Shqiptarja shtatzëne në autoambulancë, bllokohet në rrugë nga bora (Foto)

Situata në qarkun e Dibrës është problematike për shkak të reshjeve të shumta të borës dhe ngricave. Forcat e policisë ndodhen në terren për të ndihmuar në zgjidhjen e problematikave.

Periskopi.com Lajme

Sipas policisë, në aksin rrugorë Maqellarë-Bulqizë në vendin e quajtur “Maranicë”, një borë-pastruese, duke pastruar rrugën, ka rrëshqitur dhe ka rënë në një kanal, duke bërë kështu bllokimin e këtij aksi rrugor. Pas ndërhyrjes së shërbimeve të Polcisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme, të strukturave të pushtetit vendor si dhe të Drejtorisë së Rrugëve, me ndihmën e fadromave dhe të një borëpastrueseje tjetër, u bë e mundur që pas disa orë pune, të zhbllokohej ky aks rrugor. Lëvizja në këtë aks tashmë vijon me zinxhirë.

Në vendin e bllokimit do të qëndrojnë punonjësit e policisë si dhe borë-pastruesja, pasi si pasojë e erës së fortë grumbullohet dëborë, duke bërë bllokimin e këtij segmenti.

Gjatë kohës që ishte i bllokuar aksi rrugor, një autoambulancë nga njësia administrative Maqellarë, po transportonte një grua shtatzënë që ishte për lindje drejt Tiranës, por për shkak të rrugës së bllokuar në vendin e quajtur “Maranicë”, autoambulanca është kthyer prapa dhe me ndihmën e policisë ka kaluar nëpërmjet vendkalimit kufitar Bllatë – Dibër e Madhe -Qafë Thanë – Tiranë.

Po gjatë orëve të pasdites, Shërbimet e Policisë i kanë ardhur në ndihmë një tjetër familjeje, ku një grua shtatzënë për lindje, e kanë transportuar drejt Spitalit të Peshkopisë me automjetin e Policisë Kufitare Bllatë, pa asnjë problem.

Si pasojë e kushteve të motit në Qarkun e Dibrës deri në këto momente kemi këtë situatë :

Në Dibër, Njësitë Administrative Lurë, Selishtë, Luzni si pasojë e rreshjeve të dëborës të rëna gjatë natës dhe erërave të fuqishme, akset rrugore që lidhin këto këto njësi vazhdojnë të jenë të bllokuara. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e rrugëve.

Në Njësitë Administrative Kala e Dodës, Sllovë, Arras, Muhurr, Tomin, rrugët janë të hapura dhe kalohet vetëm me zinxhirë.

 

Në Bulqizë, Njësitë Administrative Trebisht, Ostren, Tërnovë, për shkak të reshjeve të dëborës dhe erërave të fuqishme, vazhdojnë të jenë të bllokuara. Po punohet për zbllokimin e tyre.

Në Njësitë Administrative Shupenzë, Gjoricë, Zerqan,Fushë-Bulqizë, Martanesh, rrugët janë të hapura dhe kalohet vetëm me zinxhirë.

Në Mat, Njësia Administrative Xibër, për shkak të reshjeve të dëborës, është e bllokuar dhe po punohet për hapjen e saj. Akset e tjera janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Ndërsa aksi kryesor nacional Peshkopi – Bulqizë – Mat është i kalueshëm vetëm me zinxhirë.

Shërbimet e Policisë janë të gjitha në gadishmëri, ku po monitorojnë levizjen e automjeteve duke ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve dhe familjeve që kanë nevojë për ndihmë.

09f19f9d-d95f-4fa6-b607-6df9c786672a1483725094-1 18af1665-5eec-490c-b0b1-037bf63ba4b01483725101  3c3a6344-c9c5-480d-863e-95e22d258e161483725099 4ddf66a7-d2aa-4637-bec7-3bc2928f89541483725097

Plagoset me armë zjarri një 39 vjeçar

Një plagosje me armë zjarri është shënuar gjatë mesditës në Dibër. Nga të dhënat e para, albeu raporton se plagë ka marrë një 39 vjeçar, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Periskopi.com Lajme

39 vjeçari Adi Losha, është plagosur me armë zjarri në këmbë, dhe ngjarja ka ndodhur në fshatin Kacni.

Ai është përgjegjës i rojeve të sigurisë në HEC Selishtë. Ende nuk dihet dinamika e vërtetë e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.