wilshere.

13:56 – Milano interesohet për Fabregas

Milano ka shfaqur interesim për mesfushorin e Chelseat, Cesc Fabregas. Mirëpo, thuhet se ky i fundit nuk e do largimin nga Stamford Bridge.

13:40 – Chelsea bisedime për James

Chelsea ka mbajtur bisedime me yllin e Real Madridit, James Rodriguez. Kolumbiani ka gjasa të largohet sot nga Santiago Bernabeu.

13:19 – PSG kërkon 38 milionë për Luiz

Paris Saint-Germain kërkon plotë 38 milionë funte për mbrojtësin David Luiz. Ky i fundit po kërkohet me ngulm nga ish-skuadra e tij, Chelsea.

13:07 – Zyrtare: Hart huazohet te Torino

Torino ka huazuar për një sezon portierin e Manchester Cityt, Joe Hart.

13:04 – Sissoko drejt Tottenham

Newcastle United është duke u përgatitur për të shitur Moussa Sissoko te Tottenham Hotspur për 30 milionë funte.

13:00 – Sakho refuzon kalimin te Besiktas

Mbrojtësi i Liverpoolit, Mamadou Sakho ka refuzuar mundësinë e transferimit te Besiktas.

12:57 – Conte e do Ogbonna te Chelsea

Chelsea është duke u interesuar për transferimin e mundshëm të mbrojtësit Angelo Ogbonna nga West Ham.

12:42 – Tottenham e do Schneiderlin

Tottenham Hotspur dëshiron të transferojë Morgan Schneiderlin nga Manchester United. Raportohet se londinezët kanë gati ofertën prej 27 milionë funte për francezin.

12:40 – Albian Ajeti huazohet te St.Gallen

Sulmuesi i Augsburg, Albian Ajeti është huazuar për një sezon te skuadra St.Gallen në Zvicër.

12:35 – Florentin Pogba e do kalimin në Angli

Vëllau i Paul Pogba, Florentin Pogba dëshiron të largohet nga Saint-Ettiene për t’u transferuar te ndonjëra skuadër e Premier Ligës, Sunderland ose Hull City.

12:30 – Edhe Roma e do Wilshere

Edhe Roma ka shfaqur interesim për mesfushorin e Arsenalit, Jack Wilshere. Për anglezin janë duke u interesuar edhe shumë klube tjera brenda dhe jashtë Anglisë.

12:16 – Xhimshiti huazohet te Avellino

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare i cili luan për Atalanta’n, Berat Xhimshiti është huazuar te skuadra nga Serie B, Avellino.

12:06 – Adebayor afër kalimit te Fulham

Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Tottenham Hotspur, Emmanuel Adebayor është pranë kalimit te skuadra e Fulham.

12:00 – Wilshere përcaktohet për Bournemouth

Jack Wilshere thuhet se është pajtuar për të kaluar te Bournemouth në formë huazimi.

11:55 – Berisha pranë Atalanta’s

Portieri i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha është pranë largimit nga Lazio, për t’u transferuar te Atalanta.

11:47 – Interi pas Lichtsteiner

Interi është duke u interesuar për mbrojtësin e Juventusit, Stephan Lichsteiner, por ‘bardhezinjtë’ janë gati ta shesin atë vetëm jashtë Italisë.

11: 40 – Milano do një mbrojtës

Milano është në kërkim për transferimin e ndonjë mbrojtësi. Mirëpo ‘rosonerët’ nuk janë gati për ndonjë transferim të shtrenjtë.

PSG 50 milionë për Benzema

Paris Saint-Germain po përgatitë një ofertë prej 50 milionë funte për sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema.

Edhe Milano e do Wilshere

Milani është skuadra tjetër e cila ka shfaqur interesim për mesfushorin e Arsenalit, Jack Wilshere. Ky i fundit pritet të kalojë te Crystal palace në formë huazimi.

Inler te Besiktas

Mesfushori i Leicester City, Gokhan Inler ka arritur marrëveshje për transferim te Besiktas. Raportohet se ai ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare me klubin turk.

Refuzohen 40 milionë euro të Man City për Mbappe

Monaco ka refuzuar ofertën e Manchester City në vlerë prej 40 milionë euro për sulmuesin e talentuar, Kylian Mbappe.

Slimani për teste mjekësore te Leicester

Sulmuesi i Sporting Lisbonës, Islam Slimani ka udhëtuar drejt Leicester Cityt për të kryer vizitat mjekësore, para transferimit te kjo skuadër.

Tottenham 38 milionë funte për Meyer

Tottenham Hotspur është gati të ofrojë 38 milionë funte për talentin e madh të Schalke 04, Max Meyer.

Man Utd refuzon Interin për Darmian

Manchester United ka refuzuar mundësinë e shitjes së Matteo Darmian te Interi.

Chelsea mendon për James

Chelsea ka shumë gjasë të dërgojë sot ofertë për yllin e Real Madridit, James Rodriguez.

Ky i fundit ka qenë shumë i lidhur me një largim nga Bernabeu.

Werder në bisedime për Gnabry

Werder Bremen është duke zhvilluar bisedime për transferimin e anësorit të Arsenalit, Serge Gnabry.

Bony te Stoke City

Sulmuesi i Manchester Cityt, Wilfried Bony do të huazohet te Stoke City për një sezon, shkruajnë mediat britanike.

Tarashaj huazohet te Frankfurt

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Shani Tarashaj është bashkuar me Eintracht Frankfurt.

Chelsea arrin marrëveshje për Alonso 

Chelsea ka arritur marrëveshje për transferimin e Marcos Alonso nga Fiorentina, pritet vetëm zyrtarizimi.

Wilshere drejt Crystal Palce

Crystal Palace është pranë huazimit të mesfushorit të Arsenalit, Jack Wilshere.

Witsel pranë Juventusit

Mesfushori i Zenit St Petersburg, Axel Witsel është pranë transferimit te Juventus.

Isco mund të kalojë te Tottenham

Mesfushori i Real Madridit, Isco thuhet se dëshiron kalimin te Tottenham Hotspur.

Debuchy drejt largimit nga Arsenali

Mathieu Debuchy mund të largohet nga Arsenali, duke u transferuar te Espanyol.

Chelsea rikthen Luiz?

Chelsea e do rikthimin e David Luiz nga PSG. Klubi nga Stamford Bridge ka ofruar 32 milionë funte për rikthimin e brazilianit.

Brozovic sot te Chelsea

Mesfushori i Interit, Marcel Brozovic pritet të zyrtarizohet sot si lojtar i Chelseat. Marrëveshja mes klubeve është arritur.

Balotelli te Nice

Mario Balotelli ka udhëtuar drejt Francës për t’u transferuar te skuadra e Nice.

Nasri për teste mjekësore te Sevilla

Samir Nasri ka udhëtuar drejt Spanjës për të kryer vizitat mjekësore para transferimit te Sevilla.

Mangala rikthehet te Porto?

Elaquim Mangala pritet të largohet nga Manchester City dhe të rikthehet te Porto.

Reali të tentojë sot transferimin e Aubameyang?

Real Madrid mund të tentojë sot transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang. Futbollisti nga Gaboni ka shprehur hapur dëshirën disa herë për të kaluar në Bernabeu.

Brahimi pranë Everton

Yacine Brahimi pritet të kalojë sot nga Porto te Everton për 35 milionë funte.