yuuuuu

​Pesë këshilla për ushtrime fizike gjatë stinës së dimrit

Stina e dimrit është periudha e vitit, ku shumicën e kohës tuaj dëshironi ta kaloni në ngrohtësinë e shtëpisë dhe të qëndroni komod, duke hequr dorë nga shëtitjet apo aktivitetet fizike.

Periskopi.com Shëndeti

Pra, dimri gëzon lavdinë e tij të plotë! Por, nuk duhet të harrojmë se është shumë e rëndësishme që të qëndrojmë të shëndetshëm, në formë të plotë fizike si dhe të të tregojmë kujdes nga sëmundjet.

Përmes ushtrimeve fizike ju mund të siguroni gati-gati një “palestër” në shtëpinë tuaj duke i rezistuar  të ftohtit, kollës apo  gripit. Më poshtë gjënden 5 këshilla për stërvitje në këtë sezon të ftohtë:

Motivohuni: Sa herë ndjeheni të lodhur, kujtoni se jashtë shtëpisë suaj ka diçka (shëtitje) që do t’ju ndihmojë të ndjeheni më mirë.

Ushqime të shëndetshme: Përgatitja e supave të  shijshme, rrit nivelin e energjisë suaj.  Sigurohuni që jeni ushqyer mirë.

Relax me avull ose një dush në ujë të nxehtë: Duke bërë  dush me ujë të nxehtë relaksoni trupin tuaj si  dhe ndihmoni veten që të rifitoni fleksibilitetin e nevojshëm për përditshmërinë.

Shëtisni në kohë me diell qetësues: Njerëzit duan të udhëtojnë në kushte të ftohta klimatike. Pra, nëse ju jeni një person që ju pëlqen të udhëtoni, mund të bëni edhe një shëtitje gjatë një ditë të ftohtë por me diell qetësues.

Blini rroba të rehatshme/ të ngrohta për veten: Është e rëndësishme për të mbrojtur trupin tuaj nga efektet e ashpra të motit të thatë dhe të ftohtë.

Dimri/ depresioni

Ka një terapi për depresionin dimëror

Depresioni dimëror është sezonal dhe prek shumë veta. Shkaktohet nga shkurtimi i ditës dhe orëve me dritë apo nga mungesa e dritës së diellit për shkak të kohës thuajse gjithmonë me shi apo mjegull.

Periskopi.com Lajme

Simptomat janë mungesë gjumi, lodhje, këputje, vështirësi për t’u përqëndruar, shumë uri, rënie energjie dhe dëshirash në përgjithësi.

Ky lloj depresioni mund të kurohet duke stimuluar prodhimin e serotoninës në tru falë dritës e njohur sidomos në vendet nordike.

Kjo mund të arrihet edhe përmes telefonave smart dhe aplikacioneve që mund të shkarkohen prej tyre. Këto aplikacione mundësojnë që të programosh më mirë kohën me dritë duke aktivizuar një zile që të kujton se kur duhet të zgjohesh dhe kur mund të shkosh të flesh.

Gjithashtu mund të konfigurojnë stimulues të dritës së agimit deri në perëndim ose thjeshtë ofrojnë një dritë stimuluese. Aplikacione të tilla ka plot si për shembull Beurer- TL100, WL90, Lumie BodyClock Luxe 700, Philips Wake-up light Hf3520, Lumie Desklamp apo më e lira nga të gjitha Lumie Arabica.

Që kjo terapi të funksionojë më mirë duhet aplikuar orën e parë pas zgjimit dhe duhet të zgjasë për 20-30 minuta.

Duhet mbajtur 50 cm larg syve dhe nuk duhet drejtuar në fytyrë por duhet të mbahet anësore.

Akisdent/ ARKIV

Bien aksidentet me fatalitet, Policia paralajmëron për pajisjet dimërore

Në periudhën janar-tetor të këtij viti në Kosovë janë shënuar 81 aksidente fatale, nga të cilat kanë humbur jetën 91 persona.

Periskopi.com Lajme

Nëse krahasohen me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rënie të të dyjave, edhe aksidenteve m  fatalitet, edhe personave që kanë humbur jetën, raporton periskopi.

Në të dielën e tretë të muajit nëntor përkujtohen viktimat në trafikun rrugor, që pritet të ndodh edhe këtë vit në Kosovë.

Kjo ditë shënohet me qëllim të përkujtimit të miliona njerëzve që humbin jetën në aksidentet rrugore, por njëkohësisht edhe për mbështetje ndaj familjarëve të viktimave.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha bënë të ditur për Periskopi se janë përkushtuar për të marrë masat e nevojshme për krijimin e një ambienti më të sigurt në komunikacionin rrugor.

Ai thotë se pas aprovimit te ligjit të ri janë në proces masa të vazhdueshme operacionale policore.

“Dhe në përgjithësi pas implementimit të ligjit të ri vërehet një vetëdijesim më i madh i vozitësve në komunikacionin rrugorë dhe në veçanti në respektimin e kufizimit të shpejtësisë, por edhe shmangien nga kundërvajtjet tjera. Megjithatë analiza relevante do te bëhen në vazhdimësi”, thotë ai.

Policia e Kosovës është në zbatim të Planit Operativ “Sezoni dimëror” që parasheh detyra konkrete, të shtuara te policisë gjatë kësaj sezone, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në trafik dhe ngritjes së nivelit te sigurisë.

“Aksidentet e trafikut në dy muajt e fundit kane shënuar ulje, fatbardhësisht ulje të dukshme kanë shënuar aksidentet me fatalitet”, thotë Hoxha.

Ndërsa, neni 227 dhe 228 i ligjit të ri sqaron kushtet që duhet plotësohen nga ngasësit gjatë sezonit dimëror, po ashtu parashihen edhe gjobat për mos respektim të këtyre neneve (psh. 40 euro gjobë për mos posedim të pajisjeve dimërore nga ngasësi i automjetit si dhe gjoba më të larta për drejtues të automjeteve te kompanive ), këto rregulla kanë qenë edhe në ligjin e vjetër, gjoba ka pësuar ndryshim./ Periskopi