RTK nuk raporton rrahjen e studentit nga rojet e Thaçit dhe incidentet në ligjëratën e tij

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot mbajti një ligjëratë në Kolegjin UBT, ku foli mbi zhvillimet politike të fundit.

Periskopi.com Lajme

Ligjërata e cila u transmetua direkt në Radio Televizionin e Kosovës, u përcoll nga dy incidente. Dy studentë të këtij kolegji drejtuan pyetje provokuese ndaj Presidentit, pas të cilave studentët u nxorën nga salla.

Por, këto incidente nuk zunë vend në lajmet qendrore të RTK-së.

Televizioni publik, i cili gjatë ditës transmetoi live këtë ligjëratë, në lajmet e mbrëmjes nuk u mor fare me incidentet dhe raportoi mbi ligjëratën në mënyrë të atillë që dukej se çdo gjë ka shkuar në rregull./ Periskopi

Më poshtë shikoni dy incidentet:

 

Momenti kur studentja e quan presidentin Thaçi ‘hajn’

 

Videoja e plotë e momentit kur Thaçi quhet ‘hajn’, ‘pronto’ e ‘president i gazit’

 

 

 

 

.

 

 

 

 

 

Rrahje e deputeteve në Kuvendin e Turqisë (Video)

Një ligjvënëse e Parlamentit të Turqisë dje ia ka vënë prangat vetvetes në shenjë proteste kundër pakos së reformave, që Zyrës së presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i japin më tepër kompetenca ekzekutive.

Periskopi.com Lajme

Ky veprim nga ligjvënësja e pavarur, Aylin Nazliaka, ka shkaktuar ndërprerje prej dy orësh në debat për ndryshimet kushtetuese, me të cilat do të zgjerohej autoriteti i Erdoganit.

Po ashtu, është shkaktuar rrahje e femrave deputete, ndëra dy prej tyre kanë përfunduar në spital. Ligjvënësja Pervin Buldan, nga një parti prokurde, është dërguar në spital meqë raportohet se ishte qëlluar në gjoks.

Ligjvënësja e Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi në qeveri, Gokcen Enc, ishte akuzuar nga opozita se i ka sulmuar koleget e saja deputete. Partia e saj tha se deputetja Enc, po ashtu, ishte dërguar në spital për dyshime se ishte goditur në qafë dhe shpinë.

Kjo ishte hera e tretë që debatet për amandamentet e propozuara në Parlamentin e Turqisë kanë rezultuar me rrahje.

Partia e zotit Erdogan, e cila e udhëheq qeverinë, thotë se Turqisë i duhet presidencë e fortë. Kritikët theksojnë se ndryshimet do t’i japin shumë autoritete Erdoganit.

Pritet që votimi në parlament për këto ndryshime kushtetuese do të bëhet sot ose nesër. Nëse miratohen, këto reforma do të dalin në referendum.

 

 

Kështu të rrahin Njësia Speciale! (Video+18)

Një qytetar shihet teksa është duke qëndruar në një lokal, lokacioni i të cilit nuk bëhet i ditur, kur policët fillojnë ta godasin me shuplaka, boksa dhe shkelma.

Periskopi.com Lajme

Qytetari bie në tokë teksa tre policë vazhdojnë ta rrahin. Një tjetër qytetar tentoj të ndërhyjë por edhe ai përfundon njëjtë, për toke.

Skena të tilla, janë parë në videon që është publikuar në sot pasdite nga faqja në Facebook me emrin “Një komb”. Sipas asaj që dëgjohet në video, duket se policët janë rusë ose ukrainas dhe se ngjarja mund të ketë ndodhur diku atje, shkruan lajmi.net.

Nuk është dhënë ndonjë shpjegim se ku ka ndodhur ngjarja e as cilat janë arsyet e kësaj dhune.

Policia e Kosovës ka sqaruar se një video e publikuar sot në mbrëmje, fillimisht në rrjetet sociale e më pas edhe në disa media, kinse Policia e Kosovës e rrah një qytetarë në një lokal, nuk është e vërtetë, kështu ka thënë për Gazetën Monitor zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani.

“Policia sqaron se nuk kemi të bëjmë fare me Policinë e Kosovës në bazë të verifikimeve, nuk është gjuhën shqipe dhe se ajo video është lëshuar nga një faqe e Maqedonisë”, tha Kelani për Gazetën Monitor.

 

Kosovarët, dhunë ndaj grave

Shumë raste mbesin të pa raportuara. Por, sipas statistikave zyrtare në dy raste të ndryshe është ushtruar dhunë ndajë grave vetëm gjatë ditës së djeshme, ndërsa në një rast është kërcënuar një grua nga ish bashkëshorti.

Periskopi.com Lajme

Fillimisht, Policia e Kosovës ka pohuar se një grua është sulmuar fizikisht të premten rreth orës 22:00  nga bashkëshorti i cili kishte shkuar në gjendje të dehur në shtëpi.

“Viktima femër K-Shqiptare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje dhe nën ndikim te alkoolit, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Njësiti policor ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit ku ka gjetur dhe konfiskuar një arme zjarri me një karikator me 10 fishke. Nuk raportohet për te arrestuar. Me urdhër te prokurorit rasti shkon ne procedure te rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë, shkruan lajmi.net.

Një tjetër rast është raportuar në Rahovec, ku burri e ka rrahur gruan aq shumë sa qe ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për te arrestuar. Me urdhër te prokurorit rasti shkon ne procedure te rregullt”, ka treguar Policia.

Rasti ka ndodhur në Rr. Milazim Isma në Rahovec rreth orës 18:00h.

Gjatë natës së parmbrëmshme, në Vushtrri burri e ka kërcënuar ish bashkëshorten dhe babanë e sajë, rasti është lajmëruar në Polici, por ende nuk ka të veprime konkrete. “Ankuesja femër K-Shqiptare raporton se i dyshuari mashkull K-Shqiptar, ish bashkëshorti i saj,  e ka kanosur përmes telefonit atë dhe babin e saj . Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullte”.

Ndryshe, nga gratë që pësuan nga dhuna mashkullore, një grua nga Deçani është treguar më e zonja. Ajo, fillimisht është arrestuar e pasi kishte postuar një video në rrjetin social duke mbajtur armë në dorë, por më pas e njëjta është liruar. “Me 06.01.2017 është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare pasi e njëjta në një video incizim shihet duke përdorur armë zjarri. Me urdhër të prokurorit e dyshuara pas është intervistuar në lidhje me rastin është liruar”, thuhet në raportin e Policisë.

Tronditëse: E rrahin brutalisht një grua në Indi, vetëm pse i rezistoi përdhunimit

Periskopi.com Video

Nëse sot shihni dikë me çadër të kuqe, ka një mesazh

17 Dhjetori është dita ndërkombëtarë për t’i dhënë fund dhunës ndaj punonjësve të seksit.

Periskopi.com Lajme

Në këtë ditë punonjësit e seksit, bashkëpunëtorët e tyre dhe aktivistët e të drejtave të njeriut përqark botës mblidhen bashkë për të tërhequr vëmendjen ndaj krimeve të kryera ndaj punonjësve të seksit në gjithë botën.

Iniciativa për shënimin e kësaj dite vjen nga Annie Sprinkle ( punonjëse seksi/pronostare që më vonë u bë seksologe) dhe Projektit Amerikan në Terren i Punonjësve të Seksit si një kujtim dhe protestë paqësore në emër të viktimave të vrara në Green River në Siatëll, Uashington, krim i cili u dënua me 48 dënime përjetë dhe u gjobit me 10 mijë dollarë për çdo viktimë në 18 Dhjetor 2013.

Që prej atëherë, 17 Dhjetori është kthyer në ditën botërore të aktivizmit.

Në këtë ditë punonjësit e seksit mobilizohen në rezistencë kundër dhunës me të cilën përballen si rezultat i diskriminimit, abuzimit dhe shkeljes së të drejtave të tyre dhe për të kujtuar kolegët, shokët dhe familjet e tyre që kanë qenë viktima të dhunës.

Mbrojtja e pabarabartë e ligjit lejon prostitutat të rrihen, skllavërohen, përdhunohen, shfrytëzohen nga tutorët dhe të vriten.

Çadra e kuqe është simboli ndërkombëtar i solidaritetit të punonjësve të seksit.

E kuqja është ngjyra e bukurisë dhe çadra është rezistenda ndaj qiejve dhe sulmeve të njerëzve. Ajo simbolizon mbrojtjen nga abuzimi i punonjësve të seksit nga policia, tutorët, klientët dhe nga një shoqëri e njëanëshme dhe injorante./ Periskopi

Të mbijetuarat nga dhuna ekspozojnë punimet

Dita e 16-ë e fushatës kundër dhunës ndaj grave përkon me Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Djem dhe vajza, aktivistë në këtë betejë të rëndësishme kanë një mesazh për bashkëmoshatarët, por sidomos për të dhunuarit dhe dhunuesit…

Periskopi.com Lajme

“Unë jam djalë dhe kuptoj që dhuna ndaj femrave nuk është forcë, nuk është pushtet, por tregon thjesht dobësi. Pasi dashuria është mënyra e vetme për të arritur në zemrën e dikujt, jo dhuna”, u shpreh një nga të rinjtë.

Këtij mesazhi iu bashkua edhe ambasadori i përhershëm i OKB-së në Shqipëri, i cili tha se respektimi i të drejtave të njeriut mbetet çështje problematike jo vetëm në Shqipëri, shkruan Top Channel.

“Viti 2016 nuk ka qënë një vit i mirë sa i takon respektimit të të drejtave të njeriut kudo në botë. Kombet e Bashkuara në Shqipëri, në bashkëpunim me qeverinë suedeze dhe ministrinë e Mirëqënies Sociale do të përpiqen fortë për të ndihmuar bashkitë në Shqipëri për ta bërë të lehtë që qytetarët të sigurojnë të drejtat e tyre”, tha Brian Vvilliams përfaqësues i OKB-së në Shqipëri.

Përmes një aktiviteti portokalli të mbijetuarat nga dhuna prezantuan punimet e tyre artizanale, paratë e të cilave do të shkojnë në ndihmë të femrave që i kanë thënë STOP dhunës dhe që rehabilitohen në qendrën për zhvillim komunitar “Sot për të ardhmen”.

Mes tyre është edhe një 17-vjeçar, i cili vullnetarisht ka realizuar 4 punime me dorë me materiale të riciklueshme.

RrGGK nesër organizon marshin “Nuk ka arsyetim” kundër dhunës në baza gjinore

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) përmes një komunikate bën të ditur se nesër në Prishtinë do të mbaj një marsh me moton “Nuk ka arsyetim” kundër dhunës në baza gjinore.

Periskopi.com Lajme

Më 25 nëntor 2016, në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) organizon marshin me moton “Nuk ka arsyetim!”. Marshi do të fillojë nga ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Në Kosovë, dhuna në baza gjinore vazhdon të mbetet mjaft e përhapur. Vetëm në vitin 2014, 41% e grave dhe vajzave janë deklaruar se kanë përjetuar dhunë në famlije, ndërsa 68% kanë përjetuar dhunë në familje gjatë tërë jetës së tyre. Tutje, 64,1 % e grave dhe e vajzave në Kosovë kanë qenë të ngacmuara seksualisht, të paktën një herë gjatë jetës së tyre.

Prandaj, për të ngritur zërin kundër dhunës në baza gjinore, RrGGK organizon marshin “Nuk Ka Arsyetim!”. Gjatë marshit, pjesëmarrësve do të ju shpërndahen letra në të cilat do të këtë citime dhe të dhëna për rastet e dhunës në baza gjinore në Kosovë. Citimet janë të marra nga hulumtimet e RrGGK-së. Në fund të marshit këto citime do të vendosen në rrethojat e Qeverisë/Kuvendit të Republikës së Kosovës në formë instalacioni ku për kalimtarët e rastit do të paraqesin zërat e personave që kanë përjetuar dhunë.

Ftojmë të gjithë qytetarët, gra dhe burra, të marshojmë kundër çdo forme të dhunës ndaj grave dhe t’ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë në Kosovë që së bashku mund ta ndalim dhunën ndaj grave!

VV thotë se një aktivist tjetër i tyre tash po terrorizohet psiqikisht në burgun e Lipjanit

Lëvizja Vetëvendosje thotë se sot, me shqetësim kanë marr informacione se Atdhe Arifi, sipas tyre, i burgosur padrejtësisht, po terrorizohet psiqikisht në mënyrë të vazhdueshme nga autoritetet e burgut të Lipjanit, ku po mbahet padrejtësisht.

Periskopi.com Lajme

“Familja e aktivistit Atdhe Arifi, që e kishte vizituar sot atë, na tregoi që Atdheu po provokohet nga zyrtarët e burgut, të cilët gjatë gjithë kohës i futen në dhomë, e marrin nëpër zyra të ndryshme, e terrorizojnë pas mesnate duke hyrë në dhomën e tij me bateri dore, dhe në vazhdimësi i thonë “mos bëj vetëvrasje edhe ti, siç ka bërë Astriti””, thuhet në njoftimin e tyre.

Ky subjekt vlerëson se vdekja e Astrit Deharit para tri ditësh, dhe pastaj terrorizimi psiqik ndaj aktivistit të tyre Atdhe Arifi, sipas tyre, flet për terrorin sistemik që po instalohet në Kosovë dhe që për cak ka thyerjen shpirtërore e fizike të të rinjve e të rejave që po guxojnë t’i rezistojnë kësaj Qeverie.

“Këto metoda fashiste, e kanë shndërruar Kosovën në vend autoritar e policor dhe kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme për qytetarët e vendit tonë. Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon lirimin e menjëhershëm të Egzon Halitit dhe Atdhe Arifit. Burgjet e këtij regjimi nuk janë më ambiente të sigurta, të qeta e normale për të burgosurit, e veçanërisht për të burgosurit politikë. Lirimi i Atdhe Arifit e Egzon Halitit duhet të bëhet menjëherë dhe pa kushte”, thuhet në reagimin e këtij subjekti./ Periskopi

Xhaxhai që rrahu të miturën në Rahovec e pranoi fajësinë, Gjykata lëshoi vendimin

E mitura Sh.B. nga fshati Denjë i Rahovecit është përballur edhe një herë me xhaxhin e saj i cili ushtroi dhunë fizike ndaj saj, para katër dite, në afërsi të shkollës “12 maji” në fshatin Ratkoc.

Periskopi.com Lajme

E mitura në Gjykatë ishte nën shoqërimin e prindërve, mbrojtësit të viktimave për regjionin e Gjakovës dhe punëtorit të qendrës për punë sociale.

E pyetur në prezencë të prindërve vetë e mitura nuk ka dashur të flas për televizionin, raporton Klan Kosova.  Njëjtë edhe prindërit e saj.

Derisa po analizohej çështja nga gjykatësi, ai që deshi të fliste ishte xhaxhai i saj, Hidajet Bytyqi, ai i cili e rrahu mbesën.

Ai tha se gjithmonë e ka dashtë shumë mbesën e tij, madje më së shumti nga gjithë fëmijët e vëllait. Beson se meqë e donte shumë edhe u hidhërua shumë me të.

Ai pranoi fajësinë në Gjykatë.

“Jetoj në Gjermani, i di Ligjet. Nuk duhet dhunë. Ka ndodh ajo që ka ndodh në afekt. E ndjejë vetën fajtor se nuk kam mundur të kontrolloj vetën në atë moment. Por, jam i gëzuar që nuk e kam lënduar dhe që prapë flasim dhe një familje”, tha ai.

Por, ai thotë se realiteti nuk është siç shihet në video.

“Vajza është rrëzuar nga frika, edhe pse duket sikur e kemi alivanosur ne. As lëndime nuk ka pas”, thotë Hidajet Bytyqi.

Pas një orë e gjysmë u bë publik vendimi i Gjykatës.

Me kërkesë të të miturës Gjykata ka lëshuar urdhër për mbrojtje ndaj saj.

Hidajet Bytyqi për një vit nuk ka të drejt të ushtrojë asnjë lloj dhune, fyejë, nënçmime, kërcënime fizike.

Nuk ka të drejtë ta ndalojë që të shkojë në shkollë dhe nuk i lejohet të cenojë lëvizjen e saj të lirë.

Gjykatësi që e pati rastin tha se vajza nuk e dha të njëjtën deklaratë si në Polici si në Gjykatë.

Tash e tutje Policia do të përcjell nëse vendimi i Gjykatës po zbatohet. e nëse ndonjë nga ndalesa shkelet ndaj Bytyqit fillon procedura e ndjekjes penale./ Periskopi

Marsh kundër dhunës, i bashkohet edhe ministrja e Drejtësisë

Periskopi.com Video

Xhaxhai i 16-vjeçares akuzon mediat, thotë se në ditën e dhunës e gjithë familja jetoi në harmoni

Xhaxhi iu të miturës që u rrah brutalisht, Xhafer Bytyqi, e që është edhe mësues në shkollën ku ajo ndiqte mësimin, ka shkruar një reagim të gjatë në lidhje me ngjarjen e fundit.

Periskopi.com Lajme

Duke kritikuar mediat për atë që kanë raportuar, kur thonë se ai është i përfshirë, ai sikur nuk e kupton që edhe mosdënimi i dhunës është përshfirje, aq më shumë ku je ‘edukues’ dhe asambleist.

Përveç tjerash, duke thënë se askush nuk është treguar korrekt, atij sikur i ka ikur një detaj. Teksa nëna e vajzës deklaroi një ditë më parë se ajo i dërgoi ta merrnin vajzën pranë shkollës, Xhaferi deklaron se është ai që i ka thirrur ‘burrat’ në telefon.

Madje, edhe më keq, ai thotë se pas asaj dhune, atë natë e gjithë familja as që e kanë diskutuar për atë që ka ndodhur.

Përmend se si Policia tha se nuk ka gjetur shenja dhune, por nuk përmend faktin se Policia e morën në pyetje vajzën disa ditë më vonë, vetëm kur u publiku në media.  Ai thirret në deklarimet e policisë, të cilët kanë thënë se vajzës nuk iu gjetën shenja dhune.

 

Ja postimi i tij i plotë ku shpjegon gjithçka:

 

JOPROFESIONALIZMI GAZETARESK, POLITIZIMI I NGJARJES DHE E VËRTETA NË ÇËSHTJEN E MBESËS TIME SHKURTE A. BYTYQI

Gjithmonë kam qenë person që gjërat-zhvillimet e mira i kam ndarë me miq e shokë kurse të këqijat jam munduar ti përballoj vetë bile edhe të marr barrë nga të këqijat që ju kanë ndodhur të dashurve të mi.

Pas ngjarjes së ndodhur në familjen time, publikimit dhe hyrjes në institucionet shtetërore, keinterpretimit dhe politizimit nga portalet dhe mediet televizive, pas shqetësimit të miqve dhe dashamirëve të mi, disa prej të cilëve më kontaktuan drejtpërdrejtë e disa e shprehën shqetësimin e tyre në mënyrën e vet, këtë ngjarje po e ndaj publikisht me ju. Njëkohësisht i falenderoj të gjithë ata që e përjetuan me shqetësim këtë ngjarje dhe e ndanë brengën me mua dhe familjen time.

Gjithmonë e kam thënë me krenari se kam qenë nxënësi më i keq në familje edhepse kam qenë nxënës i shkëlqyeshëm. Këtë e dijnë dhe mund ta konfirmojnë mësuesit e mi, profesorët e shkollës së mesme, profesorët universitar të nivelit bazik dhe MASTER.

Në 13 gjenerata nxënësish me të cilët kam punuar deri tani, rerspektin dhe falenderimin e tyre e ndjej çdo ditë nga sjellja dhe respekti i tyre ndaj meje, me ndershmërinë më të madhe dhe më rezultate të larta e kanë përfunduar shkollën e mesme, aty ku punoj unë, 5 mbesa dhe një nip. Nipi është para diplomimit në fakultetin e gjeodezisë, njëra mbesë është para diplomimit të masterit të ekonomisë, një tjetër ka diplomuar në ekonomi, një tjetër vazhdon studimet, dy të tjera, të shkëlqyeshme në të mesmen, pritet të fillojnë studimet.

E VËRTETA MBI NGJARJEN

Fillimisht dua të shpreh krenarinë time për faktin se në familjen dhe në lagjen time devijantët dallohen si delet e zeza. Gjithmonë kemi qenë njerëz me prirje për arsimim, kulturë, moral të pastër dhe punëtor.

Shkurta është fëmija i parë në familjen time që nuk ka treguar interesimin dhe vëmendjen e nevojshme për mësim dhe shkollim edhepse nuk i mungon intelegjenca e nevojshme. Ajo, si e vogël, disa muaj u përball me një sëmundje pas të cilës filloi të përkdhelej më shumë se sa duhet nga familjarët. Këtë përkëdhelje e kam kritikuar që atëherë.

Duke u ndjerë e përkëdhelur, Shkurta që nga klasa e shtatë filloi të jepte sinjale devijante megjithatë, përveç përpjekjeve shumë njerëzore dhe edukative nga të gjithë anëtarët e familjes, asnjëherë nuk është përballuar me as më të voglën situatë të dhunshme.

Me kalimin, në nivelin e mesëm të shkollimit Shkurta u ndje më e pavarësuar nga familja duke u dhënë pas argëtimeve më shokë e shoqe pavarësisht faktit që unë isha xhaxhai dhe njëri ndër profesorët e sajë. Dhjetëra herë, me forma të ndryshme edukative, u përpoqa që ta orientoj në rrugë të drejtë edukativo-arsimore. Fatkeqësisht të gjitha përpjekjet e mia ashtu si edhe të tërë familjes rezultuan të pasuksesshme.

Klasën e dhjetë e kaloi me nota minimale pozitive, disa prej të cilave jomeritore pasi që disa kolegë të mi e kishin notuar pozitivisht jo për shkak të ndërhyrjes time por për shkak të respektit që kanë ndaj meje. Me fillimin e klasës së njëmbëdhjetë Shkurta vazhdoi të devijojë në nivele të papranueshme për familjen time. Gjatë një muaji e gjysmë ka prezentuar në më pak se 20 orë mësimore. Tërë kohën e ka kaluar në dy kafiteritë afër shkollës. Ndërkohë e ka humbur respektin edhe ndaj meje duke kaluar në atë nivel sa edhe me prezencën time në shkollë por edhe në orët mësimore që kishte me mua, të mungojë dhe të dëfrehet nëpër lokale. Gradualisht filloi përdorimin edhe të pijeve alkoolike. Disa profesorë e konfirmuan se në orët e tyre ka shkuar në gjendje të dehur. Të shtunën e kaluar, më 8 tetor, policia na lajmëroi se dyshohet se Shkurta është përfshirë në një skandal në lokalin poshtë shkollës ky ishte përfshirë në një ndejë më pije alkoolike dhe me dyshimin se dikush i kishte hudhur substanca të ndaluara në pije.

Të gjitha këto situata i duskutuam e pleqëruam me familjen e gjërë. Erdhëm në përfundim se shkurta nuk është e interesuar për mësim. Bisedova me Shkurtën rreth një orë dhe i thash se ka dy rrugë; ose të bënte kthesë në rrugën e duhur ose ta ndërpresë mësimin sepse familja jonë nuk duron gjëra të tilla. Më premtoi se nuk do të bëjë mungesa, nuk do të dal në kafiteri, do të distancohet nga shoqëria e keqe dhe do të merr nota meritore.

Nga e hëna deri të mërkurën iu përmbajtë premtimit. Të enjten në mëngjes vëllai i madh Ajeti, babai i Shkurtës, më tha që t’ia ndërpresë shkollimin pasi ai nuk kishte kohë të merrej me atë punë. Unë ia tregova premtimin që më kishtë dhënë Shkurta dhe i thash se nëse do ta mbante premtimin unë do ta përkrahi në rrugën e shkollimit, nëse devijon prap, sipas pajtueshmërisë edhe të Shkurtës do ti ndërpritet shkollimi. Një orë më vonë vëllai tjetër Hidajeti më lutet ti tregoj nëse Shkurta del në lokale me arsyetimin se ajo po e gënjen duke i thënë se nuk po del në lokale. Afër orës 15 shkova në shkollë, pyeta për Shkurtën. Më thanë se në orën e parë ka qenë në lokal e edhe tani në orën e tretë është në lokal.

E thirra nipin tim Shabanin. I thashë që ta merr dajën Hidajet dhe të vijnë ta marrin Shkurtën në lokal dhe ta qojnë në shtëpi. Më tha;- Jo se daja është i nervozuar me të dhe mos po e rrahë. U pajtova. Shkova në lokal, e mora Shkurtën dhe e dërgova në shkollë. I thash se jemi marr vesh se nëse ju kthehesh lokaleve duhet ta ndërpresësh shkollimin? Më pohoi me kokë. I thash që ta merrte çantën dhe të shkonte në shtëpi. Fatkeqësisht ajo prapë kishte shkuar në lokal.

Hidajeti kishte marr dy nipa të klasës së nëntë për ti qerasur me pije në Ratkoc. Ndërkohë kishin vendosur që të shkonin në lokal ku i kishin thënë se rrin Shkurta. Me të hyrë takohet me të. I thotë që të shkojë në shtëpi me të. Ajo e refuzon duke kërkuar që të qëndrojë në lokal deri sa të vijë autobusi dhe do të kthehej me autobus. Pas një konflikti verbal Hidajeti, pavarësisht vullnetit të tij e godet me shuplakë pas së cilës Shkurta rrëzohet në tokë. Më shumë nga tentimi për t’iu shmangur goditjeve tjera se sa nga forca goditëse. Ai, i nervozuar e godet disa herë me shqelm, megjithatë duke mos tentuar ta dëmtojë. Edhepse në videoregjistrim rrafja duket mjaft mizore, këtë që e them unë e arsyeton fakti se Shkurta nuk ka pësuar asnjë lëndim nga ato goditje dhe nuk ka asnjë shenjë të dukshme.

Njëri nga nipat ishte vëllai i Shkurtës. Ata nuk kan marr pjesë në rrafje siç raportojnë mediat. Ata vetëm e ndihmojnë Hidajetin që ta fusin në makinë Shkurtën.

Gjatë kësaj kohe unë isha në orë mësimore. Ndërkohë vjen një nxënëse dhe më lajmëron për ngjarjen. Dola me shpejtësi por derisa dola e pashë makinën tek shkonte në shtëpi.

Pasdarken e kaluam bashkë e tërë familja. As që u bisedua për këtë rast derisa nuk u publikua në portale videoregjistrimi për të dhënë efektin që tashmë dihet publikisht.

Duke u distancuar nga dhuna, u them miqve të mi, të cilëve u kam borgj këtë publikim se ndaj Shkurtës, përveç rastit të përshkruar më lartë asnjëherë tjetër nuk është ushtruar dhunë. As para as pas rastit. Ajo ende nuk e ka hapur dhuratën që xhaxhai i saj Hidajeti ja ka sjellur nga Gjermania. Familja ime do të jetojë ndershmërisht dhe në paqe ashtu siç ka jetuar deri tani pavarësisht nga situata të cilën po e kalojmë.

JOPROFESIONALIZMI GAZETARESK DHE POLITIZIMI I NGJARJES

Populli thotë;- Jepi pushtet të tregon se kush është. Tek ne, në fshat thuhet;- Traktorin shtine-fute në lavër-lëvrim, ja qet harpallakun – i shihet forca. Unë mendoj se ne kur përballemi me vështirësi tregojmë se kush dhe çka jemi.

Me tu publikuar videoregjistrimi disa portale filluan të shpërndanin lajme të trilluara, pa u marrë seriozisht me ngjarjen por duke u bazuar në thashetheme. Disa theksuan emrin tim edhe si ushtrues i dhunës mbi Shkurtën. Kishin intervistuar drejtorin e shkollës “12 Maji” i cili u kishte thënë se shkurtën e ka rrahur “xhaxhai i sajë” duke menduar për vëllaun tim Hidajetin, gjithashtu u kishte thënë se “xhaxhai i Shkurtës” është profesor në shkollën tonë. Gazetarët nuk kanë kuptuar që bëhet fjalë për dy persona. Njëkohësishtë thanë se unë nuk kam pranuar të deklarohem rreth ngjarjes.

Me përgjegjësi të plotë morale e njerëzore e theksoj se asnjë medie apo portal nuk ka kërkuar nga unë asnjë prononcim edhepse kanë pasur mundësi kontaktimi. E për të mos u mjaftuar me joprofesionizmin e treguar disa portale edhe e politizuan ngjarjen siç është rasti i portaleve PERISKOPI dhe RAHOVECPRESS të cilët duke e dhënë fotografinë time raportuan se;- “Asambleisti i PDK-së i përfshirë në dhunën ndaj mbesës së tij të mitur”.

Unë e kuptoj se këto portale janë krijuar për qëllime politike e jo për qëllime profesionale prandaj nuk do të më qudiste fakti i ndonjë keqinterpretimi të vogël por të tentoshë ta invollvoshë dikë në vepër penale sidomos në këtë rast kur ka videoregjistrim dhe gjërat duken qartë.

Portalin periskopi nuk di kush e udhëheq por portali RAHOVECPRESS, duke qenë portal i Rahovecit e duke e ditur se disa prej tyre e kanë edhe personalisht numrin tim të telefonit, raportuan disa herë rreth ngjarjes e nuk morën angazhim që njëherë të kontaktojnë me mua. E di që ky portal është mbështetës i AAK-së dhe se i pengojnë njerëzit e suksesshëm të PDK-së por nuk kam çfarë t’ju bëj. Derisa të arrijë të qëndrojë vertikalisht, të kam vullnet dhe mundësi të jap kontribut për bashkëqytetarët dhe bashkëkombasit e mi, do të vazhdoj pa hamendje. Derisa mund të jap kontribut, padyshim që do ta kam edhe përkrahjen e tyre për të qenë përfaqësues i bashkëqytetarëve të mi. Ata nuk më gjykojnë nga shkrimet e portaleve por nga veprimet e mia prandaj i falenderoj të gjithë ata që besojnë tek unë, tek vullneti im dhe tek puna ime.

Në mua, mund të ankohen vetëm familja ime kohën e të cilëve po “e vjedhi” për t’ua kushtuar bashkëqytetarëve të mi. Fatmirësisht ata, familja ime, më përkrahin dhe janë motivimi im për të vazhduar në jetën publike.

Sinqerisht

Xhafer Bytyqi / anëtar i Kuvendit Komunal të Rahovecit dhe profesor në shkollën “12 Maji”

Rrahja deri në alivanosje s’qenka dhunë!

Qëlloi të ishte vajzë. Mund të ishte edhe djalë. Madje është e mitur. E njohin të gjithë, Rahoveci është vend i vogël.

Teuta GASHI Opinione

Teuta GASHI

Traumat që ajo ka marrë do e përcjellin gjithë jetën. Në gjendje të tillë, mund të bëhet nënë,  askush nuk do e pyet si ndihet,  në atë gjendje do të rrisë breza të rinj.

Krejt kjo, sepse meshkujt te ne e shohin veten si pronarë.  Kuptojeni. Nuk jeni. Ajo ka po aq të drejta sikurse secili. Pa dallim gjinie.

Por, çfarë po ndodh me shoqërinë tonë? A do të kthjellemi ndonjëherë?

Drejtori i shkollës ku ajo ndiqte mësimet tha se mori thjeshtë disa shuplaka dhe jashtë objektit, policia pa videot deri në alivanosjen e saj dhe tha se nuk kishte shenja dhune. Tmerr.

Ku janë Qendrat Sociale? Mendoni se nëse e merrni në pyetje thotë ‘PO, nuk dua të jetojë me atë familje’. Gaboheni.

Nëse ajo do guxonte këtë, sepse nuk është rritur në atë frymë që të merr guximin, as që do i ndodhte ajo që i ndodhi.

Mos i fajësoni shokët dhe shoqet që xhiruan dhe nuk reaguan. Ju a do e bënit?

Atë e rrahën tre persona, policia thotë se vetëm njërin e kanë në mbajtje.

Edhe nëna e saj mori përgjegjësinë. Tha se ajo vet i dërgoi xhaxhallarët e vajzës për ta marrë te një kafene pranë shkollës, qoftë edhe me dhunë.

Një nga xhaxhallarët është asambleist i PDK-së në këtë Komunë.

Mendoni se nëna do donte të ushtronte dhunë mbi vajzën? Nëse PO, është problem i sistemit që edhe ajo u mësua njëlloj, e kaloi jetën në dhunë.

E nëse JO, prapë problem i sistemit, që nuk ia shpjeguan që nëse vajza nuk i shkonte në shkollë, nëna duhet ta dërgonte gjithkund tjetër, te psikologu, apo kudo tjetër, e jo t’i niste disa bisha për të ushtruar dhunë ndaj saj.

Dhunën mos e arsyetoni.

Vetëm po tregoni që të tillë jeni edhe vetë. Duhet reaguar. Nesër njëlloj do ju ndodh edhe juve, apo fëmijëve tuaj.

Dhuna nuk sjell asgjë të mirë. Gjeni mënyra tjera, tash secili është i shkolluar.

Kjo 16 vjeçare është vetëm një nga qindra raste në Kosovë. Ngriteni zërin. Kundërshtojeni dhunën.

Rrisni breza të shëndoshë!

 

 

Nesër protestohet në Prishtinë, kundër dhunës ndaj të miturës nga Rahoveci

Nesër në ora 12:00 në sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, do të protestohet për rastin e vajzës në Komunën e Rahovecit, e cila u rrah nga xhaxhai i saj brutalisht në shkollë.

Periskopi.com Uncategorized

Videon e kemi parë shumica prej nesh, më e tmerrshme është deklarata e policisë, drejtorit të shkollës dhe nënës së saj, raporton Periskopi

Grupi që po shpërndan njoftimin thonë se nuk arsyetohet dhuna.

“E lus secilin që ka kohë e mundësi nesër t’i bashkohet protestës dhe ta shpërndaj lajmin. Organizator është ndërgjegjja qytetare!”, shkruajnë ata që po e kundërshtojnë këtë dhunë.

Nesër fillohet me marsh, të hënën në orën 12:00 vazhdojmë me protesta, të organizuara nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës; që kanë qëllim t’i kundërpërgjigjen normave të patriarkatit, dhe dhunës së ushtruar ndaj viktimave./Periskopi

 

Nxënësit në Rahovec solidarizohen me shoqen e tyre, kanë frikë nga axha i saj (Foto)

Nxënësit e shkollës "12 maji" në Ratkoc të Rahovecit solidarizohen me shoqen e tyre.

Periskopi.com Lajme

Përmes disa fotografive në grupin e kësaj shkolle, ata i thonë se do i qëndrojnë pranë. Kundërshtojnë dhunën, veçanërisht ndaj gjinisë femërore.

Vajza 16 – vjeçare u rrahë brutalisht nga familjarët e saj me shqelma deri në alivanosje, tashmë ka marr solidarizimin e nxënësve të shkollës, por ata po ndihen të frikësuar ta bëjnë këtë me emër të tyre, ngase axha i viktimës, Xhafer Bytyqi, punon arsimtar në këtë shkollë, raporton Periskopi

Ndërkohë, ky i fundit, ka reaguar ndaj mediave që e kanë përmendur se ai është i përfshirë në këtë rrahje, duke thënë se kur ai ka dal nga mësimi, e ka parë veturën teksa ka shkuar.

Por nuk ka reaguar ende kundër dhunës që ia shkaktuan mbesës, duke u rreshtuar kështu krahë atyre që edhe fizikisht e maltretuan vajzën./ Periksopi

Xhafer Bytyqi

Pjesëtarja e Policisë: Vajzës së rrahur në Rahovec nuk i vërejtëm shenja dhune

Tre 'burra' rrahën me gjithë forcën e tyre një të mitur në Rahovec. Rrahja u bë nga familjarët e saj.

Periskopi.com Lajme

Videoja që po qarkullon shihet se ata e rrahën me shqelma deri në alivanosje.

Por një pjesëtare e Policisë sikur nuk e di detyrën e saj. Thotë se të rrahurës nuk i vërejtën shenja dhune apo lëndime trupore, raporton Periskopi

“Policia e Rahovecit menjëherë ka marr të gjitha masat e duhura, ka arritur të arrestojë të dyshuarin i cili për momentin me urdhër të Prokurorit të Shtetit i mbahet në ndalim policor. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, te e njëjta nuk janë vërejtur shenja dhune apo lëndime trupore”, tha Lirije Podrimaj-Beqiraj për RTV 21

Skandaloze: Në Rahovec familjarët ushtrojnë dhunë mbi vajzën, madje para shkollës së saj (Video)

Dhuna ndaj fëmijëve e posaçërisht dhuna ndaj gjinisë femrore është dukuri shqetësuese që po merr përmasa shqetësuese.

Periskopi.com Lajme

Vajza Sh.B. (Emri i njohur në redaksi) nxënëse e shkollës së mesme “12 Maji” është rrahur mizorisht me shkelma nga disa persona që mendohet se kanë qenë familjarë të saj.

Dhuna ka ndodhur përballë shkollës së Mesme “12 Maji” në Ratkoc të Rahovecit në prani të nxënësve dhe kalimtarëve të tjerë të cilët e kanë parë më sy këtë dhunë.

Nuk dihen motivet e kësaj dhune të shfrenuar por siç shihet në këtë video, në këtë dhunë kanë marrë pjesë disa persona të prirë nga një familjarë i saj që mendohet se është xhaxha i saj.

Personat që ushtrojnë dhunë janë nga fshati Dejnë i komunës së Rahovecit.

 

Një lexues i Botapress-it e ka xhiruar këtë dhunë dhe i ka dërguar redaksisë këtë video trishtuese.

Siç mund të dëgjoni edhe në video nxënësit kanë qenë të tmerruar nga ajo që kanë parë se çka po i ndodh shoqes së tyre.

A është islami fe e dhunshme?

Slavoh Zhizhek Opinione

Së pari, sa i përket kërcënimit që kjo paraqet për Europën. Mendoj se kërcënimi i vërtetë për Europën nuk vjen nga jashtë por nga brenda. Europa kërcënohet nga popullizmat anti-migracion, të cilat në emër të mbrojtjes së Europës po e shkelin pikërisht atë gjë që duhet mbrojtur te ajo.

Sa për islamin, mendoj se është oportunist i keq, si religjionet e tjera. Profetët e tyre i thonë do gjëra të mira për dashurinë dhe tolerancën fillimisht, por më pas e japin të drejtën për t’i vrarë ata që nuk besojnë. Krishti njëherë thoshte, duaje të afërmin tënd dhe më pas se nuk ka ardhur për të sjellë paqe por luftë. Për të qenë sa më i qartë: unë jam plotësisht kundër fundamentalizmin islamik.

Por duket shtuar diçka: duhet të jemi të ndërgjegjshëm se brenda shoqërive tona të zhvilluara e kemi poashtu edhe fundamentalizmin e krishterë i cili mund të jetë poaq i dhunshëm sa ai islamik. Sipas FBI, 2 milionë amerikanë janë nën hetime si potencial i mundshëm për fundamentalizmin e krishterë. Problemi thelbësor është se çka në kapitalizmin e sotëm, e nxitë fundamentalizmin?

Së dyti: të hedhim vështrimin në historinë e fesë islame. Për shembull, pozita e femrës në shumicën e shteteve myslimane është për mozomakeq për ne. Por në mesjetë, pozita e femrës në këto vende, ishte e pakta, pak më e mirë se në Europën e kohës. Sa për tolerancën dhe antisemitizmin, më kujtohet fort mirë se në ish-Jugosllavi, i vetmi qytet me një përqindje të madhe të hebrejve ishte Sarajeva. Pse? Sepse myslimanët i toleronin, për dallim nga ne, të krishterët që i persekutonim! Unë nuk e mohoj se dhuna fundamentaliste e sotme justifikohet nga fundamentalizmi mysliman. Por mendoj se, është e njëjta gjë edhe sa i përket pedofilisë dhe kishës katolike: duhet t’i përdorim të njëjtat kritere për të gjitha religjionet.