Payet: Dua të transferohem te ky klub londinez

Mesfushori francez, Dimitri Payet, ka lënë të hapur mundësinë e transferimit te rivali i West Ham.

Periskopi.com Sporti

Payet ka sygjeruar se mund të luajë për Arsenalin në të ardhmen, po ashtu dhe një rikthim te ish skuadra e tij Marseille.

Payet nuk ka shkëlqyer në këtë sezon, dhe sipas standardeve të tij këto përformanca janë të ulta.

“Unë lexoj se Arsene Wenger më konsideron si një lojtar që do të përforconte skuadra e tij nga ana teknike, por ai kurrë nuk më ka thënë mua”, tha Payet për RMC, transmeton Periskopi.com.

payet_858436
Dimitri Payet, West Ham United

 

“Ne pranuam pesë apo gjashtë gola në shtëpi nga ata. Kur ju i shikoni ata duket luajtur, si një lojtar me aftësi teknike, ju vetëm mund të kënaqëni në atë skuadër. Ata janë kandidant për titull çdo sezon”, përfundoi ylli i West Ham United.

Payet përfiton 120 mijë funte në javë dhe në këtë sezon ka shënuar dy gola, dhe katër asiste për ‘çekanët’. /Periskopi/

Payet largohet nga West Ham, transferohet te gjigandi europian?

Dimitri Payet ka aluduar në një rikthim të tijin te ish-skuadra nga Ligue 1, Marseille.

Periskopi.com Sporti

Klubi i madh francez është marrë përsipër nga ish-pronari i Los Angeles Dodgers, dhe tani kanë plane të mëdha për t’u kthyer në krye të futbollit francez.

Një lëvizje e madhe pritet të jetë afrimi i ish-yllit të tyre, Dimitri Payet, i cili ka aluduar edhe vet për një rikthim në Welodrome, por drejtuesit e skuadrës nga Londa kanë thënë që nuk dëgjojnë për oferta nën 50 milionë funte.

“Unë nuk e kam mbyllur derën për askënd”, ka thënë fillimisht Payet për SFR Sport, përcjell Telegrafi.

“Marseille kanë një projekt të ri që duket interesant. Përveç kësaj, ne jemi padyshim duke pritur për të parë gjëra të mira nga pronarët e rinj, por Marseille e di se si unë jam i lidhur me klubin”.

“Kur flas për këtë, them gjërat më të mira të mundshme, sepse kjo është ajo që unë mendoj”, përfundoi anësori francez.

Ndryshe, Payet ka shënuar dy gola në Ligën Premier për West Hamin deri më tani këtë sezon.

 

 

Arsenal-Payet, në janar?

Arsenal është i interesuar në mesfushorin francez të West Ham United, Dimtri Payet.

Periskopi.com Sporti

Topqinjtë do të bëjnë lëvizje në këtë drejtim në janar nësë ende janë në garë për titull dhe nëse ende ‘çekanët’ vazhdojnë të jenë në luftë për mbijetesë.

West Ham këtë sezon nuk ka arritur të përformojë sikur në sezonin e kaluar ku ishte kualifikuar për garët evropiane.

Payet është lojtari kyç i skuadrës londineze dhe është vështirë që do të heqin dorë lehtë për të. /Periskopi/

Manchester United afër nënshkrimit me Payet?

Manchester Untied janë të interesuar të nënshkruajnë me mesfushorin francez të West Ham United, Dimtri Payet.

Periskopi.com Sporti

Djajët e Kuq e kanë futur në listën e lojtarëve që mund të transferohen gjatë afatit kalimtar të janarit në Old Trafford.

Dimtri Payet është shëndërruar në lojtarin kyç në skuadrën e ‘çekanëve’.

27-vjeçari para disa javësh ka rinovuar kontratën me skuadrën londineze me pagë prej 125 mijë funtesh.

Manchester United dëshirojnë lojtar me shpejtësi dhe poashtu janë duke e monituruar yllin në rritje të Atletiko Madridit, Yannick Carrasco. /Periskopi/

payet duke festuar
Dimtri Payet, West Ham United