Murati: Serbia po do barazimin krimeve të saj shtetërore me krimet e supozuara të UÇK-së

Ministri i Diasporës, Valon Murati, njohës i çështjes së të drejtave të njeriut, ka kërkuar që të shpërndahet sa më shumë raporti i fundit të Qendrës për të Drejtën Humanitare nga Beogradi, në të cilin dëshmohet se si shteti serb në fund të luftës në mënyrë të organizuar vrau dhe fshehu trupat e afër 1000 shqiptarëve nëpër varrezat masive në Serbi.

Periskopi.com Lajme

“Kosova ka qenë e pushtuar nga Serbia prej vitit 1912 deri më 1999 (duke përjashtuar periudhat e dy luftërave botërore). Kosova dhe populli shqiptar ka zhvilluar një luftë të pareshtur për liri e vetëvendosje. Serbia si pushtuese ka zhvilluar në vazhdimësi politika dhe luftëra pushtuese në Kosovë. Pas luftës çlirimtare të vitit 1998-99 të udhëhequr nga UÇK-ja, e me ndërhyrjen ndërkombëtare përmes sulmeve të NATO-s, Kosova u çlirua”, ka kujtuar Murati.

“Por garnitura politike e Serbisë, apo për të qenë më i saktë pjesa më e madhe e garniturës politike, jo vetëm që nuk u pajtua me këtë fakt, por vazhdoi të mbetet shoviniste. Kjo politikë duke mbetur peng i një politike që i ka perënduar koha, po përpiqet me të gjitha mjetet të dëmtojë Kosovën, të ardhmen e saj, por edhe të kaluarën e saj, sidomos luftën çlirimtare. Fatkeqësisht, edhe për shkak të gabimeve tona politike, Serbia me propagandën e saj, po përpiqet të barazojë krimet e saj shtetërore me krimet e supozuara të UÇK-së”, ka thënë Murati më tej.

Sipas tij, Serbia shpeshherë betejën politike po përpiqet ta shndërrojë në betejë juridike, qoftë në institucione ndërkombëtare për të penguar Kosovën, qoftë në rastet kur përdor këto institucione për të denigruar luftën çlirimtare dhe eksponentët e saj, siç është edhe rasti i fundit me Ramush Haradinajn.

“Vërtet ky rast në aparencë duket juridik, por në thelb është krejtësisht politik. Për të dëshmuar se kemi të bëjmë me një shtet, në krye të të cilit ka qëndruar një garniturë kriminale, e cila edhe sot e ndikon në masë të madhe politikën në të, e vlen t’i hidhet një sy raportit të fundit të Qendrës për të Drejtën Humanitare nga Beogradi, në të cilin dëshmohet se si shteti serb në fund të luftës në mënyrë të organizuar vrau dhe fshehu trupat e afër 1000 shqiptarëve nëpër varrezat masive në Serbi. Për më tepër askush deri më tani nuk është akuzuar dhe aq më pak dënuar për këto akte të krimit shtetëror”, ka thënë Murati, përcjell Koha.net. “Të ndihmojmë të vërtetën duke e shpërndarë këtë raport tek sa më shumë miq ndërkombëtar, tek sa më shumë media ndërkombëtare, por edhe tek të gjithë ata serbë të cilët kanë nevojë të dëgjojnë më shumë se ajo që vazhdon të ofrojë propaganda zyrtare e shtetit serb e shtrirë gati në të gjitha mediumet televizive dhe elektronike”, ka shtuar më tej.

 

Ministri i Diasporës tregon një plan nëse fillon lufta me Serbinë

Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka thënë se një sulm i mundshëm ndaj shtetit të Kosovës prej Serbisë, do të konsiderohej sulm ndaj të gjithë shqiptarëve.

Periskopi.com Lajme

Në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, ministri është shprehur se Kosova po përballet ndaj provokimeve të njëpasnjëshme të Serbisë dhe ka shanse të ketë një luftë ndonëse thekson, se ajo nuk mund të jetë e madhe.

“Sulmi ndaj Kosovës do të ishte sulm ndaj krejt shqiptarëve, do destibalizohej Ballkani e kudo që jetojnë shqiptarët. Në këto rrethana që janë shqiptarët një luftë e përmasave të mëdha, është e pamundur. Mund të ketë provokime të Serbisë”.

Ai po ashtu shprehet se përfshirja e Shqipërisë në një konflikt të mundshëm të armatosur, do të ishte më se e prekshme.

“Shqipëria është anëtar i NATO-s, kufiri me Shqipërinë e kemi të hapur, në çfarëdo konflikti të ardhshëm, Shqipëria është shtet i NATO-s implikimi i saj në luftë do të ishte mjaft i mundshëm. Sot ne jemi shtet, dhe do të mund ta thërrisnim një Shqipëri të na ndihmonte”, ka thënë Murati.

 Murati: Do të luftojë për përfaqësimin e diasporës në Kuvend

Valon Murati në një intervistë për lajmi.net ka përmendur sukseset dhe ngecjet e dikasterit që udhëheq gjatë vitit të kaluar. Murati thotë se do të angazhohet për pritje sa më të shkurta të bashkatdhetarëve në kufi dhe ndër të tjera ka deklaruar se do të luftojë për përfaqësimin e diasporës në Kuvend

Periskopi.com Uncategorized

 

Ministri i Diasporës Valon Murati, vlerëson se viti që lamë pas ka qenë i mbushur me shumë aktivitete të cilat kanë pasur çdoherë në fokus diasporën qoftë në fushën arsimore, kulturore, sportive, apo ekonomike. Megjithatë, ai thotë se mbetet punë për t’u bërë sidomos në arsimin shqip.

“Unë konsideroj se ne kemi punuar me përkushtim në funksion të fuqizimit të urave të bashkëpunimit me bashkatdhetarët, por se mbetet ende për t’u bërë në mënyrë që ne të realizojmë një sërë objektivash strategjikë që kemi, e mbi të gjitha ato që lidhen me arsimin shqip, me fuqizimin e të drejtave politike të saj kudo që bashkatdhetarët jetojnë, por edhe me përfshirjen e tyre në jetën socio-ekonomike, politike dhe arsimore të vendit”, deklaron Murati në një intervistë për lajmi.net

Një ndër sukseset e vitit 2016, Murati thotë se janë aktivitetet që kanë rikthyer diasporën në jetën tonë publike si një forcë dhe resurs njerëzor i patejkalueshëm në funksion të zhvillimit të vendit.

“Regjistri i diasporës, puna rreth mësimit shqip në diasporë duke koordinuar punën edhe me shtetin shqiptar, organizimi i Ditëve të Kulturës Shqiptare, organizimi ekonomike me bizneset e diasporës dhe ato të Kosovës, trajtimi i problemeve të shumë prej bizneseve të diasporës, insistimi për funksionalitetin e gjykatave kur janë në pyetje investitorët nga diaspora”, thekson ministri.

Në suksese, ai rendit edhe punën me të rinjtë dhe profesionistët nga diaspora si dhe ofrimi i mundësive që ata të kryejnë praktikën në institucionet e shtetit të Kosovës por edhe të atij të Shqipërisë e gjithashtu edhe bashkorganizimi me Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë i Samitit të Diasporës.

Murati përmend edhe sfidat dhe ngecjet që e kanë përcjellë dikasterin e tij sivjet. Ai thotë se ministria që drejton, ka buxhet të vogël në raport me nevojat.

“Motoja e regjistrimit të diasporës dhe të gjitha aktiviteteve që ne organizojmë ‘Ti je pjesë e atdheut’ tani më ka hyrë në diskursin tonë të përditshëm si diçka e natyrshme. Por kjo duhet të përcillet me politika edhe me aktive në raport me diasporën, në mënyrë që aktivitetet e shumta që kemi realizuar të përkthehen edhe në realizimine objektivave strategjikë”, deklaron Murati.

Në këtë kontekst shton se kjo vlen për fuqizimin e arsimit shqip në diasporë por edhe ndihmën që duhet të jap Kosova në organizmin e diasporës përmes projekteve të rrjetëzimit në të gjitha fushat.

Murati thotë se në raport me diasporën ka pasur edhe një ngecje, por që sipas tij, nuk varet nga Ministria e Diasporës.

“Ajo që ne do të donim dhe jemi përpjekur të realizohet këtë vit por që nuk është arritur të implementohet është krijmi i mundësisë së pagesës online të sigurimeve kufitare nga bashkatdhetarët. Edhe pse kjo nuk është në kompetencën tonë, mosrealizimi i këtij projekti na brengosë jashtëzakonisht shumë. Prandaj, ne do ta forcojmë edhe më tepër insistimin tonë tek institucionet tjera relevante që vitin e ardhshëm kjo të jetë çështje e kryer”, thotë ministri.

Duke qenë një nga zyrtarët e shtetit që më së shumti është në kontakt me bashkatdhetarët, Murati konsideron se diaspora shqiptare ka qenë përkrahëse e madhe e të gjitha proceseve politike. Ai përmend kontributin e tyre në luftën çlirimtare dhe përkrahjen që vazhdon edhe sot, por sipas tij, një pjesë e tyre kanë edhe kritika.

“Nuk ka dyshim që ata edhe kanë ndërtuar pritje shumë më të mëdha për funksionimin e shtetit të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë. Në këtë drejtim një pjesë e tyre janë kritik, por unë do të thosha është një kritikë e shëndoshë, e tillë që na bën ne të mobilizohemi më shumë për të arritur ato standarde të funksionimit të shtetit çfarë të gjithë i kemi ëndërruar dhe të cilat gjithashtu i synojmë bashkërisht”, pohon Murati, duke shtuar se kjo nuk ka ndikuar tek ata në zbehjen e gatishmërisë që të kontribuojnë për atdheun tonë të përbashkët edhe në të ardhmen.

Diaspora e mbush buxhetin e Kosovës

Duke u bazuar në raportin vjetor të Bankës Qendrore, Murati thotë se gjatë vitit 2015 bashkëatdhetarët kanë çuar në Kosovë 752.4 milionë euro.

“Kjo realisht nënkupton se remitancat përbëjnë afër 13% Bruto Prodhimit Vendor (i cili sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2015 ishte 5 miliardë e 800 milion euro) Edhe për këtë vit remitancat me ndonjë luhatje të vogël besoj se do ta mbajnë këtë trend të lartë”, beson ai.

Murati tregon se sipas BQK-së, më së shumti vijnë nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 37 % përkatësisht 22 % të gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë.

“Duhet theksuar se një pjesë e konsiderueshme e remitencave në vitin 2015 kanë ardhur edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 8 % e gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë. Unë vlerësoj të drejt analizën e UNDP-së në vitin 2014 për remitancat, në të cilën theksohet se fakti se diaspora nga Kosova është kryesisht e përqendruar në Zvicër dhe Gjermani, vende të cilat e kanë kaluar më lehtë krizën ekonomike, ka bërë që edhe trendi i remitancave në Kosovë të mos ketë rënie. Sipas statistikave nga këto dy vende vitin e kaluar kishim 57% të të gjithë remitancave të pranuara në Kosovë”, deklaron ai.

Pritjet në kufi

Ministri shprehet i shqetësuar për pritjet e gjata të bashkëatdhetarëve në kufi me Serbinë. Ai thotë se këtë çështje po mundohen ta zgjidhin së bashku me institucionet tjera relevante. Sipas tij, ndërtimi i objekteve kufitare në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufijve me Serbinë do t’i shërbente lehtësimit të procedurave.

“Kosova me ndihmën e BE-së do të jetë përgjegjëse për ndërtimin e objekteve në Merdare, Mutivodë dhe në Bërnjak. Me ndërtimin e këtyre objekteve të cilat do të krijojnë infrastrukturë shumë më të gjerë hyrëse dhe dalëse, sidomos në Merdar por edhe në Mutivodë do të krijoheshin kushtet për të proceduar shumë më shpejt për shkak të kapaciteteve më të mëdha. Ndërtimi i objektit në Merdar po shpresoj të fillojë së ndërtuari në fillimi të vitit të ardhshëm”, thotë Murati.

Si çështje të dytë, Murati vlerëson se pala kosovare duhet të jetë vazhdimisht e vëmendshme ndaj palës serbe për të mos lejuar që ajo të punojë me neglizhencë, ashtu siç ishte rasti kësaj radhe.

“U desh të ndërhyhej nga ana e institucioneve tona deri në Bruksel për të mobilizuar palën serbe në kushtet e një vërshimi të mërgimtarëve tanë, të cilët pritnin në Merdar deri në 8 orë”, shprehet ai.

Murati sugjeron edhe bashkëatdhetarët që gjatë rrugës për në Kosovë, të kontrollojnë të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin dhe të shikojnë se cilat pika kufitare janë të ngarkuara për të përdorur pastaj pikat kufitare alternative.

“Gjithashtu një çështje që mbetet për t’u zgjidhur është edhe çështja e tarifave të sigurimit kufitar, për të cilat ne po insistojmë që BSK të krijojë kushte të paguhen edhe online, derisa të gjithë bashkërisht të gjejmë rrugën për ta zgjidhur tërësisht këtë çështje e cila rëndon mbi bashkatdhetarët si një padrejtësi që buron nga padrejtësia që i shkaktohet vetë Kosovës”, deklaroi ai.

Murati për vitin e ardhshëm planifikon që prioritet të jetë institucionalizimi i mësimit shqip në diasporë.

“E kjo nuk mund të bëhet pa komponentën financiare e cila duhet t’i shtohet marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Shqipërisë në këtë fushë. Ne do të punojmë që vitin e ardhshëm të kemi një marrëveshje në mes të dy kryeministrave e cila pastaj do të ratifikohej në kuvendet e të dy shteteve dhe kështu do të krijonim bazën ligjore edhe për financimin e mësimit shqip”, pohon Murati.

Megjithatë, ai shton se mbetet të punohet ngushtë me të gjitha institucionet e vendit dhe me rrjetet e biznesit të diasporës shqiptare që të krijohen kushte sa më të mira për të thithur investime nga diaspora e së bashku me to, të kemi edhe transfer të dijes dhe teknologjive nga diaspora në Kosovë.

“Prioritet tjetër mbetet rrjetëzimi i diasporës, i profesionistëve shqiptarë, të cilët janë në resurs i jashtëzakonshëm zhvillimor për vendin, por edhe i shoqatave të cilat veprojnë jashtë dhe të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit kombëtar në diasporë”, tregon ministri.

Ndërkaq një nga prioritetet që Murati do të luftojë për realizimin e tij, është përfaqësimi i diasporës në Kuvendin e Kosovës, “sado e vështirë të jetë kjo në planin afatshkurtër, për shkak të vështirësive të ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës”.

Krejt në fund, Murati përmend edhe një projekt për transformimin e një pjese të remitencave në zhvillim ekonomik, fillimisht në fushën e bujqësisë dhe teknologjisë informative, në të cilin vec kemi filluar të punojmë

Ministri Murati viziton bashkatdhetarët në Australi

Ministri i Diasporës, Valon Murati, po qëndron për një vizitë disaditore në Australi. Ai,bashkë me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari, po merr pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara nga diaspora shqiptare, me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Periskopi.com Lajme

Përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, gjatë qëndrimit në Melbourne, morën pjesë edhe në dy aktivitete të organizuara nga bashkatdhetarët tanë, në të cilat ishin të pranishëm rreth 1500 veta.

Në këto aktivitete, në fjalën përshëndetëse, ministri foli për rëndësinë e kësaj dite për shqiptarët kudo që janë, duke porositur që nuk ka mënyrë më efikase për ruajtjen e identitetit kombëtar sesa dërgimi i fëmijëve në mësimin plotësues të gjuhës shqipe,përmes të cilit kanë mundësi të njihen me gjuhën dhe kulturën tonë.

Me ftesë të komunitetit shqiptaro-australian në Sydney, ministri Murati u takua edhe me bashkatdhetarët e kësaj pjese të Australisë, me ç’rast u diskutuan shumë çështje që u shtruan nga të pranishmit.

Ai foli për rëndësinë e dërgimit të fëmijëve në mësim plotësues. Duke qenë se në Sydney nuk ekziston një shkollë e tillë, ai i inkurajoi ata që të organizohen sa më shpejt për hapjen e saj, duke u premtuar mbështetjen e plotë të Ministrisë së Diasporës dhe Ambasadës së Kosovës në Australi.

Gjatë kësaj vizite, Murati do të takohet edhe me përfaqësues të institucioneve të ndryshme australiane. /Telegrafi/

Kjo është shqiptarja më e bukur në botë (Foto)

Prishtinasja Medina Hajraj, 17 vjeçe, është shqiptarja më e bukur e diasporës.

Periskopi.com Limonada

Ajo ka fituar kurorën e vajzës shqiptare më të bukur në botë.

Ndonëse është me prejardhje nga Prishtina, ajo jeton në Suedi.

Ceremonia është mbajtur mbrëmë Rumlang.

13912773_514600468730683_5586623929558332367_n 14238218_525314747659255_2234472246066467959_n 14238336_525315197659210_3926761289414770310_n 14322237_525314600992603_7244669142711722508_n 14322253_525314620992601_593887187990303697_n 14322338_525314594325937_8668393529800658845_n

Diaspora hap fabrikë në Junik

Në komunën e Junikut sot është përuruar fabrika e gypave të ujit, “German Plast”, investim ky i ardhur nga diaspora.

Periskopi.com Lajme

Familja Krasniqi tashmë ka etabluar bisneset e veta në Gjermani në fushën e ndërtimtarisë dhe hotelierisë, por viteve të fundit ka investuar miliona edhe në Kosovë në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë, ndërsa të hënën ka hapur edhe fabrikën e gypave të plastikës “German Plast”.

Me këtë rast investitori, Agron Krasniqi, tha se me investime është prezent në Kosovë tash e tetë vjet ku në vitin 2008 për herë të parë kishin parë mundësitë që ofronte Kosova për të bërë biznes.

“Ne jemi tash e tetë vjet në Kosovë me investime kryesisht në fushën e infrastrukturës, bujqësi dhe tash me ‘German Plast’. E kemi parë hapësirën që mundemi sadopak të ndikojmë në zhvillimin e Kosovës dhe ndikimin e të ofruarit punësim në territorin e Kosovës, kështu që në 2008 kemi  filluar me biznesin si ‘Vëllezërit Krasniqi’ dhe mandej ‘Krasniqi Plant’ dhe së fundi edhe me ‘German Plast’, me kompaninë për përpunimin e gypave”, tha Krasniqi.

Ai tha se me investimet e familjes së tij janë hapur 110 vende pune, numër ky që rritet gjatë sezonës verore.

Në hapjen e fabrikës “German Plast”, ishte i pranishëm edhe ministri i diasporës Valon Murati.

Punën e kësaj ministrie e çmoi  investitori Krasniqi.

“Të bërit biznes në Gjermani dhe të bërit biznes në Kosovë ndryshon shumë, njerëzit kanë nevojë për përkrahje  për idetë, për ofrimin e mundësive që ato përvoja që i kanë mësuar në shtetet e Evropës t’i bien në Kosovë dhe realisht  ka potencialin, ne jemi popull i ri kemi potencial mjaft. Pse jo ka mundësi që edhe në Kosovë të bëhet biznes dhe të bëhet biznes i mirë”, tha Krasniqi.

Vet ministri Murati, tha se ky investim është shumë i rëndësishëm për Kosovën sepse nuk është vetëm investim financiar por është edhe investim në dije.

“Ky investim është edhe njëherë dëshmi se diaspora shqiptare, bizneset tona kanë potencial të vijnë të investojnë, kanë vullnet të vijnë të investojnë dhe ky investim nuk është vetëm një investim ta them financiar është edhe investim në dije, është edhe investim në shkathtësi dhe aftësim profesional për atë çka ne kemi shumë nevojë”, tha Murati.

Ai më tutje tha se Ministria e Diasporës po i mbështet në mënyrë maksimale bizneset, ku ka edhe një departament që merret me investimet e diasporës.

Ndërsa, Vllaznim Kelmendi, nga Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani, tha se ky investim i kësaj fabrike është shembulli më i mirë se si të kalohet nga fjalët në vepra kur është fjala për investimet në vendin tonë.

“Njëri nga vëllezërit Krasniqi është edhe nënkryetarë i Unionit dhe është shumë e rëndësishme për neve që të kalojmë nga fjalët në vepra dhe kjo është sot shembulli më i mirë për të tjerët se si të investohet në vendin tonë”, tha Kelmendi.

“German Plast” është kompani gjermano-kosovare për prodhimin e tubave të ujësjellësit. E themeluar si rezultat i një investimi gjerman, përkrahur nga banka gjermane për zhvillim KfW, kompania “German Plast” filloi operimin në vitin 2015 me qendër në Junik. Kompania ofron produktet të një kualiteti të lartë për tregun vendor dhe ndërkombëtar, me makineri të teknologjisë së fundit.

Për 8 muaj diaspora i dha Kosovës 500 milionë euro

Gjatë tetë muajve të parë të këtij viti qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë në shtete të ndryshme të botës, dërguan në Kosovë hiç më pak se 500 milionë euro. Në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak shihet se ka rritje të dërgesave.

Periskopi.com Lajme

Hiç më pak se 500 milionë euro kanë ardhur në Kosovë në formë të dërgesave nga qytetarët e saj, të cilët jetojnë në shtete të ndryshme të botës. Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të BQK-së shihet se në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar sivjet ka rritje të dukshme të dërgesave nga diaspora.

Sipas të dhënave zyrtare shihet se më së shumti dërgesa nga diaspora për në Kosovë kanë ardhur gjatë muajit gusht dhe vlera totale e mjeteve të ardhura nëpërmjet bankave, agjencive për transfere parash dhe rrugëve të tjera është 98,6 milionë euro, derisa më së paku mjete sivjet kanë ardhur gjatë muajit  shkurt dhe shuma totale e mjeteve të ardhura nga diaspora ka qenë 48 milionë euro, shkruan gazeta ‘Zeri’.

“Gjatë muajit janar kanë ardhur 56,7 milionë euro, gjatë muajit shkurt 48 milionë euro, gjatë muajit mars 51,9 milionë euro, gjatë muajit prill 57,2 milionë euro, gjatë muajit maj 56,7 milionë euro, gjatë muajit qershor kanë ardhur në Kosovë nga diaspora 59,2 milionë euro, gjatë muajit korrik 70,2 milionë euro, si dhe gjatë muajit gusht kanë ardhur në Kosovë 98,6 milionë euro”, thuhet në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës.

Edi Rama zbulon tre gjëra që i trembin serbët

Tre gjëra i trembin qytetarët e Serbisë, sipas kryeministrit Edi Rama, i cili sqaron se çfarë kishte dëgjuar gjatë vizitës në Serbi.

Periskopi.com Lajme

Komentet e tij u bënë gjatë takimit me përfaqësues në Samitin e Diasporës që u zhvillua sot në Tiranë, teksa ai u pyet nga deputeti i Luginës së Preshevës, Riza Halimi nëse do të ketë një qasje të re të qeverisë serbe për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Rama: Jam shumë mirënjohës shqiptarëve të Luginës së Preshevës që ishin me mua në Beograd. Ne e kemi zgjidhur problemin e njohjes së diplomave. Problemet krijohen nga burokracia. Në Serbi kishte një fjalë që thoshte; serbët i tremben avionëve të NATO-s, tankeve të Rusisë dhe zyrave të shtetit.

Ka edhe më keq nga pikëpamja e administratës dhe zvarritjes së procesit. Nga ana tjetër kemi hyr në proces edhe për çështjen e librave në shqip për shkollën. Ne jemi në ndjekje. Para dhe pas vizitës, ka një komunikim konstat me palën serbe dhe ka shumë më disponim për të diskutuar çështjet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Rama zbulon tre gjëra që i trembin serbët

Enver Hoxhaj paralajmëron misione të reja konsullore të përbashkëta me Shqipërinë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në Tiranë ku po merr pjesë në Samitin e Diasporës, i cili ka mbledhur mëse një mijë pjesëmarrës nga 40 vende të ndryshme të botës.

Periskopi.com Lajme

Gjatë fjalës së tij, Ministri Hoxhaj ka theksuar rolin e diasporës shqiptare në zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri. Ai ka thënë se arritjet e shqiptarëve kanë qenë edhe mision i diasporës shqiptare, e cila ka qëndruar pranë bashkëkombëseve të vet historikisht, që nga formimi i shtetit shqiptar, përpjekjet për liri të shqiptarëve që jetonin në ish-Jugosllavi, përpjekje e cila kulminoi me pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.

Pas paralajmërimit të një dite më herët të Presidentit Hashim Thaci, kryediplomati Hoxhaj ka konfirmuar Prishtinën, si nikoqire të Samitit të ardhshëm të Diasporës. Ai po ashtu ka shpalosur planet e përbashkëta të ministrive të punëve të jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë, ku ka njoftuar se shumë shpejtë do të hapen edhe dy konsullata të përbashkëta në Turqi dhe në Danimarkë.

“Misioneve tona të përbashkëta konsullore, do t’u shtohen së shpejti edhe dy të tjera në Danimarkë dhe në Turqi”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj ka përmendur edhe emra të shumtë të rinj të diasporës shqiptare, që përmes talentit të treguar në art, muzikë, kulturë e sport janë bërë të njohur për gjithë botën.

Ai është shprehur i lumtur që në vitin 2016 me rrjedhën e zhvillimeve dhe me një diasporë të shpërndarë mirë gjeografikisht, mund të themi që ekziston faktori shqiptar në Ballkan dhe në botë./ Periskopi

2 4 5 6

Thaçi në Tiranë flet për diasporën

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, ka marrë sot pjesë në samitin e diasporës, që është organizuar në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Periskopi.com Lajme

Para shumë përfaqësuesve të diasporës, presidenti Thaçi ka thënë se qysh nga koha e rilindjes kombëtare, diaspora shqiptare ka qenë një prej shtyllave kryesore të përpjekjeve të kombit tonë për liri, pavarësi dhe shtetndërtim.

“Përpjekjet njëshekullore të popullit shqiptar për lirinë e Kosovës ishin gjithmonë të mbështetura nga diaspora, si përmes lobimit politik në qendrat vendimmarrëse botërore, po ashtu edhe me përkrahjen financiare, logjistike dhe njerëzore që kulmoi në përkrahjen e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shtuar ai.

Në këtë samit, presidenti ka kujtuar Jusuf Gërvallën e Kadri Zekën, Enver Hadrin, Agim Ramadanin e qindra dëshmorë që kanë rënë në përpjekjet për çlirim.

Më tej ai ka theksuar se në ditët e sotme, roli i diasporës ka ndryshuar. Sipas tij,  nga përkrahëse e luftës për liri e demokraci, diaspora është shndërruar në burim të stabilitetit socio-ekonomik.

“Ne të gjithë duhet të punojmë që diaspora shqiptare, me potencialin e madh që ka, të shndërrohet në partner i zhvillimit socio-ekonomik, arsimor, profesional, kulturor e sportiv të shteteve tona”, ka thënë ai.

Presidenti ka theksuar se vajzat dhe djemtë tanë, gratë dhe burrat tanë në diasporë sot janë të suksesshëm në të gjitha fushat e jetës, duke filluar nga arti, kultura, muzika, sporti e deri te jeta akademike dhe profesionale, politika dhe biznesi.

“Dhe, duke qenë njerëz punëtorë e të ndershëm, ata janë ambasadorët më të mirë të kombit dhe atdheut të tyre. Sot, diaspora shqiptare ka nevojë më shumë se kurrë për një riorganizim të saj, ndërsa shtetet tona kanë nevojë për të krijuar infrastrukturë sa më të mirë dhe për të qenë partner i përhershëm i bashkatdhetarëve tanë”, ka shtuar ai.

Presidenti ka thënë se si dy shtete kemi obligim që të kontribuojmë në ruajtjen e identitetit kombëtar të diasporës sonë dhe t’u shtrijmë atyre dorën e ngrohtë të shteteve tona.

Sipas tij, ekziston nevoja që diaspora të jetë edhe më shumë e përfshirë në jetën institucionale të vendit.

“Prandaj, në këtë frymë, në kuadër të punës për reformën zgjedhore, do ta trajtojmë edhe mundësinë e ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës për të përcaktuar një numër të vendeve të rezervuara për diasporën”, ka paralajmëruar presidenti.

Thaçi ka thënë se nën modelin e bashkëpunimit të shkëlqyer të organizimit të takimeve në mes të dy qeverive, samitin e  ardhshëm të diasporës do ta organizojmë ne Prishtinë.

18-1 20 21 22

Lluka: Mospërfshirja e diasporës në Kuvend, e patolerueshme

Kryesuesi i Departamentit për çështje të diasporës në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Jahja Lluka në një prononcim për Telegrafin tha se mospërfshirja e diasporës në propozimin e presidentit Hashim Thaçi për përfaqësim në Kuvendin e Kosovës të bërë ditë më parë në një takim me përfaqësuesit e partive politike, është e patolerueshme.

Periskopi.com Lajme

Lluka theksoi se kontributi i Diasporës para luftës në mbajtjen  e institucioneve paralele ka qenë shumë i madh dhe injorimi i tyre është i patolerueshëm.

Ai gjithashtu tha se, diaspora ka ndihmuar edhe gjatë luftës financiarisht, por edhe me ardhjen vullnetare për të luftuar për këtë vend.

“Kontributi i tyre ishte edhe pas luftës. Ata kanë kontribuar për rindërtimin e Kosovës dhe mbajtjen  e familjeve të tyre. Remitancat në Kosovë sot shkojnë deri në një miliard euro. Afër një milion shqiptarë jetojnë jashtë Kosovës dhe askush nuk kujtohet për ta. Është pak qesharake dhe me ju thënë të drejtën. Në këtë takim një ministër nga partitë minoritare e ka theksuar çështjen  e diasporës. Ai edhe vet ka qenë dikur mërgimtarë, pasi mërgimtarët tanë anashkalohen shpesh herë. Dhe kanë obligim moral ndaj tyre”, tha Lluka duke shtuar se është kundër përfaqësimit të kroatëve dhe malazezëve në Kuvend.

Lluka gjithashtu, tha se askush nuk e meriton para mërgimtarëve që të jenë në vendimmarrje në Kosovë jo vetëm në parlament.

“Mos t’i harrojmë ata edhe sot po e japin një kontribut për ruajtjen e qetësisë sociale të Kosovës për financat. Reforma zgjedhore nëse bëhet ashtu si i ka hije shtetit mirë është për tu bërë, për arsye se me këtë ligj zgjedhor deri më tani ka pasur keqpërdorime, mos transparencë, vjedhje të votave e shumë gjëra të tjera”, tha ai.

Në pyetjen e Telegrafit se a është për reformë zgjedhore, ai tha: “Jo për reformë për të fituar në kohë. Kosova ka nevojë për zgjedhje dhe për tu ndërruar shumë çka në Kosovë se po shihet që nuk po ecën asgjë siç duhet. Reforma zgjedhore kryhet shumë shpejt nëse merren vesh liderët”.

Ndryshe, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ditë më parë ka propozuar zvogëlimin e numrit të deputetëve, ndërkaq po ashtu është shprehur pro ndarjes së një ulëseje edhe për komunitetin malazez dhe kroat, të cilët aktualisht nuk janë të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi