Nikoliqi: Prishtina po e bën dialogun pothuajse të pamundur

Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq, ka deklaruar se bisedimet me Prishtinën janë duke u zhvilluar në kushte pothuajse të pamundura, shkruan B92.

Periskopi.com Lajme

Gjatë një takimi të zhvilluar në Beograd me kancelarin austriak Christian Kern, Nikoliq ka thënë Beogradi është duke i përmbushur të gjitha kërkesat që po i kërkohen, derisa Prishtina po lejohet që të mos i zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel, transmeton Telegrafi.

“Ne presim dhe shpresojmë për kushte të barabarta dhe të drejta në bisedimet e ardhshme me Prishtinën”, ka shtuar presidenti serb.

Kurz: Dialogu të vazhdojë që Serbia të hyjë në BE

Dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë në mënyrë konstruktive, për shkak se kjo do t’i bindë shtetet skeptike të Bashkimit Europian se duhet bërë hapa të mëtejmë drejt integrimit të Serbisë në BE.

Periskopi.com Lajme

 

Kështu ka thënë Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, i cili do të zhvillojë një vizitë zyrtare gjatë së hënës në Serbi.

“Takimet e nivelit të lartë me 24 janar dhe 1 shkurt, i kanë kontribuuar uljes së tensioneve. Po ashtu marrëveshja për murin kontrovers të Mitrovicës së Veriut, është një pjesë e rëndësishme integrale e dialogut”, ka thënë Kurz në një intervistë për Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Për Ismet Beqirin dialogu ka dhënë rezultate në integrimin e veriut

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri tha se LDK vazhdimisht e ka shprehur brengosjen për gjendjen në veri dhe përkushtimin për përmirësimin e situatës.

Periskopi.com Lajme

Ai tha se ka përparime në veri, që nuk mund të mohohen.Sipas tij, dialogu i Brukselit, jo në përmasa të dëshirueshme dhe të nevojshme, por ka dhënë rezultate të caktuara në integrimin e asaj pjese.

  Pas zgjedhjeve në Serbi, dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë me presidentët

Së shpejti fillon raundi i ri i dialogut të Brukselit mes Beogradit dhe Prishtinës.

Periskopi.com Lajme

 

Pas zgjedhjeve presidenciale në Serbi, për të cilat kandidat nga Partia Përparimtare e Serbisë është kryeministri i tanishëm Alekradar Vuçiq, pritet që dialogu të zhvillohet në mes të presidentëve, shkruan “Danas”, transmeton Klan Kosova.

Për Bashkimin Evropian do të ishte më e përshtatshme që në vend Tomisllav Nikoliçit të jetë Aleksandar Vuçiq në bisedime me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Deri më tani janë zhvilluat dy raunde bisedimesh të nivelit të lartë në mes të kryeministrave dhe presidentëve të të dyja vendeve.

Kryetari i Akademisë së Shkencave është proqeveritar, prandaj e përfshinë në demarkacion

Analisti Imer Mushkolaj thotë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdoj, por sipas tij, duhet ndryshuar qasja.

Teuta GASHI Intervista

Në një intervistë për Periskopi.com, Mushkolaj shpreh besimin e tij se çështja e murit është diskutuar në Bruksel madje thotë se Kosova bëri kompromis.

Sipas tij, Kosova duhet të propozojë tema për dialog siç janë dëmet e luftës, të pagjeturit, kthimin e fondeve pensionale dhe njohjen e shtetësisë.

Mushkolaj në intervistë për Periskopi flet edhe për matjen e territorit dhe përfshirjen e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hivzi Islami.

Këtë të fundit e quan proqeveritar, dhe sipas tij, Qeveria me këtë gjest po synon zvarritjen e procesit të demarkacionit me Malin e Zi.

A duhet vazhdoj dialogu dhe si e sheh përfshirjen e presidentëve në të?

Mushkolaj: Dialogu duhet të vazhdojë, por jo me qasjen e njëjtë si deri më tash. Pala kosovare duhet të insistojë që me Serbinë të dialogohet si dy shtete të pavarura dhe duhet, po ashtu, të propozojë tema për dialog – tema që kanë të bëjnë me dëmet e luftës, të pagjeturit, kthimin e fondeve pensionale dhe njohjen e shtetësisë.

A beson se çështja e murit është diskutuar në Bruksel?

Mushkolaj: Çështja e murit është diskutuar në Bruksel dhe duket se do të zgjidhet në bazë të pajtimit që është arritur atje. Muri është rrënuar ngase janë pajtuar serbët. Fatkeqësisht për një çështje të brendshme, siç është ndërtimi i një muri ilegal, pala kosovare ka pranuar të diskutohet në Bruksel. Diskutimi nënkupton kompromis.

Si e komentoi përfshirjen e Hivzi Islamit në matjen e territorin?

Mushkolaj: Me krijimin e komisionit për matjen e territorit Qeveria po synon jo ta zgjidhë, por ta zvarrisë çështjen e demarkacionit. Ndërkaq, me caktimin e Islamit në krye të komisionit, Qeveria automatikisht i përjashton opozitën e ekspertët.

Çka synoi me këtë veprim Qeveria dhe a beson që mund të zgjidhet problemi me përfshirjen e Islamit?

Mushkolaj: Qasja e Islamit është tërësisht proqeveritare. Problemet me demarkaconin janë evidentuar dhe Qeveria duhet të punojë që t’i përmirësojë ato, e jo ta bllokojë procesin.

U mësua se BE ka kërkuar që PDK dhe LDK të publikojë financimin e subjektit, por Mustafa sërish reagoi në rrjete sociale sikur gjithmonë e donte këtë, a beson se do kuptohet kush janë financuesit e tyre?

Mushkolaj: Jotransparenca në financimin e partive politike është problem i madh. Nuk mjaftojnë vetëm raporte formale të prezantuara në ëeb faqet partiake. Partitë politike vazhdojnë të financohen nga burime të dyshimta, në këmbim të favoreve milionëshe që përfitohen kur partitë e marrin pushtetin./ Periskopi

Konjufca kujton kushtet themelore të dialogut, thotë se asnjëra nuk u realizua

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se ka kohë që është thënë se dialogu me Serbinë duhet të rimendohet.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, figurat më të larta të vendit kanë thënë se një dialog i tillë me Serbinë nuk duhet të ndodh, dhe befasisht, sipas tij, ndodhi shkuarja e dy figurave kryesore të shtetit në dialog me Serbinë.

“ Ka dy-tre muaj që për shkak të zhvillimeve të ndryshme me Serbinë, të cilat kolminuan me trenin, murin dhe arrestimin e Haradinajt – kemi pas një sërë të deklaratave që dialogu me Serbinë duhet të rimendohet”, ka thënë ai.

Konjufca ka thënë se pavarësisht që kanë besuar se dialogu do të ndodhte ndryshe, një gjë e tillë nuk ndodhi.

“Përderisa ne mendonim se kjo do të ndodhte me një konsensus të ri nacional dhe në dialog do të ftoheshin edhe opozita, ndodhi e kundërta. Ne akoma kemi struktura paralele në Veri, hekurudhat janë krejt nën menaxhimin e Serbisë”, tha ai.

Konjufca i ftuar në Zona B të Klan Kosovës ka rikujtuar tri kushtet themelore; që kanë qenë që dialogu do t’i përshpejtojë integrimet europiane, Serbia do ta njohë Kosovën dhe serbët do të integrohen në institucionet e Kosovës. Tha se pas 6 vitesh dialog, asnjëra nuk kanë ndodhur.

Dialogu Kosovë – Serbi, Nikoliq kryeson delegacionin serb në takimin e së martës

Të martën në mbrëmje, pritet vazhdimi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel nën drejtimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë me dije se Serbia në këtë takim do të përfaqësohet nga presidenti serb, Tomisllav Nikoliq, ndërsa ka theksuar se edhe nga pala shqiptare pritet të ketë përfaqësim të nivelit të lartë, raporton FoNet.

“Mendoj se do të ketë mirëkuptim që të mos dërgohen më armë në zonat e banuara me serbë për të treguar muskujt. Për Serbinë, më e rëndësishmja është që t’i shmanget provokimeve”, ka thënë Vuçiq në një konferencë për media.

Gjatë këtij muaji, Serbia nisi një tren të mbushur me mbishkrime nacionaliste serbe nga stacioni qendror i Beogradit për në veri të Mitrovicës, por i cili u ndalua në Rashkë dhe u kthye mbrapsht për në Beograd. Liderët shtetërorë të Kosovës kanë thënë se vendimi për ndalim të hyrjes së këtij treni është marrë nga institucionet e Kosovës, kurse kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, menjëherë pas ndalimit të hyrjes, mbajti një konferencë për media ku tha se vendimi për të mos lejuar kalimin e tij në Kosovë është marrë nga pala serbe, për të, siç tha ai, “shpëtuar jetë njerëzish”.

Policia e Kosovës kishte dërguar njësitet e saja speciale në kufi me Serbinë, përkatësisht në Jarinjë, për të penguar hyrjen e këtij treni, i cili në pjesën e jashtme kishte të shkruar me shkronja të mëdha dhe në disa gjuhë “Kosova është Serbi”, ndërsa në brendësi ishte i brenduar me ikonografi ortodokse.

Ramadani thotë se dialogu duhet të riformatohet

Shteti serb vazhdimisht e ka provokuar Republikën e Kosovës përmes politikës së tyre me veprime të ndryshme, veprime këto që më pas edhe kanë zgjuar debate në Kuvend sikurse edhe janë nxjerr rezoluta për to.

Periskopi.com Lajme

E këto provokime të cilat edhe po ngrisin tensione mes dy shteteve, ka pak gjasa të ndalen. Zyrtarët serbë japin deklarata të ashpra, madje kërcënojnë edhe me futjen e ushtrisë së tyre në territorin e Kosovës. As nxitja e konflikteve nuk po përjashtohet.

Situata e tensionuar në veri të Kosovës është vazhdimësi e përkeqësimit të marrëdhënieve ndër-shtetërore në Ballkan dhe vazhdimësi e ndërhyrjeve direkte të Serbisë.

Kështu vlerëson për lajmi.net njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani. Sipas tij, skenarët e inteligjencës serbe dhe ruse mund të jenë të rënda dhe tepër sfiduese. Për këtë, siç vlerëson Ramadani, Kosova duhet të koordinojë partneritetin me SHBA-në në rend të parë.

“Destabilizimi i Kosovës është interes i Serbisë. Besoj se Serbia po nxit përkeqësimin e gjendjes në veri, në kuadër të luftës speciale që po zbaton kundër Kosovës, kundër Bosnje e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Serbia po synon të përforcojë pozicionin e vet ndaj Kosovës, rajonit dhe BE-së, duke luajtur me lidhjen e vet speciale me Rusinë”, u shpreh Burim Ramadani.

Ai beson se institucionet e Kosovës duhet të bazohen në maturi dhe vendosmëri, duke i dhënë çdoherë përparësi vullnetit për fqinjësi të mirë dhe dialog të barabartë. Thotë se dialogu duhet të riformatohet edhe për nga përmbajtja, edhe për nga forma.

“Sidoqoftë, Kosova duhet të detajojë partneritetin me komunitetin ndërkombëtar dhe me theks special partneritetin me SHBA-në në përballje me këto sfida. Kosova besoj se duhet të koordinojë gjithçka me SHBA-në, në mënyrë që veprimet kosovare të jenë të suksesshme dhe të qëndrueshme”, bëri të ditur njohësi i këtyre rrethanave Burim Ramadani.

Serbia, hiq më larg se të shtunën nisi drejt Mitrovicës pa lejen e Kosovës, një tren i cili ishtu donacion i shtetit rus. Treni ishte ilustruar me motive provokuese ku ndër tjerash shkruante edhe “Kosova është Serbi”.

Qeveria  e vendit mori vendim që përmes njësisë special ROSU-t ta pamundësojë hyrjen e trenit ilegal, që rezultoi në kthimin e këtij të fundit në Beograd.

Dialogu pa kushte me Serbinë na kushtoi shtrenjtë

Arrestimet ndërkombëtare të ish luftëtarëve të çlirimit kombëtar, nuk janë më përjashtim por janë bërë rregull. Së pari, ato i ka mundësuar koncepti i gabuar dhe i dështuar i politikës së jashtme që udhëhiqet në negociatat me Serbinë e cila nuk na njeh dhe na lufton kudo, si dhe nga kompromiset ndaj Serbisë e cila nuk na ka kërkuar falje për krimet dhe rrjedhimisht nuk i ka paguar dëmet e luftës dhe okupimit. Së dyti, UÇK-ja është braktisur në dokumentet themeltare të pavarësisë të Republikës, përkatësisht në deklaratën e shpalljes dhe në Kushtetutë, dhe disi natyrshëm tash i nënshtrohet kriminalizimit.

Albin Kurti Opinione

Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk mund të jetë e harruar, nuk mund të thotë dikush që “harrova ta përmend në deklaratën e shpalljes së Pavarësisë”, ose “harrova ta përmend në Kushtetutë”, pra nuk bëhet fjalë për harresë po mohim. Si e mohuar ajo kriminalizohet. Ne të gjithë e dijmë se ajo është thelbi i historisë sonë të re. Por, duke qenë e mohuar ajo kriminalizohet. Meqë u la jashtë shtetit, ajo mbyllet brenda burgjeve. A duhet të mësohemi ne me këtë rregull? Sigurisht që jo. Ky rregull i pranuar nga pushtetarët kosovar është rregull i padrejtësisë. Ne duhet që vazhdimisht padrejtësinë ta vendosim në pikëpyetje. Të jemi kritik dhe aktiv ndaj saj deri atëherë kur padrejtësia të rrëzohet dhe institucionet e Kosovës t’i qeverisë e drejta dhe e mira e përgjithshme.

Këto ditë është folur intensivisht për arrestimin e Ramush Haradinajt dhe sigurisht që shumicës së shqiptarëve përfshirë gjithë Lëvizjen VETËVENDOSJE!, jo vetëm se na vjen keq për këtë arrestim, por edhe jemi të revoltuar ndaj kësaj padrejtësie. Do të ishte hipokrizi po të thuhej që të gjithë ata që kanë folur me keqardhje sidomos pushtetarët e duan ndaljen e arrestimeve të këtilla. Nëse do ta donin ndaljen e këtyre arrestimeve me gjithë mend atëherë pse këta qeveritarë nuk kanë vendosur si kusht në negociatat e tyre me Beogradin që të zhvlerësohen e të anulohen fletëarrestet e Serbisë ndaj qytetarëve tanë. Sepse ato negociata kanë qenë dhe janë të turpshme dhe pa parime. Gjithnjë është negociuar pa kushte për Serbinë e sipas kushteve të Serbisë, vetëm për çështje të brendshme të Kosovës. Në dialogun në Bruksel, Kosova nuk mund të jetë tamam palë gjersa është vazhdimisht temë. Pra, thuhet se Kosova është palë aty, në fakt është shumë më shumë temë sesa palë. Dialogu pa kushte me Serbinë, e me çështje të brendshme të Kosovës ishte një gjë e panevojshme për ne që na kushtoi shumë shtrenjtë. Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka qenë normalizim drejt njohjes së Kosovës por normalizim përkundër mos njohjes së Kosovës. Me Serbinë e kemi problemin e dyfishtë, edhe krimet e saj edhe armiqësinë e saj. Sepse mund të ketë shtete që i kanë problem krimet nga e kaluara por nuk kane armiqësi aktuale. Mund të ketë shtete që nuk kanë krime nga e kaluara, por kanë armiqësi aktuale. Me Serbinë i kemi të dyja dhe të padënuara nga e kaluara.

Pra, dialogu me Serbinë është quajtur dialog për normalizim. Në këtë janë thirrur edhe kryetarët nga odat ekonomike të Serbisë dhe Kosovës, Marko Çadezh dhe Safet Gërxhaliu kur kah mesi i marsit të vitit të kaluar u kanë dërguar letër zyrtarëve të lartë të BE-së dhe ambasadorëve të vendeve të Kuintit në Serbi e Kosovë. Ja çfarë thoshin ata aty: Oda Ekonomike e Serbisë, dhe Oda Ekonomike e Kosovës janë të përkushtuara në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, pra nuk thonë Kosovë-Serbi por  Prishtinë-Beograd, si dhe rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së; dënojnë ashpër përmbysjen e kamionit me mallra serbe më 11 mars. Duke e konsideruar si një përpjekjë për të shkelur liritë të lëzivjes së njerëzve dhe mallrave, letër kjo drejtuar komisionarit të BE-së për zgjerim, Johannes Hahn, përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme të BE-së, Frederica Mogherini si dhe ambasadorëve të shteteve të Italisë, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe SHBA-ve. Pra, përderisa kemi këso kryetar të Odës Ekonomike i cili bashkë me homologun e tij serb i shkruajnë letër Brukselit kundër VETËVENDOSJE!-s se u rrokullis një kamion me mallra serbe. Mund ta kuptoni se për çfarë shtetndërtimi bëhet fjalë në Kosovë dhe përse kjo marrëdhënia jonë asimetrike rezulton me kaq shumë dëme dhe vuajtje 17 vite pas çlirimit e gati 9 vite pas shpalljes së pavarësisë.

Deputetë të Kuvendit të Republikës, janë dy leva që Kosova mund t’i përdor kundër Serbisë, ndëprerjen e dialogut dhe shkëputjen e tregut. Po e vërej që shumë prej jush po thoni që  duhet të kërcënojmë e duhet ta bëjmë ndërprerjen e dialogut. Në këtë mënyrë edhe ju po pranoni që ky dialog realisht shumë më tepër i konvenon Serbisë, në mos tërësisht asaj e jo Kosovës. Pra, ne mund ta kushtëzojmë Serbinë me ndërprerjen e dialogut, sepse asaj i nevojitet dialogu dhe jo neve. Ajo po ec drejt BE-së ndërkohë që nuk po shkëputet prej Rusisë kurse ne e shihni sesi kemi mbetur. Çështja tjetër është shkëputja e tregut. Shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë shpallje e pavarësisë administrative le të themi. Në kuptimin ekonomik e tregtar, Serbia shet mallra në Kosovë pakashumë si në kohë të okupimit. Nuk ka ndodhur pavarësisa dhe shkëputja ekonomike. Rreth gjysmë miliardë i merr Serbia çdo vit prej nesh me mallra të cilat edhe cilësinë ndoshta e kanë të dyshimtë. Në arenën ndërkombëtare e sidomos evropiane, Kosova dhe Shqipëria kanë shumë më shumë arsye për ta kushtëzuar Serbinë se Kroacia. Por, ja që nuk po e bëjnë këtë e sidomos Kosova. Ky është dëm edhe për brezat e kaluar edhe për brezat e ardhshëm. Sa i përket reciprocitetit po e marr një element të thjeshtë. Në 19 poste komanduese në Policinë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc vetëm 4 sosh janë shqiptar, dhe vetëm në Preshevë, Kryeshefi është shqiptar. Ndërkohë që në Kosovë ende ngulmohet për Zajednicën. Zajednica ka vdekur, por ka forcë edhe brenda Kosovës e jashtë Kosovës që e duan ringjalljen e saj.

Kuvendi i Kosovës me 8 dhjetor 2011, me propozim të Visar Ymerit si Kryetar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! asokohe, e patë miratuar këtë mocion për reciprocitet me Serbinë. Po ua lexoj 3 pikat e atij mocioni:

Qeveria t’i marrë masat e reciprocitetit të plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ta nxisë dhe udhëheq bashkëpunimin me prodhuesit vendor dhe ndërmarrjet tregtare për gjetjen zëvendësimeve për produktet e importuara nga Serbia.

Qeveria t’i forcojë të gjithë mekanizmat shtetëror për ta siguruar zbatimin e përpiktë të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Pra, para 5 viteve e një muaji e kemi miratuar këtë mocion më këto 3 pika, për kanë qenë 42 deputetë, kundër 33 dhe abstenuan 2. Kemi edhe nga të tillë të partisë në pushtet që kanë qenë kundër reciprocitetit dhe sot e morën fjalën. Po i përmendi emrat e disa prej tyre, Shaip Muja, Elmi Reçica, Bekim Haxhiu, Zenun Pajaziti, Adem Grabovci, Fatmir Xhelili, Xhevahire Izmaku, Ganimete Musliu dhe Safete Hadërgjonaj. Këta kanë votuar kundër reciprocitetit me 8 dhjetor të vitit 2011. Tash mund të flasim sa të duam. Por, gjërat e këqija e të mëdha nisin më hapa të vegjël e të gabueshëm dhe i tillë ka qenë edhe ky votimi atëherë. Qytetarët e Republikës nuk duhet t’i dëgjojnë vetëm fjalët e deputetëve por edhe votimet e tyre. Sepse shpeshherë këtu po flitet në mënyrë parimore, konstruktive e progresive dhe pastaj votat janë saktësisht e kundërta e kësaj. Ajo që në thelb është më e rëndësishmja.

Dialogu i kësaj Qeverie me Serbinë e ka bazën që besimi të konjuktura udhëheqëse në Serbi është cilësisht e ndryshme prej kohës së Millosheviqit. Ne e dëgjuam këtu Ministrin e Punëve të jashtme teksa thoshte se këta janë pasardhësit e Millosheviqit, pra dëshironte ta gjente një distancë minimale të brendshme midis Millosheviqit dhe pushtetit të sotëm atje. Ani pse thoshte se janë të ngjashëm, por nëse thua kështu do të thotë se nuk janë të njëjtë. I gjithë dialogu me Serbinë është i bazuar mbi këtë premisë. Mbi premisën që këta nuk janë tamam si Millosheviqi, pasi që Vuçiqi i mban raportet me perëndimin. Në fakt, Vuçiqi është ndryshe sepse kanë ndryshuar rrethanat por jo qëllimet. Ndarja e roleve mes Vuçiqit, Nikoliqit, Sheshelit e Daçiqit në Serbi është një farsë e vjetër e cila lehtësisht mund të shndërrohet në një tragjedi të re në Ballkan. Në këtë pikë unë dua të tërheq vërejtjen tek një dëm sistematik dhe i dyfishtë që po i ndodh shtetit të Kosovës. Pra, e para është dobësia e shtetit të Kosovës sepse dobësia jonë bëhet magnet për kundërshtarin dhe e dyta është fanatizmi serb. Nuk bën asnjëra të nënçmohen. Dobësia e shtetit të Kosovës në kuptimin që prej se është negociuar me Serbinë e deri tek ‘Pronto’ afera, Serbia e ka kuptuar që realisht Kosova nuk ka përmbajtje shtetërore. E ka parë që ka udhëheqje klanore. Ata e kanë parë që tek ne nuk ka shtet. Dhe kjo ua shton apetitet atyre. Pra, dobësia jonë është magnet për apetitet e tyre. E dyta është fanatizmi serb. Para disa viteve udhëheqësi çetnik i serbëve të Bosnjës Milorad Dodik pat thënë aksiomën e politikës serbe, që nuk vlen vetëm për Bosnje, me një fjali të thjeshtë dëftore e cila është kjo: Ne do të lodhemi të fundit. Kështu ka thënë ai. Kjo do të thotë që edhe kroatët e boshnjakët do të lodhen para neve, kjo i përfshin edhe shqiptarët. Ne themi “Bac, u kry”, por ata po thonë “Ne do të lodhemi të fundit”. Kjo do të thotë që nuk do të përfundoj kurrë, apo së paku do të thotë se nuk përfundon pa u lodhur ata para neve. Ne nuk po e përsërisim të vërtetën për krimet e Serbisë, e ajo po i përsërit gënjeshtrat për krimet tona dhe po dihet rezultati.

Shtrohet pyetja se si ka mundësi që Franca e cila është një ndër shtetet e para që e kanë njohur Kosovën ta aktivizojë pikërisht tani një fletarrest të vitit 2004 për një luftëtar çlirimtar e komandant lufte i cili edhe më parë ka vizituar Francën por nuk i ka ndodhur asgjë. Këtu pati një mini-seancë brenda seancës sonë që nuk bën t’i prishim marrëdhëniet me Francën, që Franca është shtet që na ka ndihmuar, që është shtet demokratik e perëndimor dhe besojmë në drejtësinë franceze. Madje kishte njerëz që betoheshin për Francën më shumë se vet francezët. Paska njerëz këtu që besojnë më shumë në Francën më shumë se Franca në vetvete e që besonin në Francën në mënyrë absolute që unë do të thosha naive. Shtrohet pyetja pra përse të na vijë kjo ngjarje e keqe prej Francës. Këto janë pyetje që kanë nevojë për përgjigje. Dhe unë përgjigjen e gjej tek një filozof i shquar bashkëkohor francez, i cili kur fliste për atdheun e tij thoshte se ka pasur gjithnjë dy Franca. Në njërën anë Franca e revolucionit borgjez, në anën tjetër Franca e restaurimit monarkist. Në njërën anë Franca e iluminizmit progresiv dhe në anën tjetër Franca e reaksionit konservativ. Në njërën anë Franca e rezistencës fashiste e në anën tjetër Franca e kolaboracionizmit Petain dhe Vichy-n. Në njërën anë Franca e Majit të vitit ’68 dhe në anën tjetër Franca ksenofobe dhe neoliberale. Ne duam të besojmë se Ramush Haradinajn e ka arrestuar Franca e dytë, Franca e kolaboracionizmit me fashizmin, e reaksionit dhe së djathtës ultra-konservatore. Po kështu kemi besim që Ramush Haradinajn do ta çliroj Franca e parë, ajo e revolucionit republikan, ajo e iluminizmit. Franca që solidarizohet me popujt që kërkojnë me sakrificë çlirimin e vetvetes.

E për tu kthyer tek Serbia, fundja, establishmenti politik në Serbi nuk ka gjë të përbashkët me parullën e revolucionit francez ‘Liri Barazi Vllazëri’ dhe gjithnjë e më shumë ka shumëçka të përbashkët me parullën e Nikolla Pashiqit ‘ Zoti Populli Rusia’. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha është arrestuar ish-kryeministri Haradinaj, është arrestuar kryetari i AAK-së, Haradinaj, njëri nga liderët në vend etj. Ai fliste për gjëra që e ndajnë Kryeministrin me Haradinajn. Nuk e përmendi si qytetar të Republikës. Po, ky mund të thotë ndonjë fjalë për Haradinajn si Kryeministër që është pozicion përjashtues në raport me të, edhe si AAK pasiqë ky nuk është AAK. Por, si qytetar të Republikës ku Mustafa dhe Haradinaj janë bashkë, për atë s’ka se çfarë bën. Pra, nuk e mbron dot si qytetar të Republikës. E kur nuk e mbron dot si qytetar të Republikës, kur nuk e mbron dot si luftëtar të UÇK-së, nuk e mbron dot si kryetar të AAK-së. Kot e përmend si kryetar të AAK-së kur nuk e mbron si qytetar. Mustafa tregonte se si Haradinaj është ndryshe nga qytetarët tjerë sepse nuk e kishte ndërmend ta mbroj si qytetar të Republikës. Por as si luftëtar i UÇK-së pasi që ajo është përjashtuar nga themelet e shtetit dhe shtetndërtimit në Kosovë.

Deputetë të Kuvendit, qytetarë të Republikës. Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të Ramush Haradinajt, si dhe për ndalimin e arrestimeve të çlirimtarëve. Por, jemi të sigurt se këto thirrje nuk do gjejnë dëgjues tek Qeveria aktuale. Këto thirrje do të mund të gjejnë fatkeqësisht përgjigje serioze vetëm nesër kur pushtetin do ta ketë një Qeveri e ndershme dhe kur diplomacia do të udhëhiqet nga njerëz të mençur e me një doktrinë patriotike.

 

Kosova dhe Serbia – drejt normalizimit apo destabilizimit

Zhvillimet e fundit politike në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, mund të minojnë të gjitha përparimet e arritura deri më tani në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e raporteve midis dyja shteteve, thonë njohësit e zhvillimeve politike.

Periskopi.com Lajme

Ndërtimi i murit në veri të Mitrovicës, zvarritja e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialog, paralajmërimet e Beogradit për themelimin e njëanshëm të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe fletë-arrestet, siç ishte rasti me ndalimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze, veçohen si veprime që mund të cenojnë gjithë procesin e normalizimit.

Analisti, Ilir Ibrahimi, thotë se Kosova dhe Serbia janë futur në procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve, jo me vullnetin e tyre, por nën presionet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, ajo që veçon Ibrahimi është se normalizimi i marrëdhënieve nuk mund të ndodhë përderisa vetëm njëra palë përpiqet të tregohet konstruktive në këtë proces.

“Unë besoj fuqishëm që Kosova deri më tani ka qenë një lojtar i mirë, një lojtar fer dhe një lojtar që ka qenë i dëgjueshëm. Ndërkohë që nga ana e Serbisë kemi pasur një lojtar i cili ka qenë një lloj rebeli në atë dialog”.

“Besoj se është momenti përfundimtar që edhe Kosova të marrë një rol pak më të fuqishëm në këtë dialog, sepse në fund të fundit, port ë arritur një rezultat në çdo lloj dialogu, të dyja palët duhet të jenë të barabarta dhe të dyja palët duhet ta respektojnë atë që e nënshkruajnë”, ka thënë Ibrahimi.

Bazuar në deklaratat e fundit të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj, veprimet e Beogradit po ndërmerren me qëllim të destabilizimit të gjendjes në Kosovë dhe nxitjes së provokimeve, çka sipas tyre bie ndesh me të gjitha nismat për normalizim dhe paqe mes dyja vendeve.

Ilir Ibrahimi, thotë se një gjendje e tillë, mund të sjell edhe ndërprerjen e bisedimeve, ngase Kosova nuk mund të pres me dekada derisa Serbia të vendos për një rol më konstruktiv në procesin e normalizimit të raporteve reciproke.

“Me një qasje të tillë të Serbisë, diçka që mund të arrihet për 2 vjet do ta zgjas për 20 vjet dhe Kosova nuk e ka luksin që të pres 20 vjet që të kemi një disponim nga ana e Serbisë për t’i tejkaluar disa sfida që i kemi, sidomos tani kur po shohim që gjeopolitika po ndryshon”.

“Ndoshta ky është edhe qëllimi i Serbisë që duke pas parasysh që ka disa ndryshime në politikën botërore, ndoshta e zvarritë dialogun që të vijë në një moment pak më të favorshëm për të”, ka vlerësuar Ibrahimi.

Nga Beogradi, ndërkaq, vijnë sërish mesazhe se nuk do të tërhiqen nga politika aktuale në raport me Kosovën.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se ka informacione “se diaspora shqiptare po përgatitet”, siç ka thënë ai “për marrjen e përfaqësive diplomatike-konsullore serbe, me qëllim të detyrimit të Serbisë që të heq dorë nga ndjekja e Ramush Haradinajt”.

Këto informacione, Serbia, sipas tij, i ka siguruar nga agjencitë perëndimore të sigurisë.

Por, deklaratat e tilla, analisti dhe publicisti Belul Beqaj i sheh si sinjal për Prishtinën zyrtare që ta rishikojë pozicionin e vet në bisedimet me Serbinë, ngase sipas tij, po shihet qartë që qëllimi i Beogradit nuk është normalizimi po destabilizimi.

“Deklarata e fundit e Daçiqit se ai ka informacione serioze që shqiptarët në perëndim përgatisin veprime terroriste për t’i zënë peng ambasadorët serbë, mendoj se janë indikator shumë serioz që të trajtohet ky proces në mënyrën më kritike dhe nga ky përfundim të nxirren gjykime që kanë të bëjnë me rishikimin e gjithë procesit”, ka thënë Beqaj.

Jo vetëm deklaratat e tilla të Daçiqit, por të gjitha veprimet e fundit të Beogradit në raport me Kosovën, ka nënvizuar Belul Beqaj, po e degradojnë pozicionin e Kosovës në procesin e dialogut të Brukselit.

”Pas të gjitha këtyre veprimeve, duke u nisur nga ato tek Ura mbi Ibër, muri në veri, Lugina e Diellit (lagje e projektuar në Serbi për kthimin e serbëve të zhvendosur në veri të Kosovës)dhe eventualisht kërkesa e cila ka pretendime që ta formoj Asociacionin e komunave me shumicë serbe në mënyrë të njëanshme, tregojnë se qëllimet e Serbisë nuk kanë qenë të drejtuara në procesin e normalizimit, por në drejtimin e kundërt”, ka deklaruar Beqaj.

Zhvillimet e fundit në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, besohet se kanë ftohur tutje marrëdhëniet, edhe ashtu, aspak të mira mes dyja vendeve.

Serbia, jo vetëm që vazhdon të mos e njoh pavarësinë e Kosovës, por në shumë raste, sipas analistëve, ka dëshmuar se angazhohet në vazhdimësi në të gjitha rrafshet politike e diplomatike për pengimin e jetësimit të shtetësisë së Kosovës, si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm. (REL)

Muri në Mitrovicë, sinjal për ndryshimin e dialogut

Ndërtimi i murit në Mitrovicë nga autoritetet lokale serbe të komunës veriore të këtij qyteti, të mbështetura nga Beogradi zyrtar, janë sinjali i fundit për Bashkimin Evropian që të ndërhyjë dhe ndryshojë formatin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Periskopi.com Lajme

Qëndrime për ndryshimin e formatit të dialogut të Brukselit, kanë shprehur edhe përfaqësues nga tabori opozitar.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se muri i ndërtuar në Mitrovicë është një realitet. Andaj, sipas tij, Bashkimin Evropian duhet ta kuptojë që mënyra se si është negociuar deri më tani, rezultatet dhe zbatimi i marrëveshjeve, kanë defekte shumë të mëdha.

“Është e pakuptueshme që ne që gjashtë vjet zhvillojmë negociata në Bruksel me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, ndërkaq një ditë na lind një mur i cili nuk është vetëm simbolikë, por është realitet i vullnetit të insistimit të Serbisë dhe të serbëve që të ketë ndarje në Kosovë”, ka thënë Mustafa.

Sipas kryeministrit të Kosovës, palët duhet të ulen dhe të bisedojnë seriozisht dhe të shihet se cila është periudha në të cilën duhet të vazhdojë dialogu dhe cilat janë çështjet të cilat duhet të përmbyllen së negociuari në procesin e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Domosdo duhet të ri-formatohet apo reformohet dialogu dhe të shihet se çka mund të bëjmë ne, në mënyrë që të mos mbetemi ne derisa Serbia ta kryen gjithë rrugën e vet të integrimit në Bashkimin Evropian dhe ne të themi se po dialogojmë, kurse ata të mos e zbatojnë asnjë marrëveshje dhe gjithmonë të kenë shkak ose shkas ose arsye që të justifikojnë veprimtarinë dhe qëllimet e veta para BE-së”, ka deklaruar Mustafa.

Edhe anëtari i Kryesisë së partisë opozitare, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmeti Isufi thotë se bisedimet me Serbinë kanë dështuar, nëse analizohen për nga zbatimi i marrëveshjeve.

Ai kërkon ndryshimin e qëndrimit të Qeverisë së Kosovës në raport me dialogun dhe agjendën e tij, pasi që ky proces siç po zhvillohet, sipas tij, po e dobëson pozicionin e Kosovës në relacion me dialogun.

“Kosova duhet të jetë e barabartë në bisedime, duke pasur parasysh normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por jo temat e brendshme të Kosovës të vihen në tavolinë, duke e favorizuar Serbinë në integrimet e reja evropiane, përderisa Kosova, të njëjtën kohë, po mbetet e izoluar duke mos pasur liberalizim të vizave”, ka thënë Isufi.

Një formë e tillë e dialogut, sipas Isufit, e ka dëmtuar shumë Kosovën. Duke marrë murin e ndërtuar së fundit në veri të Mitrovicës si shembull të ikjes së palës serbe nga zbatimi i marrëveshjeve, Isufi thotë se autoritetet e Kosovës duhet të kërkojnë nga Bashkimi Evropian që të garantojë zbatimin e tyre si palë ndërmjetësuese në bisedime.

“Bashkimi Evropian, si garantues i marrëveshjeve, duhet të veprojë, sepse në mes të Evropës po bëhet një vendosje e murit që i takon shekullit të kaluar”, ka thënë Isufi.

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit zhvillohet në Bruksel në nivelin politik dhe atë teknik dhe po lehtësohet nga Bashkimi Evropian.

Qëllimi i këtij dialogu, sipas Brukselit, është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, normalizim ky që është vënë edhe si kusht për të dyja vendet në procesin e integrimit të tyre në Bashkimin Evropian. (REL)

Tahiri i tregon BE-së që një kompani ruse e naftës po nis punën në veri “ilegalisht”

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka bërë me dije se Ministria për Dialog ka njoftuar zyrtarisht Bashkimin Evropian në lidhje me përpjekjet për veprimtari ilegale në Kosovë të një kompanie nga Serbia e cila merret me shitjen e derivateve të naftës dhe e cila ka përgatitur për të hapur tri pika të shitjes në Kosovë gjegjësisht në komunën e Mitrovicës Veriore, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Periskopi.com Lajme

Ajo ka kërkuar nga BE-ja që të angazhohet për pengimin e zhvillimeve të tilla që janë në kundërshtim me frymën e dialogut të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Sipas një komunikate, Tahiri, po ashtu ka theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk do të lejojë veprimtarinë joligjore të kësaj kompanie si dhe ka ftuar në vigjilencë të gjitha institucionet  shtetërore të Kosovës duke marrë parasysh informacionin se kjo kompani sjellë naftën ruse në Kosovë. “Duhet të kemi vigjilencë maksimale që të ndalojmë çfarëdo ndikimi të Rusisë në Kosovë sepse mund të jetë me rreziqe për sigurinë kombëtare të shtetit tonë euroatlantik dhe me rreziqe gjeostrategjike për Kosovën dhe rajonin.  Kjo çështje duhet të trajtohet nga institucionet tona shtetërore në kontekstin e ambicieve të rrezikshme të Rusisë për ndërhyrje të mundshme gjeostrategjike në gjithë rajonin e Ballkanit”, tha ministrja Tahiri.

Pas marrjes së informacionit nga mediat se një kompani e Serbisë e cila bënë shitjen e derivateve të naftës është duke hapur tri pika të shitjes në komunat veriore të Kosovës me datën 6 dhjetor 2016, Ministria për Dialog ka njoftuar menjëherë Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë duke kërkuar që të bëhen verifikime zyrtare të kësaj informate.

Me datë 8 dhjetor 2016, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, pas verifikimeve ka njoftuar zyrtarisht se pas inspektimit nga Inspektorati përkatës është konstatuar se informata është e saktë dhe se kompania e ashtuquajtur “Nis petrol” ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka vendosur për t’i hapur tri pika të shitjes pa pasur licencë përkatëse nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës.

Pas këtij konfirmimi zyrtar, Ministria për Dialog ka njoftuar Bashkimin Evropian në lidhje me këtë problem dhe ka kërkuar angazhime adekuate të BE-së si ndërmjetëse e dialogut.

Sipas të dhënave të siguruara përmes internetit thuhet se kompania “Nis petrol” është kompani aksionarësh ku 56 % të aksioneve janë nën menaxhimin e kompanisë ruse “Gazprom” dhe pjesa tjetër e Qeverisë së Serbisë./ Periskopi

Sot, vazhdon dialogu Kosovë – Serbi

Sot në Bruksel fillon takimi dyditësh mes Kosovës dhe Serbisë, ku palët do të angazhohen për një qasje konstruktive për të përmbushur obligimet që kanë në raport me çështjet e drejtësisë dhe të kodit shtetëror telefonik.

Periskopi.com Lajme

 

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila udhëheq delegacionin kosovar, ka deklaruar një ditë më parë, se zbatimi i marrëveshjeve ka rëndësi qenësore për suksesin e këtij dialogu dhe për këtë arsye Kosova është e përkushtuar për zbatimin e tyre.

Ajo shtoi se dialogu i Brukselit po kontribuon edhe në avancimin e rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian siç është dëshmuar me nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim si dhe përfitimet që do t’i vijnë vendit tonë nga kjo marrëveshje.

Sot në Bruksel, raundi i ri i bisedimeve Kosovë – Serbi

Në Bruksel pritet që të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë sot.

Periskopi.com Lajme

Kështu është konfirmuar nga e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Delegacioni i Serbisë, i udhëhequr nga i ashtuquajturi shef i zyrës së lartpërmendur, Marko Gjuriq, ka thënë se pritet të bisedohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura për Asociacionin e komunave serbe, për gjyqësorin, telekomunikacionin dhe lirinë e lëvizjes, transmeton Koha.net.

Planifikohet që këto bisedime të zgjasin deri të mërkurën.

Nesër në Bruksel  bisedohet për Asociacionin

Në Bruksel nesër do të vazhdoj dialogu ku do të bisedohet për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Periskopi.com Lajme

 

Në Bruksel nesër do të vazhdojë dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, raporton Tanjug sipas burimeve brenda Zyrës për Kosovën.

Në këtë takim do të diskutohet për implementimin e marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, gjyqësorin, telekomunikacionin dhe lirinë e lëvizjes. /lajmi.net

Mustafa kërkon që edhe shoqëria civile të bëhet pjesë e bisedimeve me Serbinë

Konferencën vjetore e Platformës CiviKos “Bashkëpunimi në mes të Shoqërisë Civile dhe Qeverisë”, bëri sot bashkë qeverinë dhe shoqërinë civile në një bashkëbisedim që hapi këtë konferencë.Kryeministri i vendit Isa Mustafa ka theksuar se është vullneti i qeverisë që të vazhdojmë më bashkëpunim mes institucionit që ai përfaqëson dhe shoqërisë civile, për çështje që janë në interes të qytetarëve.

Periskopi.com Lajme

“Roli i shoqërisë civile në vendin tonë është i madh. Ka pasur arritje por dhe ngecje tek disa institucione në këtë aspekt. Por takimi i sotëm mund të ndikojë që boshllëqet t’i organizojmë më mirë. Në të ardhmen duhet të gjejmë gjuhë dhe hapësirë të përbashkët.”, ka thënë Mustafa.

I pari i Qeverisë së Kosovës ka numëruar mundësitë e bashkëpunimit dhe ndihmës që shoqëria civile mund t’i jap Qeverisë në procese të rëndësishme për vendin, përfshirë edhe inkuadrimin e shoqërisë civile në bisedimet e Kosovës me Serbinë.

“Kemi edhe dialogun me Serbinë, ne konsiderojmë që të kemi kyçje më të madhe të shoqërisë civile. Konsideroj se domosdoshmërish duhet të krijojmë hapësirë dhe vullnet që shoqëria të jetë e kyçur në këtë fushë. Është dhe MSA, implementimi s’mund të bëhet në mënyre të njëanshme vetëm nga institucionet por dhe nga shoqëria civile. Është agjenda e reformave evropiane, ku është sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik, arsimi, dhe këto janë çështje që zgjojnë interesin e përbashkët që të punojmë bashkërisht sepse sukseset do të jenë më të mëdha. Veçmas në reformat në arsim. Edhe fushat e reformave zgjedhore në të cilën fushë do të ishte gabim ta bëjmë vetëm, sepse pjesëmarrja përmbajtjesore e shoqërisë civile rrit cilësinë. Ne duhet ta kapim momentin duhet të punojmë bashkërisht”, ka thënë Mustafa.

Dialogu, ka ndihmuar Serbinë për në BE, ka zbehur shtetësinë dhe sovranitetin e Kosovës

Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka ndikuar në normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve. Opozita dhe analistët thonë se ky proces i ka ndihmuar Serbisë për të ecur përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa në disa raste e ka zbehur shtetësinë dhe sovranitetin e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Dialogu i Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i njohur ndryshe edhe si dialog për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit vlerësohet se nuk ka ndikuar në normalizimin marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy shteteve.

Përderisa përfaqësuesit e Qeverisë thonë se janë duke u zbatuar 30 nga 33 marrëveshjet e arritura, subjektet opozitare dhe analistët politikë në vend thonë se shumica e marrëveshjeve nuk janë duke u zbatuar.

Ata madje kanë thënë se shumë marrëveshje kanë qenë të dëmshme për Kosovën, pasi sipas tyre e zbehin sovranitetin e shtetit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ministrja për dialog, Edita Tahiri e ka vlerësuar si të suksesshëm dialogun e Prishtinë-Beograd, kurse ka thënë se vetëm tri marrëveshje nuk janë duke u zbatuar.

”Janë gjithsej 33 marrëveshje. Prej tyre 30 janë duke u zbatuar nga dyja palët edhe nga Kosova edhe nga Serbia. Ato që ende nuk po zbatohen janë ajo e Telekomit… pastaj është ajo për Asociacionin dhe Marrëveshja për Energjinë. Këto janë marrëveshje që duhen të zbatohen. Për energjinë dhe kodin Serbia është përgjegjëse për ta zbatuar, ndërsa për Asociacionin ne jemi përgjegjës dhe ne kemi thënë që në momentin që ITU zyrtarisht më 15 dhjetor ia jep kodin Kosovës dhe shpallin në buletinin e vet zyrtarë, ne do të fillojmë përgatitjet për zbatimin e Asociacionit”, ka deklaruar ajo.

Serbia nesër deklarohet për kushtet e reja të Prishtinës në dialog

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë sot se e ka njoftuar kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për kushtet e reja për vazhdimin e dialogut me Kosovën dhe ka paralajmëruar se nesër do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Serbisë, ku me pas qeveria do të deklarohet për këtë “çështje shumë të rëndësishme”.

Periskopi.com Lajme

“Nëse Prishtina vlerëson se duhet të bisedohet përmes kushteve dhe ultimatumeve dhe në anën tjetër realisht nuk është e gatshme të bisedojë, dhe nëse me ato që janë theksuar si kushtëzim i vazhdimit të dialogut, atëherë kjo do të thotë se ata kanë hequr dorë nga dialogut  dhe nuk do të ketë dialog”, ka thënë Gjuriq, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, situata është shumë serioze dhe opinioni serb duhet të jetë i informuar për hapat e mëtutjeshëm.

Edita Tahiri mendon se Ekipi e Unitetit la NAM në Vjenë

Kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri ka kërkuar ndryshim për përfaqësim të vendit në dialog.

Periskopi.com Lajme

Ajo sot para Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme ka thënë se delegacioni duhet të jetë i njëjtë sikur ekipi përfaqësues në bisedimet e Vjenës.

“Duhet të ketë konsensus mes te gjitha partive politike dhe të shkohet në këtë fazë pasi edhe Brukseli ka thënë se ky dialog nuk mund të zgjasë aq sa ka zgjatur”, ka thënë Tahiri.

Në Vjenë ka negociuar, i ashtuquajturi Ekip i Unitetit, me përfaqësues të të gjitha partive politike. Ai dialog në Vjenë i ka paraprirë pavarësisë së vendit më 17 shkurt 2008.

AAK-ja kërkoi vetëm dy shkronja

Muharrem Nitaj, anëtar i Kryesisë dhe zëdhënës i AAK-së, ka bërë këtë sqarim për opinionin publik, pas dështimit të nënshkrimit të një deklarate të përbashkët të liderëve të pozitës dhe të opozitës për Demarkacionin.

Periskopi.com Lajme

“Është për keqardhje se si një deklaratë e dakorduar, pothuaj deri në detaje, sobotohet e nuk nënshkruhet në momentin e fundit”, ka thënë ai

Megjithëse partitë opozitare kishin bërë  të pamundurën në harmonizimin e një deklarate të përbashkët, duke u treguar bashkëpunuese e duke pranuar një dokument që nuk paragjykon rezultatin e zgjidhjes së çështjes së demarkacionit, Pozita sot I është kthyer edhe njëherë këngës së vjetër “për ta lavdëruar” marrëveshjen e vet me të cilën e ka futur vendin në telashe.

Krejt çka është kërkuar nga AAK dhe Kryetari i saj Haradinaj, ka qene që fjalës shqyrtim t’i shtoheshin dy germa (ri), kjo në frymën e përmbajtjes së dokumentit, sepse e gjithë fryma e tekstit të deklaratës, ka qenë rishikimi i një procesi, pa e paragjykuar rezultatin.

Kjo është deklarata që nuk është pranuar nga dy partnerët e Qeverisë së Koalicionit”.

Deklarata

Në frymën e dialogut të brendshëm politik dhe me qëllim të zhvillimit dhe konsolidimit demokratik, forcimit të institucioneve  te Kosovës, avancimit të integrimeve euroatlantike dhe ruajtjes e kultivimit të marrëdhënieve me të gjithë partnerët rajonalë e ndërkombëtarë.

Subjektet politike parlamentare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lëvizja VETËVENDOSJE!, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën (NISMA), zotohen se do të punojnë së bashku për gjetjen e zgjidhjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Subjeket politike parlamentare do të punojnë së bashku me qëllimin e arritjes së koncensusit në qështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Palët nuk ndërmarrin veprime për këtë çështje, për sa kohë që dialogu vazhdon.

Subjektet pajtohen që (ri)shqyrtimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, të jetë në përputhje me integritetin territorial dhe ligjet e Kosovës, interesat dhe proceset integruese te vendit, dhe parimin e respektimit reciprok mes Republikës së Kosovës dhe të Malit të Zi për fqinjësi të mirë dhe partneritet, si dhe parimin e së drejtës ndërkombëtare.

Subjektet pajtojen të punojnë së bashku në frymën e vullnetit të mirë, derisa hollësitë (mekanizmat) për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit do të përpunohen brenda pak ditësh. Ftojmë edhe subjektet e tjera për bashkëpunim.