drogba2

Zyrtare: Drogba largohet nga Montreal, a do të rikthehet te Chelsea?

Sulmuesi i njohur, Didier Drogba ka konfirmuar se do të largohet nga skuadra e tij Montreal.

Periskopi.com Sporti

Këtë, ai thotë se do ta bëjë në fund të këtij sezoni dhe thotë se më nuk do të kthehet në këtë skuadër.

“Kontrata ime mbaron në fund të sezonit dhe unë nuk do të kthehem më këtu”, deklaroi Drogba.

Mbetet të shihet nëse veterani nga Bregu i Fildishtë do të kthehet te Chelsea, pasiqë spekulime të tilla nuk kanë munguar. /Periskopi.com

drogba2

Napoli mendon për Drogban

Klubi napolitan është duke e shikuar si opsion ish sulmuesin e Marsille, Galatasaray dhe Chelsea, Didier Drogba.

Periskopi.com Sporti

Lojtari nga Bregu i Fildishtë është anëtarë i Montreal Impact në MLS në Ligën amerikane të futbollit.

Napoli është në kërkim të një sulmuesi pas lëndimit të polakut Arkadiusz Milik, dhe mendon të huazojë Drogban si zëvendësim për një kohë të shkurtë.

Edhe më herët ka pasur këso lëvizje nga MLS në Seria A, në formë huazimi siç ishte David Beckham ku luajti për Milanin.

Legjenda e Chelseat, Drogba ka zhvilluar 35 paraqitje për Montreal Impact dhe ka realizuar 21 gola. /Periskopi.com

drogba

Ky pritet të bëhet Drogba i ardhshëm

Brendan Rodgers beson se Moussa Dembele mund të bëhet në të ardhmen Didier Drogba i ri.

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Celtic i dha këto deklarata pas barazimit të skuadrës së tij ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, ku Dembele shënoi dy gola.

“Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Kam punuar me Didier Drogban te Chelsea dhe mendoj se Moussa Dembele është i njëjti tip i lojtarit”, deklaroi Rodgers.

“Didier erdhi në Chelsea në moshën 26-vjeçare. Dembele është vetëm 20 vjeç. Ai është ende një fëmijë”, shtoi ai. /Periskopi.com