maradona-messi

Ja ku dallojnë Maradona dhe Messi

Ish-trajneri i Argjentinës dhe Barcelonës, Cesar Luis Menotti ka folur për dallimet në mes Diego Maradonës dhe Lionel Messit.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se Maradona ishte më shumë tip rebel sesa Messi.

“Diego ka qenë më rebel se Messi. Kur diçka nuk ka shkuar në rrugën e tij, ai u zemëronte me veten e tij”, deklaroi Menotti.

“Ai ishte një bashkëlojtar dhe një përkrahës i madh. Diego ishte më shumë një luftëtar. Ata janë karaktere të ndryshme”.

“Messi ka një të kaluar të ndryshme. Ai erdhi nga një lagje shumë e varfër dhe hapat e parë i bëri në Argentinos Juniors dhe pastaj në Boca Juniors. Ai duroi shumë vështirësi jo vetëm në fushë, por edhe në jetë”, shtoi ai. /Periskopi.com

maradona

Maradona: Do të doja të isha në vend të këtij lojtari

Legjenda e futbollit botëror, Diego Maradona është shprehur së fundmi se do dëshironte të ishte në vendin e ish-lojtarit të Barcelonës, Roman Riquelme.

Periskopi.com Sporti

Ish-sulmuesi i kombëtares së Argjentinës e admiron bashkëpatriotin e tij për rikthimin me triumf te Boca Juniors pas shumë vitesh plot suksese në Evropë. Ish-kampioni i botës me përfaqësuesen bardhekaltër përmendi si shembull edhe ish-sulmuesin e Juventusit, Carlos Tevez.

“Riquelme kishte shumë fat që arriti të kthehej me të gjitha forcat për t’i dhënë Boca-s atë që i dha. Edhe Tevezin e mbaj në zemër, sepse u rikthye pas periudhës së tij te Juventusi, edhe pse kishte oferta nga Atletico Madrid dhe Bayern.

Ai zgjodhi Boca-n. Për këtë Carlitos është numri një në shpirtin dhe zemrën e këtij klubi. Ajo që bëri Riquelme ishte madhështore dhe do të më pëlqente të isha si ai” , u shpreh Maradona.

jurgen-klopp-liverpool_3784013

Maradona lavëdëron Klopp

Legjenda e futbollit botëror dhe atij argjentinas, Diego Maradona ka folur për trajnerin karizmatik gjerman, Jurgen Klopp.

Periskopi.com Sporti

Ai ka folur për mënyrën se si ai formon lidhjet me lojtarët e tij, mënyra se si organizon stërvitjet dhe lidhja e fortë me tifozët kudo që shkon.

“Më pëlqen ajo që ai bën. Ai është një tip që më jep vetëbesim – sa ishte te Dortmundi dhe tani në Premier Ligë. Klopp gjithmonë avancon”, ka thënë Maradona për “Marca”.

Klopp është para  ndeshjes shumë të rëndësishme të sezonit, ku  do të përballet me  Manchester United të hënën mbrëma në Anfield nga ora 21:00. /Periskopi.com

messi-ronaldo

Messi-Ronaldo, Maradona vjen me deklaratën e vitit

Legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona ka folur sërish rreth krahasimeve mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Periskopi.com Sporti

Argjentinasi thotë se nuk mund të zgjedhë se cili është futbollist më i mirë nga dyshja në fjalë.

“Këta të dy janë superiorë ndaj pjesës tjetër. Messi nuk është më i mirë se Cristiano Ronaldo dhe anasjelltas”, deklaroi Maradona.

Shumë herë është debatuar se cili nga futbollistët në fjalë është më i mirë, dhe ka shumë mospajtime rreth kësaj çështjeje. /Periskopi.com

maradona

Maradona ka një këshillë të jashtëzakonshme për Tottin

Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Diego Armando Maradona, i ka dërguar një porosi kapitenit dhe legjendës së Romës, FrancescoTotti se duhet të luajë deri në moshën 50 vjeçare.

Periskopi.com Sporti

Gjatë një ndeshjeje humanitare e cila u zhvillua të mërkurën në Romë, Maradona dhe Totti u paraqitën në ekipin e njëjtë. Madje argjentinasi asistoi në një gol të shënuar nga kapiteni verdhekuq.

“Totti është fenomen i vërtetë. Ai duhet të luajë deri në moshën 50 vjeçare. I thash: ‘Francesco të lutem mos e braktis futbollin, sepse do të më mbysë monotonia”, tha Maradona.