kozniku

Kozniku tregon se pse dështon Dinamo Zagreb në Ligen e Kampionëve

Dinamo Zagreb edhe zyrtarisht është ekipi i më i keq i të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Zagrebasit kanë përfunduar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve me zero pikë të fituara dhe zero gola të shënuara kundrejt 15 të pranuara, e cila gjë ka bërë që ta zbres prej ‘fronit’ skuadrën bullgare të Levskit, e cila para dhjetë viteve kishte mbetur pa pikë, por së paku kanë shënuar një gol.

Ardian Kozniku, ish-futbollisti i Dinamos, ka pohuar se ky është realiteti i ekipit kroat, i cili nuk i ka punët mirë as në ligën elitare kroate.

Kozniku ka thënë për Telegrafin se shkaktar i rezultateve të dobëta janë largimet e futbollistëve për në skuadra evropiane, dhe mos mundësia për t’i zëvendësuar me lojtarë adekuat.

“E vërtet se Dinamo këtë vit është ekipi më i dobët në Ligën e Kampionëve. E gjithë kjo për shkak të largimit të tre lojtarëve kyç Ricardo, Marco Pjaca dhe Marco Rog. Zbrazëtirën e krijuar prej këtyre nuk ka mundur ta plotësojë skuadra, por edhe nuk ka pasur shumë prurje të reja”, tha Kozniku.

Ai më tutje ka thënë se vetëm pjesëmarrja e sivjetme në Ligën e Kampionëve është sukses në vete për Dinamon

“Dinamo vetëm me hyrjen në Ligën e Kampionëve ka arrit një rezultat të mirë dhe është i vetëdijshëm se nuk ka kurrfarë mundësie kundër këtyre ekipeve të bën diçka më shumë. Por, Dinamo me potencialin që ka nuk ka mundësi që të jetë krahasohet me ekipet gjigante”, përfundoi Kozniku.

Kujtojmë se 49-vjeçari ka luajtur për dy skuadrat e famshme të kroate, atë të Dinamo Zagrebit dhe Hajduk Splitit ndërsa ka qenë edhe reprezentues i Kroacisë, kur kjo e fundit zuri vendin e tretë në botërorin e 1998.

juventus

Formacionet zyrtare: Juventus-Dinamo Zagreb

Juventus sonte e pret Dinamo Zagreb për të zhvilluar ndeshjen e fundit në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Juventus i duhet fitorja për të përfunduar si lider i grupit H, ‘zonja e vjetër’ është në pozitën e parë me 11 pikë ndërsa skuadra kroate këtë ndeshje e zhvillon vetëm për rekreacion pasi nuk ka asnjë pikë në këtë sezon.

Takimi fillon nga ora 20:45.

Këto janë formacionet zyrtare:

Juventus: Neto; Rugani, Benatia, Evra; Cuadrado, Lemina, Marchisio, Pjanic, Asamoah; Higuain, Mandzukic.

Dinamo Zagreb: në pritje…

DE BIASI

De Biasi mund të kalojë te Dinamo Zagreb

Periskopi.com Sporti

Klubi më i madh i Kroacisë, Dinamo e Zagrebit ka mbetur pa trajner, pas dorëheqjes së trajnerit të njohur kroat, Zlatko Kranjcar.

Gazeta kroate ‘Sportske Novosti’ shkruan se janë tre kandidatë për të marrë përsipër këtë detyrë, ku të parin e ka renditur përzgjedhësin e Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi. /Periskopi.com

amir rrahmani

Amir Rrahmani kalon te Dinamo Zagreb

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani është transferuar te skuadra e njohur kroate, Dinamo Zagreb.

Lajmi është konfirmuar nga vetë lojtari, i cili ka postuar një foto në rrjetin social Facebook, e ku shihet duke me fanelën e skuadrës së tij të re.

“Nga sot jam futbollist i Dinamo Zagreb, klubit kampion dhe më të madh në Ballkan. Falënderoj publikisht RNK Split për një vit të shkëlqyer të kaluar aty”, ka shkruar 22-vjeçari.

Vlera e këtij transferimi kap shifrën e 1.6 milion eurove.

 amir rrahmani/Periskopi.com

coric

Coric nuk e do kalimin te Liverpool

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Dinamo Zagrebit, Ante Coric është tërhequr nga kalimi te Liverpool.

Daily Star raporton se 19-vjeçari ishte pranë kalimit në Anfield Road, madje raportohet se talenti pritej të kalonte vizitat mjekësore te ‘The Reds’ brenda 48 orëve, mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndodhë, për shkak se Liverpool nuk i mundëson atij të luajë në Ligën e Kampionëve.

“Jam i lumtur kur klube të tilla më duan mua, por unë dua të luaj me skuadrën time të preferuar në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Coric.

“Unë isha i lirë të vendosja, gjithçka që nevojitej ishin vizitat mjekësore te Liverpool, por unë dua të qëndroj te Dinamo, ku mund të jap shumë më tepër”. /Periskopi.com