pogba

Pogba duhet të luajë më mirë

Trajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps beson se Paul Pogba mund dhe duhet të luajë edhe më mirë.

Periskopi.com Sporti

Ky i fundit është kritikuar mjaft shumë kohëve të fundit për formë të dobët te Manchester United.

Por, trajneri francez beson se 23-vjeçari nuk mund të tregojë kualitetet e tij maksimale nëse luan në pozitë më të tërhequr në mbrojtje.

“Ai mund dhe duhet të luajë edhe më mirë”, deklaroi Deschamps.

“Kur ai ka një rol më në mbrojtje, kjo nuk është e mirë për të. Ai bën disa gjëra më mirë dhe disa më keq”, shtoi ai. /Periskopi.com