simeone

Zyrtare: Simeone-Inter, lajm i madh

Interi nuk duhet të ketë shumë dilema për trajnerin në të ardhmen, pasi një prej më të mirëve në botë i vetëofrohet.

Periskopi.com Sporti

Diego Simeone ka folur në prag të ndeshjes mes Bayern Munich dhe Atletico-s dhe kur është pyetur në lidhje me komentet e djalit të tij Giovanni, ai konfirmoi se do t’i bashkohet zikaltërve:

“Flas shumë me djalin dhe me gruan. Babai im e din se një ditë do të drejtoj Inter-in. Nuk është një gjë e re. Me Javier Zanetti-n flas në telefon dhe nuk kam frikë ta them këtë: një ditë do të kthehem tek Inter sepse kam kujtime të mira me atë ekip”, është shprehur ai.

Simeone ka luajtur me Inter për dy sezone nga 1997 në 1999 duke fituar dhe Kupën UEFA.

simeone

Konfirmohet, Simeone-Inter, lajm i madh

Luigi Simoni është shprehur se Diego Simeone ëndërron të marrë drejtimin e Interit.

Periskopi.com Sporti

Ish-trajneri i Interit ka theksuar se ka pasur një bisedë me trajnerin e Atletico Madridit, i cili i ka thënë se do të kthehet një ditë në Itali tek Interi, pasi ëndërron drejtimin e skuadrës zikaltër.

“Ëndrra e tij është që të kthehet te Interi, ai zbuloi diçka të tillë në një bisedë që kam pasur më të. Zemra e tij ende rreh fortë për ngjyrat tona”, përfundoi ish-trajneri i Interit. Simoni ka qenë trajneri i Simeones në vitet 90-të.

griezmann-simeone

Simeone ka një lajm të keq për Realin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka konfirmuar se sulmuesi Antoine Griezmann është i gatshëm për sfidën e madhe që zhvillohet sot ndaj Real Madridit.

Periskopi.com Sporti

Francezi është përballur me një dëmtim kohëve të fundit, mirëpo një gjë e tillë nuk është më pengesë për të.

“Griezmann? Ai është në rregull, është trajnuar nga mjekët edhe një herë, por ai është mirë”, tha Simeone. /Periskopi.com

Diego Simeone, coach of Spain's Atletico Madrid, gestures during  their friendly soccer match against Colombia's America de Cali in Cali May 19, 2012.  REUTERS/Stringer  (COLOMBIA - Tags: SPORT SOCCER) - RTR32BY5

Simeone-Inter, lajm i madh për tifozët zikaltër

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka mbërritur në Itali.

Periskopi.com Sporti

Argjentinasi është pyetur nga gazetarët nëse ka gjasa që të bëhet trajneri i Interit në sezonin e ardhshëm dhe ai nuk e ka përjashtur këtë mundësi.

“Në futboll, asnjëherë nuk i dihet”, ishte përgjigjja e shkurtër e Simeones.

Simeone njihet si një ndër trajnerët më të mirë në botë. /Periskopi.com

simeone

Simeone në Premier Ligë?

Diego Simeone është i interesuar të drejtojë një skuadër në Premier Ligën angleze.

Periskopi.com Sporti

Këtë e ka bërë të ditur tabloidi britanik Daily Mirror.

Në këtë raport sqarohet se argjentinasi mund të kalojë në ishull pas përfundimit të kontratës me Atletico Madridin më 2018.

Në Premier Ligë tani drejtojnë skuadra disa nga trajnerët më të njohur në botë, si Arsene Ëenger, Jose Mourinho, Pep Guardiola, Jurgen Klopp dhe Antonio Conte, ndërsa Simeone është i gatshëm që t’i sfidojë të gjithë këta trajnerë. /Periskopi.com

griezmann-simeone

Griezmann: Mendoja se Simeone po shkon te ky klub i madh

Antoine Griezmann ka zbuluar dyshimin që kishte për qëndrimin e Diego Simeone te Atletico Madrid.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi francez thotë se mendonte që strategu argjentinas do të largohej në këtë verë për të kaluar te Paris Saint-Germain.

Ai shton se ka nevojë të punojë ende me Simeonen dhe se i gjithë klubi ka nevojë për të.

“Unë isha në Kampionatin Evropian në Francë kur thuhej se marrëveshja pothuajse ishte arritur që Simeone të shkonte te Paris Saint-Germain”, deklaroi Griezmann.

“Kisha frikë se ai nuk do të jetë këtu. Unë ende kam nevojë të punoj me të, të mësoj prej tij. Atletico ka nevojë për të”.

“Ai më tha se do të qëndronte në klub dhe duke folur me mua sqaroi se gjithçka ishte në rregull. Kjo bisedë më siguroi mua se ai do të qëndronte”. /Periskopi.com

simeone

A do ta drejtojë Simeone Interin?

Periskopi.com Sporti

Interi është i gatshëm të presë deri në vitin 2018, për të arritur marrëveshje me trajnerin aktual të Atletico Madrid, Diego Simeone, shkruan AS.

Kontrata e argjentinasit me klubin madrilen skadon në vitin e lartëcekur, ndërsa spekulimet për të ardhmen e tij tashmë kanë nisur.

Simeone kishte kontratë me Atleticon deri në vitin 2020, mirëpo javë më parë ishte pajtuar me klubin që ta reduktonte atë për dy vjet. /Periskopi.com

Diego Simeone, coach of Spain's Atletico Madrid, gestures during  their friendly soccer match against Colombia's America de Cali in Cali May 19, 2012.  REUTERS/Stringer  (COLOMBIA - Tags: SPORT SOCCER) - RTR32BY5

Barcelona klubi më i mirë në botë

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone e ka pranuar se Barcelona është klubi më i mirë në botë.

Këtë trajneri argjentinas e tha para derbit të nesërm që skuadra e tij e zhvillon ndaj gjigandit katalunas.

“A është ende Barcelona klubi më i mirë në botë? Po, unë mendoj kështu”, tha Simeone.

“Barcelona vazhdon të ketë një lojë të ndritshme si në aspektin individual ashtu edhe në atë kolektiv”. /Periskopi.com

Diego Simeone, coach of Spain's Atletico Madrid, gestures during  their friendly soccer match against Colombia's America de Cali in Cali May 19, 2012.  REUTERS/Stringer  (COLOMBIA - Tags: SPORT SOCCER) - RTR32BY5

A po largohet Simeone nga Atletico?

Periskopi.com Sporti

Diego Simeone po negocion me Atletico Madridin për shkurtimin e kontratës së tij për dy vjet.

Marrëveshja mes palëve shkon deri në vitin 2020, mirëpo sipas të përditshmes spanjolle ‘AS’, ajo do të përfundojë në vitin 2018.

Argjentinasi ka qenë shpeshherë i përfolur për marrjen e detyrës së trajnerit te ndonjë skuadër e njohur angleze.

Madje, është raportuar shumë nga mediat evropiane se 46-vjeçari mund të zëvendësojë Arsene Wenger në postin e trajnerit te Arsenali. /Periskopi.com

Diego Costa

Atletico do rikthimin e Costa

Periskopi.com Sporti

Atletico Madrid dëshiron të rikthejë në skuadër sulmuesin e Chelseat, Diego Costa.

E përditshmja britanike ‘Daily Mail’ shkruan se trajneri i Atleticos, Diego Simeone e ka shndërruar në objektiv kryesor transferimin e brazilianit me pasaportë spanjolle.

Ende nuk dihet nëse Chelsea do të jetë gati ta shesë sulmuesin problematik, i cili ka treguar formë të mirë që prej kalimit në Stamford Bridge para dy sezonesh. /Periskopi.com