Rrëfehen tre burrat kosovarë që u përdhunuan gjatë luftës nga serbët

Janë 20 mijë gra kosovare që u përdhunuan gjatë luftës, por asnjëherë nuk kishte të dhëna apo të paktën nuk u treguan haptazi se viktima të këtyre akteve barbare ishin edhe burrat.

Periskopi.com Lajme

RTK në emisionin e tyre “Udhëve”, si asnjëherë më parë ka tre burra që rrëfehen për përjetimet e tyre të rënda që iu ndodhën gjatë luftës, e të cilët u bën viktima të përdhunimeve nga policia serbe.

Burri në rastin e parë tregon se ishte vetëm 15 vjeç kur u përdhunua nga tre serbë, ndërsa kishte zgjedhur që të flas më në fund pas 17 vjetësh pasi kishte dëgjuar se nuk ishte i vetmi që kishte përjetuar një gjë të tillë.

“Gjatë luftës s’jam larguar kurrë, në shtëpinë time kanë ardh 3 vetë më kanë kap ma ka shti njoni thikën në fyt, mi kanë lidh edhe kanë fillu” rrëfen rastin viktima e përdhunimit, transmeton lajmi.net.

Ai thotë se deri në vitin 2015 nuk ka folur më askënd për këtë punë, ndërsa në vitin 2015 tregon se kishte shkuar në EULEX për ta njoftuar me rastin.

Në rastin e dytë rrëfehet viktima e dytë e përdhunimit. Ai ishte i martuar dhe kishte fëmijë. Tregon se kishte jetuar në Kroaci por vendosi që të kthehet të luftonte për Kosovën.

Më e tmerrshme në gjithë këtë, ishte fakti se burrë e grua që të dy u përdhunuan në të njëjtën dhomë.

Ai tregon se pasi i ka ndodhur rasti vetëm pas një jave i ka treguar gruas “Oj gru më kanë bo hor”, rrëfen ai.

“Më kanë dhunu forcat serbe gjatë luftës. Fëmija e mi nuk e dinë. Kam problem më shëndet kam stres. Kam dhimbje në mjedis”, rrëfen ai. Ndërsa thotë se përdhunuesit nuk i njeh.

Nga institucione e Kosovës ai pret kujdes respekt për përdhunimet e luftës seksuale në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Viktima e tretë duke folur për përdhunimin që iu bë gjatë luftës thotë se 7-8 policë që kishin hyrë në shtëpinë e tij.

“Kanë hyrë brenda, veç me shoqen kam qenë në shtëpi”, thotë ai. Atë moment e përshkruan si një rast të tmerrshëm, ndërsa thotë se kishte shumë turp për këtë që ia bënë.

Për përdhunimin tregon se kurrë s’ka folur me askënd deri më sot.

Parlamenti anglez

Përdhunohet një femër në ambientin e Parlamentit të Anglisë

Policia e Anglisë ka arrestuar asistentin e një prej deputetëve të Parlamentit të këtij vendi me akuzë të përdhunimit të një femre në ambientin e Parlamentit.

Periskopi.com Lajme

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se policia e Londrës të hënën me anë të një deklarate ka njoftuar se më 14 tetor një person në ambientin e Parlamentit të Anglisë ka përdhunuar një femër dhe pas padisë së viktimës, policia ka arrestuar personin e akuzuar.

Viktima ka thënë për policinë se në mëngjesin e ditës së premte me Sam Armstrang, këshilltar i partisë në pushtet, kishte shkuar në zyrën e Craig Mackinlay, deputet i Parlamentit të Anglisë dhe aty është sulmuar dhe përdhunuar nga ai.

Përdhunimi i kësaj femre në ambientin e Parlamentit të Anglisë ka ndodhur në kohën kur edhe Kongresi i Sindikatave Tregtare të këtij vendi ditë më parë ka paralajmëruar për shtimin e korrupsionit moral në ambientet e punës.

Sondazhet e  Kongresi i Sindikatave Tregtare të Anglisë tregojnë se mbi gjysma e femrave të këtij vendi keqtrajtohen ose abuzohen seksualisht në ambientet e punës së këtij vendi.