distria1

Distria Krasniqi shpallet kampione e Europës

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi është shpallur kampione evropiane në xhudo.

Periskopi.com Sporti

Distria Krasniqi ka korrur edhe një sukses në garat evropiane, duke ia zbardhur fytyrën Kosovës.

Fitorja e xhudistes kosovare vlen për garuesit deri në moshën 23-vjeçare, në garat që po mbahen në qytetin e madh izraelit, Tel Aviv.

Xhudistja kosovare arriti në finale të kategorisë deri 52 kilogram pas katër fitoreve, ku në gjysmëfinale e mposhti garuesen italiane, Fabiola Pidroni, shkruan Telegrafi.

Ndërsa, finalja e madhe, ku edhe u shpall kampione e Evropës, Krasniqi e fitoi përball xhudistes rumune, Larisa Florian.

distria

Distria Krasniqi në gjysmëfinale

Distria Krasniqi ka siguruar paraqitjen në gjysmëfinale të kampionatit evropian për garuesit deri 23-vjet që të premten nisi në Tel Aviv të Izraelit.

Periskopi.com Sporti

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur një sukses të madh.

Ajo ka siguruar paraqitjen në finale të kampionatit evropian për garuesit deri 23-vjet që të premten nisi në Tel Aviv të Izraelit.

Ajo shënoi katër fitore në kategorinë deri në 52 kilogramë, përcjell “Lajmi.net”.

Tek meshkujt, Akil Gjakova sot do të garojë për medalje të bronztë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

distria

Sportistët nga Kosova kërkojnë medalje në Kampionatin Europian

Distria Krasniqi e Akil Gjakova do të kërkojnë medalje të premten (sot) në ditën e parë të kampionatit evropian të xhudos për garuesit deri 23-vjeç.

Periskopi.com Sporti

Krasniqi që garon në kategorinë deri 52 kilogramë dhe Gjakova që garon në kategorinë deri 73 kilogramë, të enjten kanë mësuar kundërshtarët e evropianit U-23, që nuk vlerësohet prej garave elite, por që shihet si i rëndësishëm për kalimin nga juniorët te sendorët, shkruan Koha Ditore.

Krasniqi, që më 10 dhjetor i mbush 21-vjet, tashmë ka mbyllur karrierën si juniore. Vjet ishte e para në botë për juniore, përkatësisht për xhudistet deri 20-vjet. Ajo ka dy medalje të bronzta nga kampionatet evropiane U-23, nga vitet 2012 e 2013.

Distria tashmë ka suksese edhe në nivelin senior. Këtë vit ishte e dyta në Grand Prix të Zagrebit dhe Budapestit, si dhe e treta në Grand Prix në Samsun.

kelmendi_021

Driton Kuka me ofertë befasuese për Shqipërinë

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka deklaruar në emisonin ‘Pasdite në Top Chanel’ se nuk pranojnë asnjë ofertë nga shetet e huaja për të garuar në emër të tyre.

Periskopi.com Sporti

Trajneri  kampion bote pos që ka insistuar se nuk do të pranojnë asnjë ofertë nga shtetet e huaja, ai ka deklaruar se ka një befasi për Shqipërinë. Ai i ka ofruar xhudisten Distria Krasniqi e cila nuk morri pjesë në olimpiaden ‘Rio 2016’, për arsye se vetëm një sportist mund ta përfaqësojë vendin e tij në një peshë të caktuar.

“Unë kam edhe një sportiste tjetër e cila është aktualisht Kampione e Botës për të rinj në xhudo në peshën 52 kg. Është në të njëjtën peshë me Majlindën. Unë jam i gatshëm që këtë kampione t’ia ofroj Shqipërisë, me kushtin që të kem një garanci nga shteti i Shqipërisë se do të investojë tek ajo, do t’i mundësojë kushtet ekonomike” tha Kuka.

“Nëse do të realizohet kjo gjë, unë do të shkoj në Olimpiadë me dy sportiste, njërën për Shqipërinë e njërën për Kosovën e me siguri që në finale edhe medaljen e artë edhe të argjendtë mund ta fitojnë këto shqiptare”, tha me mjaft optimizëm Kuka. /Periskopi.com