Conte: Costa e Kante? Do të jetë një test për Chelsea

Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte ka thënë se do të jetë e vështirë zëvendësimi i dyshes së suspenduar Diego Costa dhe N’Golo Kante për ndeshjen kundër Bournemouthit në “Boxing Day”.

Periskopi.com Sporti

Top-golashënuesi Costa dhe mesfushori Kante janë të suspenduar shkaku i kartonëve të verdhë që morën në fitoren 1 me 0 ndaj Crystal Palacet të shtunën. Të dy do të mungojnë për ndeshjen e vikendit.

chelsea
Costa dhe Kante, lojtarët kyç në formacionin e Contes

 

“Janë dy lojtarë të rëndësishëm, por ne jemi duke punuar mirë këtë javë që të gjejmë zgjidhje për të luajtur mirë dhe të vazhdojmë fitoret. Është test i mirë për ne mungesa e lojtarëve të rëndësishëm”, ka thënë Conte.

 

 

 

 

Chelsea kalon në epërsi ndaj Crystal Palace (Video)

Chelsea ka arritur të kalojë në avantazh ndaj skuadrës së Crystal Palace.

Periskopi.com Sporti

Golin e shënoi sulmuesi spanjoll, Diego Costa i cili pranoi një harkim nga mbrojtësi Azpilicueta të cilin e konvertoi në gol për rezultatin 0 me 1. /Periskopi/

https://www.youtube.com/watch?v=VuL3bo_zkyg

Chelsea nuk njeh rival, rimerr pozitën e liderit (Video)

Chelsea ka vazhduar serin e fitoreve në Premier Ligë, pasi ka mposhtur West Bromwich në Stamford Brigde me rezultat minimal 1me 0.

Periskopi.com Sporti

Chelsea nuk arriti të fitojë takimin ashtu siç është menduar pasi që është dashur të ndjersitët shumë për të siguruar tre pikët e ardhshme.

Blutë e Londrës kërkonte golin që nga minuta e parë, mirëpo portieri mysafir Foster ishte në ditën e tij më të mirë.

1481461354074_lc_galleryimage_chelsea_s_ngolo_kante_sec

Pjesa e parë u mbyll pa goal, 0-0.

Në pjesën e dytë, Chelsea rriti intesitetin e lojës duke shtuar sulmet ndaj WBA-s.

Trajneri i Chelsea, Antonio Conte filloi të bëjë zëvendësimet ku inkuadroi mesfushorin brazilian, Willian në vend të spanjollit Pedro.

Goli i vetëm u shënua në minutën e 75’ nga sulmuesi kryesor i Chelsea, Diego Costa, i cili shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes së skuadrës mysafire.

costa
Diego Costa, duke festuar golin

Chelsea me këtë fitore rimerr pozitën e parë në tabelë me 37 pikë ndërsa West Brom në pozitën e tetë me 20 pikë. Vlen të theksohet se kjo ishte edhe fitorja e nëntë radhazi e Chelseat në Premier Ligë. /Periskopi/

Chelsea thyen WBA (Video)

Chelsea ka kaluar në epërsi ndaj WBA me rezultat 1-0.

Periskopi.com Sporti

Golin e ka shënuar i zakonshmi për Chelsea, Diego Costa i cili përfitoi nga një gabim i mbrojtjës së West Bromit. /Periskopi/

 

 

Aguero është më i miri në ligë

Legjenda italiane e Chelseat, Gianfranco Zola, ka deklaruar se sulmuesi argjentinas Sergio Kun Aguero është më i miri në pozitën e tij.

Periskopi.com Sporti

Zola kishte luajtur për Chelsea nga viti 1996 deri në 2003, ku ishte paraqitur në 312 paraqitje duke shënuar 80 gola.

“Nuk e shoh askënd më të mirë se Aguero. Ai dhe Costa janë lojtarë të ndryshëm por efikasiteti i Agueros është i paarritshëm’, ka thënë Zola. /Periskopi/

Ndeshje e çmendur, Chelsea barazon rezultatin ndaj Cityt (Video)

Diego Costa ka barazuar rezultatin në 1:1 në sfidën derbi ndaj Manchester Cityt.

Periskopi.com Sporti

Braziliani me pasaportë spanjolle shënoi një gol të bukur nga zona e portierit kundërshtar.

Ky gol u shënua në minutën e 59-të. /Periskopi.com

https://www.youtube.com/watch?v=1CnuWejB_kE

Ky futbollist mund t’ia fitojë ligën gjigandit anglez

Ish-sulmuesi i Chelseat, Salomon Kalou beson se Diego Costa mund t’ia fitojë Premier Ligën londinezëve, në rast se bëhet golashënuesi më i mirë në këtë sezon.

Periskopi.com Sporti

Braziliani me pasaportë spanjolle prin në listën e realizatorëve më të mirë të këtij sezoni në elitën e futbollit anglez me 10 gola.

“Diego Costa bëri mirë nën Jose Mourinhon”, deklaroi Kaloi.

“Nëse Diego është golashënuesi më i mirë, atëherë ata do ta fitojnë ligën, pasi ai punon anasjelltas”, shtoi ai.

Aktualisht, të kaltërit e Londrës prijnë në Premier Ligë me 31 pikë, një më shumë sesa Liverpool dhe Manchester City. /Periskopi.com

Sa pritet të mungojë Diego Costa

28-vjeçari pësoi lëndim në fitoren ndaj Evertonit 5-0, ai është lënduar në kofshën e tij të djathtë të sipërme.

Periskopi.com Sporti

Antonio Conte mund të përdorë Michy Batshuayi në vend të Costas, i cili po ashtu po vuan nga lëndimet muskulare por ‘blutë e londrës’ besojnë se ai do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Middlesbrough që do të zhvillohet me 20 nëntor.

Chelsea e presin ndeshje të vështira pasi do të takohet me Middlesbrough, Tottenham para derbit me Manchester City me 3 dhjetor. /Periskopi.com

Vazhdojnë problemet mes Costa’s dhe Conte’s

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte vazhdon të ketë probleme me sulmuesin problematik Diego Costa.

Periskopi.com Sporti

I pari i pankinës së të kaltërve të Londrës është përplasur sërish me reprezentuesin e Spanjës, shkruan Marca.

Raportohet se ngjarja në fjalë ka ndodhur pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes kundër kampionit Leicester City. /Periskopi.com

Chelsea në epërsi ndaj Leicester Cityt (Video)

Chelsea po përballet me Leicester Cityn në derbin e javës së nëntë në Premier Ligën angleze.

Periskopi.com Sporti

Të kaltërit nga Londra kanë kaluar në epërsi nëpërmjet golit të sulmuesit Diego Costa, gol ky i shënuar në minutën e shtatë.

https://www.youtube.com/watch?v=U-A3Vidi1aU

/Periskopi.com

Mavraj: Ky yll i Spanjës më kërkoi numrin e telefonit, por nuk ia dhashë

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj ka zbuluar disa detaje interesante të ndeshjes së sotme ndaj Spanjës.

Periskopi.com Sporti

Kuqezinjtë u mposhtën nga ‘furia e kuqe’ me rezultat 0:2 në Shkodër.

Ndërsa Mavraj kishte mosmarrëveshje me sulmuesin problematik, Diego Costa.

Madje, 30-vjeçari thotë se braziliani me pasaportë spanjolle i kërkoi atij numrin e telefonit, por që ai nuk ia dha atë.

“Më kërkoi numrin e telefonit, dhe nuk ja dhashë”, ka thënë duke qeshur Mavraj. “I thash edhe se ne në Shqipëri nuk i respektojmë brazilianët që luajnë për Spanjën”, ka thënë Mavraj duke qeshur. /Periskopi.com

Wenger: Do ta doja këtë yll të Chelseat në Arsenal

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger thotë se do të dëshironte ta kishte në skuadër sulmuesin e Chelseat, Diego Costa.

Periskopi.com Sporti

‘Topçinjtë’ dhe të kaltërit e Londrës takohen sonte me fillim nga ora18:30 për të zhvilluar derbin e javës së gjashtë në Premier Ligë.

Trajneri francez thotë se ishte habitur kur Reprezentuesi i Spanjës kishte vendosur të largohej nga Atletico Madrid për skuadrën nga Stamford Bridge.

“Unë kam qenë i befasuar kur Costa nënshkroi me Chelsean, sepse kurrë nuk kam menduar se ai do të largohej nga Atletico Madrid në atë kohë”, deklaroi Wenger.

“Sigurisht që do të më pëlqente të nënshkruaja me të, sepse më pëlqejnë cilësitë e tij si lojtar”. /Periskopi.com

Ja sa shumë ngjanë Diego Costa më vëllaun

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Chelseat, Diego Costa ka publikuar një foto në instagram me vëllaun e tij, me të cilin ngjanë jashtëzakonisht shumë.

diego-costa me vellaun Periskopi.com

Atletico do rikthimin e Costa

Periskopi.com Sporti

Atletico Madrid dëshiron të rikthejë në skuadër sulmuesin e Chelseat, Diego Costa.

E përditshmja britanike ‘Daily Mail’ shkruan se trajneri i Atleticos, Diego Simeone e ka shndërruar në objektiv kryesor transferimin e brazilianit me pasaportë spanjolle.

Ende nuk dihet nëse Chelsea do të jetë gati ta shesë sulmuesin problematik, i cili ka treguar formë të mirë që prej kalimit në Stamford Bridge para dy sezonesh. /Periskopi.com