bb

Kryetari i Parteshit Rrahu një të mitur, dënohet me dy mijë euro (Dokument)

Dragan Nikoliq, kryetari i Komunës së Parteshit dhe njëherësh profesor në Shkollën Ekonomike, është dënuar nga organet e drejtësisë me mbi dy mijë euro për shkak se, i njëjti, vite më parë kishte rrahur një të mitur.

Periskopi.com Lajme

 

Indeksonline ka siguruar vendimin e Gjykatës Themelore në Gjilan ku aty është konfirmuar se kryetari Nikoliq kishte rrahur të miturin Millan Tasiq.

Departamenti i Përgjithshëm i Divizionit Civil sqaron se i padituri pas kërkim faljes ndaj prindit të të miturit në emër të kompensimit të dëmit merr për detyrim që të ia paguan shumën e të hollave në lartësi prej 1800 euro familjes së viktimës.“Pagesa do të bëhet në tri rata. Do të paguhen nga 600 euro deri ne pagesën definitive. I padituri i paguan edhe shpenzimet e procedurës në emër të taksës gjyqësore shumën prej 20 euro dhe në emër të një përfaqësimi 135 euro dhe hartimit të padisë shumëen prej 100 euro të gjithë këto kalojnë shumën prej 255 euro”, thuhet në vendim.Kurse babai i viktimës, Miodrag Tasiq kishte deklaruar për media se djali i tij është goditur në fytyre nga profesori Dragan Nikoliq.

“Djali dhe shokët e tij kanë qenë në banjo brenda shkollës dhe profesor Nikoliqi ka kërkuar që të largohen, të dalin në korridor, por nxënësit nuk e kanë dëgjuar meqë nuk ishte profesor i tyre“,  kishte thënë Tasiq.Edhe Polica e Kosovës ka konfirmuar rastin në fjalë, rrahjen e nxënësit nga Parteshi.

“Policia pas marrjes së deklaratave nga palët, ka ngritur kallëzim penal ndaj D.N-së”, ka deklaruar zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.Ndryshe, për Dragan Nikoliqin është duke u zhvilluar edhe një gjykim tjetër në Gjykatën e Gjilanit. Ai akuzohet për përdorim të paautorizuar të pasurisë së luajtshme që i ishte besuar në detyrë.