vjeshta

Pushon shiu, fillimi i javës me mot të ngrohtë

Të shtunën në mëngjes do të vazhdojnë rrebeshet e shiu, të cilat gjatë ditës gradualisht do të pushojnë, e ditën e diel, pas mëngjesit me mjegull gjatë ditës do të ketë edhe intervale me diell.

Periskopi.com Lajme

Në fillim të javës do të mbajë mot më i ngrohtë me intervale më të gjata me diell. Orëve të mëngjesit nëpër lugina dhe vise të ulëta do të ketë mundësi për mjegull. Nga mesi i javës pritet përkeqësim i motit dhe rënie e theksuar e temperaturave, raporton Prishtina Weather

Gjatë kësaj periudhe temperaturat do të rriten gradualisht mbi vlera mesatare në të dy ekstremet, me minimale që do të luhaten nga 7C deri në 9C, e maksimale nga 16C deri në 19C.

Era do të fryjë kryesisht nga jugu dhe lindja 1-4m/s, ndërsa shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale./ Periskopi