auto_dhune1471428283-620x330

Sulmoi gruan në vend të punës, arrestohet i dyshuari

Periskopi.com Lajme

Është arrestuar një i dyshuar në Prishtinë, pasi i njëjti për arsye të panjohura ka sulmuar fizikisht në vendin e saj të punës, bashkëshorten e tij.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./Indeksonline/

I mituri që dyshohet për vrasjen në Mitrovicë, u rrit mes armëve të gjata (Foto)

Një zënkë mes dy të rinjve, që thuhet të ketë filluar rreth gjashtë muaj më parë, të mërkurën i mori jetën një të riu.

Periskopi.com Uncategorized

Në Mitrovicën e ndarë, një 22 vjeçar mbet i vdekur, e në vendin e ngjarjes ku dëshmitarët treguan për të shtëna dhe u gjetën armë, aty u përdor armë tytëgjatë e njohur si kallashnikov, e Policia raporton se kanë gjetur dy gëzhoja, një shufër metali, një shkop druri, raporton Periskopi

Dy të mitur u arrestuan, nga 17 vjeç, e për njërin prej tyre thuhet se është dorasi, për çka kështu deklaroi gjatë ditës edhe babai biologjik i tashmë viktimës, Valon Sadiku. (ngase Valoni u rrit nga xhaxhi i tij, që nuk është i gjallë)

Pikërisht armë tytëgjatë, me çfarë ia morën jetën 22 vjeçarit, që është e paqartë si një i mitur mund të posedoj një të tillë, shihet se Valdrin Beqiri, njëri nga të arrestuarit (i akuzuari kryesor), i njeh moti armët e tij.

Në disa fotografi shihet edhe vëllai i tij më armë të gjata, armë këto që nuk do duhej të ishin as në duart e një të rrituri, raporton Periskopi

Nëna e të rinjve të armatosur, është asambleiste në Kuvendin Komunal të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Valbonë Beqiri, ndërsa babai i tyre, Esat Beqiri, është staf i përhershëm i Kuvendit të Kosovës dhe mban pozitën e zyrtarit të lartë për pagesa.

Kjo familje nuk kanë pranuar të flasin gjatë ditës, por axha i të dyshuarit ka deklaruar ka thënë për Klan Kosova se u vjen keq për atë që ka ndodhur dhe bënë me dije se bashkë me një hoxhë, janë duke u përpjekur për të gjetur një zgjidhje të kësaj situate të rëndë.

Këtu thanë se nuk e kanë patur asnjë indikacion që djali i tyre mund të vrasë dikë, ndërsa u deklaruan se nuk ishin në dijeni që po i njëjti ka patur armë.

Përveç Valdrin Beqirit, Policia ka arrestuar edhe një të mitur tjetër, poashtu 17 vjeçar që dyshohet se ka të bëjë me vrasjen./ Periskopi

familja beqiri 15424603_10153974076286022_1190245507_n 15203207_1685529404795450_2565897859710161870_n 15171165_1685529408128783_5031441727178242455_n 12274218_10207811982078672_8234691745261819369_n 12662659_10208318985193433_1546541378466144847_n 10686852_1516796761897356_3196578550960343280_n

I riu që e vranë në Mitrovicë, shpërndante fotografi që përmbajnë dhunë (Foto +18)

 

I riu që e vranë në Mitrovicë, shpërndante fotografi që përmbajnë dhunë (Foto +18)

Fotografi dhune, me mjete të forta e edhe të tjera me gjak shihen në profilin e tashmë të vdekurit, që u vra të mërkurën në Mitrovicë, raporton Periskopi

Periskopi.com Lajme

Valon Sadiku në fotografitë e tij shihet shumë edhe me qenë.

Madje, askund pa qenin duket se nuk shkonte.

E një mitrovicase që pretendon se e njihte, thotë se ai rrinte me disa grupe të rinjsh, rrugëve e që bënin jetë gangsterësh.

 

Disa nga fotografitë që i shpërndante me përmbajtje dhune:

1511021_437623923059483_7464815570658003270_n 11402717_511340362354505_461885801166039564_n 11855662_526869314134943_7147057629056032503_n 11903934_531337297021478_9186672938052971414_n 11935032_534474303374444_3124305968096109352_n 12046616_542603089228232_1257193303273154137_n 12079502_547015245453683_1468887066297790422_n 12119038_547864235368784_4520865777686321444_n 12239516_558962567592284_3526350051060583811_n 13315252_645972468891293_2392941955724690014_n

Donika Kadaj Bujupi

Donika-Kadaj paralajmëron protesta të dhunshme (Video)

Sa herë që ministrja për Dialog, Edita Tahiri, paralajmëron “diçka të mirë për Kosovën”, ndodh e kundërta, ka thënë Donika Kadaj-Bujupi, në emisionin Rrokum Roll në TV Rrokum.

Periskopi.com Lajme

Ajo ka komentuar edhe kushtet e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, për vazhdim të dialogut me Kosovën, ku potencohet formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, ajo tha se do të ketë protesta të mëdha që do ta kundërshtojnë këtë, e të cilat mund të eskalojnë në dhunë.

Kadaj-Bujupi ka komentuar edhe deklaratën e kryeparlamentarit Kadri Veseli, se seanca – për rastin e vdekjes në Burgun e Prizrenit të aktivistit të VV-së, Astrit Deharit – do të mbahet më 14 dhjetor.

“Ka vendos për këtë datë, sepse atë ditë disa prej neve deputetëve kemi ftesa për seanca gjyqësore”, ka thënë ajo.

‘Demokracia në Kuvend ka vdekur në momentin që kryetar është bë njeriu i nëntokës’.

Hidajet Bytyqi

Lirohet xhaxhai që rrahu mbesën e mitur në Rahovec

Për shkak të gjendjes shëndetësore është liruar nga ndalimi policor H.B., i cili kishte rrahur mbesën e tij të mitur pranë shkollës “12 Maji” në Ratkoc të Rahovecit

Periskopi.com Lajme

Ndaj tij, Gjykata ka vendosur masën e urdhrit mbrojtës.

Personi me inicialet H.B., sipas Policisë së Rajonit të Gjakovës, është liruar nga ndalimi policor, ndërsa gjatë seancës gjyqësore që është mbajtur ndaj tij është caktuar masa e urdhrit mbrojtës.

Xhaxhai i 16-vjeçes nga Ratkoci i Rahovecit ishte në ndalim policor pasi kishte rrahur në mënyrë brutale mbesën e tij në afërsi të shkollës “12 Maji”.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj, tha se personi në fjalë është liruar për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ndërsa në seancën gjyqësore për këtë rast ndaj tij është shqiptuar masa e urdhrit mbrojtës.

Urdhri mbrojtës është masa e cila shqiptohet në rastet e dhunës në familje dhe nënkupton që kryesi i veprës nuk guxon t’i afrohet viktimës ose guxon vetëm në masën e përcaktuar nga gjykata.

Mbi bazën e provave të paraqitura, lëshimi i urdhrit të mbrojtjes është i domosdoshëm për të mbrojtur direkt apo indirekt sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e viktimës.

Incidenti në fjalë ka ndodhur të enjten para shkollës “12 Maji” në Ratkoc të Rahovecit.

Viktima e dhunës ishte nxënëse e kësaj shkolle.